Fandom

Kosova Wiki

Jup Kastrati

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Jup Kastrati lindi në Shkodër, më 15 prill 1924. U shkollua në Shkodër, më 1942 studioi pak kohë në Liceun Shkencor "Galileo Ferraris" në Torino. U kthye shpejt në Shqipëri.

Gjatë pushtimit italian, si antifashist, ka qenë i persekutuar, i burgosur, i internuar në "Campo Concetramento", në kodrat e Tepes në Shkodër, pastaj është mbajtur si peng në Kosovë, në burgun famëkeq të Prizrenit gjatë muajve korrik-shtator 1943. Pas çlirimit ka kryer studimet e larta në fakultetin e filologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Tema e tij e diplomës titullohet: "Kontribute për studiumin e Ndre Mjedes" më 1958. U bë Doktor i Shkencave Filologjike më 1982 me dizertacionin "Historia e gramatologjisë shqiptare" (1935-1944) me 1500 faqe daktilografike. Më 1987 i është akorduar titulli Profesor.

Juo Kasapi ka shërbyer në arsim 47 vjet (1946-1993) nga të cilat 37 vjet në shkollën e lartë. Është një nga themeluesit e Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, më 2 shtator 1957, dhe ka punuar shumë për themelimin e Universitetit të Shkodrës. Është dekoruar me urdhrat "Mësues i Popullit" si dhe "Mjeshtër i Madh i Punës". Ka qenë shef i Katedrës së gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës më 1973-1990.

Jup Kastrati ka mbajtur ligjerata shkencore në universitetet e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Kalabrisë, Napolit, Salernos, Peruxhias, Nju Jorkut, etj. Është autor i shumë librave. Brenda viteve 1956-1999 ka botuar 35 libra.


Veprat Edit

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.