Fandom

Kosova Wiki

Elena Gjika

22,420pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share
File:ElenaGjika.JPG

Elena Gjika, Dora d'Istria, (Bukarest 1829 - 1888), ishte shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare.

Elena Gjika lindi me 2 janar 1829 mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkik dhe e shtypjes Kombëtare. Përkrahu nxehtësisht Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si : Jeronim de Rada, Dh. Kamarda, Z.Jubani, Zef Serembe, Th. Mitko, etj. Dhe rrahu mendime për organizimin e lëvizjes kombëtare sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në një varg studimesh : Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore (La nationalité albanaise d'après les chants populaires, 1866), Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore (Les ecrivains albanais de l'Italie Méridionale, 1867), Shqiptarët në Rumani (Gli albanesi in Rumenia, 1873), etj., ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit Shqiptar kundër sundimit osman. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes Shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull : Dora d'Istrias-Shqiptarët (A Dora D'Istria - Gli Albanesi, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike.

Tituj të vepraveEdit

de:Dora d’Istria

en:Dora d'Istria it:Dora d'Istria pl:Elena Gjika ro:Elena Ghica sv:Helena Koltsova-Masalskaja vo:Dora d'Istria

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.