Fandom

Kosova Wiki

EPIROT

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

EPIROT

Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – EPIR - EPIRI - EPIROT


FJALA – PIRI - ME ORIGJINË PIE


Emri – EPIR, me të cilin kuptojmë fiset e lashta illire – Epiri, epirot, epirotët, (fiset më kryesore që ishin – thesprotët, kaonët e mollosët) - ethymologjinë e vet e ka në rrënjën e fjalës – pyrr – dhe sufiksi illir – us - PYRRUS si fjalë skipe-illire e cila lidhet me fjalën shkencore, botanomin – pyrrus, që është vet emri – dardha (Pyrrus, dru frytor I gjinisë së dardhës I familjës së trëndafilorëve Rosaceae). Epirotët janë Dardhanët e lashtë, si fise të Illirisë Jugore, Epirotët janë Dardhanët e Jugut.

Emri – EPIR në të cilin është alterfoni, tjetërzoni apo tingulli tjetër, për ndryshim nga tingulli I mesit të rrënjes, si rrokje gramatikore – pyrr=pirr=pir (y=I), të cilin e kemi deri tek shqiptimi I emrit – Pirro që lidhet me Dardhanishten e Lashtë historikisht para milleniusit të gjashtë (milleniusi VI p.e.r) – ky emër - epir e formoi kompozitën – epyrrus nga nyja e parme – E, e cila ka kuptimin – nga, prej, e pyrrusit – E Pirros, nga Pirro me origjinë etnogjenetike antroponomike nga E Dardhanit, me origjinë të lashtë dardhane.

Edhepse ndoshta dikujt I duken si të ndryshme këto dy antroponome – epirotët e dardhanët si emërtime dhe ndoshta dikush mendon ndonjë ndasi, Epirotët e Dradhanët e Illirisë, janë vëllazër të një gjuhe, gjaku e historiografie illire, të vetmit që ruajtën etnogjenezen illire, si I vetmi popull pasardhës I drejtpërdrejtë illirian ballkanik, që sot përbëjnë antroponomët gjenerale – gega e toska dhe toponomet – Gegënia e Toskëria.

Në të gjitha këndvështrimet analitike-sintetike të ethymologjisë së emrit – Epir na dalin disa forma shprehëse semantike, me të cilat mund të gjurmojmë edhe më thellë në pikëpamje historike fonologjike e morfologjike, duke ndriçuar edhe më shumë fjalën rrënjë – pyrr – pirr – pir – se është me kuptim shumë të hershëm dardhan – piri, me piri, që ka kuptimin e sojit, rodit të njeriut, I cili e ka një apo disa veti dhe karaktere – me piri, si formë e ruajtjës së trashigimisë.


Kemi sot shprehjet shqipe: ai e ka me piri…piri I mire, piri I keq, e ka me piri mbretërinë, e ka me piri bujarinë, e ka me piri besën, e ka me piri dhunëtinë, e ka me piri vendosmërinë, e ka me piri mënçurinë, etj. Apo edhe në rastët e kundërta, për vetit e karakteret, veset e liga të njeriut I kemi shprehjet shqipe – rrënë me piri, e ka rrënën (gënjeshtrën) me piri në gjak, besëpremë me piri, dorështërnguar (koprrac) me piri, tradhëti me piri, ligësi me piri, piri I mbrapshtë, piri I dreqit etj. Do të thotë se fjala shqipe – piri, është fjalë që I takon origjinës së njeriut - përcjellja e të mirave poashtu edhe e të ligave të njeriut - me piri…

Origjinalisht, kur njeriu e ka diçka të thellë në vete, në universin e tij personal të tij, e ka një veti a karakter, të mire ose të keq, të trashëguar brezpasbrezi, qe prej nga origjina e tij etnogjenetike, e ka me piri qysh nga geni I tij. Kjo fjalë – piri shpreh diçka rrënjësore trashigimore, që e ruan me fanatizëm diçka të vyrtytshme, të mire – apo edhe të ligë.


Poashtu kemi shprehjet shqipe të sotme: dikush e ka me piri dashurinë – e dikush e ka me piri urrejtjën, e ka me piri bëmirësinë – poashtu dikush e ka me piri hajninë, ai/ajo I ka me piri përgojimet, thashëthemët, - dikush e ka me piri heshtjen, e ka me piri mjeshtërinë, nuk e ka me piri, se nuk din me ngulë një gozhdë në mur…E dikush e ka me piri guximin, heroizmin me piri, atdhedashurinë me piri, sinqeritetin me piri, besnkërinë me piri, e oratotinë me piri, gojtarinë, dikush e ka humorin me piri, satirën me piri …e dikush e ka me piri frigën, tutcan me piri, lajkatar me piri, gjakpirës me piri, dembel me piri, lahper me piri, injorant me piri, sahanlëpirës me piri, vegël e huaja me piri, hegjemonist me piri, krimiel me piri, etj. Fjala – piri – qëndron mbi traditën etnogjenetike të njeriut, atje nga – piri I tij – njeriu që rrëfehet me piri para rrethit të vet, para popullit të vet edhe para botës.

Fjala – piri – është trashigimia nga geni I njeriut, që e përciell rodpasrodi dhe nuk mundet të mos e shfaqi kudo që gjëndet, sepse ai piri lëvrinë në mendjen e shpirtin e tij Këto ishin vetëm disa këndvështrime psikologjike, sociologjike, filozofike, apo thjeshtë këndvështrime gjenealogjike të personalitetit të njeriut, si anë pozitive dhe negative.

Mendoj, se fjala – piri e hershme skipe-illire, formoi edhe vet emrin shkencor botanomin për bimën – pëmën – dardha – pyrrus, si dhe një numër të madh kompozitash PIE (paraindo-europiane), të cilën fjalë – piri, e kemi në formë: antroponomesh, toponomesh, hidronomesh, emërtime metalesh, emra gjeografik, fjalë në gjuhët i.e. dhe PIE.

Fjala – piri – formoi emërtime fisesh illire sikurse janë: pirust, pirusti, pirustët, -pirat, pirati, piratët, - piroman, piromani, piromanët, si xehe në mineralogji – piriti (FeS2), pirotina, kalkopiriti etj. Poashtu fjala shqipe – piri formoi emërtimet e ndryshme në disa gjuhë i.e. sikur e kemi në anglishte – Empire mbretëri me piri, tëvona emërtimin për pëmën dardha pikërisht – pear (pi) ang. – ashtu sikurse që e krijoi vet në shqipen fjalën – folje – pi, pirë, emërtimet shqipe – pyrg, pyrgu, pyrgje-t ndërtime me piri. Poashtu fjala skipe-illire - piri formoi fjalët greke e latine e turke – piri I formoi sikurse janë: pyros=zjarr, greq.pireks, pirheliometri, pirdin, piridinike-piridinare, I,e piridinos, (fjalë illire në greke) - pyr-a-ae – pyram-is-idis, - Pyram-us, - Pyrg-I qytet I lashtë në Etruria, - Pyronea – us, - Pyren-e-es, - Pyren-eus-ei, - Pyrethr-um –I, - Pyriphlegeth-on –ontos, - pyrop-us (Bronz), - Pyrrha-se, Pyrrh-a-ae, Pyrrhi-as-adis, Pyrrh-us, Pyrrh-o, (antroponome).

Poashtu fjala skipe-illire nga Tokarishtja, piri, formoi edhe fjalën turke me të njejtin emër, që reflektohet si huazim në shqipen sot dhe është krejt fjalë PIE illire e lashtë. Fjala – piri – pir – formoi emrin gjeografik – Pirineje-t, emërtuar nga – Piratët, fiset illire të hershme: piratët e baskët – bashkët (ata që rrijnë bashkë) emërtuan siujdhesën në fjalë – Pirineje. Poashtu kemi formimet e kompozitave tjera - pir-Piramidë, piramida, - si formë ndërtimi me piri etnogjenetik, piramidon (ilaç), piranometri (instrument), piragirit (mineral), pirateri-a , pirazol, (aminopiri, antipiri), piridosin, pirimidin, pirofobi-a, piromani-a, pirofilit-I, piroforik, pirogaloz, pirogen, piroga, pirografi-a, piroksena, piroksilin, pirolatria, piroliza, pirolyzit, pirop, piroplazmoza, piroteknika, pirueti, Pirot-I (afër Nishit) etj, Të gjitha këto kompozita antike i.e. janë me ethymologji skipe-illire-pellgase, të huazuara në Greqishten dhe në gjuhët tjera i.e. ku të gjitha këto emërtime paraqesin llojin e pirit, qoftë si antroponome, toponome, emërtime metalesh barnash (ilaçesh), sëmundjesh në mjekësi, aparatesh, instrumentesh shkencore etj.

Fjala – pir – pyrr-us=dardhë PIE formoi emrin gjeografik, toponomin EPIRI, si vend me piri, njerëz me piri, mbretëri me piri, nga shprehja – tokë e pirit, vend I pirit, gjithashtu u formuan edhe fjalëformimet tjera të dalura nga kjo rrënjë – epir, epirot, epiroti, Epirotët, gjuha epirote e njohur në lashtësi edhe nga F.Bardhi në letërsinë e vjetër shqipe (Fjalori latino-epirotik), këto, emërtime si: antroponom, toponom e botanom, nga Botanika illire, me origjinë që tej kohës së lashtë të Dardhanusit e Theucerit, Poashtu edhe vet emri I mbretit epirot – Pirro, si antroponom, nga rrënja – pyrr – Aquilla Pyrrus (Shqipja Pirro), Pyrro- Pyrrus, Pirroja, Pirrua, (297-272 p.e.s.), vie me ethymologji dardhane, si piri dardhan I Illirisë Jugore.

Studimet e derisotme linguistike për emrin – Epir- Epiri nuk besoj të kenë ndriçuar me vërtetësi ethymologjike prejardhjen e toponomit as të antroponomit në fjalë. Sipas disa shenimeve linguistike thuhet se “emërtimi – Epir për krahinën dhe një nga shtetet e Ilirisë së Jugut, që shtrihej nga malet e Vëtëtimës (Akrokeraunet antike), dhe rrjedhja e mesme e Vjosës, në veri deri në gjirin e Ambrakisë në Jug, dhe nga malet e Pindit në Lindje e deri në brigjet e detit Jon në Perëndim. – Emërtimi Epir, për këtë krahinë (në greqisht, do të thotë – stere, tokë), ka qenë përdorur në fillim nga autorët grek, si një emër I përgjithshëm, që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore. Vetëm nga fundi I shek.VI p.e.r. ai u shëndrrua në një emër të përveçëm gjeografik, ndërsa, në gjysmën e dytë të shek.IV p.e.r. ai mori edhe kuptim të përcaktuar politik”.

Këtu kemi vetëm domethënien në greqishte (stere, tokë) të vet emrit – Epir – ndërsa në shqipen çuditërisht na mungon, që sipas Linguistikës Gjenetike, emri - Epir ldhet me rrënjën – pir- pirr - pyrr - (pyrr-us=dardhë) si fjalë paraido-europiane (PIE) – p>I – r ® - khs.< p :y* > rr= pyrr < pir*I – PIR-I – PI:R (Ë) - PIRI. Kjo fjalë - epir nuk ka aspak kuptim linguistik me fjalën greke – “stere, tokë”, që vetëm është një kuptim gjeografik për grekët dhe që sipas përpjekjeve për greqizimin ballkanik, edhe kjo na qenka spjegim grek, veçsa për ta njohur politikisht – Epirin.

Fjala – Epir, në zbërthimin e saj fono-morfologjik, në rrokje, diftongje e tinguj, na del nga përbërja e një nyeje të parme – e – dhe një emri shumë të lashtë PIE – pi(ë)-piir- pii – piri - që është geni trashigues si antroponom, zoonom, botanom dhe etnonom.

E – nyje e parme e emrit në fjalë nga E Pirit

PIR – emër i lashtë PIE – piiri, geni trashigues, përciellja etnogjenetike e genit

Në këtë mënyre, methodë ethymologjike, mendoj se mund të bëhet vet përcaktimi shkencor linguistik i emrit – EPIR – E + PIR = EPIR-I – për ta përcaktuar etnonomin – EPIROT – që rredhë me domethënie paragreke e paraturke, respektivisht – piiri – si fjalë shqipe-illire-pellgase PIE.

Piri – piiri – si fjalë me ethymologji të ndryshme sipas linguistëve të derisotëm, nuk do të thoja se qëndron si emër i përcaktuar, ashtu sikur thonë si – G. Masachio i cili na jep për emër – Pyloria: Epiroch’in lingua albanese se dice Pyloria. - Gjithashtu edhe Dh. Shuteriqi, Fjalë nga leksiku i shqipes fq.353, respektivisht, kur merret si ethymologji karakteristike e me interes të veçantë, se kjo fjalë – pir(ë), mund të krahasohet me fjalën – pyll – piir=pyll, duke e krahasuar i dyti të parin – se fjala piri po u krahasojka me fjalën – pylli duke aluduar në fjalën e lashtë – pyrr=pyll. Këtu nuk kemi aspak të bëjmë me të njejtën fjalë, jovetëm që nuk ka asnjë mundësi fono-historike, të shëndrrimit të tingullit të dyfishtë – RR në LL – por që kuptimi shqip-illir na çon drejtë tek emri origjinal PIE – pir(ë), piir – piri – e në etnonomin në fjalë kuptohet – tokë me piri, Tokë e Pirit – Epiri.

Është interesant se linguistët nuk mund të tejkalojnë sundimet greko-romake të kohërave, për të dalë në fushë linguistike gjenerale, të këtij emri – epir – nga rrënja – pir-pyr - kur dihet se edhe emërtimet e disa toponomeve dhe antroponomeve në Linguistikën Gjenerale, pra në gjuhët boërore të Antikutetit, janë formuar kompozitat, si ato interkontinentale – piramidë, piramida, ku fjala piri gjëndet me prejardhje që nga Thoti Skipe.

Nuk do të ishte me interes linguistik vetëm për antikën ballkanike, që kjo fjalë të mos jetë kaq universale me karakter botëror. Shih, na siellë ethymologjia nga piramdat arabe e shumë kompozita tjera arabike e aramike, deri tek ato kompozita jo vetëm në gjuhët arabe të sotme, por edhe në gjuhët aziatike dhe indo-europiane. Nga piramidat arabe e deri tek Pirinejet e më gjerë në gjuhët i.e. është një rrafsh interkontinental linguistik, prej formimit të antroponomeve, toponomeve dhe etnonomit – Epir – që inkurajon një vëmendje më të madhe sesa na duket në studim linguistik, duke e analizuar nga disa këndvështrime ethymologjinë në fjalë.

Mund të karakterizojmë thirrjen në emërtimin – Epir – Epirotica-Epirotcum nga authorët antikë grek e latin, të cilët e morën në dispozicion linguistik, të quhët kështu – gjuha epirote në vend të gjuha shqipe, apo gjuha illire ku e kemi edhe të authorët e vjetër shqiptarë – ky nomim antik u bë për shkak se epirotët ishin në lidhje ekonomike edhe kulturore më afër me ta dhe edhe gjatë pushtimeve greko-romake me një periudhë kohore mbi një millenium – pushtuesit bënë përpos copëtimeve territoriale të tokave illire edhe copëtime kulturore e shkencore, duke e quajtur shqipen illire si gjuhë barbare. Kjo inisiativë politiko-strategjike, nuk u bë pa një qëllim kryesor, për strategjinë e robërimit dhe asimilimit të të gjitha fiseve illire në ato romake (e sllave më vonë), me mbetje të të vetmit pasardhës illirian – popullit shqiptar – por, qëllimi ishte të zhduket Illiria përmes fiseve si mbretëri të saja – dhe të sundojnë mbi “gjuhën barbare” që qëllimisht e quanin pushtuesit – me parollën e lashtë – përçaj e sundo (divita et impera). Po kësaj parolle antike të shfarosjës illire si botëformuesja kulturore e shkencore, iu nënshtrua edhe hartografia shqiptare, duke e marrë të ndarë Mbretërinë illire, nga ajo dardhane, makedhone – kur dihet se, mbretëri illire ishin të gjitha mbretërit e Illirisë para asimilimit të tyre, qe para romanizimit e sllavizimit të tyre – si ajo e Dardhanisë, Makedhonisë, Delmatisë, Liburnisë, Dakisë, Ardiejve, Adrianëve, Arianitëve, Paeonëve etj. Të gjitha këto mbretëri ishin në hartografinë illire si – Perandoria illire e kohës, që sot quhet koha parahistorike. Për atë sot copëtimi i tokave shqiptare në mënyrë strategjike, dhunëshëm e ka politizuar edhe historinë e shkencën i.e. duke polarizuar me ekzistencën illire, në dëm të interesave shqiptare, në mënyrë që të na dukën të huaj në mes veti këta pasardhësit illirian, kur shqiptarët ballkanik janë popull parahistorik...!

Also on Fandom

Random Wiki