Fandom

Kosova Wiki

Instituti i Statistikës

22,418pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Para krijimit të shtetit shqiptar më 1912 shërbimi statistikor nuk ekzistonte. Në vitin 1924 për herë të parë ekzistonte një zyrë statistikore që mbante evidenca të ndryshme ekonomike pranë Ministrisë së Botorës (mirëmbajtjes së rrugëve) dhe Bujqësisë. Veprimtaria e kësaj zyre kufizohej në inventaret bujqësore që përfshinin numrin e bujqëve dhe llojin dhe sasinë e shfrytezimit te tokës me bime bujqesore e blegtorale, si dhe ne disa statistika te cekta mbi industrine, tregetine, eksport-importet e çmimet.

Për herë të parë shërbimi statistikor në Shqipëri është institucionalizuar me Dekretin nr. 121, dt. 8/04/1940. Sistemi statistikor në shtetin Shqiptar është themeluar me Vendimin nr. 35, dt. 13/01/1945 me krijimin e Drejtorisë së Statistikës të atashuar pranë Këshillit të Ministrave. Më vonë kjo drejtori kaloi nën varësinë e Komisionit të Planit të Shtetit. Sot ky sistem është organizuar në formën e një instituti të veçantë nën varësinë e Këshillit të Ministrave.

Shërbimi statistikor në Republikën e Shqipërisë realizohet nga:

- Instituti i Statistikës (INSTAT).

- Drejtoritë e statistikës në rrethe.

- Drejtoritë(departamentet) e statistikës në ministri dhe institucione të tjera qëndrore.

- Zyrat e gjëndjeve civile si dhe nga persona juridike e fizike.


Lidhje të jashtme Edit

http://www.instat.gov.al/

Also on Fandom

Random Wiki