Fandom

Kosova Wiki

Mikroskopi

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

thumb|200px|Mikroskop nga viti 1913

Mikroskopi (nga greq. μικρόν,micron = i vogël + σκοπεῖν, skopin = vështroj) është një paisje pamore zmadhuese për shikimin e objekteve që janë tejet të vogla dhe që nuk mund të shihen nga syri i njeriut. Shkenca që merret me hulumtimin e objekteve të imta quhet mikroskopí, dhe emërtimi mikroskopik do të thotë tejet i vogël, shumë i imët, që kërkon një mikroskop për t´u shqyrtuar.

Historia e mikroskopitEdit

Konsiderohet qe mikroskopin te paret e zbuluan ne mbarim te shekullit XVI vellezerit holandez Zaharjas dhe Hanes Jansen, por ata nuk ia dhanë emrin mikroskop. Kete e beri diçka me vonë italiani Xhovani Faber në vitin 1625. Persosjes se metejme i ndihmoj sidomos holandezi Antonius Van Levenhuk(1632-1723). Duke u marrë me gdhendjen e thjerrezave ai konstruktoi numer te konsiderueshem te mikroskopave. Ne kete menyr ai per te paren her verejti mikroorganizmat/bakteriet/kepurdhat ne ambiente te ndryshme/ujin e shiut/peshtymen/jashtëqitjen etj. Njekohesisht ai verejti edhe rruzat e kuqe te gjakut, qelizave dhe spermatozoideve. Mikroorganizmat e zbuluar Levenhuku i vizatoi me kujdes dhe ato ne forme te letrave ia dergoi Akademisë Mbreterore ne Londer. Mikroskopi i cili perdoret sot u paraqit kah fundi i shekullit XIX me persosjen graduale te sistemit te tij mekanik dhe optik.

Llojet e mikroskopëveEdit

Ekzistojn dy lloje te mikroskopave Mikoroskop Optik dhe Elektronik. Sot , per nevojat hulumtuese ne mikrobiologji shfrytezohen gjashte tipe te mikroskopave prej te cileve pese jan me fushe te ndriquar, zmadhimi i figurave behet nepermjet sistemit te thjerrezave optike dhe rrezeve te drites,ndersa i gjashti eshte miroskop elektronik i cili ne vend te drites natyrore shfrytezon tufe elektronesh me gjatesi valesh te shkurta. Prej ketyre mikroskopave permendim :

1. Mikroskopin me fushe te ndriquar
2. Mikroskopin me fushe te erret te te pamurit
3. Mikroskopin ultra violet
4. Mikroskopi floreshent
5. Mikroskopi ne faze kontraste
6. Mkroskopi elektronik

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Also on Fandom

Random Wiki