Fandom

Kosova Wiki

ARBERIA

22,418pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

[1]

Nezir Myrta / EMRI SHQIP ONOMASIOLOGJIK – ARBËRIA


Illiristika Ama e Albanistikës shkencë paraindo-europiane.


ETNONOMI *) - ARBËR – ARBËRESH – ARBAN - SHQIPTAR

– Etnonomi – arbër-arbëresh formoi toponomin - Arbëria i njejti emërtim në dy dialektet e Shqipes Arbëria – Arbania – ( Arbnia ) – arban - arbën – arbër – arbëresh. Ashtu sikurse në gegënishte, që etnonomi arbën, formoi toponomin – Arbnia – (arban – Arbania) – (arbër – Arbëria) – për emërtimin etnologjik dhe onomasiologjik: në kuptimin antroponomik arban – arbër dhe toponomastik Arbania (Arbnia) - Arbëria duke formuar kuptimin e emërtimit të hershëm onomasiologjik – arban – Arbania, Arbana, Arbnia (arbanë – arbanët, gege) dhe poashtu i njejti emër arbër – arbëresh, Arbëria (arbër – arbërit, toske) – arbëresh – shqiptar - arbëreshët – arbërit – arbanët – shqiptarët.

Etnonomi arbëresh që na duket pakëz me një ndryshim fono-morfologjik për arbërit - arbëreshët si emërtim dallues u formua nga dashuria ndaj atdheut, si emër shkëndijash të zjarrit të zemrës arbërore, larg Arbërisë, formoi Arbërinë e Dytë, si vrushkull tingujsh zjarri të dashurisë – duke e fuqizuar fonetikisht emrin – arbër – me sufiksin – esh – flakëroi etnonomi - arbëresh – si një zjarr dashurie që ndriçon nga larg Tokën Arbërore - i njejti zjarr zemre shqiptare e gjuhe arbëreshe – Arbëreshët në Itali.

Etnonomi arbër me sufiksin – esh – si fuqizim fonetik nga malli për Arbërinë, për të mos e ndier veten të largët, arbërit e larguar nga Arbëria, poashtu me një theks të veçantë duke diftuar se jemi gjallë, krenarë edhe larg atdheut të lashtë – sikur duke potencuar se po hapet Bota Arbërore me gjuhën e kulturën arbërishte tej Adriatikut (që për kohën ishte sikurse sot, tej Atllantikut), kjo fjalë arbëresh u paraqit si një rilulëzim i gjuhës, dokeve, zakoneve, kulturës e historiografisë illire ballkanike – si një qendresë epokale e arbërit të larguar larg atdheut. Por, ky emër – etnonom i ri për kohën arbëresh ishte dhe është jovetëm një vazhdimësi historiografike arbërore, gjatë dyndjeve të popullësisë shqiptare gjatë luftërave shekullore, që bënë zbrazjen e trojeve etnike të lashta – por, edhe një fuqizim konkret ekzistencial – si ekzistencë e re fundamentale, sepse edhe atje ku janë sot arbëreshet, ishte toka e arritjeve linguistike e kulturore e shkencore artistike, epoka e lulëzimit të kulturës së re në Apenine – si vazhdimësi e gjuhës e kulturës illire-pellazgjike.

Gjyshërit e mëdhenj arbëresh krijuan topografinë apenine, historiografinë e re, kulturën e re, gjuhët e reja neolitike, qe nga Sicilia që kuptimi i këtij toponomi është përemri i pakufishëm shqip-illir me dmethënie sicili në kuptimin sicili (secili) ka të drejtë të jetojë në tokën e re – e deri tek shtetformimet e reja, ekzistenën e re të njeriut – banorit apenin, e deri tek formimi dhe bashkimi i kombit – me Giuseppe Garibaldin (Zef Guribardhi) deri tek koha më e re – Bashkimi i Italisë së sotme.


ARA E FARA

Tingulli A si fillesa e alfabeteve i.e. që sipas origjinës së tingullit, ka kuptimin e ekzistencës kulmi me tra në mes si domethënie filozofike e ekzistencës së njeriut në troje, si formim ekzistencial i mbijetesës historike. Ky tingull A në bashkëtingullim me tingullin R – i cili ka kuptimin figurativ të njeriut duke punuar krijoi diftongun qendror, apo atllasin e gjuhës illire-pellgase – AR si diftong që difton ekzistencën e njeriut me punë – pra puna që e krijoi njeriun dhe e dalloi nga gjenetika e qenieve tjera të gjalla në natyrë – puna që e bëri njeriun të mbijetojë mbi tokë, puna që e bëri njeriun të mbijetojë mbi të gjitha qeniet tjera të gjalla në natyrë – puna që njeriun e bëri zot të tokës.

Diftongu AR është diftong PIE, i cili krijoi në gjuhën illire-pellgase fjalën e parë ekzistuese, mbi të cilën mvaret ekzistenca e njeriut të kohës, rrodhi linguistikisht fjala – ARË duke u formuar nga një sufiks zanor me Ë - A + R + Ë = ARË – arë (në trajtën e pashquar të emrit) dhe ara (në trajtën e shquar të emrit) – që në gjuhën shqipe-illire do të thotë : një copë tokë e punuar, e lavruar dhe e mbjellur me farë të drithërave, të të lashtave. Ajo copë toke e punuar, që krijoi emrin arë, ara (arat, shumësi i emrit), copë toke e mbjellur me kokrra të ruajtura të të lashtave nga moti i vjem, kokrra të drithërave, nga fryti i të lashtave (drithërave) në gjuhën shqipe-illire thirret farë, fara e drithërave. Fara hudhet në ara dhe mbinë bima e re, fara e drithit hudhet në arë të punuar, mbiellet, e thohet në shqipen e vjetër – fara biinë e bahet bimë në kuptimin e mbimjes së farës në arë, rritjes, zhvillimit, korrjes së frytit dhe krijimi i fjalës për emrimin e të lashtave: grun, elb, thekër, misër etj. Deri tek fjala millë (mielli) pas bluamjes në mulli, e deri tek fjala bukë, buka.

Fjalët shqipe arë e farë – ara e fara janë fjalë PIE (paraindo-europiane), ku nga vet fjala arë, ara përmes tingullit F, f, F+ARË=FARË ku vet ky tingull F nuk erdhi si rastësi emruese, por me një kuptim të madh filozofik linguistiko-shkencor me domethënien e florës – që fjala FLORË, FLORA rrodhi po nga ky tingull i emrit shqip-illir – farë – f+arë me ethymologji illire-pellgase edhe si emër shkencor i sotëm i botanikës, duke u lidhur edhe me vet emrin faunë, fauna si krijim edhe i faunës nga mbimja në kuptimin gjenetik të krijimit të gjallesave mbi tokë.

Vet shkenca mbi studimin e gjallesave biologjia si kompozitë apo fjalë e përbërë ka prejardhje ethymologjike nga shqipja-illire, ku fillon me diftongun BI që është diftongu shqip-illir – bii, bima, bima që biinë (bima që mbinë) biima biinë dhe fjala e dytë e kompozitës log log, provë, studim, vendprovim i aftësive psikofizike të njeriut – logu i diturisë, logu i mënçurisë, logu i kuvendit, logu i trimërisë, logu i heroizmit, guximit, - logu i sprovimit të fuqive, aftësive psiko-fizike të njeriut.

Në kuptimin filozofik krijimi i qenies së gjallë në natyrë është nga mbimja – bii – bimë-bima – biinë bima, që merret nga kuptimi i krijimit të jetës mbi tokë – krijimi i gjallesës, të gjallit mbi dhee.

Fjalët arë e farë (ara e fara ) si fjalë të lashta PIE mësa më duket janë me origjinë përciellëse gjenetike qysh pas Përmbytjes së Madhe të tokës së atllantëve – pas Përmbytjes së Atllantidës (kur edhe kjo është fjalë illire-pellgase – llandi i atit – atllantida – vandi-vendi i atit – vendi i etërve - toka e baballarëve) dhe si përciellëse gjenetike e kohës duke aluduar se doli nga uji apo sipas thënieve biblike, nga – N’UJI – NUHI – Noa (profeti Nuu, Nuhi, Noa), pas shpëtimit të farës së gjallë njerëzore e shtazore.

Ara e Fara janë dy fjalë të lidhura në vetvete në kuptimin ekzistencial, ku shihet edhe vet nga afërsia fono-morfologjike e ndërtimit të tyre, ku nga fjala arë i shtohet fillesa tingulli F si kuptim i florës dhe formohet fjala Farë – fara në arë / ara e mbjellur me farë / ara e zezë – fara e bardhë / fara biinë në arë (fara mbinë në arë) / biinë fara në arë / fara mbillet në arë / arë me farë / etj.

Nga fjala shqipe-illire arë duke nënkuptuar mbjellën, mbimjen e frytit të farës në arë, rritjen e bimës, pjekjen, korrjen, formimin e drithit të ri, bluamjen e drithit, gatimin e miellit të bluar – për ta bërë – bukë dhe për ta pjekur në zjarr – nga vet fjala – bukë – u muar tingulli fillesë – B – duke iu shtuar fjalës emër – arë, nga rrënja – AR + B rrodhi emri i ri i punëtorit që punoi arën dhe bëri bukën nga ara e bukës – si fill i etnonomit – ARB. Ky tingull B ka kuptimin e bukës dhe poashtu kuptimin e bërjes, bamjes (me ba^ bukë – për të bërë bukën) dhe kështu rrodhi etnonomi - ARBËR – arbëri (njajësi i emrit, në trajtën e pashquar dhe të shquar) dhe njëkohësisht edhe arbërë, arbërit, arbëresh-arbëreshët ( shumësi i emrit në trajtën e pashquar dhe të shquar) e deri tek toponomi – Arbëria - Arbania në të dy dialektet e shqipes-illire.

Kështu rrodhi etnonomi - arbër – arban nga kuptimi fonologjik e morfologjik deri tek kuptimi linguistik me ethymologji përkatëese shqipe me domethënien – arbër – ai që bëri arë / ai bëri arë / arbërësi = arbëri, deri tek toponomi – Arbëria, ashtu sikurse në gegënishte – arban – ai që bani arë(n) / ai bani arë / arbanësi (arbanasi) = arbani e deri tek toponomi Arbania – Arbnia.

Ajo copë toke e punuar – arë nga arbëri – arbani me gjetjen e përsosjen e farës së drithërave, nga fara e drithërave të ashtuquajtur – drithëra të vetbiimë – drthëra që mbinë vetiu – drithi i egër – drithi i vetmbimë nga natyra që e krijoi – ajo arë – ara e bukës – u bë e çmueshme, e vlefshme si ari (në kuptimin e metalit të çmueshëm) , ku me veprimin e punës u bë ekzistenca më e qendrueshme, më e vlefshme, jetëgjate e njeriut – pikërisht lidhen të dy fjalët arë (ara) dhe ar (ari) në kuptimin e ndërsjelltë të vleftës, si të çmueshëm. Ashtu rrodhen shprehjet e vjetra shqipe një strajcë dhee – një strajcë ar / një strajcë dhee ka më vlerë se një strajcë ar (në kuptimin e arit të çmueshëm), / më mirë një strajcë dhee – sesa një strajcë ar / më e vlefshme është një strajcë dhee, sesa një strajcë ari / një grusht dhee është më i mirë sesa një grusht ari / në kuptimin ekzistencial të ruajtjes së trollit erbëror, tokës, ruajtjes së atdheut, sepse një strajcë ari, mund ta harxhoshë, kurse, një strajcë dhee është e gjithmonshme...

Tingulli A krijoi në bashkëtingullim fonetik me tingulln r diftongun ar duke formuar emrat: ar – arë, ara, arat toka e bukës dhe ar, ari guri i çmueshëm me të vetmin qëllim barabarësinë e tyre të artë, të çmeshme për ekzistencën jetëgjate të njeriut mbi tokë. Ara e ari janë dy emra që për nga formimi material janë të ndryshëm, kurse përkah vlefta, vlera janë krejtë të njejtë, bile siç thohet ara ka më vlerë sesa ari – sepse prej arës bëhet buka si ekzistencë e përditshme kurse ari nuk hahet anipse është vlerë e gatshme, apo si kundërvlerë buke.


ETHYMOLOGJIA E FJALËS - ETNONIMI

  • ) Fjala – Etnonom si fjalë e folur dhe e shkruar edhe në shqipen letrare e shkencore, si - Etnonim e cila është shprehur gabimisht deritash sipas direktivës ballkanologjike edhe në shkencën e Albanologjisë kështu, si fjalë e përbërë greke ethnos = popull dhe onoma = emër është krejtësisht gabim në të folur e në të shkruar shqip, sepse kjo fjalë e përbërë nuk është aspak greke, por thjeshtë është me origjinë linguistike apo me ethymologji të pakontestueshme fuqimisht shqipe-illire.

Fjala – etnonim është falsifikim dhe deformim i vet strukturës fonetike e morfologjike të termit, i huazuar direkt edhe në shqip, e që ethymologjinë e vet të vërtetë e ka në gjuhën shqipe-illire si kompozitë e përbërë nga dy fjalë etno + nom, ku fjala e parë e kompozitës – ETNO është kuptimi i drejtë për fjalën emër etën, etër – në numrin shumës, nga fjala emër at, ati, baba, babai, në shumësin etën, etnit (gegënishte) dhe etër, etrit (toskërishte)– babatë, baballarët. Ndërsa fjala e dytë e kompozitës (etno)- NOM kjo fjalë nom është kuptimi i drejtë i fjalës emër – nom, nomi, nome, nomet, nomike, nomuese, (emër, emri, emra, emrat, emruese) nom = emër si fjalë e lashtë në shqipen e folur ballkanike, që flitet edhe sot e kësaj dite, përmes shprehjeve shqipe të vjetra nomi, / u ba^ nom, / u ba^ nomi, / s’u ba^ nomi-nuk u ba^ nomi, (u ba nomi qatje poshtë,/ nuk u ba nomi që foli ashtu / hajt ebu se s’u ba^ nomi,/ u ba^ nom i madh që foli / çka ke kështu bre...se nuk u ba^ nomi!) nomi i zotit (punë tepër e madhe, punë shum e madhe), / bahet nomi (bahet keq, bahet vështirë, tmerr) / s’ bahet nomi (s’bahet kurgja^, asgja^ s’ashtë ajo punë) / s’u ba^ nomi (s’u ba^ asgja keq, punë e madhe se s’u ba^ nomi për atë punë), / hajt ebu se s’u ba^ nomi që fola ashtu...! / bani nom (filani), / bëri nom (punoi shumë, tepër, tejmase), u ba^ nomi i zi (u ba keq, vështirë, kijamet, ngjarje e rëndë, tmerruese, trishtuese) / çka nomi i zotit u ba^ k’shtu bre...?! (kur ndodhë diçka e papritur, n’zgabim) shprehje këto gegënishte dhe u bë nom,/ bëhet nomi / u bë nomi / s’u bë nomi-nuk u bë nomi / nomi i zotit, / bëri nom (filani), / bëri nom / u bë nomi, / nomi i zi (kur bëhet diçka shumë keq) / u bë nomi i zi / çka nomi i zotit u bë kështu bre...?! (kur bëhet a ndodhë diçka e tmerrshme, e çuditshme, e habitshme dikund, për diçka në befasi, në zgabim) / këto shprehje toskërishte të njejta me kuptim të njejtë në të dy dialektet e shqipes.

Pra, fjala NOM është fjalë shqipe-illire e lashtë, nga shqipja e vjetër apo Illirishtja e Re, me kuptimin emër-nom e cila krijoi shumë fjalë e kompozita i.e. linguistike e shkencore. Mund të veçojmë këtu krijimin e emërtimeve në gjuhën frenge, për fjalët emri e mbiemri = le nom et le prenom, që në shqipen spjegohet si nom e prenom-paranom-paraemër=mbiemri, pra nom=emri / prenom=paraemri-mbiemri.

Poashtu në linguistikën i.e. fjala shqipe-illire nom-i formoi shumë fjalë e fjalëformime shkencore sikurse janë: topo-nom, antropo-nom, antropo-nomi, antropo-nomike, antropo-nomia, syno-nom (sikurse sytë që janë të njejtë, diçka e njejtë, fjalë me kuptim të njejtë dhe e shkruar ndryshe, synonomi, synonome-t fjalë të njejta përkah kuptimi i tyre) , hidro-nom, asrto-nom, pseudo-nom, alter-nom, etno-nom, bio-nom, bota-nom, zoo-nom, ono-nom, ono-nomi-a, astro-nom-i-ke, topo-nom-i-ke, antropo-nom-i-ke, topo-nom-(m)astike, topo-nom(m)i-a, antropo-nom(m)i-a, o-nom(m)i-a, o-nom-i-ke, o-nom-a-siologjia (o-nom-masio-logji-a), o-nom-(m)asio-logjike (masa), o-nom-(m)as-tika (masa), matja, njësia matëse linguistike, mathematike etj.

Pra, fjala etnonom-etnonim nuk ka sesi të dali si fjalë e përbërë greke, kur e ka ethymologjinë krejtësisht nga gjuha shqipe-illire, ku është krejtësisht kompozitë shqipe, edhe në pjesën e parë etno që është shumësi i emrit at, ati (baba, babai) në fjalën shqipe etën, baballarë – që është logjikisht në kuptimin e bashkësisë së një populli, etni, etnia, etnika (populli i të njejtit gjak, i të njejtës gjuhë e kulturë), etnike, etnologjia, etnolog-u-e-et-ët, etnologjike. Kështu edhe vet emri i shkencës mbi prejardhjen e popullit, origjina e popullit, vet shkenca Etnologjia dhe Etnografia ethymologjitë e tyre fuqimisht e kanë nga gjuha shqipe-illire.

Fjalët shqipe-illire etno – nom janë fjalë parësore fillesa të formimit të shumë kompozitave e emërtimeve të shkencave i.e. e botërore, që duhet respektuar origjina e tyre e drejtë, reale nga Illirishtja e Lashtë PIE.

Kompozita etnonom-i përbëhet nga dy fjalët kryesore etën + nom që kanë kuptimin baballarë + emër, me kuptimin logjik emri i baballarëve, emri i një populli i të njejtit gjak, i të njejtës gjuhë, kulturë e historiografie. Kjo kompozitë etnonom-i, mund të zbërthehet apo dëshifrohet në këto pjesë përbërëse, si fjalë e përbërë kështu : ETN+O+NOM = ETNONOM ku fjala e parë është etën (gege), shumësi i emrit baballarë, kurse tingulli O në mes është lidhëza, që ka për qëllim vetëm lidhjen e dy fjalëve në një të përbërë apo në kompozitë dhe fjala e dytë NOM është emri, kuptimi i emrit – emërtimi i fjalës – emën-emër si pjesë e lakueshme gramatikore e ligjeratës – NOMI – EMNI-EMRI .

Në gjuhën shqipe të folur popullore, është interesant sot, se fjala nom ka një kuptim të veçantë më të madh se fjala – emër, emën. Me fjalën nom kuptohet veprimi psiko-fizik i njeriut në shkallën më të lartë të të shprehurit e të paraqitjes së mbivlerave t njeriut, kur është në pyetje ana pozitive e veprimit të tij. Këtë e kemi sodomos në shprehjet shqipe të popullit: la nom (filani) (në kuptimin – bëri famë, e la famën e punës, diturisë, guximit – la famë, vdiç e shkoi. Apo, ai/ajo la zulmën, famën heroizmin në fushëbetejë çlirimtare) / e la nomin e shkoi / apo për shprehjet negative nuk la kurrëfarë nomi / shkoi pa nam-nishan, shkoi pa shënjë pa dokë e hupi (humbi) etj.

Mendoj, se sot duhet të intervenojmë në këto shprehe gjuhësore e shkencore, për t’i drejtuar deformimet e fjalëve dhe kompozitave sidomos në shqipen, pasi vet kompozita etnonom si edhe fjalët tjera të përbëra ku është rrënja nom në fillim, në mes apo edhe në fund të kompozitës, kur dihet se janë me prejardhje shqipe-illire – kjo detyrë kulturore e shkencore iu takon më se parit vet shqiptarëve.

Fjala shqipe-illire nom gjindet edhe në fillim të kompozitës nominativ, Nominativi – Emnorja rasa e parë e emrit në gramatikë, ku rrënja nom e ka rolin kryesor të formimit të këtij fjalëformimi dhe është përciellur në gjuhët latine të vjetra pikërisht nga Illirishtja e lashtë PIE.

Fjala nom është fjala emër në gjuhën illire. Përgjigju Duke Cituar

Also on Fandom

Random Wiki