Fandom

Kosova Wiki

ILIRIA

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

I L I R I A Trevë në pjesën perëndimore të Ballkanit antik, e banuar nga ilirët. Përmendet për herë të parë në gjysmën e dytë të shek. IV p.e.r. nga demosteni si fqinjë perëndimore e Maqedonisë. Me formimin e mbretërisë Ilire emri Ilir mori edhe kuptimin e ngushtë politik. Në Veri kufizohej me Panoninë në Sava; në lindje me Mezinë, Dakinë e Trakinë në luginat e lumenjëve Timak (Ibër), Marg (Moravë) dhe Aks (Vardar); në Juglindje me Maqedoninë në rrjedhën e sipërme të Haliakmonit; në Jug me Epirin në malet e Akrokerauneve (malet e vetëtimes) dhe luginën e sipërme të Aosit (Vjosës). Ndahej në Ilirinë e Veriut dhe në të jugut në kufi me lumin Narone (Neretva). Kishte mjaft krahina, më kryesoret e të cilave ishin: Liburnia, Dalmatia, Autara, Dardania, Ardia, Labia, Partha, Penestia, Pajonia, Lynku, Dasaretia, Atintania etj.Në shek. IV-III p.e.r. pjesa më e madhe e saj përfshihej në shtetin ilir nën emrin Mbretëria ilire. Pas luftërave ilire-romake të viteve 229-28, 219 dhe 168 një pjesë e Ilirisë së Jugut u pushtua nga romakët dhe më 149 p.e.r. u fut në përbërjen e provincës së Maqedonisë. Pjesa Veriore me emrin Ilirik u krijua si provincë më vete nga Cezari dhe u vendos nën kontrollin e senatit që e qeveriste nëpërmjet konsujve. Gjat sundimit të Augustit kaloi nën kontrollin e drejtëpërdrjetë të perandorit dhe qeverisej nga një legat i tij. Pas kryengritjes së viteve 6-9 të e.r. Iliriku u riorganizua dhe u nda në dy provinca: të Dalmacisë dhe të Panonisë. E para përfshinte tokat në veri të Matit deri në lumin Arsia të Istries, e dyta tokat në veri të Dalmacisë e deri në Danub. Dardania u fut në fillim në provincën e Mëzisë së sipërme dhe pastaj u bë provincë më vete. Iliriku mori kuptim më të gjerë në kohën e sundimit të Dioklecianit, duke përfshirë tërë Ballkanin, me përjashtim të Trakisë me 7 provinca në përbërje të një prefekture. Në përdorim si emërtim administartiv Iliriku e humbet pak nga pak kuptimin etnik dhe pas shek. VI nuk përdoret si emër bashkëkohor.



http://members.home.nl/islami/shqip/iliria.htm

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Also on Fandom

Random Wiki