Wikia

Kosova Wiki

Komuna e Gjakovës

Talk0
22,400pages on
this wiki

Template:KUTIAGjakova


Gjakova është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës në pozitën gjeografike 42.39° veri, 20.43° lindje. Qyteti shërben si qendër administrative për komunën me të njëjtin emër. Zanafillën e ka qysh nga shekulli i XV kur u bë qendër e njohur zejtare e tregtare me emrin Jakovë.

Sot Gjakova shtrihet në mes të kodrës së Çabratit në perëndim, përroit Llukac në lindje dhe lumit Erenik në jug dhe jug-perëndim. Përroi Krena e përshkon përmes qytetin. Popullsia është rreth 115,000 banorë.

Historia Edit

Toka ku filloi qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, prifti e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e qytetit, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.

Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Pazari i Madh ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanaleve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Gjenerali i Portës së Lartë Maxhar Pasha u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së Abdullah Pashë Drenit.

Pazari i madh u dogj gjatë Luftës së Kosovës por tani më është rindërtuar. Ndërsa biblioteka e Xhamisë së Hadumit u djeg gjatë natës së dytë të sulmeve ajrore të NATO nga forcat paramilitare Serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.


Artikulli kryesor Zinxhiri Gjakovar

Gjeografia Edit

Ekonomia Edit

Para luftës ishin të njohura këto degë të ekonomisë:

  • Industria e përpunimit te lëngjeve "Ereniku"
  • Industria e metaleve "Metaliku"
  • Industria e tekstilit "Emin Duraku"
  • Industria e ndërtimit "Dugagjini"
  • Sipërmarrja tregtare "Agimi"
  • Kombinati "Virgjinia" për mbledhjen e duhanit
  • Fabrika e elektromotorëve "Elektromotori"
  • Fabrika e Tullave “IMN”

Gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar Gjakova ka pas ngecje në zhvillimin ekonomik. Disa prej arsyeve janë dobësimi i zonave fshatare që gravitojnë në Gjakovë për shkak të shpërnguljeve në pjesët tjera të Kosovës, ngecjeve në privatizim dhe lidhjeve të dobëta komunikuese me veriun e varfër të Shqipërisë.

Demografia Edit

Shiko : Lista e ardhacakëve - Gjakovë

Popullsia e qytetit vlerësohet rreth 105.000 banorë. Numri i banorëve është rritur ndjeshëm për shkak të shpërnguljeve në qytet me rastin e shkatërrimit të fshatrave gjatë luftës. Tani {2006}, llogaritët që komuna të ketë një popullsi rreth 153,000 banorë.

Gjatë viteve 1918-1941, sipas dokumentev të Dr. Millovan Obradoviqit të presantuara në librin "Reforma Agrare dhe kolonizimi i Kosovës 1918-19412" në Gjakovë dhe fshatrat përreth saj, janë vendosur rreth 2000 familje serbo-malazeze. Në qender të qytetit janë vedndosur 26 familje, ndërsa në fshatrat e për rreth pjesa tjetër.

Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Egjiptas, Ashkali  % Romë  % Total
1991 regj. 142,000 98 3,000 2 n/r n/r 145,000
Janar 1999 142,000 98 3,000 2 n/r n/r 145,000
2006 143,300 95,5 6 6000 4 700 0.4 153,000
Të dhënat janë të para llogaritura
Ref: osce

Kultura dhe ArsimiEdit

thumb|right|Gjakova thumb|right|Gjakova natën Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990 - 1999, komuna e Gjakovës ka pasur 7 biblioteka publike me gjithsejtë 105. 443 libra. Biblioteka kryesore në Gjakovë ka pasur 42.193 libra, ndërsa degët në Skivjan, Rogovë, Biztazhin, Ponoshec, Brekoc dhe Cërmjanë kanë pasur 63.250 libra. Sot (tetor 1999), Gjakova ka 5 biblioteka publike me gjithsejt 83.061 libra. "Dora e zezë" serbe ka zhdukur dy degë në Cërmjan dhe Brekoc dhe ka dëmtuar librat e bibliotekave të tjera në një numër prej 22.382 librash.

Gjakova ka katër shkolla të mesme, shkollën e muzikës "Prenk Jakova" si dhe Fakultetin e Edukimit "Bajram Curri". Fakulteti i Edukimit, i njohur më parë si Normalja e Gjakovës, ka luaji rol të përgatitjen e arsimtarëve kosovar gjatë filleve të zhvillimit të arsimit shqip në Kosovë.

Trupa e teatrit profesionist të Gjakovës shërben si Teatër Kombëtar i Kosovës. Kori i burrave udhëhiqet nga dirigjenti dhe kompozitori Rauf Dhomi ndërsa kori i grave nga dirigjentja Arta Topalli. Grupi letrar quhet "Gjon Nikollë Kazazi."

SportiEdit

Klubet sportive " Vëllaznimi" dominojnë sportin gjakovar. Vëllaznimi ka klube të futbollit, basketbollit dhe hendbollit. Volejbollistet gjakovare i përfaqëson klubi “Shqiponjat”.

Personalitete të GjakovësEdit

Dah Polloshka Sulejman Vokshi Bajram Curri Gjon Nikollë Kazazi
Asim Vokshi Hajdar Dushi Haki Taha Emin Duraku Isa Grezda
Ymer Riza Qamili i Vogel
Fadil Hoxha Xhavit Nimani Ymer Pula Veli Deva|Mahmut Bakalli
Din Mehmeti Bardhyl Qaushi Ali Podrimja
Shani Pallaska Jahja Koka Hadi Shehu
Mazllom Myzini Ismet Peja Rauf Dhomi Avni Mula
Pajazit Nushi Fehmi Agani Esat Stavileci Zekeria Cana
Shkëlzen Jetishi Shkelzen Doli Arber Dhomi

Lagjet e qytetitEdit

Përkundër ndryshimeve të shumta administrative të ndarjes së qytetit, tek vendasit dominon ndarja e qytetit në lagje sipas vetive në kohëra të caktuara apo themeluesve të tyre:

  • Mëhalla e Hadumit - lagjja me e vjetër, vendthemelimi i qytetit.
  • Mëhalla e Cullakëve
  • Mëhalla e Haxhi Ymerit
  • Mëhalla e Gerqarve
  • Mëhalla e Geces
  • Mëhalla e Qylit
  • Mëhalla e Honkes
  • Mëhalla e Sefes
  • Mëhalla e Mulla Jusufit
  • Orize
  • Blloku i Ri

KomunikacioniEdit

Gjakova ka lidhje me rrugë të mira magjistrale me Prizrenin, 36 km larg, Pejën, 34 larg, Prishtinën, 80 km larg, dhe pikën kufitare të XXX me Shqipërinë.

TelekomunikacioniEdit

Lidhjet lokale telefonike në Gjakovë janë të mira, si dhe ato ndër-urbane. Shërbimi dial-up i interneti ofrohet nga Dardanet i PTK-së dhe shërbyes lokal që përdorin lidhje pa tela.

Të tjeraEdit

   * Ushtria
   * Pushime

Shiko dhe këtëEdit

Burim i të dhënaveEdit

Lidhje të jashtme Edit




Template:Kosova

bs:Đakovica

de:Dakovica en:Đakovica pl:Đakovica sr:Ђаковица

Around Wikia's network

Random Wiki