Fandom

Kosova Wiki

Merita Juniku

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Merita Juniku është solokëngëtare operistike shqiptare.

Kreu Degën e Solokëndimit më 1990 në Zagreb në klasën e prof. Nada Puttar-Gold. Të njëjtin vit debutoi në “Trubadurin” e Verdit në Skenën e Operas të Zagrebit në rolin e Azucenës. Këngëtare me mundësi të mëdha vokale, me ambitus prej g-c3 i cili i mundëson inerpretimet e veprave më të vështira të literaturës operistike dhe koncertale për mezzosoprano dramatike. U dëshmua me interpretimet në “Norma”(përtrirja e premierës) të Bellinit me rolin e Adalgises, “Aidën” e Verdit me rolin e Amnerisit, si dhe “Samsoni dhe Dalila”(premierë-Zagreb) të Saint-Saensit me rolin e Daliles,ne "Walkura" te Wagnerit me rolin e Rosweisses,"Nabucco" te Verdit me rolin e Fenenes etj. Veçohen edhe pjesëmarrjet e saj në rolin e Urlikës në “Un ballo in Maschera”(Premierë-Rijekë dhe Ljubljanë), Cziprës në “Zigeuner Baron” të Straussit,roli Majda nga "Gornjski Slavcek" e A.Foerster,nga "Cortesova Vrnitev" Mlulja nga "Dasma Arbëreshe" e R.Dhomit, pastaj pjesëmarrja në Rekuiemin e Mozartit, të Verdit dhe I. Kuljeriç-it,ne "Simfonine e tete" te G.Mahler-it,"Petite Messe Solennelle" te Rossinit,ne Oratoriumin "Elias" te Mendelssohn-it,"Endrra e nje nate vere" e Mendelssohn-it,"Kronungsmesse" e Mozartit,"Mbreti David" e Honeggerit,"Te Deum" e Bruckner-it,"Cum in vocarem" te V.Lisinskit,oratoriumi "Mekati i pare" I.Zajc,pjesë nga Oratoriumet dhe Kantatat e Bach-ut:"Kaffe Kantata","Johannes Passione","Weihnachts-Oratorium","Kantata no.29".Handel: nga Oratoriumi "Josua","Heracles","Ottone","Teodora" etj. Poashtu mori pjesë edhe në festivalet e Opatisë, të Operës në Pulë, “Mbrëmjet barokiene te Varazhdinit”,ne festivalin operistik "Krizanjke" ne Lubjane,festivali "Europhonija" ne Zagreb,festivali "ReMusica" në Prishtinë etj.Ishte mysafire e shtëpive operistike në Maribor, Lubjanë dhe Rijekë si soliste e roleve kryesore. Koncertoi edhe në Itali e Zvicërr. Bashkëpunoi me dirigjentët e mirënjohur si Shutej, Horvat, Deshpalj,Oreski,Sedak, Letonja, Nanut, Mansurov, Voltolini, Belamaric, Polyanski,I. Svara, B.Svara,Kranjcevic,Gjadrov,Kuljeric,Gaspersic,Tarbuk,Benic,Juranic, T.Bilic,Britvic,Homen ,Czernusenko,Lessky ,Ciko,Dhomi,Berisha,Koço ,me Orkestrat: Orkestra Simfonike e Akademisë(Zagreb),Orkestra Simfonike(Zagreb),Filharmoninë e Zagrebit,Orkestrën Simfonike "Mihail Glinka"(Rusi),Orkestreën Simfonike të Kiev-it(Rusi),Orkestri Shtetëror Simfonik (Rusi),Filharmoninë Sllovene,"Junge Philarmonie"(Wien),etj.

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.