Fandom

Kosova Wiki

Kosovarët

22,418pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Kosovar është termi me të cilin identifikohen banorët e Kosovës. Ky term më së shumti është i njohur ndër shqiptarë por pas vitit 1998 filloi të shqiptohej edhe në arenën ndërkombëtare kur Kosova u bë e njohur në mbarë botën si rrjedhim i konfliktit shqiptaro-serb.

Këndvështrimi shqiptar Edit

Nga këndvështrimi shqiptar, një kosovar është një shqiptar i kulluar që banon në krahinën shqiptare të Kosovës. Adhuron flamurin kombëtar, ka një dashuri të skajshme për Mëmëdheun Shqipëri. Shprehet me dialektin e vet por e konsideron të paprekshme gjuhën standarte shqipe. Një kosovar e kritikon Shqipërine kur përdor fjalë italiane por një kosovar mund të përdorë edhe ai fjalë të huaja (majicë, pasosh, sobë) ose versione jo shqiptare (baba dimri në vend të plaku i vitit të ri apo regjion në vend të rajon). Një kosovar ka të veçantat e tij krahinore siç mund ti ketë një mirditor, zadrimor, myzeqar, lab apo çam.

Këndvështrimi serb dhe i pakicave të tjera Edit

Termi kosovar për serbët nuk ka kuptim. Një serb nga Kosova është njëlloj me një serb nga Serbia. Një serb nga Kosova nuk i shton asgjë serbizmit perveç se një numër. Përkundër asaj që mendojnë, për serbët Kosova ka vetëm kuptim teoriko-letrar. Shqiptarët e Kosovës, për shqiptarinë janë copë mozaiku. Janë copa holografike të së tërës. Pakicat e tjera në Kosovë nuk kanë asnjë opinion mbi termin kosovar. Thjesht janë turq, ashkalij apo bosnjak që jetojnë në një territor të quajtur Kosovë ku nuk kanë mundësi ndikimi apo pretendimi në mos respektimin e të drejtave të tyre njerzore dhe kombëtare.

Këndvështrimi ndërkombëtarEdit

Të huajt janë pak të ngatërruar për termin kosovar. Ata shihen shtrëmbër kur u drejtohen banorëve të Kosovës si kosovar prandaj janë të detyruar të përdorin terma neutralë dhe politically correct si: Kosovo-Albanian, Kosovo-Albaner apo Kosovaro albanese. Termi kosovar i shqiptuar nga një i huaj duket sikur do të krijojë një kombësi që nuk egziston dhe nuk i pëlqen asnjë banori të Kosovës.

Zëra jashtë koritEdit

Migjen Kelmendi, shqiptar nga Kosova, gazetar, publicist dhe muzikant thotë se kosovarët janë dhe duhet të jenë një popull më vete. Ata kanë idiomën e tyre dhe madje janë larg mendimit të përgjithshëm të Tiranës. Ai pohon se shqiptarët nga Kosova ndihen inferiorë ndaj Tiranës pasi nuk arrijnë të shprehen si ajo në shqip. Për këtë, ai thotë, kosovarët duhet të vazhdojnë të zhvillojnë identitetin e tyre veçmas.

Kosovari në Republikën e KosovësEdit

bg:Косовари

de:Kosovaren en:Kosovar

Also on Fandom

Random Wiki