Fandom

Kosova Wiki

Historia e Prishtines

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Toponomastika ende nuk e ka shpjeguar prejardhjen e emrit Prishtinë. Ekzistojnë disa hipoteza të bazuara në etimologji, por që nuk hedhin dritë përfundimtare në këtë çështje. Ekzistojnë disa supozime që mbështeten në burimin ilir të fjalës, apo në atë latin ( pristinum- “e dikurshme“).Ka autorë që e përmendin zhupaninin shpatë-mbajtës (macherario zuppano) me emrin Prishtina që gjendet në një dokument të knezit kroat Mutimirit nga viti 892. Kjo nuk dëshmon më shumë se ekzistimin e një antroponimhi në mesjetën e hersme. Por, ka autorë që nisen prej asaj që emri Prishtinë do të ketë qenë emër i ndonjë personaliteti.Të gjitha shpjegimet etimologjike janë ende hipotetike.Prishtina me këtë emër përmendet në mesjetë, mirëpo gjurmët e vendbanimeve arekeologjike rreth asaj shtrihen që nga neoliti, sikurse ato rreth lumit Graçanka, që supozohet të kenë vjetërsinë 6000-vjeçare. Shenja dalluese e kësaj periudhe është vendgjetja neolitike në afërsi të „Tjerrtores" së Prishtinës, statueta e ulur - që përdoret si simbol i qytetit të Prishtinës - dhe figurinat tjera me qeramikën plastike.Venbanime të periudhës së hershme të hekurit janë gjetur edhe përgjatë Taukbashçes dhe shkollës normale, në gjithë kompleksin deri te bazeni i Gërmisë, ku vërtetohen edhe vendbanimet e para ilire në rrethin e Prishtinës. Në afërsi të Prishtinës ka qenë njëri nga vendbanimet më të rëndësishme në regjion, Ulpiana romake, e ngritur në themelet e një vendbanimi ilir, që më vonë pas një tërmeti katasrofal që goditi Dardaninë, u ngrit në një nga qendrat më të mëdha bizantine në mesjetën e hershme me emrin „Justiniana seconda“. Këtë e ka ngritur perandori i madh romano-bizantin Justiniani, në shek. VI.Ndërsa, në mesjetën e hershme Lipjani luante rolin e një kështjelleje kufitare të Bizantit me Serbinë.   Vendgjetja e parë arkeologjike me kulturë materiale sllave në Kosovë (tek.Shek. X-XI) është gjetur në fshatin e ngjitur me Prishtinën, Matiçanin. Ndër vizitorët e rëndësishëm të Prishtinës përmendet edhe perandori i ikur bizantin Joan Kantakuzeni. Më vonë Prishtinën e vizitoi edhe Feliks Petançiqi, diplomat dubrovnikas dhe i deleguari në oborrin e mbretit hungarez Vladisllavit II, I cili në shek. XVI thotë se Prishtina është një vend i begatshëm. Prishtina në këtë kohë ishte qendër e njohur tregtare, sidomos me metale fisnike. Në Panagjyrin tradicional të Prishtinës mund të gjendeshin mallra nga i tërë Ballkani dhe Italia, ndërsa në afërsi të qytetit përmenden edhe lojërat kalorsike mesjetare.. Më vonë Prishtinën si një vendbanim me 8 mijë banorë e përmendi edhe udhëpërshkruesi Feliks de Bozhur, ndërsa diplomati francez Antoan Bas, me 1812, tregon se në Prishtinë mbahen dy panagjyre vjetore në të cilat marrin pjesë tregtarët nga Bosnja, Selaniku, Edrenja, Shkodra etj që sillnin prodhime edhe nga Smirna dhe Alepi, nga Venediku dhe qytetet gjermane…Baroni Gamer, ndërkaq, thotë se Prishtina është qyteti më i madh që nga Sarajeva deri në Selanik, me nja 12 mijë banorë.   Dy zjarre të mëdha e dëmtuan shumë Prishtinën në shek. XIX. Atë e shkatërruan dhe i ndërruan shumëçka nga karakteri i mëparshëm dy luftrat ballkanike dhe ajo e Parë Botërore. Si fakt historik interesant mund të përmendet edhe ai se Prishtina, më se një shekull, pas gjysmës së shek. XVII, ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare Gjini. Që nga viti 1809 kjo familje kishe organizuar si një lloj ekspozite familiare, një lloj muzeu unik që ka funksionuar deri më 1912. Do përmendur se bërthama e vjetër e qytetit, me Bezistanin, Xhaminë e Llokaqit (shek. XVI), Kishën katolike, Sinagogën dhe Qarshinë e vjetër, u shkatërrua përfundimisht nën pushtetin komunist në vitet e pesëdhjeta.

Also on Fandom

Random Wiki