Fandom

Kosova Wiki

Duhani

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

thumb|300px|Ara me duhan të mbjellur Duhani (Nicotiana) është një bimë e famiiljes Solanaceae. Të njëjtës familje i takojnë edhe domatja dhe patatja.

Përdorimi Edit

Llojet Edit

Duhani, nënkupton bimën e familjes Nicotiniana të llojeve dhe tipeve të ndryshme të modifikuar apo jo të modifikuar gjenetikisht, me gjithë pjesët e saj.[1]

Historia e duhanit dhe përhapja e tij Edit

Duhani dhe dëmet Edit

Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasësin nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që influencohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.

Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të tij prej femrave.

Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në një ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat, që kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasia mesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetë pastrohet gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëritë nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.

Por, dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular të gjakut. Duhani mbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmet Arterioskleroze të vazove (ngushtimi i enëve të gjakut) që në vetvete shkakton sëmundje iskemike të zemrës, infraktin e zemrës dëmtimin e sistemit nervor, si dhe të shumë organeve të tjera. Është vërtetuar se sëmundjet ishemike janë të pranishme 3.4 për mijë, tek ata që nuk pinë duhan dhe 7.4 mijë tek ata që pinë duhan. Tek ata që pinë 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur. Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shpëtojnë formimin e trombit (mpiksje gjaku) që ngushton dhe bllokon anët e gjoksit. Ata që janë konsumatorë të duhanit, referojnë që e kanë të pamundur për ta lënë atë. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Nikotina një nga përbërësit e duhanit zëvendëson Acetin-Klinën, një përbërës që ka rolin përcjellës të impulsit nervor në sinops (pjesë e sistemit nervor qendror dhe atij periferik).

Organizmit, pas lënies së duhanit i duhet një periudhë prej 40 ditësh që të prodhojë sasinë e duhur të Acetil-Kolinës. Gjatë kësaj kohe ish-duhanpirësve i është stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma më e vogël, kanë përgjumësi etj. Por, të gjitha këto vështirësi kalohen me pak vullnet dhe këmbëngulje. Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1në raport me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulcerin e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rreziku për kancer-stomakun.

Burimi i të dhënaveEdit

  1. LIGJI PËR DUHANIN Në amëzën assembly-kosova.org

Shih edhe Edit

an:Tabaco

ar:تبغ bat-smg:Taboks bg:Тютюн bs:Duhan ca:Tabac cs:Tabák cy:Tybaco da:Tobak de:Tabak el:Καπνός (φυτό) en:Tobacco eo:Tabako es:Tabaco fa:تنباکو fi:Tupakka fr:Tabac gl:Tabaco he:טבק hr:Duhan hu:Dohány id:Tembakau is:Tóbak ja:タバコ jv:Tembako ko:담배 (식물) la:Tabacum lb:Tubak lt:Tabakas lv:Tabaka mk:Тутун ml:പുകയില nah:Piciyetl nl:Tabak nn:Tobakk no:Tobakk nrm:P'tun pl:Tytoń pt:Tabaco ro:Tutun ru:Табак sh:Duhan simple:Tobacco sr:Дуван su:Bako sv:Tobaksläktet sw:Tumbaku ta:புகையிலை tl:Tabako tr:Tütün uk:Тютюн vls:Toebak yi:טאבאקא zh:烟草 zh-min-nan:Hun-chháu

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Also on Fandom

Random Wiki