Wikia

Kosova Wiki

Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe

Talk0
22,399pages on
this wiki


Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe Edit

This was restored from archive.orgEdit

http://web.archive.org/web/20071004154824/http://sq.wikipedia.org/wiki/Fjalor_i_Gjuh%C3%ABs_s%C3%AB_Sotme_ShqipeEdit

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë Fjalori i gjuhës së sotme shqipe - Tiranë 1980 është një përmbledhje e thesarit të fjalëve të gjuhs shqipe gjer në vitin 1980 dhe është botuar në Tiranë. Ky punim është bërë nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë të Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë dhe ka rreth 41 000 fjalë. Edit

Fjalori i gjuhës së sotme shqipe është vepër kolektive e punonjësve të Sektorit të Leksikografisë dhe Sektorit të Kulturës së Gjuhës e të Terminologjisë të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë. parimet e tija teorike janë hartuar nga prof. Adrokli Kostallari, i cili ka bërë edhe përpunimin tërësor e redaktimin përfundimtarë të gjithë Fjalorit. Përpunimi e redaktim i pjesëve përkatëse është bërë ga bashk. vj. shk. Jani Thomaj dhe nga bashkëpuntorët shkencorë Xhevat Lloshi e Miço Samara. Nga hartuesit janë punuar fjalët e shkronjave të veçanta ose të disa shkronjave. Për ndërtimin e kartotekës së Leksikut të Shqipes dhe për një varg detyrash që i paraprinë hartimit të këtij fjalori kanë punuar edhe ish-punonjësit e Sektorit të Leksikologjisë e të Leksikografisë bashk. vj. shk. Anton Krajni, bashk. vj. shk. Pashko Geci, bashkëpunëtorë shkencorë Vaskë Milkani, Myrteza Kazadej e Sofokli Gjermeni. Detyra të veçanta teknike janë kryer nga bashk. shk. Palok Daka e Nikoleta Cikuli

Për Fjalorin kanë punuar edhe punonjësit e sektorëve të tjerë gjuhësorë të Institutit, ndër të cilët një ndihmë të çmuar ka dhënë prof. Eqrem Çabej me një varg sqarimesh etimologjike; për terma të gramatikës e të fonetikës kanë ndihmuar prof. Mahir Domi, bashk. vj. shk. Spiro Floqi, doc. Anastas Dodi dhe bashkëpunëtorët shkencorë Menella Tatoni, Enver Hysa, Seit Mansaku. Gjatë hartimit të Fjalorit janë bërë këshillime për termat e fushave të ndryshme me institucionet shkencore të Akademisë së Shkencave, me fakultetet e Universitetit të Tiranës, me institutin e Studimeve Marksiste-leniniste pranë KQ të PPSh, me disa katedra të Shkollës së Lartë të Partisë V. I. Lenini me Akademinë Ushtarake, me Institutin e Studimeve Pedagogjike, me Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor, si edhe me specialistë të veçantë. Një ndihmë të cilësuar për shpjegimin e mjaft termave të shkencës e të teknikës kanë dhënë sidomos prof. Kolë Paparisto, prof. Luan Omari, prof. Zija Xholi, prof. Arben Puto, prof. Hekuran Mara, prof. Deko Rusi, prof. Bujar Hoxha, prof.Hasan Banja, prof. Menella Karajani, prof. Muharrem Frashëri, bashk. vj. shk. Ndoc Rakaj, doc. Aleko Minga, doc.Mina Naqo, prof.Sotir Kuneshka, doc.Skënder Koja, prof. Padi Geço, doc Mevlan Kabo, doc.Temo Mandili, prof. Islam Zeko, bashk. vj. shk.Koço Bihiku, bashk. vj. shk. Jorgo Bulo, prof. Zihni Sako, prof.Alfred Uçi, bashk. vj. shk. Qemal Haxhihasani, Sotir Temo, Ismet Hizmo. Për një varg huazimesh hartuesit janë mbështetur edhe te dorëshkrimi i fjalorit të Tahir Dizdarit Orientalizmat në gjuhën shqipe. Fjalori është shqyrtuar disa herë në grupe të tjera gjuhëtarësh e në Këshillin Shkencor të Institutit; këto shqyrtime kanë ndihmuar për të bërë një varg përmirësimesh në dorëshkrimin e parë. Një ndihmë të veçantë kanë dhënë me vrejtet e me sugjerimet e tyre recensentët prof. Mahir Domi dhe bashk. vj. shk. Jorgji Gjinari. Vërejtje dhe sugjerime të dobishme janë bërë edhe nga Seksioni i Shkencave Shoqërore e nga Këshilli i Botimeve i Akademisë së Shkencave, i kryesuar nga prof. Aleks Buda. Grup hartues i ka mirëpritur të gjitha këto vërejtje e këshillime dhe është përpjekur edhe në fazn e fundit të punës ta përmirësojë Fjalorin nga disa anë .

http://

Edit

  1. ^

http://

Edit

çakëire

Around Wikia's network

Random Wiki