Fandom

Kosova Wiki

Desidiatët

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share


ETHYMOLOGJIA E EMRIT – MAQEDONIA

Nezir Myrta

MAKEDHONIA ILLIRE

(Historiku gjeo-linguistik)

Fjala emër – Maqedonia, (Macedonia-Makedonia) në gjuhën shqipe dhe në gjuhët ballkanike dhe i.e. është përciellë si një falsifikat gjeo-linguistik dhe gjeo-politik, gjatë Luftës së Dytë Botërore (1944), si toponom i shpifur ish-jugosllav mbi tokat shqiptare – Makedonija - gjoja duke u mbështetur në emërtimin e hershëm – në toponomin real gjeo-historik – Makedhonia illire dhe duke u zëvëndsuar me emërtimin e një populli, si antroponom – maqedon – si substrat mbetje bullgaro-sllave, që nuk ka të bëjë asgjë ethnogjenetikisht me makedhon illirian. – Kjo mbetje e popullësisë bullgare është substrat qysh pas invazionit bullgaromadh, pas Kongresit të Shën Stefanit (1879) – kur Bullgaria e Madhe pushtuese u shtrij dhe u zgjërua mbi tokat shqiptare deri në mbrëndësi të Shqipërisë së sotme.

Makedhonia illire e Lekës së Madh illirian (Aleksandri I Madh) shtrihet në një pjesë të territorit të Maqedonisë së sotme (IRJM) dhe pjesa më e madhe e saj shtrihet gjeo-politikisht deri në zemër të Greqisë së sotme, si historiogafi e falsifikuar sllavo-greke. E gjithë Antroponomia edhe Toponomastika e këtij linguinomi – Makedhonia paraqet bartjën e gjithmbarshme historiografike antike illire prej antroponomeve, toponomeve, hidronomeve, si emërtime të cilat mund të spjegohen vetëm përmes Shqipes së Vjetër. Dihet se, ndryshimet ethymologjike, të cilat u bënë gjatë periudhave greko-bizantine dhe romake, poashtu edhe pas këtyre sllave, në lidhje me prejardhjën e emërtimeve, përkundër vështirësive të gjurmimeve linguistike, përsëri mund të vërehen rrënjet skipe-illire, në toponomet dhe hidronomet kryesore makedhone.

Gjuha e vendit illirian – Makedhonia ishte – Skipja – Shqipja e Lekës së Madh, e Filipit të Makedhonisë, ishte ajo gjuha që nuk e kuptonin authorët antik, të cilët nga mëria ekspanzioniste e quanin Shqipen e Vjetër edhe gjuhë barbare (“Akeksandri I Madh fliste një gjuhë barbare, që nuk ishte as greke dhe as latine”). Ishte ajo Shqipja e Lekës së Madh, e përciellur gjatë pushtimeve të tij deri në Aleksandri, e deri në – Hindi, poashtu deri tej Illerit gjërman – në rrafshin trekontinental afriko-azio-europian! Leka I Madh nuk pushtoi vetëm ushtarakisht, por edhe pushtoi kulturalisht antikuitetin botëror të kohës, Ai krijoi edhe Mrekullitë e botës si Farin e Aleksandrisë.

Leka I Madh foli shqip tok me Antikuitetin, nga Aleksandria e deri në Hind! *)

Ethymologjia
Ethymologjia e emrit të sotëm – Maqedonia-Makedonia si toponom, emër gjeografik, në ciliëndo formë linguistike të hulumtimeve, që të provosh, me të gjitha gjuhët indo-europiane, me të gjitha gramatikat historike të gjuhëve i.e. ky emërtim – makedonia, në këtë formë siç është sot, nuk paraqet kurrëfarë kuptimi linguistik, si një kompozitë e cila nuk tregon asgjë, as në kuptimin historiko-gjenetik të vet emrit, as të vet popullit, I cili sot është vetemruar – maqedon (makedon).

Sekreti I emërtimit të kompozitës – makedonia, qëndron në tingullin e dyfishtë të shqipes – dh, si fillesë e rrokjës së tretë të kompozitës – e cila rrokje – dho: është edhe vet kuptimi I toponomit, që nuk ka mundësi fonetike, të theksohet në gjuhët sllave dhe mu për atë, ka mbetë I njohur si falsifikat histriografik – emër pa kuptim, I papërcaktuar ethymologjikisht në pikëpamje shkëncore.

Fjala emër – Maqedonia edhe në shqip është përciellë si toponom, emër gjaografik I deformuar, që nuk përcakton emërtimin e hershëm origjinal, nga gjuha paraardhëse e Shqipes, e cila konteston të gjitha format emërtuese i.e. qoftë sipas fonetikës dhe morfologjisë historike të Linguistikës Komparative, poashtu edhe të Linguistikës Gjenetike.

Ethymologjia e emrit – Maqedonia (Makedonia) mund të spjegohet vetëm përmes Shqipes së Vjetër, I cila kompozitë është në origjinal – Makedhonia – që lidhet me foljën e lashtë shqipe-gege – me dho: - me dhonë PIE (Paraindo-europiane)– pra folja – me dhanë (gege) – për të dhënë (toske).

Kompozita linguistike – Makedhonia – në esencën kryesore të thelbit të saj, përbëhet nga tri rrokje të lashta shqipe – ma+ke+dho: - ma: > ke: < dho: >n (ë), ku folja e lashtë dardhanishte gege-shqipe – dho: - dho:n(ë) e theksuar përmes nazalizmit të hershëm /forum/images/smiles/icon_eek.gif sikurse tek emërtimet: so-zo-mo- nom-i, zoni, zona, dho:na-dhona, (Dhona e Zotit!), dh^ana, dh^ena – dhana, e dhana – gege - dhëna, e dhëna – toske, me kuptimin – ajo çfarë të jepet (japet), nga zoti apo nga njeriu Si determinim i asaj që të japet, dhurohet, falet...(dhonet) si formë dhunëtie, e dhonne, (e dhanne), theksimi i zanores – O-hundore sikur tek fjala - bonne (e banne) – kurse këtu shprehja shqipe - e dhanme, e banme, gege dhe – e dhënne, e dhënme, toske-shqipe, janë këto shumë më të vonshme, si nazale – a-hundore dhe – e-hundore.

Forma e hershme dardhane gegënishte – O ^ hundore vie si formë më e vonshme nazale – a^hundore që zëvëndësohen gati të gjitha format e theksimit, duke iu larguar edhe theksimit origjinal PIE (paraindo-europian) – son-i, so:na-zo:na, dho:na, dho: (kur dhohet në gjinj) o^sht dho: në gjii (delja, lopa...). Rrjedha fonetike shqipe e vjetër nga theksimet më të hershme: O^: - a^ - e^: ë^ si konfiguracion fonetik, nga dy fazat gege, në shqipen e sotme – me –e- të pazëshme.

Zatën, edhe nomet e hershme PIE (paraindo-europiane): zot, zoti – son-soni-zon-zoni, nom-nomi, zonë-zona-t (zana-t e malit), dho: - dhonë-dhona (dhana-dhëna) – dhona e zotit – ajo si t’i japet njeriut – ato forma fonetike PIE, janë edhe vet spjegimi PIE i kompozitave më të lashta të antikuitetit.

Kompozita origjinale – Makedhonia – përmes spjegimit të Shqipes së Vjetër, zbërthehet a dëshifrohet në këto rrokje të lashta – ma+ke+dhon+i+a= makedhonia, ku secila rrokje ka kuptim fonetik e morfologjiko-historik në vetvete:

Ma = trajtë e shkurtë e perëmrit pronor shqip, veta e parë – mue-mua

Ke = trajtë e shkurtë ndërfoljore, nga folja me pasë, për të pasur

dhon = trajta e shkurtë e foljës së hershme shqipe gege:dhonë-dhanë

i = sufiksi në trajtën e pashquar të emrit si toponom – makedhonii

a = sufiksi në trajtën e shquar të emrit si toponom – Makedhonia.

Emërtimi – Makedhonia – përbëhet prej dy trajtave të shkurta të perëmrave të shqipes së lashtë, si trajta vetori e pronori dialektor të Gegënishtes dardhane të lashtë, me kuptim mbiemror dhe duke kaluar në ndërfoljore, ku rrënja kryesore e kompozitës është folja e lashtë – dho: - dhonë-dhona-e dhonna-e dhonmja - (dhanë-dhana- e dhanmja), dhënë-dhëna-e dhënmja – që theksohet me tingullin – o-hundore dhe si folje e lashtë gege, mund të zgjedhohet nëpër vetat gramatikore të vetorit të shqipes së vjetër, kështu:

Ma ke dho^në (mue) na ke dho^në (neve)

Ta kam dho^në (ty) ju ka dho^në (juve)

Ia ke dho^në (atij,asaj) iu ke dho^në (atyre-ve)

Shprehja shqipe gege e lashtë – ma ke dho^në – e cila është kuptimi i mëvonshëm – ma ke dha^në, (ma ke dhanë-ma ke dhënë) e spjegon ethymologjikisht, krejt fjalëformimin – Makedhonia, në të cilën nënkuptohet shprehja në variante të ndryshme, por, që mendoj se vie pikërisht nga dhunëtia e natyrës, e cila i dedikohet njeriut, në shpërthime piedestalesh të aftësive, zotësive të dhuruara, si ato të mënçurisë, trimërisë-guximit, shkathtësisë, e dhëna e mbarësisë - që i dhurohen njeriut – si dhunëtia e natyrës, ku do të spjegohej përmes shprehjeve të ndryshme: - Ma ke dhonë o Zot...! Ma ke dhonë...diturinë, drejtësinë, guximin! – Ma ke dhonë të Mbarën!...

Emërtimi I vendit – toponomi I sotëm – Maqedonia (Makedonia) është poashtu edhe një deformim fonetik, ku ashtu sikurse tek emri – shqipja-skipka, në këtë kemi deformimin e tokzanores (konsonantes) – K në Q e cila sipas theksimit latin, kjo theksohet - Q=Ku – e cila është edhe njëkohësisht një deformim fonetik, në shqiptimin – Maqedonia, në vend se të thohet – Makedhonia – vendi makedhon, gjuha makedhone, flamuri makedhon, kultura makedhone, historia makedhone etj.

Symboli kombëtar makedhon I Makedhonisë illire origjinale ishte flamuri me diell, I cili është përvehtësuar krejtësisht nga ky substrati i sotëm bullgaro-sllav (makedon) dhe Dita e Flamurit makedhonas, ishte Dita e Hillit – Hillit të Dritës – Dillit – Diellit – Dita e Hillit – Dita e Illit – Dita e Yllit pikërisht, kjo dita festive kombëtare maqedonase – Illinden- ILLINDENI – illi+n+den - Këtu fjala – illi është hilli hillirian – ILLI ILLIRIAN + den = dita pra, spjegohet përmes Shqipes së Vjetër si – DITA E ILLIT = ILLINDITA!

Poashtu edhe tek formimi I gjuhës maqedone, Maqedonishtes, që në të gjitha format është terminologji e papërcaktuar shkëncërisht, e që u përpilua nga Cirili e Metodi (shek.IX. e.r.) – ku vet këto dy emërtime spjegohen përmes Shqipës së Vjetër – CIRILLI E METHODI – ÇIRILLI E METHODI (METHOTI) – të cilat antroponome, janë në lidhje koherente linguistike me skipen illire.

CIRILLI – (Ciril) – ÇIRILLI spjegohet me ethymologji skipe, pikërisht nga Shqipja e Vjetër, ku zbërthimi fonetik dhe morfologjik I emrit bëhet – cir+il=Ciril, çir+ill=Çirill- Çirilli. Pjesa e parë e emrit – fjala – cir – çir – vie a rrjedhë nga PIE – k*c >I:>R = kcir=k*Ç>I:R = k’Çir = ÇiR = Çiri = qiri, qiriri – si preokupim morfologjik I spjegimit të dritës, dritës së diturisë, ndërsa pjesa e dytë; e emrit – il<ill * illi – (ylli), në kuptimin – drita e qiriut – illi I çirit – Çirilli.

Antroponomet e sotme – Kiro = Kçiro = Kqira-Kçira- Çiro=Çira (Qira) si tek antroponomet e sotme maqedonase, poashtu edhe tek ato shqiptare në Makedhoninë, janë me prejardhje nga kuptimi I qiriut, si kuptim I dritës, kurse poashtu lidhen direkt fono-historikisht me kuptimin e emërtimit për dritën – ill – illi – LL (AMA), si kuptim I lashtë për dritën, nga – skipja illire – LLAMA ILLIRE.

Poashtu edhe antroponomi tjetër – Metodi (Metod) kur analizohet fonetikisht, në bazë të Fonetikës Historike, spjegohet nga shprehja – me thot-I, Methoti – e që lidhet me rrënjen e foljes – thot – (me thot ai… më thotë, - me <*thot – pikërisht lidhet me Thotin Skipe krijuesin e hieroglifeve të para dhe krijuesin e alfabeteve të para…

Nga fjala – Methoti (Metod-I) ngase në sllavishtet nuk ekziston tingulli I dyfishtë – dytingullori – th, theksohet si – t – ku parafjala – me – e cila lidhet me foljën – thot – krijon emërtimin – Methoti – (Metod-I), si antroponom me kuptimin e lashtë nga folja shqipe – thot (ai), me thot (ai), më thot(ë) Thoti!

Rrjedhshmëria kronologjike emërtuese nga kompozita – methot e që u krijuan kompozitat tjera i.e. dhe PIE (metodë, metoda-t, metodika, metodicient-i-e-ja-et) dhe që në realitet sipas burimit linguistik fonetiko-morfologjik, duhet të jenë reale: methot(d)ë < methodë – methoda – methodika – methodicient-I-ja-et-ët, dhe që edhe në shqipen e sotme thohen sipas fonetikës slave. Anipse, Shqipja ka mundësi fonetike origjinale të theksimit të drejtë të kompozitave në fjalë, si karakteristikë linguistike e Shqipes, me elemente të saja edhe në grupin lindor të gjuhëve – satem, ashtu sikundër Shqipja I ka karakteristikat e elementeve të saja edhe në grupin perëndimor të gjuhëve – kentuum.

Çirilli e Methodi të cilët njihen si përpiluesit e alfabeteve sllave, pikërisht të Sllavishtja e Vjetër – njihen si përcaktuesit e gjuhëve sllave, me qëllim lidhjeje nga Thrrakishtja e lashtë, por me një distancim linguistik nga Greqishtja e Vjetër, anipse të gjita këto gjuhë sllave, merren se janë gjuhë greke dhe pikërisht, në shkëncën e Linguistikës, anashkalohet emërtimi grek, që sot kemi termin linguistik për studimin e gjuhëve sllave – Sllavistika.

Toponomastika ballkanike në këtë pjesë të Makedhonisë illire (tok me Maqedoninë e sotme) e cila shtrihet gjeopolitikisht sipas hartës së lashtë deri në qëndër të Greqisë - është krejtësisht me spjegim nga Shqipja e Vjetër.

Duke u nisur, që nga toponomet, emrat gjeografik, poashtu edhe tek hidronomet, të njohura edhe më vonë gjatë pushtimeve turke si vilajete shqiptare – Vilajeti I Manastirit dhe Vilajeti I Janinës, tok me Vilajetin e Kosovës e Vilajetin e Shkodrës, janë lidhje koherente toponomastike, që sot na përkujtojnë, një tërësi territoriale të një shteti të lashtë, emrime nga një gjuhë makedhone, e cila ishte vetëm një dialekt illirian – ashtu sikur është sot e folmja dibrane në relacion me shqipen – Dibranishtja, një e folme shumë e lashtë e ruajtur etnogjenetikisht, falë autoktonisë historiko-natyrore, sensit të fortë linguistik, pozitës linguistiko-strategjike, e ruajtur si ndërlidhshmëri fono-morfologjike natyrore, të genit foljor, që I ka përballuar të gjitha atyre imponimeve të pushtuesve gjatë periudhave historike e deri tek ato parahistorike…

Toponomet: Skopi (Skupi) Shkupi, si emri I hershëm I kyeqytetit të Dardhanisë, Astibi(Shtipi), Manastiri – Linkestidi (Bitoli), Tanusha e lashtë, Kërçova, Tetova, Gostivari, Struga, Prespa, Ohri etj. janë me ethymologji shqipe, në emërtimet e lashta. – Poashtu dhe hidronomet – Vardari (Aksi) …”edhe lumi I madh I dardhanëve, I cili më parë quhej me emrin Paeion – Aksi, të cilin Homeri e lavdon, mori emrin illirian – Vardari”, sipas I. Degmexhiqit, që është thjeshtë ethymologji shqipe-illire – vardar – vazhdar – që vazhdon -I gjatë.

Hidronomi – Ohri që është një nga liqenet më të bukura, ku nga freskia e ashkut të frymëmarrjes së këndshme, u formua nga pasthirma e gëzimit – Oh dhe nga folja shqipe – rri, rri këtu, Oh rri – Ohrri – Ohri. Poashtu, emërtimi – Klementi – ndryshim fonetik nga emri shqip – Kelmenti – Kelmendi, si alternom nga antroponomi i cili e përcaktoi edhe vet toponomin në fjalë.
Ndërsa, sot në milleniusin e Tretë, popullësia e vërtetë - trashigimia ethnogjenetike makedhone illire – shqiptarët e sotëm si popull shtetformues edhe I kësaj gangrene gjeo-politike ish-jugollave – Makedonia, (1945), (IRJM), shtrihen në zonat më të pazhvilluara, që me qëllim të caktuar, mbeten pa infrastructure, vetëmpse janë shqiptarë!

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Also on Fandom

Random Wiki