Fandom

Kosova Wiki

Kosova

22,418pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Trungu i familjes atdhetare që nuk u shua Shaban Jashari, si mësues fshati, ishte halë në sy për regjimin. Një ditë, ligjërimin e tij e ndërpreu UDB-a dhe nga mësonjëtorja e dërguan në burg. Sepse ai fliste për Skënderbeun,  për Flamurin, për trimëritë e Azem Bejtës, për Lahutën e Malësisë, për Historinë e Shipërisë ... Atij ia prenë ligjërimin në shkollë, por nuk mundën t’ia ndalojnë edukimin atdhetar të djemve të tij Rifatit, Hamzës dhe Ademit dhe të nipërve dhe të mbesave të tij. Dhe, as topat, tanket e mitralozët e hasmit shekullor të shqiptarizmit muk arritën të shuajnë trungun e kësaj familjeje patriotike, që dhanë shumë për lirinë e Kosovës dhe për shpëtimin e zhbërjes së saj. Sot, nga trungu i kësaj familjeje janë në mesin e të gjallëve: Rifati (djali i madh Shabanit), me fëmijët e tij, Muratin, Ilirjanën, Bashkimin dhe Fazliun; fëmijët e Hamzës, Bekimi dhe Besarta, si dhe fëmijët e Ademit: Lulëzimi Shqipja dhe Marikona. Por, siç deklaroi Rifati me një rast: “Asnjëherë nuk është mjaft për atdheun!”. Edhe sot bijtë e këtij trungu atdhetarësh janë në përpjekje për pavarësinë e trojeve shqiptare. Siç ishin edhe gjatë luftës çlirimtare, në ballë të betejave më të ashpra, me bashkëluftëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: me Sahit Jasharin, Sami Lushtakun, Ilaz Kodrën, Fadil Kodrën, Jakur Nurën, Sylejman Selimin, Nuredin Lushtakun, Zenun Kodrën, Besim Ramën, Fehmi lladrovcin, Rasim Kiçinën, Mujë Krasniqin, Rexhep Selimin, Xheladin Gashin, Azem Sylën, Abedin Rexhën, Sabit Gecin e të tjerë, që flakadanin e lirisë e mbajtën të ndezur. Ata u ngjanin kreshnikëve të legjendave. U dogj e u poq Drenica, Dukagjini, Llapi, Shala, Kaçaniku – Kosova. Dhe, sërish mbi tokën e djegur tymojnë oxhaqet. Janë këto shenjat e jetës. Populli u këndell dhe mori zemër, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me moral të pathyeshëm, barti amanetin e të gjithë të rënëve në logun e trimërisë e të nderit të trojeve, të trimave të rënë në mejdan, pleqve të masakurar në shtratin e vdekjes, grave shtatzëna, foshnjave të therrura nëpër  djepa.  Mbi supet e luftëtarëve të lirisë rëndoi e gjithë kjo, që kurdoherë shpërtheu si thirrje për hakmarrje. Imazhi i qartë i guximit, i mbjellë qëmoti, u sublimua me pavdekësinë e kryekomandantit legjendar. Kjo bëri që Kosova të flasë me një zë në Rambuje. Pushkët e djelmoshave të UÇK-së sollën në Kosovë aleatin e saj NATO-n, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu, mbi varret e deshmorëve nisi së kënduari zogu  i lirisë... Malet nisën të marrin frymë shqip, dielli të ngrohë dardanisht e buzëqeshija e trashëgimtarëve të jetë ilirisht ...! Ishin këto vetëm disa nga shtegtimet e një fragmenti të qëndresës shqiptare, të qëndresës së Prekazit e të Drenicës, që për një shekull në kujtesën shpitare mbajtën të ndezur flakadanin e lirisë.


Për gjashtë ditë me radhë askush nuk mundi të hyjë më në Prekaz. Ai mbahej i rrethuar. Vrasësit përpiqeshin t’i fshihnin gjurmët e krimit. Kësaj masakre makabër i shpëtuan vetëm pjesëtarët e dy familjeve. Ajo e Jasharjt, i cili në tavanin e shtëpisë që digjej, e tjegullat i binin mbi kokë, i rrethuar nga policët e tanket, derisa kur në një moment shfrytëzoi hutimin e kriminelëve dhe kërceu e zhagas u largua nga flakët e ferrit. Ndërsa familja i kishte shpëtuar e mbyllur në ahur, duke mbijetuar me qumështin e lopës që ishte brenda. Edhe familja e Xhafer Jasharit ka shpëtuar duke u përfytur me vdekjen në një bodrum të ngushtë, pa dritë dhe pa hajë të bollshëm, në mesin e tyre plaka 85-vjeçe dhe një fëmijë gjashtëvjeçar. Kështu, kjo familje mbijetoi vdekjen deri në zbulimin e rastësishëm të atyre që erdhën ti varrosin dhunshëm dëshmorët e vrarë. Kriminelët e dresuar, për t’i mbuluar gjurmët e krimeve mesjetare monstruoze, i varrosën Jasharajt duke i mbuluar me buldozer, natën nëpër terr. Mirëpo, populli liridashës di t’i nderojë bijtë e vet. Ai nuk u pajtua me atë varrim përbuzës. Të nesërmen, kushërinj, farefisi, miq dhe shokë të Adem Jasharit, kësaj legjende që është përherë i gjallë, me gjithë pengesat policore, arritën të depërtojnë dhe t’i rivarrosin sipas zakoneve shqiptare. Atë ditë për herë të parë depërtuan në vendin e kirmit, por edhe në vendin e lavdisë, disa gazetarë të huaj dhe veprimtari Zekiria Cana. Kudo shiheshin gjurmë krimi, trupa të prerë me thikë, me gishtërinjë të prerë, kafka të copëtuara, tru të shpërndarë, rreke gjaku, trupa të djegur ... gërmadha para sysh, kudo gjurmë gjaku,gjurmë krimi ... dhembje krenare dhe pika loti!

Source :

http://members.home.nl/islami/shqip/kosova..htm

Also on Fandom

Random Wiki