Fandom

Kosova Wiki

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT Edit

(1878-1881)

                                                          

      Është e para organizatë politike mbarëshqiptare brenda në Shqipëri,me një platformë ideologjike dhe program politik kombëtarë e me një strukturë organizative të shtrirë në të gjitha viset shqiptare e të përbërë nga organe lokale e qëndrore me ushtrinë dhe me një veprimtari të gjërë propagandistike e kulturore,luftoi për çlirimin e vendit nga robëria shekullore osmane,për mbrojtjen e tërësisë teritoriale të atdheut dhe për formimin e shtetit kombëtarë

                                            

         Politikisht dhe ideologjikisht Lidhja Shqiptare e Prizrenit u përgatit gjatë dhjetvjeçarëve të mëparshëm kur në Shqipëri kishte filluar të ndjehej jehona e revolucioneve çlirimtare të Evropës dhe të Ballkanit.Formimi i Lidhjes Shqiptare u shpejtua nga shpërthimi i krizës Lindore të viteve 70 dhe në mënyrë të veçantë nga trakti i Shën Stefanit i cili i gjymtonte tërësinë teritoriale të Shqipërisë duke i copëtuar trojet shqiptare midis Bullgarisë,Serbisë dhe malit të Zi.Lidhja Shqiptare e Prizrenit u themelua më 10 qershor 1878 nga Kuvendi Kombëtarë i Prizrenit në të cilën morën pjesë përfaqësues të viseve të ndryshme shqiptare.Ajo zgjodhi organet e larta:Këshillin e përgjithshëm me funksione legjistative dhe Komitetin Qëndror me funksione ekzekutive.Më 17 qershor 1878 u miratua statuti i Lidhjes Shqiptare (“Karaname“) dhe “Urdhëresa” (“Talimati”),ku trajtoheshin aspekte organizative,politike dhe ushtarake të saj.Nën presionin e qarqeve patriotike,Këshilli i përgjithshëm më 2 korrik 1878 miratoi një “Kanun të ri “ i psatruar nga shprehjet për “besnikërinë ndaj perandorisë Osmane”të Karanamesë,shënoi fitoren e plotë të Lëvizjes Kombëtare nën gjirin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

      Lidhja Shqiptare e Prezrenit kundërshtoi vendimet antishqiptare të Traktatit të Shën tefanit edhe të Kongresit të Berlinit që preknin rëndë tërësin]ë tokësore shqiptare në favor të shteteve fqinje. Për këtë qëllim ajo ngriti pothuajse kudo degë të L.SH.P., krijoi një front të gjerë patriotik mbi dallimet klasore, fetare e krahinore dhe u bë një forcë e organizuar, duke fituar një autoritet të padiskutueshëm në mbarë vendin.

                       

     Pas aksionit të gjakovës i cili me vrasjen e Mehmet Ali Pashë Maxharit, shpuri në dështimin e përpjekjeve të Portës së Lartë për të bindur krerët e L.SH.P. që tía dorzonin Malit të Zi Plavën dhe Gusinë, L.SH.P. ngiti me forcë para qeveriseë osmane çështjen e bashkimit të gjitha trojeve shqiptare në një njësi më vete politiko-administrative (në një vilajet shqiptar autonom), që Porta e Lartë në mënyrë të vendosur e kundërshtoi; Vendosmëria e L.SH.P. për të mbrojtur tokat e Çamërisë deri në lumin Kalama e detyroi delegacionin në Konferencën e Prevezës (6 shkurt 1879) që të mos u nënshtrohej kërkesave të qeverisë greke

                                              

      L.SH.P. dërgoi në pranverën e viti 1879 një deiegacion të kryesuar nga Abdyl Frashëri të fuqitë e Mëdha të Evropës, i cili mbrojti para tyre çështjen kombëtare shqiptare duke kërkuar njohjen e kombit shqiptarë si një e tëpandarë, respektimin kundrejt tij të parimit të kombësisë dhe ruajtjen e tërësisë së tij teritoriale. Gjat dimrit 1879-1880 forcat e saj të armatosura mbrojtën me sukses Plavën dhe Gucinë duke u shkaktuar ushtrive malazeze, që u orvatën tí merrnin me forcë, disfatë të rëndë në Nevshov e Velikë (dhjetor 1879) dhe pastaj në Velikë dhe në Papiç (janar 1880). Me shpresë se do ta lehtësonin zbatimin e Traktatit dhe Berlinit, Fuqitë e Mëdha vendosën në fillim të muajit prill 1880 që ta korigjonin atë duke i dhënë Malit të Zi Hotin dhe Grudën në vend të Plavës dhe Gucisë. Por L.SH.P. nuk u tërhoq, përkundrazi vendosi tí mbronte me çdo sakrificë të dy këto vise shqiptare. Më 22 prill 1880 forcat ushtarake të L.SH.P. në betejn e rrazhnicës i thyen përsëri forcat malazeze, të cilat u orvatën ta pushtonin Hotin dhe Grudën.

  Më 26 qershor 1880, Fuqit e Mëdha vendosën që në vend të Hotit dhe të Grudës, Malit të Zi tí lëshohej qyteti i Ulqinit dhe rrethi i tij me popullsi thjesht shqiptare. Këtë rradhë, për të detyruar Portën e Lartë që të zbatonte me çdo kusht vendimin e tyre, Fuqitë e Mëdha, dërguan për shantazh flotën e tyre luftarake n ujrat e Ulqinit. Në këto rrethana qeveria osmane vendosi të shtypte rrezistencën shqiptare. Pas përpjekjes me armë që pati me forcat e L.SH.P. ushtria osmane hyri më në fund në Ulqin dhe më 26 nëntor 1880 ia doërzoi atë Malit të Zi.  

                               

  Lëshimet e Portës së Lartë në dëm të tërësisë teritoriale të Shqiptërisë, i dhan një hov të madh lëvizjes për autonomi për krijimin e vilajetit shqiptar, si hap i parë për fitoren më vonë të pavarësisë së plotë. Lëvizja për autonomi, e cila e kishte shoqëruar qysh në fillim fultën për autonomi teritoriale të Shqipërise kishte shënuar një ngjarje të re sidomos në Kuvendin e Dytë të Frashërit (qershor 1880), Një hap i ri u bë në këtë drejtim me vendimet histroike të Kuvendit të Gjirokastrës, që hartoi një program më të plotëpër autonominë. Në vijim Kuvendi i jashtëzakonshëm që u mblodh në Prizren në fund të vitit 1880, e shpalli Komitetin Qendror “Kuvernë të përdorme”. Repartet ushtarake të saj shtinë në dorë Shkupin më 4, Mitrovicën më 15 dhe Prishtinën më 18 janar 1881. Nënpunësit turq u dëbuan nga të gjitha qendrat ku u vendos pushteti i L.SH.P.E tronditur nga kjo veprimtari kombëtare e L.SH.P.. qeveria osmane i dha urdhër Dervish Pashës që me një ushtri të arnatosur mirë  ta shtypte atë. Më 25 mars 1881, me forca të shumta, ai pushtoi me tradhti Shkupin dhe anëtarët e Komitetit të Lidhjes së qytetit i internoi. Pas betejave të përgjakshme në Slivovë dhe në Shtimje ushtria osmane hyri në Prizren dhe me pushtimin e Gjakovës shtiu në kontrollin e vet të gjitha qytetet e Kosovës e të tërë vendit. Mijëra veta kaluan nëpër gjygjet ushtarake në Prizren dhe Janine (ndër ta edhe Abdyl Frashëri, Sylejman Vokshi etj.) dhe po aq u internuan me familjet në Anodoll.

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.