Fandom

Kosova Wiki

Gunter Verheugen

22,418pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Gunter Verheugen (lindi më 28 prill 1944 në Bad Kreuznah, Gjermani) është anëtarë i komisionit Bashkimit Evropian për zgjerimin, politikan evropian nga Gjermania.

Pasi shërbeu për dy vjet si stazhier për gazetën "Neue Rhein-Neue Ruhr-Zeitung" (lexo: Noje Rajn-Noje Ruhr Cajtung) ai studjoi histori, sociologji dhe politikë në Kolonjë dhe Bon nga viti 1965 deri më 1969.

Në fillim të karrierës së tij Verheugeni ishte kreu i seksioneve të marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Brendshme të Federalës Gjermane nga viti 1969 deri më 1974. Pastaj ai u emërua kreu i Njësisë së Analizave dhe Informacionit në Zyrën e Jashtme Federale, një funksion që ai e mbajti deri më 1976.

Nga viti 1977 deri më 1978 Verheugeni ishte Administrator Federal i Partisë së Lirë Demokratike (FDP) dhe nga viti 1978 deri më 1982, Sekretar i Përgjithshëm i FDP-së.

Më 1982 ai u largua nga FDP-ja për t'u bashkuar me Partinë Social-Demokratike (SPD) të qëndrës të Gjermanisë. Nga viti 1983 deri më 1999 ai ishte anëtar i Kuvendit Federativ gjerman dhe si i tillë shërbeu në shumë komitetete të ati kuvendi: Komiteti për Çështjet e Jashtme (1983-98); Kryetar i Komitetit të Posaçëm të BE-së (1992); dhe anëtar i Komitetit për Çështjet e Jashtme (1994-97).

Si anëtar i SPD-së, Verheugeni shërbeu si zëdhënës i Ekzekutivit Kombëtar të SPD-së nga (1986-87); administrator federal i partisë (1993-95); zëvendëskryetar i SPD-së, Grupit Parlamentar për Politikën e Jashtme, të Sigurisë dhe Zhvillimit (1994-97); dhe anëtar i Ekzekutivit Kombëtar të SPD-së (1997).

Verheugeni shërbeu gjithashtu si kryeredaktor i gazetës "Vorwärts" (lexo:Forvearts) të SPD-së nga viti 1987 deri më 1989 dhe si kryetar i Këshillit të Transmetimit Radiofonik "Deutsche Welle" (lexo:Dojçe Vele) nga 1990 deri më 1999.

Më 1997, ai u zgjodh kryetar i Këshillit Ndërkombëtar Socialist për Paqe, Siguri dhe Çarmatim. Më 1998 ai u emërua minister i shtetit në Zyrën e Jashtme Federale, një funksion të cilin ai e mbajti deri në shtator 1999, kur u zgjodh anëtar i Komisionit Evropian, përgjegjës për zgjerimin.bg:Гюнтер Ферхойген ca:Günter Verheugen cs:Günter Verheugen da:Günter Verheugen de:Günter Verheugen en:Günter Verheugen eo:Günter Verheugen es:Günter Verheugen et:Günter Verheugen fi:Günter Verheugen fr:Günter Verheugen ga:Günter Verheugen hu:Günter Verheugen it:Günter Verheugen nl:Günter Verheugen no:Günter Verheugen pl:Günter Verheugen pt:Günter Verheugen ro:Günter Verheugen sv:Günter Verheugen

Also on Fandom

Random Wiki