Fandom

Kosova Wiki

Dardania

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Nezir Myrta / EMRI SHQIP - DARDHANIA


ETNONOMI DARDHANIA


Pse nuk është sot toponomi – Dardhania në hartën ballkanike?


Studimet e derisotme në fushat shkencore arkeologjike, linguistike e fillologjike lidhur me emrin – Dardhania hedhin dritë vetëm në disa anë historike, të cilat janë të pakta apo edhe të njëanshme, për shkak të politizimeve ballkanike, e që nuk sajojnë një spjegim të sinqertë e besnik në lidhje me shtrirjen e toponomit – Dardhania, pasiqë ky topnom, shtrihet sot në disa vende ballkanike, respektivisht në zonat e fiseve illire të sllavizuara, sikurse janë: delmatët, liburnët, dakët, arianitët, adrianët, skordistët etj.

Meqenëse, toponomi – Dardhania shtrihet sot në gjithë pjesën veriore ballkanike, deri më 513 e.r. me ardhjën pushtuese të rashëve (lexo: rusve) përmes Karpateve, territori dardhan i pushtuar barbarisht, deri në këtë kohë ishte topografia e plotë hartografike dardhane illire.

E gjithë Antroponomia e Toponomastike dardhane, pas pushtimeve sllave, filloi të ndryshohet, të sllavizohet deri tek ky deformimi i sotëm historiografik, që reflekton këtë hartën ballkanike e cila njihet sot. Për t’i mbuluar pushtimet kryesisht ato sllave në Ballkan, sot emri – Dardhania njihet vetëm si emër hartografik i cili dikur ka ekzistuar – Dardania e dardanëve, ku kemi edhe vet deformimin në shqip, ashtu si thohet e shkruhet në sllavishtet. Ky emër – Dardhania zhvendosë me argumente historiografike të gjithë Antroponominë dhe Toponomastikën sllave në Ballkan dhe në përgjithësi Onomasiologjinë ballkanike, ngase territoret e pushtuara ishin dardhane illire. Mu për këtë shkak të kësaj zhvendosjeje historiografike sllave, emri – Dardhania sot nuk është në Hartografinë ballkanike e që ekziston vetëm si emër historik, me të cilin etnonom origjinalisht, përcaktohen shqiptarët e sotëm të Kosovës, që vet territori kosovar i sotëm është vetëm një pjesë e pestë e territorit dardhan, të mbretërive dardhane të kohës së tyre. Toponomi Dardhania prek dhe zhvendosë Onomasiologjinë ballkanike. Pasiqë sot janë formuar disa shtete sllave, si popuj në vete, të sllavizuar nga fiset dardhane illire, përveç shqiptarëve dardhan të sotëm, të paasimiluar të kësaj treve autoktone. Toponomi Dardhania, i qet në shesh deformimet historiografike ballkanike, mu për këtë shkak sot nuk ekziston në hartën ballkanike.

Toponomi – Dardhania gjatë pushtimeve na paraqitet në forma të ndryshme hartografike, gjatë pushtimeve të pjesëshme, duke u zvogëluar deri tek toponomi që përcakton mbretërinë dardhane të Bardhillit, Agronit, Theutës e Gentsit, si mbretëri të njohura historikisht. Dihet historikisht, se ka ekzistuar me dokumente Mbretëria dardhane e Bardhillit (393 – 359 p.e.r.), me kryeqytet mbretëror – Bardhilli (Beogradi i sotëm, Singinduna), - Mbretëria e Agronit (250 – 231 p.e.r.), me kryeqytet – Agrami ( Zagrebi i sotëm), - Mbretëria e Theutës ( 230 – 228 p.e.r.), Mbretëria e Gentsit ( 181 – 168 p.e.r.) – me të gjithë materialin epigrafig të Dardhanisë, i cili material ka lidhje gjenerale jovetëm me pjesën jugore illire, por ndër tjera është dëshmuar edhe nga formula e tre studjuesve (Duje-Rendiq-Mioçeviq), që vërteton si formulë tripjesëshe onomastike e konstatuar në Dalmaci, e dëshmuar me materialin epigrafik të Dardhanisë. Studjuesi, R. Katiçiqi, thekson se: “materiali linguistik i Dalmacisë së mesme me territorin e Dardhanisë, shihet edhe në ngjashmërinë e antroponomisë së sunduesve dardhan sikurse janë: Longarus, Bato, Monunius dhe Etuta.” Sipas, F Papazoglut “i gjithë materiali i gjetur në territorin dardhan mund të ndahet në dy grupe emrash:1. grupi lindor, në të cilin ekziston edhe elementi onomastik thrrakas dhe i cili përfshinë territorin ndërmjet – Shkupit, Kumanovës dhe Nishit dhe grupi perëndimor, në të cilin përfshihet territori i Kosovës dhe çka është më karakteristike, në të është dëshmuar onomastika e pastër dardhane illire.”

Onomastika ballkanike i përket krejtësisht materialit linguistik dardhan, në përmasa të thella historio-linguistike, ku e vërteton edhe sot antroponomia e toponomastika dardhane, e cila spjegohet krejtësisht përmes Shqipes së Vjetër, apo Illirishtes së Re. Ashtu, sikurse edhe sot toponomet si hidronome, të ndryshuara nga pushtuesit dihen me origjinë dardhane, të cilat i përcakton shqipja, nga zona qendrore dardhane, përmes lumenjve: Marga (Morava), Angri (Ibri), që mund të përcaktohet nga emërtimi dardhan – Ibardh (Ibar) – Ibardhi (Ibari, që thohet në sllavishtet), Drilloni (Drini i Bardhë), Narona (Neretva), Zenta (Zeta), Aksi – Vardari dardhan (Vazhdari që vazhdon), e deri tek emërtimet e lumenjve deri tek më të vegjëlit. Dardhania ishte e hapur kah bota egjeane e mediterrane – mesdhetare (spjegim nga koha neolite).

Si përgjegje e disa linguistëve, të cilët dardhanëve ua mohojnë prejardhjen illire, për qendrimet e tyre jo të realta pseudo-shkencore, e që disa sish mundohen edhe sot ta deformojnë edhe më shumë Onomasiologjinë dardhane ballkanike, është edhe konstatimi i R Katiçiqit, ku përmes analizave të shumëta methodologjike të sotme të Linguistikës Komparative të materialit linguistik, ai thekson: “Pamarrë parasyshë faktin sa është i kushtëzuar zhvillimi relativ i shoqërisë, të cilës i shërben ajo gjuhë, jovetëm që është e nëvojshme për shkak të të dhënave të gjithmbarshme, por edhe duhet që në parim të jetë e mundshme, të përcaktohen marrëdhëniet e përbashkëta të kohës historike dhe linguistike(...) Methodat e hulumtimeve të tilla ende nuk janë përpunuar sa duhet e saktë, kështuqë orvajtjet kërkimore, kanë mbetur në trajta shumë primitive, e në saje të një situate të tillë, u janë hapur dyert e koncepteve aprioristike të ndryshme, sikurse janë – nordizmi dhe mediterranizmi, të inspiruara me aktualitetin e tepërt të mentalitetit politik.” Kjo tregon kjartë, sesa shumë kanë ndikuar negativisht në shkencën reale politizimet ballkanike të pushtuesve të ndryshëm shekullor.

Toponomi Dardhania si përcaktim linguistiko-histoprik më i madh territorial ballkanik edhe si mbretëria më e madhe illire ballkanike, është filli kryesor i çdo nisme studjuese të gjurmimeve shkencore, si element linguistik, poashtu edhe si gjuhë, del e kjartë se dardhanët janë bartësit e genit e guhës (gjuhës) illire, si “bartësit e kësaj gjuhe illire në këtë territor ishin illirët dhe gjuha e tyre mund të quhet – gjuhë illire. Veç kësaj bartësit e kësaj gjuhe illire ishin bashkëkohësit e qytetërimeve kreto-mykenase qe na mijëvjeçari II-të (Dytë) para erës së re” ashtu sikur dokumenton mjaftë bindshëm, Millan Budimiri. Poashtu, M.V.Grashanini, i cili bazohet në analizat e materialit linguistik dardhan (Shqipja e Vjetër, të gjitha konkluzionet e veta linguistike shkencore , i nxierrë në përputhje të plotë me rezultatet e përmendura linguistike. Mandej, edhe “nga hapësira ky element linguistik illirian, shtrihet në një terrtor të gjërë gjeografik” rezulton Zef Mirdita, “siç provon B. Hronzy, duke i dëshifruar tabelat e argjillit nga Knososi. Këtë konstatim të B. Hronzy-t, e provon edhe prania toponomisë identike në territorin anatolo-ballkano-egjean – kështu siç verifikon Paul Kretchmer-i. F. Shahermajeri (Schachermeyer) konstaton se ky substrat ballkano-egjean është shum më i pranishëm në trevën illire, sesa në atë thrrakase” në të cilën trevë janë ballsamuar antroponomet e toponomet dardhane illire fuqimisht dhe të mbuluara me shtresin e substratit pseudo-shkencor, të cilën onomasiologji duhet nxirrë në shesh bote , si onomasiologji dardhane ballkanike.

Studjuesi, H. Krahe, duke folur për faktin i cili flet kjartë për rolin e rëndësinë e elementit paleo-ballkanik në formimin e etnisë illire, e posaçrisht kësaj dardhane, ai shkruan: “Që ky substrat paragrek është i karakterit indoeuropian e tregon edhe fakti se koha e formimit dhe e diferencimit etnik illirian, i cili tashmë është i vendosur në Gadishullin Ballkanik, bie rreth vitit 2000 p.e.r. Kështu edhe jetojnë fatin e tyre historik. Rrezistenca e tyre kundër romakëve ishte e pashoqe, sepse këta illirë nuk u asimiluan. Për një shtrirje kaq të lashtë të illirëve në Ballkan, flasin edhe emrat të cilët mbarojnë me sufiksat – issa – issos sikurse janë: Lissus, Cissus, Gissus, Naissus, Idassa, Issa, Assos, Mollossos, Orgessos, Panayassos etj. Prania dardhane ballkanike përmes këtyre emrave si toponome të cilat spjegohen përmes Shqipes dhe duhet të përsëriten disa herë në studime linguistike, pasiqë kjo përsëritje onomasiologjike është më se e nevojshme - kur kemi parasyshë aqë përsëritje të historisë mbi shqiptarët dardhan të Illirisë së lashtë.

Burimet arkeologjike dhe dëshmitë historike të derisotme edhe ato (para)historike argumentojnë se dardhanët të cilët kishin formuar shtetin e tyre , qe nga koha e bronzit dhe e hekurit, me atë kulturë materiale e shpirtërore të Dardhanisë, ishte dhe është edhe sot e kësaj dite, po kjo kulturë e shqiptarëve ballkanik, me rrjedhë gjenealogjike nga një trung e rrënjë illire. Gjithë ajo kulturë mendore, materiale e shpirtërore e dardhanëve, si dhe esencialja e të dhënave linguistike historike dëshmojnë vazhdimësinë illire-dardhane-shqiptare, në të gjitha trevat e banuara sot edhe ato të pushtuara – prej popullësisë kompakte dhe një nga vatrat e formimit nacional të shqiptarëve – djepi i kombëtarizmit dhe djepi i Shqipes – ishte pikërishtë – Dardhania.

Studimet arkeologjike dhe dëshmitë historiografike (anipse të zhdukura në masë të madhe për shkak të pushtimeve barbare shekullore) dëshmojnë për katër zona territoriale të Dardhanisë: Zona e Adriatikut, Zona Alpike, Zona Qendrore dhe Zona Jugore, të cilat përbëjnë sot vet zemrën e Ballkanit (Sërbia, Kosova, Mali i Zi, Pjesa Lindore e Bosnjës, Shqipëria Veriore nga lumi Shkumbin dhe Maqedonia Veriore. Këto zona dardhane: adriatike, alpike, qendrore, jugore dhe kalimtare, të dëshmuara në shfaqjet e hershme , nga gjurmimet në shtresat etno-kulturore të neolitit të heshëm, janë përcaktuar si zona antropo-gjeografike.

Sipas studimeve konfiguracioni i relievit ballkanik na dëshmon se vet zona qendrore e Ballkanit është Dardhania, e zemra dardhane është Kosova e sotme e shkëputur barbarisht nga trungu illir i sotëm – Shqipëria edhe me ndikimin e fuqive të mëdha që miratuan copëtimin e trojeve shqiptare të sotme... Nga studime të mirëfillta të historianit kosovar, Zef Mirdita, grupet etnokulturore të lokaliteteve tipike dardhane në gjurmimet pjesërisht të bëra në: Stena e Kuqe në Trebishnik (Trebishnicë), në Kodrinën Kushnjakova, (Kushnjakovo), në Krapinë (Kroaci), në Risonaça në Arangjellofc, Gradac në Kragujefc, e deri tek ato në Thesali, Rumani e Bullgari etj. dëshmojnë gjetjet e zbulimet e hershme akeologjike, nga Koha e Vjetër e Gurit, se treva e Dardhanisë ishte e banuar – në kohën e paleolitit. Në pjesën qendrore të territorit të Dardhanisë, - grupi etnokulturor i Vinçës (afër Beogradit të sotëm), paraqet një variant të posaçëm e të veçantë, i cili është i njohur si variantë kosovaro-moravian jugor. Si lokalitete të njohura të këtij varianti janë në Kosovë: Tjerrëtorja (afër Prishtinës), Vallaçi, Fafosi, Zhitkofci, në territorin e Karragaçit, në Mitrovicën e Kosovës (Mitrixi), - kurse në territorin e Moravës Jugore (Marga dardhane), janë lokalitetet e njohura arkeologjike, që na japin dëshmi historike shkencore sikurse janë: Pavllofci (afër Vranjës), Plloçniku (afër Gurshumit) Korshumlia, Mallça (afër Naissës) Nishit, etj. të cilat flasin me argumente. Figurëzat plastike – altari i vogël prej dheut të pjekur, qeramikës, elementi i gjarpërit si motiv plastik i pikturuar, - vendbanimet etnike të cilat do të bartshin strukturat kulturore të neolitit e paraneolitit. Ku të gjitha këto studime arkeologjike ishin të karakterit paleo-mesdhetar (paleo-mediterran), e paleo-kontinental – që spjegojnë gjurmimet për shtresën paraindo-europiane (Khs. M. Grashanini, E. Çershkovi, N. Tasiqi, J. Glishiqi, A. Benaci, R. Galloviqi, etj. Mirëpo, edhepse disa mundohen ta shtrëmbërojnë origjinalitetin historiografik të gjurmimeve të faktuara dhe mundohen të dalin jasht burimeve arkeologjike të sakta – origjinaliteti tregon Etnikën e Dardhanisë. Përkundrejt mundësisë së ndarjes së materialit onomastik të territorit dardhan, në zonat e cekura gjeografike dhe i gjithë materiali onomastik i deformuar sot gjithësesi këto fakte nuk mund të mohojnë përkatësinë illire të etnosit dardhan..


MBRETËRIA E BARDHYLLIT

(393 – 359 p.e.r.)


Bardhilli (Bardhyli) mbreti dardhan illir, i cili njihet në Historinë e Vjetër para epokës së re, si antroponom është i lidhur edhe me vet kryeqytetin e mbretërisë së tij si toponom me të njejtën karakteristikë të bardhësisë dardhane illire, që ishte Beogradi i sotëm. Vet emri Bardhill - Bardhyll përbëhet nga dy fjalë emërtuese, që kanë kuptimin – illi i bardhë – bardh + ill = Bardhill (Bardhyl), ylli i bardhë.

Themeluesi i mbretërisë dardhane illire – Bardhilli – mbretërinë e mori në vitin 393 para erës së re, deri më 359 para erës së re dhe njihet si themeluesi i kulturës dardhane me selinë e fronit mbretëror në brigjet e Donaos (Danubit), pikërisht Beogradi, që ruan edhe si toponom i sotëm variantin e emërtimit të hershëm, si vazhdimësi topografike e pandryshuar logjikisht, vetëm se në gjuhët sllave sot quhet – beo = bardh dhe në vend të fjalës – hill – ill - yll dardhane illire, është fjala – qytet – citet – grad - Bardhill – Beograd.

Bardhylli rrjedhë nga një familje e shtresës më të ultë shoqërore të kohës, nga një familje thëngjill-punuese e thëngjill-bartëse – qymyrtar, qymyrxhi, që tëvona dituria, drejtësia e guximi i tij, triumfuan me zgjedhjen e tij si mbret i Dardhanisë. Anipse me prejardhje nga një familje e varfër nga shtresat më të vuajtura dardhane – Bardhylli si djalosh i ri, plot energji, vrull pune, si njeri i sakrificës e njohës shpirtëror i shtresave të varfëra popullore, ai gëzon sympatinë e luftëtarëve të lirisë – ku si i ri dha shënja të një njeriu të madh, që do ta shpëtonte Dardhaninë illire nga krizat e thella sociale, ekonomike e politike të kohës.

Shtypjet e paskrupullta diktatoriale, si shtypje të egra politike të mbretit paraardhës të Bardhyllit, që ishte mbreti Syra, poashtu edhe rreziqet tjera që i ishin katandisur atdheut dardhan nga pushtuesit e Lindjes me luftëra të pandërpreme, ndikuan në shpirtin e mendjën e trimit të ardhshëm – për ta krijuar një mbretëri të fuqishme dardhane të kohës.

Duke ndikuar në forcat progresive të kohës që ishin të shtypura nga mbreti Syra – përmes një grushtshteti të fuqishëm – Bardhylli mori kryesinë e kryengritësve dardhan dhe fitoi besimin e njeriut udhëheqës në front dhe e rrëxoi mbretin Syra nga froni mbretëror – për tu kurorëzuar si një nga mbretërit më të zotët të Dardhanisë.

Bardhylli duke e përjetuar jetën e vuajtur të shtresave të shfrytëzuara nga hierarkia e mbretit Syra, duke i kuptuar e ndjerë shpirtërisht interesat e të gjitha shtresave shoqërore, ishte i kalitur me një ideologji të shëndoshë progresive të kohës dhe shumë shpejt hyri në veprime politike, për ngritjen e njerëzve të shtypur dhe për formimin e një administrate të re shtetërore, në të cilën merrnin pjesë të gjitha shtresat shoqërore. Bardhylli mori fronin mbretëror dhe u kurorëzua, mbret i Dadhanisë illire, më 393 p.e.r. ku shënon fillimin e një kariere të frytshme politike e ushtarake, gjatë katër decenieve mbretërie. Në vitin e parë të udhëheqjes së tij mbretërore, më 393 p.e.r. bëri disa luftëra me mbretëritë e Lindjes dhe me makedhonët, për zotërimin e Lynkestisë – e mundi mbretin Amyntha II dhe e detyroi të paguante tribut vjetor. Me 369 p.e.r. theu Aleksandrin II makedhon, kurse në vitin 360 p.e.r. në një luftë të përgjakshme theu Perdiken III, në të cilën betejë u vra edhe vet mbreti Perdika III bashkë me katërmijë ushtarët e tij. Kjo ishte një ndër uftërat më të rrebëta të Bardhyllit “ngadhënjyes Bardhyllin e Perdiken thye” siç shkruan poeti ynë N. Mjeda, duke vlerësuar lartë figurën madhore ushtarake e mbretërore të tij.

Bardhylli, që ta dobësonte , ndikimin spartian e makedhon mbi Epirin, më 385 p.e.r. u lidh me mbetin e Syrakuzës, Dionisin, në marrëdhënie politike e ushtarake të kohës. Mbretëria e Bardhyllit në këtë kohë ishte në lulëzimin më të madh ekonomik, politik e kulturor, me një rregullim të mirëfilltë shtetëror, me një ekonomi të zhvilluar, me monedhë mbretërore dardhane dhe me një forcë të fuqishme ushtarake.

Bardhylli në një luftë të ashpër u mund nga Filipi II i Makedhonisë (i ati i Lekës së Madh – Aleksandrit III të ardhshëm) më 359 p.e.r. Burimet historike antike na njoftojnë se mbreti dardhan Bardhylli gjatë përshkrimit të luftës nga authorë të kohës, në betejë luftoi mbreti plak 90 vjeçar mbi kalë deri në momentin e fundit të jetës së tij.

Mbretërinë e Bardhyllit, ia mori mbreti – Grabo më 356 p.e.r. i cili vazhdoi mbretërinë dardhane...

Sipas emrit – Bardhylli dhe hyjnizimit të emërtimit në fjalë – nga emri – ylli i bardhë, që ishte vazhdimësia historike qe nga mbreti i parë i Illirisë – Hilli – si emërtim i përcaktuar nga fjala – yll, trup qiellor, yll drite, nga mbretëria e Hillionit – Hylli Jonë, që është vet Troja e ardhshme, Troja e Hillionit, mendojmë se vet symboli stematik dhe si symbol kombëtar illirian, duhet të ketë qenë Ylli i Bardhë, i cili symbolizon bardhësinë e dritës së lirisë kombëtare, paqjen për të gjithë njerëzit, bukurinë e jetës mbi tokë – lirinë e njeriut.

Also on Fandom

Random Wiki