Fandom

Kosova Wiki

Mendi Mengjiqi

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share
Mendi Mengjiqi

<tr><td colspan="2" style="text-align: center;">220px
</td></tr><tr><th>Ditëlindja:</th><td>1958</td></tr><tr><th>Vendlindja:</th><td>Lupç i Epërm, Podujevë<tr><th>Nënshtetësia:</th><td>Shqiptar

Mendi Mengjiqi (lindur më 1958Lupç të Epërm, Podujevë) është kompozitor shqiptar-kosovar dhe autori i himnit kombëtar të Kosovës. Himni u miratua nga Kuvendi i Kosovës11 Qershor 2008.

Mbaroi studimet në Krakovë (Poloni) në klasën e Bujarskit, kurse studimet postdiplomike në klasën e njërit prej kompozitorëve më të mëdhenj botëror, Kshishtof Pendereckit. Zhvilloi një aktivitet intensiv dhjetëvjeçar pikërisht në këtë vend, ku pati suksese të konsiderueshme. Veprat i ekzekutohen në vende të ndryshme të botës. Dallohen veprat e tij Tillagynad Gunnel o Tage Svensson dhe Pashko Berisha për orkestër harkore, Donum Musicum për orkestër simfonik, Sonata Interrotta për trio frymor; Valle për 5 perkusionistë dhe piano, Shota për 6 pekusione, Oratoriumi i dimensioneve të mëdha Homagium Matri Teresiae (Homazh për Nënën Terezë). Pas kthimit nga Polonia u angazhua si mësimdhënës në Fakultetin e ArteveUniversitetit të Prishtinës, ku ligjëron lëndët e komponimit.

Është autor i dhjetëra komponimeve të këngëve argëtuese. Ka komponuar muzikën për filmin artistik të metrazhit të gjatë Anatema të regjisorit Agim Sopi.de:Mendi Mengjiqi

en:Mendi Mengjiqi fr:Mendi Mengjiqi pl:Mendi Mengjiqi

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Also on Fandom

Random Wiki