Fandom

Kosova Wiki

Aristotel Spiro

22,420pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Aristotel Spiro lindi në vitin 1963Finiq, Sarandë, Shqipëri, është pedagog dhe poet shqiptar.

Aristotel Spiro u diplomua më 1986 në Institutin e Lartë Pedagogjik "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit, në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Nga 1986-1992 punoi si pedagog në të njëjtin fakultet. Njëkohësisht ndoqi leksione pasuniversitare në Universitetin e Tiranës (1987-1989).

Që prej vitit 1992 jeton kryesisht në Athinë. Pasi fitoi një bursë nga Fondacioni "Aleksandër S. Onassis", studioi dhe hartoi doktoratën me temë "Të folmet greke të krahinës së Delvinës dhe Sarandës", të cilën e mbrojti me sukses në degën e gjuhësisë në Fakultetit Filozofik pranë Universitetit të Athinës në vitin 2000.

A. Spiro është themelues i Lidhjes Filologjike Shqiptaro-Greke (1997) dhe kryeredaktor i revistës së studimeve filologjike shqiptaro-greke Albanohellenica.

Tituj të vepraveEdit

  • "Në festën erotike" - poezi, botimet Alcaeus, Athinë 2001
  • Të folmet greke të krahinës së Delvinës dhe Sarandës - temë doktorature- Athinë 2000
  • Shqipja dhe greqishtja - Probleme të shqipfolësve gjatë mësimit të gjuhës greke - botim i Universitetit të Athinës, Athinë 2003
  • "Дневник от каменната епоха" ("Ditar i epokës së gurit") përkthyer në bullgarisht nga Tonka Georgieva - poezi, botimet Alcaeus, Athinë 2008

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.