Fandom

Kosova Wiki

Kultura e Francës

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

LetërsiaEdit

[[Figura:Molière - Nicolas Mignard (1658).jpg|thumb|Molière]]

Letërsia Franceze ka origjinën e vet qysh nga Mesjeta. Frëngjishtja nuk ishte ende gjuhë e mirfilltë por ishte e ndarë në disa dialekte (kryesisht: veriore oïl dhe jugore oc ). Secili shkrimtar përdorte gramatikën dhe drejtshkrimin e vet. Shumë tekste mesjetare franceze nuk janë të nënshkruara- siç është rasti me veprat Tristan dhe Iseult, ose me Lancelot and the Holy Grail, mes të tjerash. Një pjesë e konsiderueshme e letërsisë mesjetare Franceze u inspirua nga Matter of France, si p.sh. The Song of Roland dhe Chansons de geste. “Roman de Renart” u shkrua më 1175 nga Perrout de Saint Cloude, dhe tregoi historinë e personazhit mesjetar Reynard ('dhelpra') ; kjo është gjithashtu një shembull i mirë i tregimeve të hershme Franceze.

Duke marrë parasysh karakterin anonim të shumë shkrimeve franceze të Mesjetës, disa shkrimtarë të asaj kohe u bënë shumë të famshëm : Chrétien de Troyes, për shembull. Kultura 'Oc' kishte gjithashtu shumë ndikim në Mesjetë.

Rreth historisë së gjuhës franceze, një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm është pa dyshim François Rabelais. Frëngjishtja moderne mori një pjesë të madhe nga stili i tij. Vepra e tij më e famshme është sigurisht Gargantua and Pantagruel. Më vonë, Jean de La Fontaine shkruajit Fables, një koleksion i tregimeve të shkurtra, të shkruara në vargje, dhe që zakonisht përfundojnë me një “mësim moral”.

Gjatë shekullit të 17të, shkrimet e Pierre Corneille, Jean Racine dhe Molière, librat moral dhe filizofik të Blaise Pascal dhe René Descartes ndikuan thellë në aristokraci duke lënë trashëgimi të rëndësishme për autorët e dakadave që pasuan.

Por letërsia franceze e arrin kulmin e saj në shekujt 18 dhe 19. Shekulli i 18të i pa shkrimet e shkrimtarëve, eseistëve dhe moralistëve të mëdhenj si Voltaire, Denis Diderot dhe Jean-Jacques Rousseau. Sa i përket letësisë për fëmijë në atë kohë, Charles Perrault ishte shkrimtari më i madh i kohës, me tregime si : “Maçoku me çizme”, “Cinderella”, “Bukuroshja që fle” dhe “Bluebeard”.

Shih dhe këtëEdit

Template:Stampa:Evropa-kulen:Culture of France

es:Cultura de Francia fr:Culture française gl:Cultura francesa ja:フランス文化 ms:Budaya Perancis pt:Cultura da França ro:Cultura Franţei zh:法国文化

Also on Fandom

Random Wiki