Fandom

Kosova Wiki

Fiset Ilire

22,418pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

http://members.home.nl/islami/shqip/

Fiset Ilire

1. Albanët
Fis Ilir nga i cili morën emri e hershëm shqiptarët. përmendet për të parën herë si Albanoi në shek. II të erës sonë nga Ptolemeu i cili vendosë në shpinë të Dyrrahut deri tek malet Kandave (malet e Polisit) në Lindje brenda trevës së banuar më parë nga fisi i parathinëve. mendohet të jetë i njëjti fis me emri e ri të përkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi. Qyteti kryesor i tyre ishe Albanopoloi. Në krahinën qendrore të banuar pre albanëve ruhen ende toponome që lidhe me emri e këtij fisi., si: Arbana, fashat në rrethin e Tiranës, kroi Alban në afërsi të fshatit Zgërdhesh të rrethit të krujës etj. Në burimet historike të shek. XI Albanët përmenden nga Mihal Ataliati si dhe nga ana e Komnena si pjesmarrëse aktive e ngjarjeve. Në mesjetë njihet dhe varianti si Arban. Ka qenë emri etnik i shqiptarüeve në mesjetë siç dëshmon fakti që këtë emër e morën me vete shqiptarët e mërguar në Greqi (shek. XV-XVI) në formën arvanit, në Itali (shek. XV-XVI) dhe në Dalmaci (shek. XVIII) në formën arbëresh.

2. Arbët
Fis Ilir në Shqipërinë e Mesme. Përmenden vetëm në shek. VI para erës sonë, nga gjeografiHekateu i Miletit ndërmjet Taulantëve në Jug dhe helidonëve në Veri. Ka mundësi që emri i tyre të lidhet e lumin Hebrus që përmendet në Veri të Dyrrahut dhe me rrënjën e emrit alb- arb- që del më pas ne¨emërtimin e banorëve të kësaj treve.


Fis ilir, banorë të krahinës Ardia në veriperëndim të liqenit të Shkodrës rreth gjirit të Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva). Përmenden në shek. IV p.e.r. lidhur me shfrytëzimin e bujqëve (300 000 prospelatë) të varur ekonomikisht nga pronarët e tokave dhe më pas si detarë të aftë. Në shek. III p.e.r. luftuan kundër dyndjes kelte. U përfshinë në mbretërinë ilire deri më 168 p.e.r., kur me shkatrrimine saj nga Roma dolën më vete. U pushtuan nga romakët më 135 p.e.r. dhe ngritën krye 44-43 e 35-33, prandaj Roma i shpërnguli me forcë nga bregdeti në brendësi, në vise të ashpra. Përmenden nga Straboni në shek. I e.r si pakica të vogla. Në historinë ilire kanë luajtur një rol më të thjeshtë se sa u është dhe¨në nga disa historian.


Një ndër fiset e mëdha të Ilirisë së Jugut, banorë të Atintanisë. Shtriheshin në krahinat e sotme të Mallakastrës e të Skraparit. Në Perëndim kishin Apolininë dhe parthinët, në Veri desaretët, në Jug lumin Aous (Vjosa) i ndante nga amanët e epirotët. Përmenden për herë të parë në burimet historike në shek. V p.e.r. si aleatë të molosëve. Patën lidhje të ngushta me Simahinë Epirote; rreth vitit 312 p.e.r. një personalitet atintan është nderuar nga shteti epirot me dekret të posaçëm të skalitur mbi gur. Disa autorë antikë i quajtën epirot, duke u nisur nga lidhjet me molosët e më pas me shtetin e Epirit. Më 229 paria e Atintanëve mori anën e Romës në liftën kundër shtetit ilir të Teutës. Sipas marrëveshjes romako-maqedone më 205 në FoinikeAtentana iu lëshua Maqedonisë, përveç tokave të bylynëve, që mbetën si bashkësi (Koinon) më vete nën kontrollin romak. Me ndarjen administrative që bënë romakët në Maqedoni pas vitit 168 p.e.r. Atianta u përfshi në krahinën e IV maqedone. Pjesa Perëndimore e Atiantisë (Mallakastra e Skrapari) ishte më zhvilluar nga ana ekonomike-shoqërore. Kishte një varg qytetesh, ndër të cilat më të rëndësishme ishin Bylisi e Nikaia.


Mjë ndër fiset e mëdha e të njohura ilire, banorë të pjesës Verilindore të Ilirisë. Që nga periudha më e lashtë e deri në shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin në brendësi, prapa vargamalit dinarik në pllajat e Duvnos, Livnos e Gllamoçit, në Bosnjën e sotme Perëndimore. Pasi krijuan federatën e tyre, u zgjeruan drej t brigjeve të Adriatikut. Por nuk arritën të bëheshin fuqi detare dhe nuk i vunë nën zotërim ishujt e beregdetit të Dalamcisë. qytezat e tyre të fortifikuara në pllajat e brnesgme i përkasin periudhës së parë të hekurit. Ktyeqendra e tyre u bë Delmini. Delamatët ishin njëri ndër fiset ilire që i bënin qëndresë pushtimit romak dhe kanë zhvilluar një varg luftërash të përgjakshme e kryengritjesh kundër romakëve në vitet 156-155, 119-117, 51-46, 39-37 p.e.r. Lufta e tyre më e madhe kundër pushtuesve romak lidhet me Kryengritjen Ilire të viteve 6-9 e.r Dalmatët ishin të përmendur për blegtorinë dhe kishin të zhvilluar zejtarinë të lidhur me të. Viset e tyre ishin të pasura me pyje e xeherore dhe shquheshin për punimin e drurit. Mbeturinat e rendit fisnor u ruajtën deri vonë te Dalmatët, me këtë shpjegohet pohimi i Strabonit se ata nuk pranonin monedha , u merrnin fiseve të nënshtruara drithë e bagëti si haraç dhe tokën e ndanin njëherë në 8 vjetë.


Fis i madh ilir, banorët të një treve të gjerë që shtrihej në Veri të lumit Angri e Magri (Ibri e Morava e jugut të sotëm) duke përfshirë edhe Naisin, në Jug deri te rrjedhja e sipërme e lumit Aks (Vardari) në kufi me paionët. Në lindje dardanët kufizoheshin me trakët dhe në perëndim arritnin deri te mali Skard (Sharri) dhe lumi Drilon (Drini). Zemrën e trojeve të tyre e përbënte Kosova e sotme. Nga nënfiset kryesore të dardanëve njihen galabrët e thunatet. Zbilimet arkeologjike në viset e Drdanisë dëshmojnë se këta kishin arritur zhvillim ekonomik e shoqërorë relativisht të lartë që në kohën e hekurit. Të kësaj kohe janë qendërbanimet e para të fortifikuara dhe marëdhëniet me Greqinë e me qytetet e mëdha të bregdetiti të AdriatikutJugor. Në shek. III p.e.r. në Dardani u zhvillua jeta qytetare. Qytetet me rëndësi dhe qendër e madhe xehetare ishte Damastioni, që ka prerë edhe monedha. Në burimet e shkruara antike dardanët përmenden relativisht vonë, sidomos lidhur me luftërat kundër maqedonasve. Si fis i fortë e luftëtarë, dardanët përballuab për afër dy shekuj përpjekjet e shtetit maqedon për t'i zgjeruar kufijtë drejt Verit në kurriz të Dardanisë. Në shek. III p.e.r. dardanët kishin krijuar mbretërinë e tyre me dinastinë e Longarit dhe ishin bërë një fuqi politike e rëndësishme e Ballkanit. Në shek. II p.e.r. dardanët bënë një qëndresë dhe luftë të gjatë kundër pushtuesve romakë. Pas pushtimit të Dardanisë romakët ndoqën një plitikë shtypjeje të egër dhe shfrytëzuan intenzivisht xehet. Me këtë lidhet vendosje e një kolonie romake në Skup dhe ngritja e vendbanimeve të vjtra dardane të trevave xeherore në rendin e municipit , si Ulpiana, Municipium DD etj. Dardanët ruajtën gjuhën e shumë elemente të kulturës materiale e shpirtërore edhe në shek. II-IV pas e.r. Ata i qëndruan asimilimit të perandorisë romake dhe iu püergjigjën me armë shfrytëzimit dhe shtypjes. Njihen në histori kryengritësit dardanë , të quajtur Latronët e Dardanisë. Në anikitetin e vonë dhe në mesjetën e hershme Dardanët vijuan të ruajnë gjuhën e kulturën e tyre dhe morën pjesë bashkë me ilirët e tjerë në formimin e popullit shqiptarë.


Një nga fiset e mëdha të Ilirisë Jugore, banorë të krahinës Dasaretia, që përfshinte pjesën perëndimore të liqenit Ohrit, fushën e Korçës, krahinën e Kolonjës, Gorën, Oparin, Mokrën, Devollin dhe Beratin. Në shek. IV p.e.r. emri dasaret del në këtë truall në vend të enkelejve. Bëjnë pjesë në mbretërinë Ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti më i fortë i kësaj krahine, Pelioni, përmenden në kohën e kryengritjes së mbretit ilir,Klitit kundër Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Në kohën e luftërave iliro-romake dhe maqedono-romake dasaretët kaluan herë në varësin maqedone e herë atë të mbretërisë ilire deri sa ranë përfundimisht, në vitin 168 p.e.r. nën sundimin romak. Në vitin 148 p.e.r., Dasaretia u përfshi në provincën romake të Maqedonisë, si një bashkësi (koinon) më vete, me qendër qytetin Lyhnid (Ohri). Në kohën e Dioklecianit, shek. III të e.r. u përfshi nën provincën e Epirit të ri. Qytetet tjera të dasaretëve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), si dhe Krysondiona, Gertundi, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, Knidi (ende të palokalizuara).


Fis ilir, banorë të trevës së liqenit Lihnid (i Ohrit). Qyteti Enkelana, vendi i të cilit ende nuk është përcaktuar, duhet të lidhet me këtë fis. Burimet historike i quajnë njëkohësisht enkelejtët edhe si banorë pran gjirit të Rizonit (në grykën e Kotorit). Përmenden në shek. VI-V p.e.r. lidhur me ngjarjet historike si strehimi i Kadmit e Harmonisë që vijnë këtu nga Teba, dhe grabitja e tempullit të Delfit në shek. VI p.e.r. Nuk përmenden më në shek. IV p.e.r., kur në vendin e tyre në ngjarjet e kohës e zënë dasaretët. Në historiografi u është dhënë një rol më i madh ngase dëshmohet prej të dhënave historike. Enkelejtët shquheshin si peshkatarë e konzervues të zotë të peshkut.


Fis ilir, banorë të krahinës Eordea, në rrjedhën e sipërme të Devolloit dhe në trevën e liqenit të Kosturit. Përmenden shpesh në kohën e luftërave romako-maqedone. Më 199 p.e.r. trojet e tyre u shkatruan nga ushtria e konsullit romakSulpici dhe më 171 p.e.r. u përshkuan nga ushtria maqedone e Perseut. Pas pushtimit romak, Eordea u përfshi në krahinën IV maqedone. Nëpër të kalon rruga Egnatia. Qytetet kryesore ishin: Eordea Kele.


Krahinë dhe një nga shtetet e Ilirisë së Jugut, që shtrihej nga malet e Vetëtimës (Akrokeraunet antike) dhe rrjedhja e mesme e Vjosës në Veri, deri në gjirin e Ambrakisë në Jug, dhe nga malet e Pindit në Lindje, deri në brigjet e detit Jon në Perëndim. Emërimi Epir për këtë krahinë (në greqishte do të thotë stere, tokë), ka qenë përdorur në fillim nga autorët grekë si një emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore. vetëm nga fundi i shek. VI p.e.r. ai mori edhe kuptimin të përcaktuar politik. Epiri banohej nga sgumë fise, ndër të cilët më kryesorë ishin tesprotët, kaonët dhe molosët. Me gjith disa veçori të jetës kulturore e politike, këto fise ishin etnikisht të një trungu me ilirët., me të cilët i lidhte gjatë gjithë periudhave të historisë së tyre, një fond i gjerë i përbashkët traditash, që ndryshonin nga ato të Greqisë antike. Në të tretën e fundit të shek. V p.e.r. fiset epirote kishin arritur të organizoheshin në bashkime federative të njohura me emrin koine (bashkësi) të cilat kishin sisteme të ndryshme politike. Koinoni i molosëve sundohej nga mbretër të dinastisë së Aikidëve, ndërsa kaonët dhe tesprotët qeveriseshin nga dy magistart të lartë (prostatë), të cilët zgjidheshin çdo vit nga rrethe aristokratike. Këto bashkësi dolën në skenën e historisë si forma politike më vete në kohën e luftës së Peloponezit (432-404 p.e.r.), kur ushtritë e kaonëve, të tesprotëve dhe molosëve, me sundimtarët e tyre në krye, morën pjesë më 429 p.e.r. në ekspeditën kundër qytetit Strato të Akranonisë, në anën e Spartës. Që nga ajo kohë molosët të sunduar nga Tarypa e pasardhësit e tij filluan të fitojnë epërsi mbi fiset e tjera dhe e vunë Epirin në rrugën e bashkimit të tij ushtarak e politik. U krijua një organizim shtetërorë më i gjerë, i njohur me emrin Lidhja e Molosëve, që përfshinete e popullsi tjera epirote, nën hegjemoninë e fisit që i jepte emrin bashkësisë. Kjo përbënë etapën e parë në procesin e krijimit të shtetit federativ të Epirit. Pas mesit të shek. IV. p.e.r. Lidhja e Molosëve hyri në sferën e ndikimit maqedon, megjithatë sundimatarët e saj e vazhduan politikën e bashkimit të vendit. Zgjerimi i mëtejshëm i lidhjes, sidomos pas përfshirjes në gjirin e saj të koinonit të rëndësishëm të tesprotëve, që u krye në kohën e sundimit Aleksandrit Molos (342-331 p.e.r.), çoi në krijimin e një forme të re shtetërore me karakter gjithnjë federativ, por me përmbajtje të re kushtetuese, e quajtur Aleanca e Epirotëve, në të cilën gjithë pjesmarrësit kishin të drejta të barabarta. Ajo përbënte etapën e dytë në procesin e bashkimit politik të Epirit. Etapa e tretë u realizua në kohën e sundimit të mbretit të dëgjuar epirot, Pirros (307-272 p.e.r.). Pirroja arriti të sundonte për një kohë jo vetëm mbi Epirin, por edhe mbi një pjesë të madhe të Maqedonisë dhe të T në Lindje, si dhe mbi krahinat greke të Ambakrisë, Amfilokisë dhe Akarnanisë në Jug etj. Gjat sundimit të Pirros, shteti i Epirit u bë një nga fuqitë e rëndësishme ushtarako-politike të kohës , që luajti rrol të shënuar në zhvillimin e ngjarjeve në Mqedoni, Greqi e Itali. Pas Pirros shteti monarkik epirot filloi të humbasë fuqinë e mëparshme derisa në kohën e përfaqsueses së fundit të dinastisë së Aikidëve, Deidamesë, në vitet 30 të shek. III p.e.r. u kthye në një bashkim shtetërorë republikan me emrin Lidhja Epirote. Gjat kësaj kohe (232-168 p.e.r.) Epiri kaloi sistuata të vështira, të shkaktuara nga pleksja e interesave të mëdha të kohës: shtetit ilir, atij maqedon dhe Romës. E gjetur në vorbullin e kontradiktave dhe lufërave midis këtyre fuqive Lidhja Epirote nuk qe në gjendje të luaj një rol të dukshëm. Në vitin 167 p.e.r. ajo ra nën sundimin romak dhe pas vitit 148 p.e.r. Epiri u bë pjesë e provincës maqedone, kurse kurse në fund tüe shek. II p.e.r. formonte një provincë më vete. Me reformën administrative të Dioklecianit në fund të shek. III emërtimi Epir ushtri edhe në trevat në Veri të Vjosës, të cilat formuan provincën Epirit i ri; për t'u u dalluar nga kjo, trevat tradicionale të Epirit u quajtën provinca e Epirit të vjetër. Këto emërtime vazhduan të përdoren gjat mesjetës nga autorët eurodit, sipas traditës klasike, ndërsa administrata shtetërore bizantine njihte vetëm themat e Nikopojës dhe të Durrësit. Në trevën e Epirit të Vjetër u shtri nga fillimi i shek. XIII një formacion i ri shtetërorë feudal, i cili për këtë shkak u quajt nga shkenca Despotat i Epirit. Nën ndikimin e autorëve të vjetër dhe të paqartësisë së caqeve teritoriale gjeografike, sidomos autorët humanist të shek. XV-XVI, midis të cilëve edheMarin Barleti, e përdorën termin Epir, pa e dalluar në të Vjetër e në të Ri, për mbarë trevat shqiptare, që në të vertetë përputheshin vetëm pjesërisht me shtrirjen e Epirit. Që nga shekulli XI, lidhur me afirmimin e shqiptarëve si faktor politik, u afirmua dhe u përtgjithësua emri etnik i vjetër Albanon e Arbanon, i trashëguar nga antikiteti ilir. Ishte ky emër që pasqyronte relitetin etnik, i cili u përgjithësua duke përfshirë në shek. XIV një pjesë të trevave të banuara nga një popullsi homogjene etnike, arbëreshët.


Fis ilir që banontene në krahinat veriore të Ilirisë, në shpinë të liburnëve. Në shek. IV p.e.r. u përzien me keltët, Straboni i quan fis ilir kelt. Për një kohë të gjatë në shek. II-I p.e.r. japodët kundërshtuan me armë në dorë pushtuesit romak. Në sulmin e romakëve kundër japodëve dhe ilirëve të tjerë të Veriut më 35 të e.r. ka mbetur si shembull i madh lufta për mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesorë të tyre. Romakët mundën ta pushtonin qytetin vetëm kur u shkatërrua i tëri dhe vranë në luftë të gjith mbrojtësit e tij. Gratë metulase me fëmijët e tyre, për të mos rënë në duart e pushtuesve, u hodhën në zjarrin që diqte qytetin.


Fis ilir, i shpërngulur rreth fillimit të mijëvejeçarit të fundit të p.e.r. në italinë e Jugut. U vendosën në fillim në Gadishullin e Garganos, pastaj në Pulia (Kalabria antike) dhe u ngulën përfundimisht në jug të saj, në hyrjen e ngushticës së Otrantos. Autorët antik emrin e japygëve e kanë përdorur si emërtim përmbledhës për një varg popullsish: mesapët, salentinët, kalabrët, pericezët dhe daunët, që banonin në Pulia. Shpesh emri i japygëve është ngatërruar me mesapët që u vendosën në këtë krahinë më vonë se japygët, por shpejt morën epërsi mbi ta.


Fis ilirqë banonte rreth liqenit të Shkodrës. Përmenden për herë të parë nga Livi gjat luftës së III iliro-romake. Bënin pjesë në mbretërinë ilire të Gentit. qytetet të tyre ishin Shkodra, që ishte edhe kryeqendra e mbretërisë ilire, dhe Meteoni (Meduni i sotëm në Mal të Zi). Labeatët prenë monedha në emër të bashkësisë fisnore, sipas tipit të monedhave të mbretit gent dhe me sa duket me autorizimin e tij.


Fis ilir i shpërngulur rreth fillimit të mijëvjeçarit të fundit p.e.r. në Italin e jugut dhe i vendosur në Apolia dhe Kalabrinë antike. Njoftimet e para historike të sigurta për ta lidhen me luftërat e zhvilluara prej tyre kundër tarentasve nga fillimi i shek. V deri më 335 p.e.r., kur pas ndërhyrjes së Alaksadër Molosit që ishte thirrur për ndihmë nga tarentasit , i lanë me¨njëanë grindjet me këta të fundit për të përballuar gjendjen e krijuar nga rreziku samnit. Në luftën I e II samnite mesapët u renditën në anën e romakëve, ndërsa gjat luftës së III më 299 p.e.r. të shqetësuar nga forca gjithnjë në rritje e Romës, u ndanë nga romakët e u hodhën kundër tyre. Në luftë kundër romës ata, së bashku me lukanët, samnitët e tarentasit, iu drejtuan për ndihmë Pirros dhe qenë të parët që pritën dhe ndihmuan forcat e tij kur ata zbarkuan në brigjet e Italisë në vitin 280 p.e.r. Edhe pse të mundur më vonë nga Roma dhe të detyruar të merrnin pjesë në konfederatën e kryesuar prej saj, mesapët shpeshherë ngrinin krye duke e kundërshtuar me forcë procesin e romanizmit që filloi të thellohej sidomos në fillim të shek. I p.e.r. Gjuha e mesapëve ishte mesaoishtja. Ata kanë lënë një numër mbishkrimesh, studimi i të cilave ka rëndësi për njohjen e ilirishtes.


Grup fisesh ilire që banonin në luginën e sipërme të Aksiosit (Vardari) dhe degëve të tij, duke u shtrirë në Lidje deri te lugina e Srymonit (Struma) në kufi me fise trake, në Perëndim në kufi me dardanët, penestët dhe dasaretët e Ilirisë. Përmenden për të parën herë nga Homeri si aleatë të trojanëve kundër akejve. Në fillim të shek. V p.e.r. u pushtuan nga persët dhe dy fise të tyre me urdhër të Darit u shërngulën në Azi. Në gjysmën e parë të sheku. IV paionët kishin krijuar mbretërin e tyre , një ndër sundimtarët e të cilit ishte Agis. Që nga kjo periudhë historia e paionëve është e lidhur me përpjekjet e vazhdueshme të shtetit maqedon për t'i nënshtruar. Kjo u arrit gjat sundimit të Filipit II dhe sidomos të Aleksandrit të Madh. Megjithatë duke njohur sovranitetin e Maqedonisë, paionët vazhdonin të sundoheshin formalisht nga mbretëria e tyre. Vetëm pas nënshtrimit të plotë nga ana e Lismakut nuk bëhet më fjalë për mbretër paionë. Pas pushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II dhe III, nga të katër provincat autonome të Maqedonisë të krijuar nga pushtuesit. Me riorganizimin administartiv të perandorisë e në kohën e Dioklecianit, Paionia së bashku me pelagoninë formonin një provincë të veçantë të quajtur Macedonia II ose Salutaris.


Fis ilir, banorë të trevës midis Bregut të Matës dhe lumit Aps (Semanit). Në perëndim kufizoheshin me toka e Dyrrahut, në Lindje me dasaretët tek malet Polis-Kamje. Përmenden që më 229 p.e.r. në këtë trevë, duke zëvendësuar emrin e taulantëve, si një bashkësi, në kuadrin e shtetit ilir. Më 229-205 p.e.r. kalojnë në varësinë e Romës, të shtetit ilir të Skerdilaidit dhe Maqedonisë. Më 205 ngritën krye kundër sundimit maqedon dhe u rikthyen në shtetin ilir, deri më 172 p.e.r., kur i pushtoi përfundimisht Roma. Më 48 dhe 39 p.e.r. ngritën krye kundër sundimit romak, por u shtypën egërsisht. Një parthin Asin Epikadi, organizoi një komplot për rrëzimin e Oktavian Augustit në Romë. Hyjnia kryesore ishte Zeusi Parthin (Jupiter Parthinus). Qytetet më të përmendura ishin Partha e Brysaka. Ndër qendrat qytetare të parthinëve duhet të kenë qenë ato ku janë rrënojat e sotme të në Zgërdhesh, Dorëz, Përsqep, Belsh, Berat e Babunjë.


Fis ilir, banorë të krahinës Penestia në luginën e sipërme të Drinit të Zi e rreth saj. Përmenden për herë të parë më 170-169 p.e.r. dhe luajnë një rol të rëndësishëm në luftën III romako-maqedone. Treva e penestëve përfshihej në mbretërinë ilire. Më 169 p.e.r. Perseu për t'u lidhur me mbretërinë ilire, hyri në toka t e Penestëve, pushtoi qytetet e tyre dhe dëboi këndej garnizonet romake. Në trojet e penestëve kishte 14 qytete e kështjella, prej të cilave njihen me emrin Uskana, që ishte edhe kryeqendra e krahinës, Oeneu dhe Draudaku. Pas vitit 168 p.e.r. emri i penestëve e i qyteteve të tyre nuk përmenden më.


Fis ilir, banorë të krahinës së sotme të Matit e të Mirëditës. Deri më 168 p.e.r. bënin pjesë në Mbretërinë Ilire dhe përmenden nga Livi ndër fiset që mbetën të pavaruara pas shkatërrimit të saj nga romakët. Pavarësinë e ruajtën edhe në vitin 54 p.e.r. kur Cezari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitet 6-9 morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqejen e Batos së Desidistëve dhe ishin ndër të fundit që u nënshtruan. për herë të fundit përmenden në shek. II të e.r. nga Ptolemeu. Pirustët përmenden si minatorë dhe për punimin emetaleve, e sidomos të bakrit. Në një mbishkrim të shek. III të e.r. përmendet një fsaht i pirustëve, të shperngulur nga romakët në zonat minerare të Dakisë.

Fis ilir, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni (Vlora) deri në Dyrrah. Përmenden si fqinjë të Dyrrahut që nga shek. VI p.e.r. me qendrat e tyre Adria dhe sesaret. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnë përkohësisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Në shek IV u paraqitën si një bashkësi më vete në përbërjen e mbretërisë ilire: në vitin 335 p.e.r. morën pjesë në luftën e Peilonit kundër Aleksandrit të Maqedonisë. Pas kësaj mbreti i tyre Glaukia u vu në krye të mbretërisë ilire, si themekues i një dinastie të re, duke pasur klitin, përfaqsuesin e fundit të dinastisë së bardhylit. Gjat luftërave të mbretërisë ilire kundër Romës emri i Taulantëve nuk përfillet në burimet. Në tokatm e tyre përmendet një fis tjetër , ai i parathinëve. Për herë të fundit taulantët shfaqen në kryengritjen kundër perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anë të mercenarëve got. Një tjetër fis me emrin taulant ka banuar në jug të lumit Narenat (Neretva), si fqinjë mne dalmatët dhe pyrejt. U pushtuan nga Roma më 168 dhe bënë kryengritje më 35. p.e.r. 

Also on Fandom

Random Wiki