Fandom

Kosova Wiki

Kanuni

22,420pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Kanuni është ligj apo përmbledhje e ligjesh normash të pashkruara, të trashëguara brez pas brezi, që pasqyrojnë gjendjen ekonomike-shoqërore të periudhave të kaluara dhe që në kohën e vet mbronin interesat e klasave e të shtresave të caktuara shoqërore si dhe tërësia e normave të së drejtës zakonore [1]. Prejardhja e termit “Kanun”siç dihet , ka ngjallur diskutime ndërmjet autorëve të ndryshëm shqiptarë. At Gjergj Fishta në parathënien dinjitoze të Kanunit të Lekë Dukagjinit shprehet se “rrjedh nga greqishtja e vjetër “Anon” që u përhap edhe në gjuhë të tjera”.

Historiani Kriste Frashëri mendon se termi “kanun” është me origjinë bizantine, rrjedh nga “Kanon”.

Autorë të tjerë thonë se në Shqipëri ky term hyri nëpërmjet turqishtes “kanun” e “Kanuname”.

Pavarësisht se nga se rrjedh ky term e si u përhap në Shqipëri është fakt i pamohueshëm se termi u pranua në të gjitha variantet e kanuneve shqiptare deri në Kosovë.

Termi “Kanonizma” është përdorur në aktin e Komitetit të Fshehtë të Manastirit “Për lirinë e Shqipërisë” të themeluar në vitin 1865.

Gjithashtu termi “Kanon” është përdorur nga qeveria e Vlorës ne aktin e quajtur “Kanoni i Zhurisë” (10 maj 1913). Është e vërtetë se në popull përdoreshin fjalët “shart”, ²adet², “zakon” por edhe këto janë me origjinë të huaj e dallohen parimisht nga normat juridike të së drejtës zakonore.

Para botimit të Kanunit të Labërisë u shfaqën mendime të mos titullohej me termin kanun, por të vihej: ”Zakonet juridike të Labërisë” ose “Përmbledhje zakonesh të Labërisë”.

Natyrisht, secili variant ka argumente pro dhe kundër. Por gjithsesi autori, pas edhe konsultimesh me specialiste të tjerë, përfundimisht mbështeti variantin që të titullohet Kanuni i Labërisë për këto arsye kryesore:

Së pari, derisa termi “Kanun” është njohur e pranuar në Malësitë e Veriut e deri në Kosovë dhe në aktet e Qeverisë së Vlorës është disa herë më shumë i pranueshëm edhe për Kanunin e Labërisë, ku ndikimet e kulturës greke bizantine e të osmanëve turq kanë qenë më të ndjeshme .

Së dyti, ruajtja e termit “kanun” tregon edhe për unitetin e së drejtës zakonore të shqiptarëve, pavarësisht nga veçoritë e dallimet vendore të tyre.

Së treti, është teorikisht më i bazuar termi kanun po të kemi parasysh përmbajtjen e tij.

Kanuni paraqitet si tërësi e normave juridike, rregullave të sjelljes, të pashkruara, të vendosura në kohë të ndryshme e të përcjella në traditën gojore nga njëri brez tek tjetri dhe që shërbejnë për rregullimin e marrëdhënieve juridike në mes njerëzve, në fusha të ndryshme të jetës, zbatimi i të cilave sigurohet sipas traditës nga vetë bashkësia e njësisë së vetëqeverisjes vendore, pa forcën e shtetit.

Pranimi i titullit “Zakonet e Labërisë” do të nënkuptonte që të përfshihen në punim jo vetëm ato që kanë karakter juridik, por të gjitha zakonet pa përjashtim, çka ndryshon krejtësisht përmbajtjen e botimit dhe qëllimet e tij.

Përsa i takon emërtimit ²e drejta dokesore², nuk e kemi parë të arsyeshme ta pranojmë, sepse në Labëri nuk njihet e nuk përdoret ky term.

Së fundi, me botimin e “Kanunit të Labërisë” krijohen hapësira të gjera për studiuesit shqiptarë e të huaj , që të bëjnë hulumtime e studime shkencore krahasuese me kanunet e tjerë se çfarë kanë të përbashkët e çfarë i dallon dhe të nxjerrin në dritë vlerat kulturore të Labërisë.


Burim i të dhënaveEdit

  1. Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980

de:Kanun

fr:Kanoun

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.