Fandom

Kosova Wiki

Emil Lafe

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Emil Lafe lindi në vitin 1938, është gjuhtar shqiptar.

Biografia Edit

Kreu studimet në Universitetin e Tiranës në vitin 1959 dhe prej atëherë ka punuar në këtë universitet dhe në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave. Ka qenë drejtor i Qendrës së Enciklopedisë Shqiptare, që ishe një organizëm i Akademisë së Shkencave, i ngarkuar me përpunimin e botimit të dytë të fjalorit enciklopedik shqiptar dhe hartimin e enciklopedisë shqiptare.

Është marrë me probleme të ndryshme të studimeve albanologjike, me autorët e vjetër shqiptarë, veçanërisht me Gjon Buzukun, pastaj me probleme të gramatikës. Është bashkautor i gramatikës akademike të gjuhës shqipe. Po ashtu ka bashkëpunuar që nga viti 1961 deri në vitin 1976 për drejtshkrimin e gjuhës shqipe me Komisionin e Drejtshkrimit të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, të kryesuar nga prof. Androkli Kostallari, pastaj Eqrem Çabej dhe Mahir Domi. Njëkohësisht është kryeredaktor i revistës "Gjuha Jonë", që është revistë për kulturën gjuhësore.

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.