Fandom

Kosova Wiki

Komuna e Pejës

22,418pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

25px Ky artikull merret me Komunën Peja. Për artikullin Peja shiko në fletën përkatëse.


Komuna e Pejës
140px|Emblema 140px|Vendndodhja
280px|Qendra e qytetit
Statistika
Popullsia
-dendësia
125,000* banorë
207 banorë/km²
Sipërfaqja 603 km²
Administrata
Shteti Kosova
Qarku Peja
Adresa e kuvendit Shkelzen Haradinaj 01
Kodi postal 30000
Prefiksi telefonik 0381 39
Faqe zyrtare KK Pejë
Politika
Kryetar Dr. Ali Berisha
Partia udhëheqëse AAK
* Përafësisht pa të kthyer


Komuna e Pejës është njësi administrative në pjesën veri-perëndim të Kosovës me qendër në Peja.

Pak histori Edit

Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire, ku përveç tjerash pësoi edhe Kalaja e Pejës.

Në kohën Ilire ishte një qendër e madhe vendbanimi. Sipas hulumtimeve arkeologjike ky qytet kishte edhe një kala, mbi gërmadhat e lashta të së cilës mjerisht është ngritur fabrika e akumullatorëve.

Regjimi serbosllav u mundua disa kisha katolike të mbetura në shumë vende të Kosovës që nga koha Ilire ti shëndërrojë në kisha ortodokse si p.sh. Patrikanën në Grykë të Rugovës. Karakteristikë e saj është Çarshi-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës. Haxhi Zeka ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Prizerenit në vitin 1878 dhe organizator i Lidhjes së Pejës në vitin 1899, në kohën e tij Peja i takonte Mbretërisë së Malit të Zi.

Gjeografia Edit

Njëra ndër panoramat më të bukura të Kosovës është pa dyshim Gryka e Rugovës, e cila fillon menjëherë në dalje të qytetit, në anën perëndimore të tij. Nga ana veriore shtrihet Fusha e Pejës, Kodra e vreshtave, Fusha e madhe dhe Mali Para Fushe, që duket madhështor. Nga ana lindore gjenden vargmalet e Bjeshkëve të Nemura, të ndara nga Gryka e Rugovës, ku në të djathtë gjendet maja karakteristike, që tani është pagëzuar "Maja e Piramidës" për shkak të formës karakteristike që ka. Pranë qytetit kalon edhe Drini i Bardhë, i cili përveç tjerash mbledhë edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës. Lumbardhi kalon nëpërmes të qytetit dhe ka burimin në Bjeshkët e Rugovës.

Ekonomia Edit

  • Birra PEJA Sh.A.
  • Korporata 'DUKAGJINI'
  • Fabrika e Baterive
  • Fabrika e Automjeteve
  • Fabrika e Çikletave
  • Kombinati i Këpucëve
  • Kombinati i Drurit
  • Fabrika e Gomës
  • Fabrika e Mermerit
  • Fabrika e Sheqerit
  • Fabrika e Miellit
  • Fabrika e Pijeve minerale
  • Termocentrali i Energjisë Radavc
  • ELKOS
  • Devolli
  • Fabrika e Tullave Ringovi i Ri

Demografia Edit

Popullsia e qytetit vlerësohet rreth 250.000 banorë. Numri i banorëve është rritur ndjeshëm për shkak të shpërnguljeve në qytet me rastin e shkatërrimit të fshatrave gjatë luftës.

Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Romë  % Egjyptas  % Boshnjak  % Të tjerë  % Total
1991 regj. 96,441 75.5 7,800 6 4,442 3.5 19,09815 127,796
Januar 1999 104,600 950 3,500-4,000 4,000-4,200 113,000
Tani (2005) 78,71286.31,000 1.2 1,800 1.9 4,500 4.9 5000 5.4 91,112
Burimi:OSCE, IOM, Department for Inter-Community Affairs, CEO Sector for Territorial Communities, Mother Teresa Association, Istoria Srba; Konstatin Jireček It is noted that the 1991 census was highly politicised and is thus unreliable.
Ref: OSCE (PDF/HTML}

Kultura Edit

Komuna e Pejës, në kohën e masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, ka pasur 6 biblioteka publike me 87.212 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 64.231 libra, derisa degët e saj për rrethet Vitomiricë, Baran, Tërstenik, Zahaq dhe Gorazhdec kanë pasur koleksione prej 22.981 librash.

Si pasojë e masave të dhunëshme (1990-1999) dhe luftës serbe, 4 biblioteka me 20.171 libra janë zhdukur dhe vetëm biblioteka e qytetit të Pejës dhe ajo në Gorazhdec (që pothuajse plotësisht ka qenë e mbushur me libra serbo-kroate) kanë mbijetuar.

  • Shkollat fillore:"8 Marsi",...
  • Gjimnazi "Bedri Pejani",
  • Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit

Veshje karakteristike të Rugoves e të Rrafshit të Dukagjinit mund te vizitohen në Muzeun Kombëtar të traditës shqiptare në Pejë, pranë sheshit "Haxhi Zeka".

Personalitete të Pejës Edit

Nga gjiri i komunës së pejës kan dalur personalitete të të gjitha fushave jo vetëm me ndikim lokal e kombëtar, por edhe me ndikim e famë ndërkombëtare si:

Politika Edit

  • Partitë Politike Dominuese: AAK, LDK, LDD, PDK, ORA, AKR
  • Subjektet poltike Rinore: ARK, FR i LDK-së, FR i LDD-së, RDK, Ora Digjitale.
  • Baza kryesore e KFOR-it italian për Rrafshin e Dukagjinit.

Shiko dhe këtëEdit

Burim i të dhënaveEdit

Lidhje të jashtme Edit




Template:Kosova

en:District of Peć

eu:Pec (Barrutia) it:Distretto di Peja nl:Peja (district) pl:Okręg pecki sh:Okrug Peja

Also on Fandom

Random Wiki