FANDOM


Shtaze jane vimet lul😘😘😘😘😄😛😝😗😞😘😝😡😡😡😆🔽🔡↙↖↙

Qeliza bimoreEdit

Fara dhe bima.Edit

FaraEdit

Pjesa më e madhe e bimëve që jetojnë aktualisht në tokë zhvillohen duke u nisur nga një strukturë e vecantë që quhet farë. Ajo lind nga një vezore ku ndodhet qeliza vezë e cila pasi fekondohet i jep jetë zigotes. Nga kjo zhvillohet embrioni i cili shoqërohet nga shumë lëndë rezervë. Embrioni nuk jep menjëherë një bimë të rritur, por kur arrin një moment të caktuar pjekurie e ndalon zhvillimin së bashku me lëndët rezervë, dehidratohet pothuajse plotësiht dhe bie në një gjendje qetësie. Kjo gjendje mundasë një ose dy stinë, derisa kushtet e mjedisit të jenë të përshtatshme që embrioni të rritet dhe të formojë një bimë të rritur. Që kjo të ndodhë embrioni ka nevojë për lëndë organike të cilën nuk e prodhon dot vetë sepse nuk kryen fotosintezë : është bima nënë, autotrofe, që e furnizon me ushqime të cilat mblidhen në farë dhe shërbejnë për zhvillimin e embrionit derisa të kthehet në bimë që kryen fotosintezë. Pra fara është një embrion me një sasi të madhe lëndësh rezervë, që vendosen në një ind parenkimatik që merr emrin endospermë dytësore ose albumine, e mledhur kjo me një mbulesë mbrojtese. Në shumë raste rezervat transferohen tek kotiledonet, gjethëzat embrionale, të cilat marrin një formë të fryrë. Avantazhi i bimëve me farë ndaj atyre pa farë është që zigota pasi formohet nuk jep menjëherë një bimë të rritur, por embrioni mund të presë kushtet e përshtatshme për të zhvilluar një bimë të re. Meqë bimët durojnë në menyrë pasive të gjithe kushtet e mjedisit, me të vetmen mundesi mbrojtëse aktivitetin e tyre metabolik, fara përfaqëson një hap të madh evolutiv. Në fakt ajo ka një funksion të dyfishtë: të përhapë specien dhe ta bëjë atë të mbijetojë.

Lëndët rezervë të farësEdit

Ekzistojne bimë që prodhojnë një numër të madh farash të vogla, me pak lëndë rezervë, të tjera prodhojne pak fara shumë te medha me shumë lëndë rezervë. Këto janë strategji të përshtatura nga bima; në rastin e parë shumë fara sjellin mundësine e krijimit te shume bimëzave, por varfëria në lëndë rezervë i jep pak autonomi embrionit prandaj bimëza duhet të bëhet autonome në një kohë të shkurtër. Në rastin e dytë bimëzat e formuara janë të pakta, por lënda e bollshme rezervë i lejon atyre të arrijnë një zhvillim të caktuar përpara se të bëhen autonome. Lëndët rezervë të bimës janë kryesisht glucide, lipide dhe proteina. përveç këtyre embrioni ka nevojë edhe për një sasi të vogël jonesh organike të cilat nuk mund ti thithë nga terreni sepse nuk ka aparat përthithës. Në farë pra gjenden molekula organike që përmbajnë fosfor, squfur etj, të nevojshme për rritjen.

Mbirja e farësEdit

Kur kushtet bëhen të përshtatshme fara mbin dhe formon bimëzën. Këto kushte janë kryesisht: sasi e tepërt uji, temperaturë e përshtatshme dhe sasi e mjaftueshme oksigjeni. Kur këto kushte plotësohen, fara mbin. Në një kohë të shkurtër vihen re disa ndodhi. E para është përthithja e ujit që manifestohet me një rritje të dukshme të vëllimit të farës. Ky fenomen është thjesht fizik dhe përbën një clirim të madh energjie dhe është i pakthyeshëm. Ky clirim energjie i lejon farat të çajnë çimentot e rrugëve, ose enët ku ndodhen kur ato nuk mbajnë dot vëllimin e tyre pas thithjes së ujit. Thithja e ujit çon dhe në aktivizimin e disa enzimeve të pranishme në embrion. Keto enzime shpërbëjnë rezervat për tëë përfituar molekula të vogla të përshtatshme për tu transportuar nëpër embrion. Fazat e tjera varjojne nga lloji i bimës.

Zhvillimi i embrionit dhe formimi i bimesEdit

Kur ne vezore ndodh fekondimi i vezes dhe formohet zigota, ajo ndahet menjehere ne dy qeliza, njera me e madhe e tjetra me e vogel. Me e madhje formon furnizuesin me ushqim te embrionit, e vogla formon embrionin. Ndarjet e para te kesaj te fundit ndodhin ne te gjitha drejtimet derisa formohet nje mebrion me 16 qeliza. Ne kete pike embrioni merr nje forme zemre, pra polaritet, me nje ane te thepisur qe perfaqeson fillimin e rrenjezes dhe anen tjeter te zgjeruar qe perfaqeson formimin e boshtit embrional dhe kotiledoneve.

Morfologjia e DikotiledoneveEdit

KercelliEdit

Duke pare nje bime dythelbore vihet re menjehere qe kercelli eshte i ndare ne nyje, zona ku futen gjethet, dhe ndernyje, zona te lemuara pa gjethe. Ne maje gjendet bula e majes endertuar nga ind meristematik, i mbeshtjelle nga grupe gjethesh qe ai vete i ka formuar. Kur bima hyn ne faze riprodhuese bula e mjes shnderrohet ne gonxhe qe mund te formoje nje ose me shume lule. Nen bulen e majes gjendet zona e zgjatjes; ndernyjet jane te dukshme por gjethet jane me afer se ato qe ndodhen me poshte sepse shtrirja e tyre nuk ka perfunduar. Duke vazhduar me poshte gjendet struktura paresore. Kercelli zakonisht eshte cilindrik, duket i gjelber sepse nepermjet epidermes duket ngjyra e klorplasteve te parenkimes klorofiliane. Duke vazhduar me poshte formohet nje strukture dytesore qe eshte pak a shume e zhvilluar.

GjethetEdit

Gjethet futen tek kercelli neper nyje ne menyre te rregullt: te alternuara, te kunderta, qerthullake, te perqafuara. Mes bazes se gjethes dhe dhe kercellit dallohet sqetulla gjethore ku ndodhet ku gjendet nje mbetje e meristemes se majes qe merr emrin bule sqetullore, e cila mund te formoje nje dege ose nje lule. Zakonisht vetem nje pjese e vogel e ketyre bulave zhvillohet. Gjethet perbehen nga baza e gjethes, bishti dhe fleteza.

RrenjaEdit

Rrenja rrjedh nga rrenjeza embrionale dhe ruhet pergjihtesisht gjate gjithe jetes se bimes; tipi me i perhapur eshte ai me nje rrenje kryesire nga e cila perhapen disa rrenje anesore qe nuk e kalojne gjatesine e kryesores. Rrenja ka nje zone meristematike, nje zone shtrirje dhe nje zone strukture paresore e cila eshte e dallueshme per shkak te qimeve rrenjesore. Ne disa raste mund te formohen edhe rrenje me origjine nga kercelli, nga gjethet dhe nga pjeset e vjetra te rrenjes. Keto mund te zhvillohen si pasoje e plagosjeve, traumave ose ne organe qe ndodhen larg bimes nene. Nje tjeter lloj morfologjie qe vihet re tek dikotiledonet barishtore, tek bimet trendafilthe: gjethet jane te mbledhura ne maje duke formuar nje figure si gonxhe trendafili; duket sikur kercelli mungon. Kjo morfologji ka si shkak qe kercelli i ka nyjet shume afer me njera tjetren sepse ndernyjet jane te pazhvilluara mire, dhe gjethet mbeten te shtypura njera mbi tjetren.

Morfologjia e pemeve, shkurreve dhe bimeve kacavjerreseEdit

  • Pemet i perkasin qe te gjitha Gimneospermeve ose Dythelboreve. Ekzistojne raste te rralla qe pemet i perkasin grupeve te tjera sistematike, si per shembull palmat. Karakteristika kryesore e nje peme eshte masa e bollshme e indit drunor. Kjo do te thote qe pothuajse e jithe bima perbehet nga struktura dytesore qe ne bimet barishtore eshte e reduktuar ose mungon. Struktura e rrenjeve dhe e gjetheve gjendet dhe tek pemet, madje eshte thelbesore sepse percakton rritjen ne gjatesi. Dy indet kryesore te struktures dytesore jane: barma dhe fellogjeni. Pervecse nga masa drunore pema karakterizohet nga lloji i degezimit. Ne shume peme deget ndahen ne makroblaste dhe brakiblaste. Pemet duke qene bime qe jetojne per vite te tera kane sythe te mireorganizuar per te kaluar stinet pa u demtuar. Kur afrohet dimri sythet flene, qe do te thote qe gjethezat ne ekstremet e majva shnderrohen ne perule, marrin nje pamje te lekurezuar, vishen nga shtrese e trashe qimesh dhe lyejne siperfaqet e tyre me rreshire. Ne pranvere perulet bien dhe sythi fillon aktivitetin e tij normal. Aparati i rrenjeve mund te jete pak a shume i gjere, varet nga bima dhe mabjenti ku ajo jeton. Gjithsesi eshte gjithmone goxha i shtrire duke marre parasysh pafundesine e rrenjeve te holla qe nuk duken sepse ngelen ne toke kur bima crrenjoset. Jetegjatesia e gjetheve varjon; ekzistojne bimet gjetherenese, gjethet e te cilave jetojne vetem nje stine bimore. Bime te tjera, te quajtura me gjelberim te perhershem, i ruajne gjethet gjate gjithe vitit. Keto zakonisht jetojne me shume se nje stine bimore, po adhe ato vdesin dhe zevendesohen, vetem kur gjethet e reja jane formuar plotesiht, prandaj pema nuk duket kurre e zhveshur.
  • Edhe shkurret dhe bimet kacavjerrese jane Gimneosperme dhe Dythelbore me sasi te meadhe indi drunor por me permasa me te vogla se pemet.

Morfologjia e monokotiledoneveEdit

Monokotiledonet jane pothuajse te gjitha barishtore, me perjashtim te Palmave. Gjethet qendrojne pingul me token prandaj nuk ka ndryshime mes faqeve te brendshme e te jashtme te tyre, nuk akne bisht, jane te zgjatuara dhe te thepisura, me forme lineare. Shirita te shumte hyjne nga kercelli ne gjethe, duke ndertuar nervaturat qe ecin paralelisht dhe jane te nderlidhura nga breza te vegjel te ndervendosur. Shpesh baza e gjethes perqafon kercellin gjate nje pjese te tij prandaj gjethet jane me kellef. Ne disa raste ne piken e futjes se fletezes ne kellef, gjethet shfaqin nje fletez transparente qe quhet gjuhez. Struktura e kercellit: maje meristematike, zone shtrirje, strukture paresore. Kercenjte jane zakonisht me te medhenj se te Dythelboreve barishtore dhe shpesh te forcuar nga sklerenkime ose parenkime e drurezuar. Shpesh organizimi i bimes eshte me gjethet te mbledhura ne truall, vetem ne periudhen e riprodhimit formohet lulet. Keto bime duke qene barishtore, shpesh jane te pajisura me organe nentokesore si rizoma,zhardhoke etj. qe i bejne te mundur specjes mbijetesen. Aparati rrenjor zakonisht perbehet nga rrenje provizore qe formohen ne bazen e kercellit, sepse rrenja kryesore atrofizohet dhe vdes shume heret.

Ciklet jetesoreEdit

Me kete term percaktohet historia e jetes së një organizmi, qe nga lindja, qe vjen nga një akt riprodhues, deri ne vdekje. Në baze të jetegjatesisë se një bimë dallohen: bimët njëvjeçare, bimët dyvjeçare dhe bimët shumëvjeçare.

PershtatjetEdit

Rrenjet, kercenjte dhe gjethet mund te pesojne ndryshime aq te medha sa te behen te padallueshme. Nje shembull mund te jete ai i rrushkullit qe mban mbi vete nje kercell me disa shtrirje fletezore qe duken si gjethe, por qe ne te vertete jane kercenj te shtypur qe kane funksionin e gjetheve. Kercelli mund te transformohet ne gjemba me funksion mbrojtes, ose ne loze qe sherbejne per tu kacavjerre. Te gjitha keto organe te siperpermendura jaen organe homologe, sepse megjithese kaen pamje te ndryshme, jane modifikime te te njejtit organ. Pershtatje te tilla mund te ndodhin edhe tek gjethet dhe rrenjet, te cilat mund te behen gjemba e loze. Ne kete rast flasim per organe analoge sepse megjithese kaen morfologji te ngjashme kane origjina te ndryshme, duke u formuar disa nga kercenjte e disa nga gjethet. Ndonjehere ne ekzemplare qe i perkasin specieve te ndryshme, nga ana sistematike larg njera tjetres, ndodhin pershtatje te te njejtit lloj, qe percaktohen nga rrethana ekologjike te ngjashme.

ZhardhoketEdit

Nje shembull modifikimi eshte zhardhoku, i cili eshte modifikimi me qellim rezerimin e nje organi e si rrjedhoje formimin e nje sasie te madhe parenkime rezerve. Zhardhoku per antonomazi eshte patatja ku ky modifikim prek disa nyje dhe ndernyje te kercellit nentokesor. Tek nyjet jane te pranishme disa katafile, gjethe rudimentare qe bien heret dhe qe i lene te zbuluar sythet sqetullore, te quajtur sy.

RizomatEdit

Jane kercenj teresisht nentokesore te zhardhokuar qe zhvillohen horizontalisht ne territor duke ndenjur gjithnje goxha thelle nentoke. Gjethet jane te shnderruar ne katafila te vogla te futura tek nyjet. Ne sqetullat e tyre ndodhen sythet, nga te cillat mund te zhvillohen filizat. Po tek nyjet por ne anen e poshtme gjenden rrenjet. Zakonisht ne fillim te sezonit bimor, sythi i majes zhvillon nje fidan te drejte qe del nga toka dhe formon gjethe e lule, duke mos u rritur me. Rizoma vazhdon te rritet nentoke nepermjet sythit sqetullor. Me rralle sythi i majes nuk del nga toka, por dalin disa sythe sqetullore qe celin gjethe e lule.

BulbetEdit

Modofikim ku ndodh nje zhardhokim i gjetheve dhe kercellit. Kjo strukture tipike per Monokotiledonet perbehet nga nje kercell i shkurtuar, per shkak te mungeses se zhvillimit te ndernyjeve, quhet zemer, con lart sythin e majes dhe ne baze disa rrenje. Tek nyjet futen katafilat.

GjembatEdit

Gjethet dhe kercenjte mund te transformohen ne gjemba si pasoje e klimes se ashper dhe thatesise. Gjembezimi i rrenjes eshte i vecante dhe vihen re ne disa palma.

LozetEdit

Lozet jane tipike per ato bime kercelli i te cilave nuk eshte aq i fuqishem sa te mund ti mbaje ne kembe, duke qene se zhvillohet shume ne gjatesi e pak ne diameter. Ne disa bime transformohet ne loze pjesa fundore e kercellit, ne disa te tjera i gjithe kercelli. Lozet rrenjore sherbjene per te fiksuar bimen shume fort pas mbeshtetjes. Edhe gjethet dhe bishti i tyre mund te transformohen ne loze.

HeteromorfizmiEdit

Shfaqet kur kercelli dhe gjethet kane forma te ndryshme ne te njejtin individ. Nje rast heteromorfizmi jane stolonet: kercell i shkurtuar nga ku nisin disa kercenj te gjate e te holle. Kane si funksion perhapjen e specjes. Heteromorfizmi i gjethes quhet heterofili. Heteromorfizmi i rrenjes quhet heterorizi.

Struktura anatomike e bimesEdit

KercelliEdit

GjethjaEdit

RrenjaEdit

Indet bimoreEdit

Indet meristematikeEdit

Nje menyre per te klasifikuar keto inde eshte grupimi i tyre ne baze te vendndodhjes se tyre ne bime; keshtu dallojme meristemat e majes qe ndodhen ne maje te kercellit dhe rrenjes,meristemat anesore qe ndodhen paralel me siperfaqen e organeve ku gjenden dhe meristemat e ndermjetme. Por ekziston dhe nje klasifikim qe i ndan ne meristema paresore, ato qe e kane prejardhjen te drejtperdrejte nga qelizat meristematike te embrionit, dhe ne meristema dytesore, ato qe vijne nga qelizat tashme te rritura por qe pervetesojne veti meristematike.

Indet e rrituraEdit

E kane prejardhjen nga diferencimi i indeve meristematike, kane qeliza goxha me te medha se ato te indeve meristematike. Kjo sjell qe citoplazme perqendrohet afer murit si nje shtrese e holle. Muri, pak a shume i shpeshte, varet nga indi ne ind, shfaq gjithmone pervec murit paresor edhe nje dytesor. Ne disa inde si tek tapa apo tek druri ne fazen e rrijes citoplazma perthithet krejtesisht prandaj qelizat kane vetem mur. Qelizat qe kane vetem mur quhen qeliza te vdekura.

Sistemi thelbesorEdit

==Edit

Indet parenkimatikeEdit
Eshte indi me i perhapur ne bime dhe nga ana morfologjike ma pak i diferencuari. Ky ind kryen te gjitha aktivitetet metabolike: qe nga fotosinteza, deri tek rezervimi, frymemarrja, sinteza e proteinave dhe e gjithe molekulave te tjera te nevojshme per jeten e bimes. Gjithashtu me zgjerimin e qelizes, ushtron funksion mbaeshtetes per kercej apo gjethe te permasave te vogla apo organeve te reja. Hapesirat qelizore te ketij indi lejojne ajrosjen, pra shkembimet e gazrave ne bime. Gjethet jane te ndertuara kryesisht nga parenkima; organet e rezervimit, endosperma e farave, rrenjet etj perbehen kryeshit nga indi parenkimatik. Indi parenkimatik mund ta kete prejardhjen si nga meristemat e majes ashtu nga ato anesore. Qelizat parenkimatike kane mur celulozo-pektik zakonisht jo shume te shpeshte, nje vakuol te madh qendror qe ze rreth 90% te vellimit qelizor dhe ne citoplazem gjenden organe pergjegjese per aktivitetin metabolik te qelizes. Shpesh jane te pranishme hapesira qelizore shume te zhvilluara aq sa mund te formojne boshlleqe, sic vihet re ne disa lloje gjethesh. Ne baze te aktivitetit fiziologjik qe kryejne, dallohen disa tipe parenkime.Edit

Sistemi mekanikEdit

Sistemit thelbesor i bashkangjiten elemente mekanike qe kane funksion mbeshtetes si kolenkima e cila eshte parenkime me mure te trashura dhe sklerenkima e cila ka nje funksion mbeshtetes me te spikatur me mura shume te shpeshta e te drurezuar. Funksioni i tyre eshte ti bejne te mundur bimes qendrimin ne kembe dhe pasjen e nje forme te caktuar. Ne bimet tokesore, ku rritja e qelizes nuk eshte e jaftueshme, pranija e ketyre indeve siguron aktivitetin normal jetesor te bimes. Ato shmangin qe humbjet e e teperta te ujit, sic ndodh shpesh gjate veres, te vyshkin organet.

Sistemi percjellesEdit

Perbehet nga inde qe kane si detyre te transportojne ujin, jonet dhe molekulat organike ne pjese te ndryshme te bimes. Transportimi i ujit dhe joneve organike fillon nga rrenja ku perthithen, vazhdon ne pjeset ajrore te bimes, ndersa substancat organike qe perpunohen ne gjethe shperndahen neper te gjithe bimen. Pergjithesisht uji dhe kriperat sillen nga indi drunor ose ksilema, nga rrenja drejt gjetheve, ndersa lendet e perpunuara, te transportuara nga indi shoshor ose floema, nga gjethet ne pjeset e tjera te bimes, ku perdoren ose magazinohen. Si druri dhe shosha jane inde qe perbehen nga shume qeliza.

Sistemi tegumentalEdit

Jane inde mbrojtes qe veshin gjithe siperfaqen e jashtme te bimes dhe qe rregullojne shkembimet e gazrave mes ambjenteve te brendshem e te jashtem. Keto inde mbrojne bimen nga tharja, nga veprimi i agjenteve atmosferike dhe nga sulmet e paraziteve. Ne sistemin tegumnetal bejne pjese indet qe veshen pjesen ajrore te bimes (epiderma dhe tapa) dhe indet e rrenjes (rizoderma, ekzoderma dhe endoderma).

Strukturat sekretueseEdit

Ne te kaluaren eshte debatuarmbi rendesine e ketyre substancave q equhen metabolite dytesore; neso keto ishin jashteqitje te bimes apo sekrecione. Momentalisht mendohet qe jane sekrecioneqe prodhohen enkas nga bima per te terhequr insketet per poelnizimin ose per tu mbrojtur nga kashet barngrenese, ose si reagim ndaj nje sulmi parazitar. Keto lende sekretohen nga citoplazma dhe zakonisht mblidhen ne vakuole, sic ndodh per shume alkaloide etj. Por ne shume raste metabolitet dytesore prodhohen, vecohen dhe mblidhen ne disa struktura te vecanta qe quhen struktura sekretuese. Duhet nenvizuar qe zakonisht sekretimi nuk ndertohet vetem nga nje perberje, por nga disa, madje me natyra te ndryshme midis tyre. Sekretimi mund te perbehet nga metabolite dytesore por dhe nga produkte te metabolizmit paresor ose nga lende te cilat bima i ka me teprice. Si pershembull nektaret qe clirojne polisakaride. Nga ana citologjike qelizat sekretuese paraqesin invaginime te shumta te membranes qelizore per te rritur siperfaqen e saj te jashtme dhe lehtesoje sekretimin.af:Plant als:Pflanzen an:Planta ar:نبات ast:Plantae ay:Ali az:Bitkilər bat-smg:Augalā bg:Растения bn:উদ্ভিদ br:Plant bs:Biljke ca:Planta cs:Rostliny cy:Planhigyn da:Plante de:Pflanzen el:Φυτό en:Plant eo:Planto es:Plantae et:Taimed eu:Landare fa:گیاه fi:Kasvi fr:Plante frp:Planta fur:Plantis ga:Planda gan:植物 gl:Planta gn:Ka'avo gv:Lus he:צומח hr:Biljke hsb:Rostliny ht:Plant hu:Növények hy:Բույս ia:Plantae id:Tumbuhan io:Planto is:Jurt it:Plantae iu:ᐱᕈᖅᑐᖅ/piruqtuq ja:植物 ka:მცენარეები ko:식물 kw:Plans la:Planta lb:Planzeräich lij:Plantae ln:Etɔɛlɛ lt:Augalai lv:Augi mk:Растенија mr:वनस्पती ms:Tumbuhan nah:Quilitl nds:Planten nds-nl:Plaanten nl:Planten nn:Plantar no:Planter nrm:Pliante oc:Plantae os:Зайæгой pl:Rośliny pt:Plantae qu:Yura ro:Plantă roa-tara:Regnum Plantae ru:Растения sah:Үүнээйи scn:Plantae sh:Biljka simple:Plant sk:Rastliny sl:Rastline sr:Биљке stq:Plonten sv:Växt sw:Mmea ta:தாவரம் te:మొక్క th:พืช tl:Halaman to:ʻakau tr:Bitkiler tum:Vyakumela uk:Рослини ur:نباتات vi:Thực vật vls:Plantn wa:Plante wo:Gàncax yi:פלאנץ zea:Plant'n zh:植物 zh-classical:植物 zh-min-nan:Si̍t-bu̍t zh-yue:植物

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.