Wikia

Kosova Wiki

Lukthi i njeriut

Talk0
22,399pages on
this wiki

thumb|200px|right|Gottfried Leibniz Gotfrid Vilhelm Lajbnici (Gottfried Wilhelm Leibniz, 1 Korrik, 164614 nëntor, 1716), ishte filozof, shkencëtar, matematikan, diplomat dhe jurist gjerman.i cili kryesisht shkruante në gjuhën latine dhe frënge.

Lajbnici konstruktoi makinën e parë llogaritëse që ishte e aftë të kryejë shumëzimin dhe pjesëtimin. Ai gjithashtu futi në përdorim sistemin e numrave binar që sot përdoret në sistemet kompjuterike. Pavarësisht nga Isak Njutni ai, “zbuloi” ,,njehsimin diferencial,, dhe futi në përdorim simbolet për integralin, derivatin dhe diferencialin të cilat edhe sot janë në përdorim për dallim nga simbolet e Njutnit të cilat ishin më konfuze , për integralet zgjodhi germën latine (S germa e parë e fjalës suma), të cilën e zgjati pak dhe për simbol të derivatit respektivisht të diferencialit germën D (germa e parë e fjalës latine diferentia). Lajbnici mendonte që simbolet janë shumë të rëndësishme për t'i kuptuar gjërat. Ai gjithashtu provoi të formojë një alfabet për mendimet njerëzore, në të cilin do t'i pasqyroje të gjitha konceptet bazike të përdorimit të simboleve dhe kombinimet e tyre për të pasqyruar mendime më komplekse. Lajbnici asnjëherë nuk e përfundoi këtë. Kontributi i tij filozofik për matematikën është bazë e Monadologjisë, në të cilën fut Monadat si “formë substanciale e qenies”, të cilat janë të ngjashme me atomet shpirtërore, i përjetshëm, i patretur, individual, të ndjekur nga vet ligji i tij, pa bashkëveprim (“xham dritareje”) por që nuk reflektonin Universin si tërësi. Në këtë rrugë skema e mësipërme si nocion që tret monadën në problemin e bashkëveprimit të mendjes dhe dukjes së lëndës. Ai bashkë me Rene Descartes, dhe Baruch Spinoza është njëra nga tre figurat më të rëndësishme të racionalizmit të shekullit XVII. Ai zë një pjesë të madhe në historinë e filozofisë dhe në historinë e matematikës. Është i njohur konstatimi i tij se universi ynë është më i miri i mundshmi me fjalë tjera as Zoti vetë nk do të mund të krijonte një më të mirë. Lajbnici dha kontribute të çmueshme edhe në Fizikë, teknologji, biologji, mjekësi, gjeologji, psikologji, linguistikë. Ai gjithashtu shkroi edhe për tema nga politika, Jurisprudenca,Etika, Teologjia, historia, dhe Filologjia.

Lajbnici, njëherit, ka bërë studimin e parë ndër gjermanët dhe evropianët për prejardhjen e gjuhës shqipe e të shqiptarëve. Lajbnici me tri "letrat shqiptare[1] që ai i ka dërguar bibliotekarit mbretëror në Berlin, së bashku me albanologun Erik Hemp, "një dijetar të hershëm të vërtetë të gjuhës shqipe"[2] paraqesin të parët teorin "ilire" të prejardhjes së gjuhës shqipe.

Biografia Edit

Gotfrid Vilhelm Lajbnici lindi më 5 korrik 1646 në Leipzig, babai i vdiq kur ai kishte 6 vjet kështu që mësimet e para nga feja dhe morali i mori nga nëna e tij. Këto mësime zgjuan tek ai një nxitje për tu marrë me filozofi. Në moshën madhore prezantohej si "von Leibniz". Babai i tij ishte profesor i filozofisë së moralit në Universitetin Leipzigut i la një bibliotekë personale mjaft të pasur në të cilën Lajbnici filloi të studionte libra që në moshën 7 vjeçare. Kur i mbushi 12 vjet pa problem e zotëronte gjuhën latine e cila në atë kohë ishte gjuha e shkencës. Pastaj filloi të interesohej për gjuhën greke. Në moshën 14 vjeçare i filloi studimet në Univerzitetin ku punoi babai i tij të cilin pas 4 vjetësh e mbaroi në degën e jurisprudencës aty ai gjithashtu mori leksione nga logjika dhe filozofia skolastike. Edukimi i tij matematik ishte në nivelet si në Francë dhe Britani. Në vitin 1666 (ai e publikoi librin e tij të parë si temë diplome Mbi artin e Kombinatorikës.

Letrat shqiptare Edit

Janë të njohura tri letra, si duket letërkërkesa të Lajbnicit dërguar një biblitekisti në Berlin. Në letren e parë të datës 24 janar të vitit 1705, Lajbnici shprehte mendimin se shqipja duhej të ishte një gjuhë sllave, kurse gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir.

Letrën e dytë ai e shkroi pothuajse pesë vjetë më vonë, më 10 dhjetor 1709, pasi kishte shtënë në dorë një libër dhe një fjalor të gjuhës shqipe, që ishte identifikuar (nga Erik Hemp), përkatësisht Fjalorin latinisht-shqip të frang Bardhit (Dictioarium latinoepiroticum, Romë 1635 ) dhe veprën e Pjetër Budit.

Duke hedhur poshtë mendimin e shprehur në letrën e parë se "gjuha e ilirëve të lashtë ishte një gjuhë krejt e ndryshme nga shqipja", në këtë letër të dytë ai arriti në përfundim se: "... kjo ishte gjuha e ilirëve të lashtë". [1]

Veprat Edit

  • 1666. De Arte Combinatoria
  • 1671. Hypothesis Physica Nova
  • 1673. Confessio Philosophi
  • 1684. Nova methodus pro maximis et minimis
  • 1686. Discours de metaphysique
  • 1705. Explication de l’Arithmetique Binarie
  • 1710. Theodicee
  • 1714. Monadologie

Burimi i të dhënave Edit

  1. 1.0 1.1 M. Reiter, Leinizen's Albanerbriefe, Zeitschrift feur Alkanologie. Jg. XVI, 1980, fq.82-93. nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.43, botimi i tretë, Prishtinë 2004
  2. E.P. Hamp. On Leibniz's Third Albanian Letter. Zeitschrift feur Balkanologie nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.43, botimi i tretë, Prishtinë 2004

Kategoria:filozofë gjermanë Kategoria:matematikanë gjermanë Kategoria:shkencëtarë gjermanë Kategoria:diplomatë gjermanë Kategoria:juristë gjermanë Kategoria:Lindje 1646 Kategoria:Vdekje 1716

af:Gottfried Wilhelm Leibniz an:Gottfried Leibniz ar:غوتفريد لايبنتز az:Qotfrid Leybnits bat-smg:Guotfrīds Leibnėcos be-x-old:Готфрыд Ляйбніц bg:Готфрид Лайбниц bn:গট‌ফ্রিড লাইব‌নিৎস br:Gottfried Leibniz bs:Gottfried Wilhelm Leibniz ca:Gottfried Wilhelm Leibniz cs:Gottfried Wilhelm Leibniz cy:Gottfried Wilhelm von Leibniz da:Gottfried Wilhelm Leibniz de:Gottfried Wilhelm Leibniz dsb:Gottfried Wilhelm Leibniz el:Γκότφριντ Βίλχελμ Λάιμπνιτς en:Gottfried Leibniz eo:Gottfried Wilhelm Leibniz es:Gottfried Leibniz et:Gottfried Wilhelm Leibniz eu:Gottfried Wilhelm Leibniz fa:گوتفرید لایبنیتس fi:Gottfried Leibniz fr:Gottfried Wilhelm Leibniz fur:Gottfried Leibniz fy:Gottfried Wilhelm Leibniz gan:臘尼茲 gl:Gottfried Wilhelm Leibniz he:גוטפריד וילהלם לייבניץ hi:गाटफ्रीड लैबनिट्ज़ hif:Gottfried Leibniz hr:Gottfried Leibniz hsb:Gottfried Wilhelm Leibniz ht:Gottfried Leibniz hu:Gottfried Wilhelm Leibniz ia:Gottfried Wilhelm von Leibniz id:Gottfried Leibniz io:Gottfried Wilhelm Leibniz is:Gottfried Wilhelm von Leibniz it:Gottfried Leibniz ja:ゴットフリート・ライプニッツ jv:Gottfried Leibniz ka:გოტფრიდ ლაიბნიცი ko:고트프리트 빌헬름 라이프니츠 ku:Gottfried Wilhelm Leibniz la:Godefridus Guilielmus Leibnitius lb:Gottfried Wilhelm Leibniz lij:Gottfried Wilhelm Leibniz lt:Gottfried Leibniz lv:Gotfrīds Leibnics mk:Готфрид Лајбниц ml:ഗോട്ട്ഫ്രൈഡ് ലെയ്ബ്നിസ് mr:गॉटफ्रीड लाइब्नित्स nds:Gottfried Wilhelm Leibniz nl:Gottfried Wilhelm Leibniz nn:Gottfried Leibniz no:Gottfried Leibniz pl:Gottfried Wilhelm Leibniz pms:Gottfried Leibniz pt:Gottfried Leibniz ro:Gottfried Wilhelm von Leibniz ru:Лейбниц, Готфрид Вильгельм sc:Gottfried Leibniz scn:Gottfried Leibniz sco:Gottfried Leibniz sh:Gottfried Leibniz simple:Gottfried Leibniz sk:Gottfried Wilhelm Leibniz sl:Gottfried Wilhelm Leibniz sr:Готфрид Вилхелм Лајбниц sv:Gottfried Wilhelm von Leibniz sw:Gottfried Leibniz ta:கோட்பிரீட் லைப்னிட்ஸ் th:กอทท์ฟรีด วิลเฮล์ม ไลบ์นิซ tl:Gottfried Leibniz tr:Gottfried Leibniz uk:Ґотфрід Вільгельм Лейбніц vi:Gottfried Leibniz vo:Gottfried Leibniz war:Gottfried Leibniz zh:戈特弗里德·莱布尼茨 zh-min-nan:Gottfried Leibniz

Around Wikia's network

Random Wiki