Fandom

Kosova Wiki

Mërgata shqiptare

22,418pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Mërgata shqiptare (edhe Diaspora shqiptare) është term me të cilin përfshihen të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë jashtë trojeve autoktone shqiptare.

Mërgata shqiptar me kalimin e kohës ka shkuar gjithnjë e më tepër duke u rritur. Edhe tek Shqiptarët, sikurse tek popujt tjerë të botës ka pasur migrim të popullsisë. Nga këta banorë që kanë migruar për shkaqe të ndryshme në vende të ndryshme të botës, shpesh herë janë krijuar grupe të organizuara në shoqata kulturore.

Në historinë e kombit shqiptar aktiviteti i këtyre grupeve të mërgatës, jo rrallë ka luajtur një rolë të madh në vendimet të ndryshme politike që janë marrë mbi qeverisjen e tokave Shqiptare. Po ashtu ka raste ku nga këto grupe janë iniciuar edhe veprime të cilat kanë ndikuar në gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Qendrat e mërgatës shqiptare kanë lëvizur varësisht nga zhvillimet e përgjithshme botërore. Kështu që nga fillimi i shekullit I në pjesë të ndryshme të Italisë së sotshme, bashkëvendësit janë organizuar në grupe të ndryshme, disa nga këto grupe në fillim kanë pasur ndikim në vendimet e Romës e me kalimin e kohës edhe kanë marrë pozicione qeverisëse në udhëheqjen e perandorisë Romake.

Fazë tjetër e krijimit të grupeve të diasporës është perandoria e Bizantit. Edhe këtu edhe pse në histori deri më tani nuk flitet për ndonjë organizim të diasporës, vetë fakti i prezencës së personave me prejardhje nga territoret shqiptare në qarqet e udhëheqjes së perandorisë Bizantine, lë të kuptoi për një formë të organizimit të këtyre personave në Stambollin e sotshëm.

Me pushtimin e Ballkanit nga Perandoria Osmane, diaspora në Itali organizohet në atë shkallë saqë këtu mund të flitet për një koloni. Në anën tjetër edhe diaspora në perandorin Osmane luan një rolë gjithnjë e më të madh.

Para shkatërrimit të perandorisë Osmane qendra e mërgatës nuk duket si e koncentruar në njërin nga metropolet po ajo disi shpërndahet dhe shkon duke u rritur ndikimi i saj. Këtu janë prezentë grupet e organizuara në Stamboll, Bukuresht dhe Misir në Egjiptin e sotshëm.

Gjatë zhvillimit industrial të Evropës Perëndimore si duket mërgata në këtë anë të botës nuk ka qenë aq prezentë dhe e organizuar. Kështu vërehet një organizim në Shtete e Bashkuara të Amerikës gjatë kohës më të re.

Me fillimin e kryengritjes në Kosovë, mërgata shqiptare në Evropën Perëndimore katapultohet për nga numri. Kjo rritje e numrit të mërgimtarëve ka sjellë nevojën e një organizimi i cili kryesisht është bërë në grupe në nivele të qyteteve të cilat kanë bashkëpunuar ndërmjet tyre në nivel të shtetit ku kanë qenë. Gjatë kësaj kohe financimi i këtyre gupeve është bërë vetëm nga vetë amtarët dhe ndikimi i shteteve ku ato grupe kanë vepruar ka qenë i vogël.

Pas luftës organizimi i mërgatës në Evropën Perëndimore bëhet kryesisht nga studentët ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kjo ndihmohet edhe nga aktivistë atdhetarë.

Me zbulimin e internetit komunikimi i mërgatës me vendlindjen edhe pse nuk është në shkallën më të lartë ai zhvillohet në një masë të pa parë deri më tani.

Shoqatat dhe shoqëritë kulturoreEdit

Gjatë zhvillimeve historike nga Mërgata shqiptare janë themeluar shoqëri të ndryshme kulturore të cilat varësisht prej shkallës së zhvillimit të shoqërisë kanë pasur edhe gazetat e tyre. Në kohën më të re kjo bëhet duke prezantimin e fletëve elektronike dhe radio stacioneve elektronike. Disa gupe të mërgatës shqiptare që kanë arritur të organizohen në shoqëri kulturore janë:

Koha e Rilindjes Kombëtare
Emri llojivendingaderiorgani informuesshënim
Indivendeta AlbánieGazetëBukuresht1900--Dervish Hima dhe
Jashar Erbara
Qarku i studentëvet shqiptarë
dhe maqedono-rumunë
ShoqatëBukuresht18991906La Renaissance
albanaise
(1902) Shpresa
Yll' i ShqipërisëGazetëBukuresht,1897--Vissar Dodani dhe
Jorgji Meksi
Kalendai kombiarGazetëSofje1897---
La Nazione AlbáneseGazetëKatanxaro 1897--Aselmo Lorekios
Abania GazetëBruksen
Londër
1897--Faik Konica
Ndihma - Ajutorul Shoqatë human. Bukuresht, 1897--
DëshiraShoqatëSofje, Bullgari1896--
Drenova Shoqatë human. Bukuresht, 1894---
Shoqëria e boboshticarëveShoqatë human.Bukuresht, 1894--
Shoqëria e të shtypurit Shkronja ShqipeShoqatë1 Stamboll, Per.Osm.1879-Allfabetare Shoqëria e Stambollit
Pellazgu Gazetë2 (1x1javë) Lamia , Gr. 1860 - ndry. "Pellazgjotis"
Pellazgu Gazetë (1x2javë) Kajro, Egj. 1907 ---
Komiteti Qëndror për Mbrojtjen e të
Drejtave të Kombësisë Shqiptare
Komitet Kombëtarë
(Kryesi e Kuvendit)
Stamboll, P.O. 18773- - shkurt.
Komiteti i Stambollit
Shoqëria Vëllazëria Shoqatë Kajro, Egj. 1894 - -
Shoqërinë e Miqve - 1920
L'Albanese d'Italia" gazete Gazetë Ita. 1848
Flamuri Arbrit - revistë Gazetë Ita. 1883 1885
Kongresi gjuhësor - Koriliano Kalabro, Ita. 1895
Kongresi gjuhësor arbëreshe - Lungro, Ita. 1895
Komisioni për alfabetin - Stamboll, P. O.---
Mbledhja e Bukureshtit - Bukuresht, Rum.----
Deg' e shoqërisë së Stambollit
për vivlla shqipe
Shoqatë Bukuresht, Rum. 1880 (1884) Shoqëria "Drita"
(1886)Shoqëria "Diturija"
  1. Është përdorur shprehja aktuale shoqat (përdoret edhe për fondacion) pasi që i përgjegjet shprehjen së vjetë shoqëri e cila ka ndryshuar botëkuptimi.
  2. Është fjala për gazeta, revista e lloja tjera të shtypit që nuk kanë qenë organ i ndonjë shoqate por pas tyre kanë qëndruar persona privat në kuptimin të pa lidhur me ndonjë shoqatë
  3. Dhjetor 1877, kryesin e merr Abdyl Frashëri, si duket është data e themelimit.</small>

Katalogje organizatash e shoqatat e prezentuara në internetEdit

Katalogje të përgjithshme
Itali
ShBA
Kanadë
Gjermani
Austri
Norvegji
Turqi
Francë
Zvicër

Shiko dhe këtëEdit

Persona me prejardhje nga tokat shqiptare që kanë jetuar dhe kontribuar në kulturen shqiptare në:

Lidhje të jashtmeEdit

Also on Fandom

Random Wiki