Fandom

Kosova Wiki

Historia e Britanisë së Madhe

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

[[Figura:Sadler, Battle of Waterloo.jpg|300px|thumb|Beteja e Waterloos]]

Anglia dhe Skocia ekzistonin si vende të ndara sovrane dhe të pavarura me monarkët e tyre dhe struktura politike qysh nga shekulli i 9-të . Principata, dikur e pavarur, e Uellsit ra nën kontroll të monarkëve Anglez nga Statuti i Rhuddlanit më 1284, por u aneksua formalisht ose u "bashkua" me Anglinë nën dy "Ligjet e Uellsit" të vitit 1535 dhe 1542. Edhe pse Mbreti Skocez, James VI, u bë edhe mbreti i Anglisë më 1603, duke krijuar kështu "union personal" mes dy mbretërive, Anglia (me gjithë Uellsin) dhe Skocia mbetën të ndara deri kur Traktati i Unionit u pranua një shekull më vonë dhe u vë në zbatim nga "Aktet e Unionit 1707". Aktet e Unionit, të miratuara nga Parlametet e Anglisë dhe Skocisë respektivisht, krijuan një union politik në formën e një Mbretërie të Bashkuar të Britanisë së Madhe.[1] Akti i Unionit 1800 bashkoi Mbretërine e Britanisë së Madhe me Mbretërinë e Irlandës, e cila gradualisht ishte vënë nën sundimin Anglez mes viteve 1541 dhe 1691, duke formuar kështu Mbretërinë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës më 1801.[2]

thumb|300px|Perandoria Britanike u bë perandoria më e madhe në histori

Gjatë shekullit të ardhshëm Britania e Madhe luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e ideave perëndimore të Demokracisë Parlamentare si dhe duke bërë kontribute të rëndësishme në Literaturë , Art dhe Shkencë.[3] Revolucioni Industrail i drejtuar nga Britania e Madhe transformoi vendin. Gjatë kësaj periushe, ashtu si edhe Fuqitë e tjera botërore , Britania e Madhe u angazhua në eksplotime koloniale, përfshirë tregtimin e skllavëve, megjithëse miratimi i Aktit të tregtimit të skllavëve i vitit 1807 e bëri Britaninë e Madhe vendin e parë në botë që ndalonte tregtimin e skllavëve.

Pas humbjes së Napoleonit në "Luftërat Napoleonike", Brtiania u bë fuqia kryesore detare e shekullit të 19-të. Në majë të saj, Perandoria Britanike kontrollonte territore të mëdha në Azi, Afrikë, Oqeani dhe Amerikë .

Në fund të "Erës Viktoriane" Britania e Madhe humbi lidershipin e saj industrial, veçantërisht tek Perandoria Gjermane, e cila e kaloi Britaninë në prodhimin industrial dhe tregti në vitet e 1890-ta, dhe tek Shtetet e Bashkuara. Britania mbeti fuqi e lartë dhe perandoria e saj arriti madhësinë maksimale në vitin 1921, duke marrë mandatin e Ligës së Kombeve nga ish kolnitë Gjermane dhe Otomane pas Luftës së Parë Botërore.

Tensionet në Irlandë çuan deri te ndarja e Ishuli më 1920, përcjellë nga pavarsia e "Shtetit të pavarur Irlandez" më 1922. Gjashtë nga nëntë komunat e krahinës Ulster mbetën në Britaninë e Madhe, të cilat pastaj ndryshuan emrin nga "Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës" në "Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore" më 1927.[4]

Pas Luftës së Parë Botërore, rrjeti i parë transmetues internacional, BBC, u krijua . Në vitin 1924 Lëvizja laburiste, e cila po forcohej qysh më 1890, formoi qeverinë e parë laburiste. Britania luftoi Gjermaninë NazisteLuftën e Dytë Botërore, me aleatët e saj të Kommonwealthit, përfshirë këtu Kanada, Australia, Zelanda e Re, Afrika Jugore dhe India, më vonë duke u bashkuar me aleatë të tjerë si Shtetet e Bashkuara. Lideri i kohës së Luftës Uinston Churchill dhe pasardhësi i kohës së paqes Clement Atlee ndihmuan në krijimin e botës post-luftë si pjesë e "Treshes së Madhe" . Lufta e Dytë Botërore e la Britaninë financiarisht të dëmtuar. Marrjet hua gjatë Luftës së dytë botërore nga Kanada dhe Shtetet e Bashkuara ishin të shtrenjta ekonomikisht por, së bashku me "Ndihmat Marshall" të post-luftës , Britania e Madhe nisi rrugën e shërimit.

Perandoria BritanikeEdit

Artikulli kryesor: Perandoria Britanike

"Shtatë vitet e luftës", që filluan më 1756, ishte lufta e parë me përmasa botërore, e luftuar në Europë, Indi, Amerikë Veriore, Karaibet, Filipinet dhe pjesa bregdetare e Afrikës. Nënshkrimi i "Traktatit të Parisit (1763)" ka pasur konsekuenca të rëndësishme për Brianinë dhe perandorinë e saj.

Shih dhe këtëEdit

Burime të dhënashEdit

  1. "The Treaty (or Act) of Union, 1707". http://personal.pitnet.net/primarysources/act.html. Retrieved 2006-05-15. 
  2. "The Act of Union". Act of Union Virtual Library. http://www.actofunion.ac.uk/actofunion.htm#act. Retrieved 2006-05-15. 
  3. Ferguson, Niall (2003). Empire: The Rise and Demise of the British World Order. Basic Books. ISBN 0-465-02328-2. 
  4. "The Anglo-Irish Treaty, 6 December 1921". CAIN. http://cain.ulst.ac.uk/issues/politics/docs/ait1921.htm. Retrieved 2006-05-15. 
Template:Stampa:Evropa-histar:تاريخ المملكة المتحدة

bg:История на Обединеното кралство ca:Història del Regne Unit de la Gran Bretanya i Irlanda del Nord cs:Dějiny Spojeného království cy:Hanes y Deyrnas Unedig de:Geschichte des Vereinigten Königreiches en:History of the United Kingdom es:Historia del Reino Unido eo:Historio de Unuiĝinta Reĝlando fr:Histoire du Royaume-Uni gl:Historia do Reino Unido ko:영국의 역사 hr:Povijest Ujedinjenog Kraljevstva it:Storia del Regno Unito he:היסטוריה של הממלכה המאוחדת la:Historia Britanniae et Hiberniae nl:Geschiedenis van het Verenigd Koninkrijk ja:イギリスの歴史 no:Storbritannias historie pt:História do Reino Unido simple:History of the United Kingdom sk:Dejiny Spojeného kráľovstva sl:Zgodovina Velike Britanije sv:Storbritanniens historia th:ประวัติศาสตร์ของหมู่เกาะอังกฤษ tr:Birleşik Krallık tarihi yi:היסטאריע פונעם פאראייניגטן קעניגרייך zh:聯合王國歷史

Also on Fandom

Random Wiki