Wikia

Kosova Wiki

Nënë Tereza

Talk0
22,399pages on
this wiki
Nënë Tereza 20px|Medalje e Çmimit Nobel

<tr><td colspan="2" style="text-align: center;">200px
Nënë Tereza në 1988</td></tr>

Informacione

<tr><th>Emri i plotë:</th><td>Anjeza Gonxhe Bojaxhiu</td></tr><tr><th>Emri tjetër:</th><td>Nënë Tereza</td></tr><tr><th>Ditëlindja:</th><td>26 Gusht 1910</td></tr><tr><th>Vendlindja:</th><td>Shkup, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë<tr><th>Vdekur më:</th><td> 5 Shtator 1997</td></tr><tr><th>Vendvdekja:</th><td>Kalkuta, Indi<tr><th>Aktiviteti:</th><td>Humaniste , Murgeshë Katolike Romake[1]<tr><th>Nënshtetësia:</th><td>Shqiptare </tr>

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqë.

BIOGRAFIA E NENE TEREZES Edit

Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kole Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, të Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët.Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në GracAustrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë.Gonxhja mësimet e para i morri në një shkollë shqipe në Shkup, ku poashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin "Tereza" e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashtuna Tezja Lis! Më 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni t’faluna ma t’përzemerta Gonxhja”. Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore.Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhërin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqipëria heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as... për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve '90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47 000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.[[Skeda:President Reagan presents Mother Teresa with the Medal of Freedom 1985.jpg|thumb|left|300px|Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985]] Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si: mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.

Mirënjohjet Edit

Aeroporti i Tiranës mban emrin e saj që nga viti 2003. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua busti i saj.

Pagëzime Edit

Referenca Edit

[1]

Lidhe të jashtme Edit


Kategoria:Humanistë shqiptarë Kategoria:Çmimi Nobel për Paqe Kategoria:Lindje 1910 Kategoria:Vdekje 1997

af:Moeder Teresa ar:الأم تريزا arz:ماما تيريزا az:Tereza Ana bat-smg:Muotėna Teresė be-x-old:Маці Тэрэза bg:Майка Тереза bn:মাদার তেরেসা bs:Majka Tereza ca:Teresa de Calcuta cs:Matka Tereza cy:Y Fam Teresa da:Moder Teresa de:Mutter Teresa en:Mother Teresa eo:Patrino Teresa es:Teresa de Calcuta et:Ema Teresa eu:Teresa Kalkutakoa fa:مادر ترزا fi:Äiti Teresa fo:Móður Teresa fr:Mère Teresa fy:Mem Teresa ga:An Mháthair Treasa gan:德蘭修女 gl:Teresa de Calcuta he:האם תרזה hi:मदर टेरेसा hr:Majka Terezija iz Calcutte hu:Kalkuttai Teréz anya hy:Մայր Թերեզա id:Bunda Teresa is:Móðir Teresa it:Madre Teresa di Calcutta ja:マザー・テレサ ka:დედა ტერეზა ko:테레사 수녀 ku:Mader Teresa la:Mater Teresa lb:Mutter Teresa lmo:Mader Teresa lt:Motina Teresė lv:Māte Terēze mk:Мајка Тереза ml:മദര്‍ തെരേസ mn:Тереза эх mr:मदर तेरेसा ms:Agnes Gonxha Bojaxhiu mwl:Madre Teresa de Calcutá nl:Moeder Teresa nn:Mor Teresa no:Moder Teresa pl:Matka Teresa z Kalkuty pt:Teresa de Calcutá qu:Mama Tirisa (Kalkuta) ro:Maica Tereza roa-rup:Dada Thereza ru:Мать Тереза sa:मदर टेरेसा sh:Majka Tereza simple:Mother Teresa sk:Matka Tereza sl:Mati Tereza sr:Мајка Тереза sv:Moder Teresa sw:Mama Teresa ta:அன்னை தெரேசா te:మదర్ థెరీసా th:แม่ชีเทเรซา tl:Inang Teresa tr:Rahibe Teresa uk:Мати Тереза ur:مدر ٹریسا vec:Madre Teresa de Calcuta vi:Mẹ Teresa war:Iroy Teresa yo:Màmá Tèrésà zh:德蕾莎修女 zh-min-nan:Teresa Siu-lú zh-yue:德蘭修女


Cite error: <ref> tags exist, but no <references/> tag was found

Around Wikia's network

Random Wiki