Fandom

Kosova Wiki

EPOKA E GJERGJ KASTRIOT-SKENDERBEUT

22,418pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

http://members.home.nl/islami/shqip/senderbeu.html EPOKA E GJERGJ KASTRIOT-SKENDERBEUT Lirinë nuk u a solla unë  Ate e gjeta në mes jush      1.-Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriot Skenderbeut (deri në 1443) Gjergj Kastrioti – Skenderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali më i vogël, dhe fëmija i parafundit i familjes me shumë fërmijë të Gjonit dhe të Vojsavës, familja e së cilës banonte në krahinën e Pollogut. Ata kishin katër djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellen, Angjelinën, Vllajken e Mamicen). Gjergji lindi në një kohë kur principata e Kastriotëve ishte e fuqizuar. Kur turqit morën Krujën (në fund të vitit 1414 ose në fillim të vitit 1415), që ishte në kufi me principaten e Kastriotëve, Gjoni i cili në 1410 u kishte dhënë një djalë peng Turqve (ndoshta Stalishin) u detyrua edhe tani tu jepte atyre peng djalin e vogël, Gjergjin.   Për një periudhë rreth dhjetë vjecare, Gjergji vashdoi shkollën e icogllanëve të Edrenisë, ku përgjithësisht futeshin djemtë e sundimtarëve të porsanënshtruar e vasale, për të përgatitur e edukuar me frymen osmane, si komandantë të fortë e feudale të bindur.   Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin me dhunti të veçanta, shumë të cmuara. Ai ishte shtatlartë dhe shumë i fuqishëm. Ishte mendje mprehtë dhe mësoi disa gjuhë të huaja. Gjatë viteve të shkollimit Gjergji u dallua nga të tjerë. Atij ia vunë emrin myslyman Sknder dhe mori pjesë në fushatat të ndryshme ushtarake në Ballkan dhe në Azinë e vogel. Luftonte mbi kalë e në këmbë dhe ishte mjeshtër I pashoq në prdorimin e shpatës e të armëve të tjera.   Pasi mbaroi shkollën eicollganëve, Skenderbeu hyri në kuadrot ushtarake dhe mori titullin e beut, duke përparuar shpejt në karierën shtetërore nga spahi arriti deri në spotin më të lartë të sanxhakbeut.   Në mesin e viteve 20 ai u dërgua në Shqipëri dhe qëndroi si kuadër I Perandorisë Osmane deri në fund të viteve 30. Si spahi Skenderbeu pati një timar të madh në zonën midids Lezhës dhe Rubijut, ku ndodheshin edhe port i Shufadasë dhe kriporet e Shenkollit. Në vitet 1437-1438 Skenderbeut iu tha posti i subashit të Krujës, ndërkohë që me detyrën e kryetarit të sanxhabeut shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakës, Jakup beu.   Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri Skenderbeu, ashtu si Jakup beu, favorizoi elementin Shqiptar në marrëdhënje me administrative osmane dhe u kujdes për mbarëvajtjen e Principatës së Kastriotëve. Në fund të viteve 30 kur në ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup beun dhe Skenderbeun nga postet e larta që kishin në Shqipëri. Emërimin e tij si sanxhakbej larg Shqipërise (besohet në Nikopol të Bullgarisë) Skenderbeu se shikonte si gradim, por si shprenhje e mosbesimit të sulltanit ndat tij dhe ndaj elementit Shqiptar që ishte përfshirë në administratën e shtetit osman, (aq më tepër që në atë kohë atij i kishte vdekur i jati dhe dy vëllezer dhe në krye të principatës duhej të vihej ai me Stanishin).     Sulmet e para Osmane.     2.-Pushtimet e para Osmane në Europë Në shekullin e Nëntë Turqit erdhën që nga Azia Qëndrore në Anadollin e sotëm,dhe në fillin të shekullit XIV ata formuan një principatë të pavarur.Emiratin Osman që mori emrin e themeluesit të saj,Osman beut (1282-1336).Pasi përfunduan pushtimin e Azisë së vogël,ushtritë e sulltan Orhanit kaluan më 1354 Dardanelet dhe filluan pushtimin e Ballkanit,i cili politikisht ishte i copëtuar në një numer të madh principatashe shtetesh të pavarura.Turqit i zgjeruan shpej pushtimetnë ballkan dhe në vitin1365 e zhvendosen kryeqytetin e tyre nga Bursa,në Adrianopoje,të cilën e quajten Edrene. Të tronditur nga pushtimet e shpejta Osmane,disa nga sundimtaret ballkanas krijuan një kaolicion ushtarak antiosman,në të cilin morri pjesë edhe peshkopi i Vlorës,Aleksandri.Por në betejën që u zhvillua me forcat Osmane më 1371 në brigjet e lumit Marica,ushtritë e koalicionit ballkanik u shpartalluan.Pas kësaj fitoreje ushtritë osmane pushtuan lehtësisht qytete dhe qendra administrative me rëndësi të veqantë strategjike për të gjithë ballkanin,si Nishin,Shkupin,Manastirin,Kosturin etj.Të cilat i shëndrruannë baza të fuqishme ushtarake për pushtimin e viseve të tjera Shqiptare dhe Ballkanike. Më 1385 ushtritë osmane morën pjesë në betejën kundër Balshes II,që u zhvillua në fushën e Savres pranë rrjedhjes së poshtme të lumit Shkumbin.Fitorja e tyre në kët betejë lehtësoi depërtimin në thellësi të tokave përendimore Shqiptare,dhe në fund të viteve 80ushtrite osmane gjendeshin në dyert e Vlorës,të Durrësit,Lezhës etj.     3.-Marrëdhëniet e Gjergj Katrio-Skenderbeut me Evropën Deri në vitin 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftonte kundër pushtuesve Osmane dhe ishte kështu aleati më i rëndësishëm i Shqiptarëve. Duke goditur secila palë në sektorin e vet të njejtin armik, lehtësonin barrën e njëra-tjetrës. Bashkëpunimin ushtarak ndërmjet tyre Skenderbeu dhe Huniadi u përpoqën ta shtrinin deri ne organizimin e fushatave luftarake të përbashkëta.   Më 1448 dhe 1456, Skenderbeu u përgatit të merrte pjesë përkrah Janosh Humiadid në betejat qe ai zhvillonte në Kosovë dhe në Beograd. Por ushtria Shqiptare sarriti të merrte pjesë në këto beteja për shkak të pengesave që vinin nga largësite e mëdha midids vendeve të tyre dhe të qëndrimeve armiqësore të sundimtarëve Serrb të këtyre anëve. Marrëdhëniet e Skenderbeut me sundimtarët Skllav si me gjergj Brankovicin, në zotërimet e të cilit përsfshihej në atë kohë pjesa më e madhe e Kosovës dhe me princin Stafan të Bosnjës, nuk arritën në shkallen e bashkëpunimit, sepse ata ishin të pavendosur edhe iu nënshtuan osmanëve si vasale. Lidhjet tradicionale dhe të vashdueshme, kryesisht ekonomike-tregtare Shqiptarët i kishin me qytetin e Raguzes (Dubrovnikut), që ishte nën sovranitetin e Hungarisë. Raguza i dha dhe një mbësthtetje të gjerë morale luftës heroike të shqiptarëve si dhe një ndihmë modeste ekonomiko-financiare. Kur në aspektin ushtarak, ajo i ruhej konfrontimit me Turqit, ndaj të cilive paguante një tribut vjetor.Lufta fitimtare e Shqiptareve nën udhëheqjen e Skenderbeut ushtroi ndikim të fuqishëm në të gjitha rajonet e Ballkanit dhe nxiti ato të lidheshin me Shqipërine.                      4.-Beteja e Kosovës Depërtimi i vrullshëm i Turqve në Ballkan tronditi Eliten politike drejtuese Shqiptare dhe ate te vendeve fqinje.Të ndodhur kundër një armiku të përbashkët, princerit,mbretërit dhe fisnikët Shqiptare, Serbe,Bullgare e Romune i fashiten mosmarrveshjet dhe grindjet e tyre dhe krijuab një kualicion anti-Osman. Në të bënin pjesë personalitete të shquara Shqiptare Gjergji II Balsha,Teodor Muzaka,Gjon Kastrioti etj.Këta me forca të bashkuara,morën pjesë në betejën që u zhvillua në afërsi të Prishtinës,më 15 Qershor 1389.Në kët betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë që u zhvillua ndërmjet 100,000 ushtarëve Turq dhe 40,000 luftëtar Ballkanas u shqua luftëtari Shqiptar Millosh Kopili,i cili arriti ta vriste Sulltan Muratin I.Megjithëate Ballkanasit pësuan disfatë të rëndë dhe kjo i hapi rrugën sulltanit pasardhës,Bajazitit I,për pushtime të reja në Ballkan.Gjat sundimit të tij,Turqit arritën të vendoseshin diku përkohësisht e diku përgjithmon në viset e tjera Shqiptare,që nga Shkodra e Kruja dhe deri në rajonet e Korçës the permetit. Në Shqipëri u krijua kështu një situate e rrëndë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Vendi pësoi një copëtim të madh politik. Zotërit e shumtë Shqiptarë, duke qenë ushtarakisht të pafuqishëm, përgjithësisht hynë në Valsajetet e Sulltanëve dhe filluan të lidheshin me vende të tjera. Duke përfituar nga një situatë e tillë dhe me marëveshje me zotërinjtë vendas ose edhe me presjon, Venëdiku arriti tu jepte atyre qytetet bregdetare, që nga gjiri i Kotorit, e deri në anë të Artës, si Buduan, Tivarin, Ulqinin, Shkodrën, Butrintin, Pargen etj., që ishin edhe qendra të rëndësishme tregetare e shkëmbimit me viset e brendëshme të vendit. Pas disfates qe pesoi ushtria e Sulltan Bajazit ne betejen e Ankerase me 1402 prej trupave mongole ne Timurlengun, perkohesisht zoterit Shqiptare i forcuan pozitat e tyre dhe ne jeten politike te vendit dolen ne plan te pare familje te tilla si Bajshat, Gojcinet (cernojevicet), Dukagjinet, Zahariajt, Spanet, Stres-Bajshat, ne Shqiperine e Siperme ; Kastriotet, Topiajt, Arianitet, Muzakajt, gropajt ne Shqiperine e Qendrore, Shpatatjt, Zenebishet, ne Shqiperine e Poshtme etj. Sapo erdhi ne pushtet Sulltan Mehmeti I (1413-1421) mori masa energjike pr rivendosjen e zgjerimin e pushtimin osman dhe gjate viteve 1415-1417 ushtri8te e tij pushtuan njeren pas tjetres keshtjellat e rendesishme, si Krujen, Beratin, Kaninen e Gjirokastren.   Vendimet e Kongresit të Berlinit për coptimin e Shqipërisë   Tri ditë pasi u themelua lidhja Shqiptare e Prizrenit, më 13 Qershor 1878, filloi punimet kongresi i Berlinit. Në të morrën pjesë përfaqesuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha, të Gjermanisë, të Anglisë, të Francës, të Rusisë, të Austrohungarisë dhe të Italisë. Shtetet Ballkanike u ftuan vetëm për të parashtruar kërkesat e tyre. Ndonëse në Berlin do të diskutohej edhe për fatin e popullit, delegacionin që e dërgoi Lidhja e Prizrenit më nismën e vet nuk e lejuan të flistë në Kongres. Pas një muaji punimesh të kongresit dhe pas një lufte të ashpër diplomatike, me 13 Korrik 1878, u nënshkrua traktati i Berlinit. Sipas këtij traktati, përfitimet politike dhe territoriale të Rusisë dhe të shteteve Skllave të Ballkanit u pakësuan. Kufijt e Bullgarisë atonome u bënë tri herë me të vogla se në fillim. Krahinat Shqiptare, që traktati i Shën Stefanit ia jepte Bullgarisë, do të mbeteshin nën sundimin Osman. Serbia nuk zgjerohej në drejtim të Mitrovicës dhe të Prishtinës, por iu dhanë krahinat e Priotit, të Trenit, të Vranjës dhe të Nishit që i qenë premtuar Bullgarisë. Malit të zi i jepeshin krahinat e Tivarit, të Podgoricës, të Plavës, të Gucisë, të Rugovës dhe Kolashinit. Kongresi morri parasysh edhe kërkesat e Greqisë që nuk kishte marre pjesë në luftë kundër Perandorisë Osmane, dhe vendosi që kufiri I ri në Tesali dhe në Shqiperinë e poshtme të caktohej nga kominsioni Turko-Grek. Si vije kufiri rekomandohej vija që formonin lumejt e Kalamas dhe selemvria duke i dhënë kështu Greqisë përveç krahinave Greke që i takonin, edhe treven Shqiptare të Çamerisë. Në këtë mënyrë kongresi i Berlinit e trajtoi Shqipërinë si plaçke tregu dhe e bëri objekt coptimi në favor të shteteve fqinje Ballkanike. Këto vendime cenonin rëndë të drejtat dhe interesat kombëtare të popullit Shqiptar. Prandaj ato e shtuan edhe më tepër zemërimin e Shqiptarëve. Nga të katër anët e vendit pati protesta kundër coptimit të trojeve Shqiptare.

Also on Fandom

Random Wiki