Fandom

Kosova Wiki

Konrad Adenauer

22,418pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Konrad Adenauer u lind më 1876-1967 - politikan në Gjermanin Federale, gjermanë nga Gjermania.

Nga 1917-1933 dhe në vitin 1945 kryetarë (Oberbeurgermeister) i Këllnit. Themelues dhe (deri më 1966) udhëheqës i Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë (CDU). Nga 1949 deri më 1963 kryetarë (Bundeskanzler) dhe nga 1951 deri më 1955 ministër i punëve të jashtme të Republikës Federale Gjermane. Adenauer udhëhoqii një politikë afrimi në anën e fuqive perendimore. Pasi që kjo pjesë e Gjermanisë ishte nën kontrollin e fuqive perendimore (SHBA, Francë, Angli) ai ja arriti që më 1955 të nxier ga ta suverinitetin duke e përkrahë idenë për një Evropë paqësore. Krijojë mardhënje paqësore dhe të mira politike dhe ekonomike me Francën ndërsa me Bashkimin Sovjetik vendosi marrdhënie diplomatike. Gjatë viteve 1965-1968 janë botuar "Kujtesat" e tij.

BiografiaEdit

I rritur në një familje krishtere konservatore në Rajnland ai u zhvillua qysh herët në një kundërshtar të rreptë të despotizmit nacionalsocialist të Adolf Hitlerit në Gjermaninë e viteve 1930-të. Gjatë një vizite të kancelarit të Rajhut, Adolf Hitlerit, në Këln, në qytetin e lindjes të Adenauerit, ai si kryetar i qytetit kishte refuzuar ta presë Hitlerin dhe kishte urdhëruar të hiqen flamujt me kryq të thyer në qytet. Pak më vonë Adenauer shkarkohet nga posti i tij dhe jeton si kundërshtar i regjimit nën rrezik permanent në ekzil të brendshëm. Më 1945 si i burgosur në një kamp përqendrimi i shpëton për pak vdekjes nga nazistët. Qysh në maj të vitit 1945 pas çlirimit të Këlnit 69-vjeçari caktohet nga trupat amerikane në postin e kryetarit të qytetit. Adenauer ka qenë pjesëmarrës kyç në krijimin e strukturave demokratike gjatë viteve të ndërtimit të Republikës së re Federale Gjermane. Veprimtaria e tij lidhet pandashëm me themelimin e njërës nga partitë popullore gjermane, të Unionit Kristian-Demokrat. Ai ka kontribuar që në Gjermaninë e pasluftës të krijohet një panoramë funksionale e partive politike dhe që diktatura dhe despotizmi t´i takojnë të kaluarës. Më 1949 Konrad Adenauer bëhet kancelari i parë i republikës së re. Ai ia del që fatin e rëndë të njerëzve pas luftës ta zbusë përmes trajtimit me zgjuarsi të Fuqive Pushtuese.

Ai arrin që Republikën Federale Gjermane ta integrojë përsëri në bashkësinë ndërkombëtare të shteteve. Veçanërisht pajtimi me Francën dhe „Orientimi Perëndimor” duke u mbështetur në Fuqitë Ngadhënjyese SHBA-të dhe Britaninë e Madhe e përmirësojnë gjendjen politike dhe ekonomike. Por edhe në Bashkimin Sovjetik Adenauer arrin suksese, për çka edhe sot në Gjermani njerëzit i janë mirënjohës: gjatë vizitës së tij në Moskë më 1955 ai arrin t´i lirojë edhe robërit e fundit gjermanë nga Lufta e Dytë Botërore. Angazhimi i tij 14-vjeçar si kancelar shpejt do të quhet „Era Adenauer” dhe ka hyrë në historinë e Gjermanisë së pasluftës.

Sukseset e tij më të mëdha në politikën e jashtme janë arritja e sovranitetit shtetëror dhe meritat e tij në bashkimin e Evropës. Ndërsa në politikën e brendshme arritje e shkëlqyeshme është integrimi i të dëbuarve dhe refugjatëve gjermanë në shoqërinë gjermane të pasluftës. Adenauer e ka arritur në vitin 1957 një sukses i cili deri sot është unik. Gjatë zgjedhjeve parlamentare në Gjermani partia e tij me Adenauerin si kandidat kryesor e arrin shumicën absolute (50, 2 për qind) të votave.

Në vitin 1961 Adenaueri 85-vjeçar tërhiqet nga politika qeveritare dhe angazhohet deri në vitin 1966 si kryetar i partisë së tij. Kur vdiq më 19 prll 1967 – 91 vjeç – ai u nderua në mbarë botën si burrë shteti, të cilit gjermanët në Republikën Federale Gjermane i detyrohen për lirinë, mirëqenien dhe sigurinë sociale. Si person privat Adenauer ishte njeri modest familjar, i cili ndjehej më së miri në gjirin e fëmijëve të tij të shumtë në shtëpinë e tij në Rëndorf mbi Rajnë.ar:كونراد أديناور bar:Konrad Adenauer be:Конрад Адэнаўэр bg:Конрад Аденауер bs:Konrad Adenauer ca:Konrad Adenauer cs:Konrad Adenauer da:Konrad Adenauer de:Konrad Adenauer el:Κόνραντ Αντενάουερ en:Konrad Adenauer eo:Konrad Adenauer es:Konrad Adenauer et:Konrad Adenauer fa:کنراد آدناور fi:Konrad Adenauer fr:Konrad Adenauer gl:Konrad Adenauer he:קונרד אדנאואר hr:Konrad Adenauer hu:Konrad Adenauer id:Konrad Adenauer io:Konrad Adenauer it:Konrad Adenauer ja:コンラート・アデナウアー ka:კონრად ადენაუერი ko:콘라트 아데나워 ksh:Konrad Adenauer la:Conradus Adenauer lb:Konrad Adenauer lt:Konrad Adenauer nds:Konrad Adenauer nl:Konrad Adenauer nn:Konrad Adenauer no:Konrad Adenauer oc:Konrad Adenauer pl:Konrad Adenauer pt:Konrad Adenauer qu:Konrad Adenauer ro:Konrad Adenauer ru:Аденауэр, Конрад sh:Konrad Adenauer simple:Konrad Adenauer sk:Konrad Adenauer sl:Konrad Adenauer sr:Конрад Аденауер sv:Konrad Adenauer tg:Конрад Аденауер th:คอนราด อเดเนาร์ tr:Konrad Adenauer uk:Конрад Аденауер ur:کونارڈ ایڈنائر vi:Konrad Adenauer yo:Konrad Adenauer zh:康拉德·阿登纳

Also on Fandom

Random Wiki