Wikia

Kosova Wiki

Bashkimi Evropian

Talk0
22,399pages on
this wiki
Bashkimi Evropian
File:Flag of Europe.svg
File:EU location.png
File:UE-EU-ISO 3166-1b.png

Bashkimi Evropian (shkurtesa shqip: BE, zyrtarisht: EU) është një bashkësi e disa shteteve Evropiane e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave. Në fillim të themelimit përbëhej nga një numër i vogël shtetesh. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, u bë paraqitja e kërkesave për anëtarsim nga shtete ish-komuniste. Edhe pse si organizatë gjithë-Evropiane është Këshilli i Sigurimit të Evropës, nga shumë vende të botës edhe BE njihet si organizatë gjithë Evropiane.

HistoriaEdit

Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Europian u vendos nga Ministri i Jashtem Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive europiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Europe të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit 1951. Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesë Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda dhe Luksemburgu. Një tjeter zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit 1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Europian dhe Komunitetin Europian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958. Krijimi i Bashkimit Europian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Europës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë proçesit të ratifikimit (miratimi nga qytetarët e Danimarkës vetëm pas një referendumi të dytë; proçesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit 1993. Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në proçesin e krijimit te bashkimit akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Europës”. Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet e Komunitetit Europian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimim e Bashkimit Europian - proçesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar. Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Europian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet.

Bashkimi Europian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në 5 fusha kryesore:

  • liria, siguria dhe drejtësia
  • qytetaria e Bashkimit
  • politika e jashtme
  • institucionet e BE-së
  • bashkëpunimi ndërmjet shteteve

Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Europian. Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe proçedurat vendimmarrëse të BE-së. Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më 26 shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare.

Shtetet Edit

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian përbëhen nga 6 shtetet themeluese të komuniteteve europiane, së bashku me shtetet që aderuan më vone. Kështu, më 1 janar 1973 aderuan Mbreteria e Bashkuar dhe Danimarka (me përjashtim të Groendlandës, e cila me një referendum të vitit 1982 vendosi tërheqjen nga Komuniteti Europian) dhe Irlanda. Më 1 janar 1981 aderoi Greqia, ndërsa më 1 janar 1986 aderuan Spanja dhe Portugalia. Një zgjerim i mëtejshëm ndodhi më 1 janar 1995 me aderimin e Austrisë, Finlandës, dhe Suedisë. Zgjerimi më i madh i Bashkimit Europian u realizua së fundmi me aderimin, më 1 maj 2004, të dhjetë shteteve, ku përfshihen: Letonia, Lituania, Estonia, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Qiproja dhe Malta. Aktualisht Bashkimi Europian përbëhet nga 25 shtete anetare.

Struktura Edit

Shtylla e parë
Komunitetet Europiane

Shtylla e parë përbëhet nga tri Komunitetet Europiane (Komuniteti Europian, Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Çelikut dhe Euroatomi). Ne momentin e themelimit te BE-së, Komuniteti Ekonomik Europian mori emrin Komuniteti Europian. Një ndryshim i tillë synon të shprehë kalimin nga një komunitet tërësisht ekonomik ne një bashkim politik. Përfshirja e të trija komuniteteve në një shtyllë të vetme nuk nënkupton ndonjë unifikim të tyre. Shtylla e parë përfaqëson juridiksionin komunitar ne formën e tij më te lartë. Brenda kuadrit të Komunitetit Europian, institucionet komunitare mund të hartojnë normat komunitare në fushat përkatese të veprimtarisë së tyre, të cilat zbatohen direkt mbi shtetet anëtare dhe kanë epërsi ndaj së drejtes së brendshme. Në zemër të KE-së qëndron tregu i përbashkët me katër liritë e tij themelore (liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit) si dhe rregullat mbi konkurrencën.

Shtylla e dyte
Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët

Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Europian, bashkëpunimi politik ndërmjet shteteve rregullohej nga marrëveshjet e vitit 1970 “mbi Bashkëpunimin Politik Europian” si dhe nga Akti i Përbashkët Europian. Këto marrëveshje parashikonin konsultime të rregullta ndërmjet ministrave të jashtem dhe kontakte të vazhdueshme ndërmjet departamenteve qeveritare. Megjithatë, të gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Përsa u përket çështjeve të sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetem në aspektet politike dhe financiarë. Megjithatë, krizat ndërkombëtare të viteve ‘90 (Lufta e Gjirit, lufta civile në ish-Jugosllavi) treguan se instrumente të tilla të politikës së jashtme nuk ishin në gjendje t’i siguronin Bashkimit Europian ndikimin e merituar në arenën ndërkombëtare.

Me Traktatin e Bashkimit Europian, Kryetarët Shteteve dhe Qeverive ranë dakord të zhvillonin një politikë te jashtme dhe sigurie të përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve, në kuadër të kësaj politike, merren ende nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve. Megjithatë, janë parashikuar një sërë mjetesh të reja si, për shembull, pozicionet e përbashkëta, masat dhe veprimet e përbashkëta si dhe vendimet kuadër.

Shtylla e trete
Bashkëpunimi në fushat e Drejtesise dhe te Puneve të Brendshme

Template:Shkronja

Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore te shteteve anetare synon t’u ofrojë qytetarëve europiane liri, siguri dhe drejtesi, duke parandaluar dhe luftuar bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobine. Bashkëpunimi gjyqësor ka te bëjë gjithashtu me lehtesimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit ne fushën e zbatimit te vendimeve penale, lehtesimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anetare, vendosjen e normave penale uniforme ne luften ndaj krimit te organizuar, terrorizmit dhe trafikut te drogës. Njëlloj si ne fushën e politikes e jashtme dhe sigurisë së përbashkët, bashkëpunimi ne fushën e drejtesisë dhe te puneve te brendshme zhvillohet jashte kuadrit vendimmarrës te Komunitetit Europian.

Institucionet Edit

Këshilli Evropian Edit

Artikulli kryesor: Këshilli Evropian

Këshilli Europian lindi nga Samitet e Kryetarëve te Shteteve dhe te Qeverive te vendeve anetare. Ne Samitin e Parisit te mbajtur ne dhjetor 1974, u vendos që këto takime te mbaheshin tri herë ne vit dhe te merrnin emrin Këshill Europian. Ne vitin 1987, Akti i Përbashkët Europian e bëri Këshillin Europian pjesë te strukturës institucionale te Komunitetit. Tashmë ai ështe pjesë e Bashkimit Europian.

Kryetarët e Shteteve dhe te Qeverive si dhe Presidenti i Komisionit takohen rregullisht te pakten dy herë ne vit. Ata shoqërohen nga Ministri i Jashtem si dhe një Anetar i Komisionit.

Funksioni themelor i Këshillit Europian ështe përcaktimi i drejtimeve kryesore politike për integrimin Europian. Ai e realizon një gjë te tillë duke marrë vendimet kryesore politike si dhe duke instruktuar Këshillin ose Përfaqësuesit e Shteteve Anetare. Ne këte mënyrë, Këshilli Europian ka drejtuar punen për bashkimin ekonomik dhe monetar, zgjedhjen e drejtpërdrejte te parlamentit si dhe një numër aplikimesh për aderim.

Parlamenti Evropian Edit

Artikulli kryesor: Parlamenti Evropian

Origjina e Parlamentit Europian fillon ne vitet 50-te me traktatet themeluese. Parlamenti Europian përbëhet nga 730 deputete, te cilët zgjidhen me votim te drejtpërdrejte nga qytetarët e shteteve anetare. Kjo do te thote se Parlamenti Europian gëzon legjitimitet demokratik dhe se ështe i vetmi organ përfaqësues i qytetarëve te Bashkimit. Zgjedhjet parlamentare mbahen një herë ne pesë vjet dhe te drejten e votes e gëzon çdo qytetar europian që ështe regjistruar si votues. Përsa i perket zgjedhjes ne mënyrë te drejtpërdrejte, anetarët e Parlamentit, sipas traktateve themeluese “jane përfaqësues te popujve te shteteve që bejne pjesë ne Komunitete”. Megjithate, për një kohë te gjate ata kane qene delegate te shteteve anetare dhe zgjidheshin sipas proçedurave te veçanta nga secili shtet. Një mënyrë e tillë zgjedhjeje nuk siguronte përfaqësim te mjaftueshëm te grupeve opozitare te parlamenteve te shteteve anetare, duke çuar kështu ne një “defiçit demokratik”. Ne vitin 1976, Keshilli nxorri një vendim lidhur me zgjedhjen e përfaqësuesve ne Parlament me votim te përgjithshëm dhe direkt. Zgjedhjet e para te përgjithshme dhe te drejtpërdrejta jane mbajtur ne vitin 1979. Që prej asaj kohe, Parlamenti ka shprehur vullnetin politik te 374 milione qytetarëve te Bashkimit dhe ka përfaqësuar interesin e tyre ne marrëdhenie me institucionet e tjera te BE-së. Parlamenti Europian i zhvillon punimet e tij ne Francë, Belgjikë dhe Luksemburg. Sesionet plenare mujore, ne te cilat merr pjese çdo eurodeputet, zhvillohen ne Strasburg, qytet i cili konsiderohet edhe selia e Parlamentit Europian. Takimet e komiteteve parlamentare dhe çdo takim plenar shtesë zhvillohet ne Bruksel, ndërsa Luksemburgu ështe qendra e administrates se Parlamentit (Sekretariati i Përgjithshëm).

Parlamenti ushtron tri funksione themelore:

  1. Ai ushtron pushtetin legjislativ ne bashkëpunim me Këshillin. Fakti që ështe një organ i zgjedhur ne mënyrë te drejtpërdrejte bën që Parlamenti te jete garanti kryesor i legjitimitetit te se drejtes europiane.
  2. Këshilli i BE-së dhe Komisioni Europian jane te detyruara te kërkojne mendimin e Parlamentit, përpara se te adoptojne një akt legjislativ, sa herë që Traktatet e parashikojne shprehimisht një gjë te tillë. Konsultime te tilla mund te jene edhe opsionale.
  3. Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi te gjitha institucionet e BEsë, veçanerisht mbi Komisionin. Ai gëzon te drejten për te pranuar ose refuzuar emërimin e Komisionerëve; mund te paraqesë mocion mosbesimi ndaj Komisionit ne terësi dhe Komisioni ështe i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve te Parlamentit.

Ai ushtron, ne bashkepunim me Këshillin, pushtetin mbi buxhetin e BE-së, duke ndikuar kështu mbi shpenzimet e Bashkimit. Parlamenti gëzon te drejten te miratojë ose te rrëzojë buxhetin ne terësi.

Veprimtaria e Parlamentit ndahet ne dy faza kryesore:

  • Përgatitja e sesioneve plenare. Kjo bëhet nga anetaret e Parlamentit ne komisionet parlamentare te cilat jane te specializuara ne fusha te veçanta te aktivitetit te Bashkimit. Çështjet per debat diskutohen edhe nga grupet politike.
  • Sesionet plenare. Gjate ketyre sesioneve Parlameti shqyrton propozimet legjislative si dhe voton dhe propozon amendamente perpara se te votoje tekstin ne pergjithesi.

Ne veprimtarine e Parlamentit Europian bejne pjese edhe “komunikimet” me Keshillin dhe Komisionin si dhe seancat e pyetjeve lidhur me gjendjen e Bashkimit dhe situaten ne bote.

Këshilli i Bashkimit Evropian Edit

Keshilli eshte organi kryesor vendimmarres i Bashkimit. Sikurse Parlamenti Europian edhe Keshilli eshte krijuar nga dispozitat e traktateve gjate viteve ‘50. Ai perfaqeson shtetet anetare dhe ne takimet e tij merr pjese një minister nga secila prej qeverive te shteteve anetare te BE-se, me varesi te natyres se ceshtjeve qe do te diskutohen ne ate takim. Marredheniet e Bashkimit Europian me pjesen tjeter te botes mbahen nga “Keshilli i Ceshtjeve te Pergjithshme dhe Marredhenieve me Jashte”. Por një konfigurim i tille i Keshillit ka pergjegjesi te gjera edhe per ceshtje te politikes se pergjithshme, prandaj takimet e tij mund te ndiqen nga secili prej ministrave te qeverive te shteteve anetare, sipas zgjedhjes se vete qeverive.

Gjithsej ekzistojne nente konfigurime te ndryshme te Keshillit:

  • Ceshtjet e Pergjithshme dhe Marredheniet me Jashte
  • Ceshtjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN)
  • Drejtesia dhe Punet e Brendshme
  • Punesimi, Politikat Sociale, Shendeti dhe Ceshtjet e Konsumatorit
  • Konkurrenca (Tregu i Brendshem, Industria dhe Kerkimet)
  • Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia
  • Bujqesia dhe Peshkimi
  • Mjedisi
  • Edukimi, Rinia dhe Kultura

Gjithesesi, Keshilli mbetet një institucion i vetem.

Secili prej ministrave ne Keshill gezon plotfuqishmeri. Kjo do te thote se, deklarimet dhe veprimet e tij jane plotesisht te afta per te angazhuar qeverine qe ai perfaqeson. Me fjale te tjera, nenshkrimi i ministrit eshte nenshkrim i qeverise qe ai perfaqeson. Gjithashtu, cdo minister i Keshillit eshte pergjegjes ndaj parlamentit te vendit te tij si dhe ndaj qytetareve qe ky parlament perfaqeson, duke siguruar keshtu legjitimitetin e vendimeve te Keshillit.

Keshilli ushtron gjashte funksione themelore:

  1. Miraton normat komunitare. Ne disa fusha te caktuara, kete pushtet ai e ushtron ne bashkepunim me Parlamentin Europian.
  2. Koordinon politikat e pergjithshme ekonomike te shteteve anetare.
  3. Lidh marreveshje nderkombetare, ne emer te Bashkimit Europian, me shtete ose organizata nderkombetare.
  4. Aprovon buxhetin e Bashkimit, se bashku me Parlamentin Europian.
  5. Zhvillon Politiken e Jashtme dhe te Sigurise se Perbashket te Bashkimit, ne baze te direktivave te Keshillit Europian.
  6. Koordinon bashkepunimin midis gjykatave dhe forcave policore te shteteve anetare ne ceshtjet penale.

Shumica e pergjegjesive te Keshillit kane te bejne me fusha te veprimit komunitar, ne te cilat shtetet anetare kane hequr dore nga sovraniteti i tyre duke ua deleguar pushtetin vendimmarres organeve te BE-se. Kjo fushe veprimi perben “shtyllen e pare” te Bashkimit Europian. Megjithate, dy funksionet e fundit kane te bejne me fusha ne te cilat shtetet anetare nuk kane hequr dore nga sovraniteti i tyre, por thjesht kane pranuar te punojne se bashku. Kjo quhet “bashkepunim nderqeveritar” dhe perfshin “shtyllen” e dyte dhe te trete te Bashkimit.

Veprimtaria e Keshillit te BE-se eshte e organizuar si me poshte:

  • COREPER. E gjithe puna e Keshillit pergatitet dhe koordinohet nga Komiteti i Perfaqesuesve te Perhershem (COREPER), i cili perbehet nga perfaqesuesit e perhershem ne Bruksel te te gjitha shteteve anetare si dhe nga ndihmesit e tyre. Vete puna e COREPER-it pergatitet nga 250 komitete dhe grupe pune, te cilat perbehen nga delegate te shteteve anetare.
  • Presidenca e Keshillit. Secili prej shteteve anetare kryeson takimet e tij per një periudhe gjashte mujore, duke promovuar vendimet politike dhe legjislative te Bashkimit si dhe duke realizuar kompromisin ndermjet shteteve anetare.
  • Sekretaritati i Pergjithshem. Ky eshte një organ ndihmes i Presidences dhe ka per detyre te siguroje funksionimin normal te punimeve te Keshillit ne te gjitha nivelet.

Komisioni Evropian Edit

Artikulli kryesor: Komisioni Evropian

Komisioni eshte një organ i pavarur politikisht i cili perfaqeson dhe mbron interesat e Bashkimit Europian ne terësi. Ai perben mekanizmin drejtues te BEse. Komisioni Europian perbehet nga 25 anetare te cilet emerohen një here ne pese vjet, pa kaluar 6 muaj nga data e zgjedhjeve per Parlamentin Europian.

Procedura e emerimit eshte e tille:

  • Qeverite e shteteve anetare bien dakord mbi emrin e personit qe do do te drejtoje Komisionin per pese vjetet e ardhshem.
  • Presidenti i Komisionit zgjedh, ne bashkepunim me qeverite e shteteve anetare, anetaret e tjere te Komisionit.
  • Parlamenti Europian aprovon perberjen e Komisionit te ri, ne teresi. Ne rast se aprovohet, Komisioni fillon nga puna janarin e ardhshem.

Selia e Komisionit Europian eshte ne Bruksel, por ai ka një numer zyrash ne Luksemburg, perfaqesi ne te gjitha shtetet anetare te BE-se si dhe delegacione ne disa prej kryeqyteteve te botes.

Komisioni Europian ushtron kater funksione themelore:

  1. Propozon aktet normative ne Parlament dhe ne Keshill;
  2. Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin;
  3. Eshte “gardiani” i Traktateve (se bashku me Gjykaten e Drejtesise);
  4. Perfaqeson Bashkimin Europian ne arenen nderkombetare.

Vete Komisioni vendos fushen e veprimtarise te secilit komisioner si dhe shperndarjen e pergjegjesive ne rast se eshte e nevojshme. Stafi i Komisionit eshte i organizuar ne departamente, te njohura ndryshe edhe si “Drejtori te Pergjthshme”. Secila prej ketyre drejtorive eshte pergjegjese per një fushe te vecante te aktivitetit te BE-se dhe kryesohet prej një Drejtori te Pergjithshem, i cili eshte pergjegjes perpara njërit prej komisionereve.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë Edit

Gjykata e Drejtesise eshte krijuar ne vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit Europian te Qymyrit dhe Celikut. Detyre e saj eshte te siguroje qe e drejta e BE-se te interpretohet dhe te zbatohet ne menyre uniforme ne te gjitha shtetet anetare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin e zgjidhjes se mosmarreveshjeve gjyqesore ndermjet shteteve anetare, institucioneve te Bashkimit, personave fizike dhe juridike.

Gjykata eshte e perbere nga një gjyqtar prej secilit shtet anetar, duke siguruar, ne kete menyre, perfaqesimin e sistemeve ligjore te te gjithe shteteve anetare te BE-se. Gjykata ndihmohet nga 8 “avokate te pergjithshem”, te cilet kane per detyre te japin mendimin e tyre per ceshtjet qe shtrohen per zgjidhje perpara gjykates. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet te jene te paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e pergjithshem emerohen me marreveshje te perbashket te te gjithe shteteve anetare, per një mandat gjashte-vjecar, i cili mund te riperterihet me një ose dy periudha te metejshme tre-vjecare.

Ceshtjet kryesore qe shtrohen per zgjidhje perpara Gjykates:

  1. kerkesa per gjykim paraprak;
  2. procedimi per shkelje te detyrimeve qe rrjedhin nga traktatet;
  3. procedimi per anullim te një vendimi;
  4. procedimi per mosveprim.

Per ta ndihmuar Gjykaten e Drejtesise per te zgjidhur numrin e madh te ceshtjeve qe shtrohen perpara saj, si dhe per t’u siguruar një mbrojtje me te mire ligjore qytetareve te Bashkimit, ne vitin 1989 u krijua “Gjykata e Shkalles se Pare”. Kjo gjykate eshte pergjegjese per zgjidhjen e një numri te caktuar ceshtjesh, ne menyre te vecante te atyre qe paraqiten nga individet dhe ceshjet qe kane te bejne me raste te konkurrences se pandershme midis ndermarrjeve.

Gjykata Europiane e Drejtesise dhe Gjykata e Shkalles se Pare kane nga një President, te zgjedhur ndermjet gjyqtareve per një mandat tre-vjecar.

Politika ekonomikeEdit

Bashkimi tregtarëEdit

Bashkimi monetarëEdit

GarimiEdit

Politika e zhvillimitEdit

EgrokulturaEdit

EnergjiaEdit

InfrastrukturaEdit

Zhvillimi RegjionalEdit

AmbientiEdit

Edukimi dhe zhvillimiEdit

DemografiaEdit

LanguagesEdit

ReligjioniEdit

Kultura Edit

SportiEdit

ReferencatEdit

[1]

Shiko edhe këtë Edit

Template:G8

Lidhje të jashme Edit

Around Wikia's network

Random Wiki