Fandom

Kosova Wiki

Emin Riza

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Profesor Doktor Emin Riza është një ndër emrat më të shquar të restauruesve shqiptarë dhe një nga studiuesit më të mirë në fushën e ndërtimeve të vjetra. Iniciator dhe pjesë e grupit të punës të ligjit "Për trashgiminë kulturore" dhe një nga iniciatorët e këtij ligji në Kosovë. Kryesues i grupit të punës që bënë gati dosjen e UNESKO-s për Gjirokastrën dhe tashmë është pjesë e grupit që po përgatit këtë dosje për Beratin. Ai është arkitekt, inxhinier, njohës i mirë i monumenteve kulturore në Shqipëri dhe autor i një sërë librash mbi këtë çështje. Një ndër librat më të fundit të profesor Rizës është ai për "Banesat qytetare kosovare", një libër në bashkëpunim me Njazi Halitin i cili vërtetonte vazhdueshmërinë e shqiptarëve në Kosovë dhe faktin se ata ishin autoktonë aty. Profesor Riza është djali i Sulejman Rizës njërit prej gjuhëtarëve dhe alabanologëve më të njohur, ai vetë ia ka kushtuar gjithë jetën dokumentimit dhe mbrojtjes së pasurive kulturore shqiptare, duke qenë prej kohësh një nga figurat kyçe në Këshillin Kombëtar të Restaurimit. Ai gjithashtu ka qenë deputet i Parlamentit Shqiptar për Partinë Demokratike. Familja Riza është me origjinë nga Gjakova, ndërsa vetë profesori ka lindur në Korçë.


Tituj të vepraveEdit

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.