Fandom

Kosova Wiki

Dita e Shën Gjergjit

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Dita e Shën Gjergjit apo në popull e njohur si Shëngjergji kjo e dyta siç duket pas kthimit në fenë e re, ndër shqiptarët është festë e besimit në zot dhe festohet më 6 maj të çdo viti.

Për shkak të ndikimit të feve është vështirë të dihet saktësisht se për cilin shenjtor bëhet fjalë por dihet që kjo festë deri në vitet e vona (1980-1985 në Gjakovë) është mbajtur. Në anën tjetër në Prishtinë po në ato vite shumë fëmijë nga ana e Kosovës e kanë parë këtë si ditë festive të maxhupëve dhe shkijeve, mase kjo duhet të ketë qenë mbeturinat e fundit e ndikimit osman në këtë pjesë. Si do që të jetë nga maxhupt e Prishtinës është mbajtur me rite që dallonin nga ato të Gjakovës.

Shën Gjergji ishte festë me shume rite: gjelbërim, ndezje e zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga fëmijët, lagia e njerëzve të shtëpisë me "ujë pa fol", shilarthi (salanxhaku) i fëmijëve në pemë (apo dyer të oborrit), rite në ara e ndër bagëti për mbarësi.

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.