Fandom

Kosova Wiki

Përmes Gjithësisë me shpejtësi më të madhe se të dritës

22,419pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Llogaritjet më të reja të bëra sugjerojnë se mund të ketë vërtetë të ashtuquajtura krimbvrima aq të gjëra dhe të qëndrueshme sa mund të shfrytëzoheshin për udhëtime ndërgalaktike.

Krimbvrimë quhet ai kanal kohor që mund lidhë dy pika të Gjithësisë. Për ta kuptuar më mirë këtë parim duhet përfytyruar Gjithësia si një top. Dritës i duhet të shkojë përgjatë sipërfaqes së topit për të arritur në pikën tjetër, ndërsa krimbvrima do të ishte vrima mes përmes topit. Kështu mund të ia kalohet dritës dhe të jipet përshtypja e një udhëtimi me shpejtësi më të madhe se të saj.

Që në 1935 Einstein dhe Nathan Rosen treguan sesi sipas Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit mund të jetë e mundur prania e të ashtuquajturave ura kohore, të cilat teorikisht mund të të kthenin prapa në të kaluarën por praktikisht kjo gjë nuk mund të ishte e mundur sepse ato do të mbylleshin sapo t´u afrohej një anije kozmike.

Modelet e deritanishme sugjeronin se mund të ketë vetëm vrima të tilla të përmasave të kokrrizave të vockla të ngarkuara.

Këto vrima mbahen të hapura nga një lloj mbushje energjie negative që njihet si "lëndë e huaj"(exotic matter). Kjo mbushje është tepër e vështirë të prodhohet prandaj dhe gjërësia e krimbvrimës është ajo e madhësisë së atomeve.

Tani shkenctari rus Sergei Krasnikov i institutit Vëzhguesi Pulkovo të Shën Petersburgut ka dalur me disa formula - të bazuara po në teorinë e Einstein-it - që llogarisin një krimbvrimë të gjërë, të qëndrueshme dhe në përputhje me ligjet e fizikës. Kjo vrimë është në gjendje të prodhojë vetë lëndën e huaj që i nevojitet. Kjo lëndë e huaj është e panjohur por sipas teorisë së shkenctarit rus ajo mund të krijohet nga asgjëja kur hapësira dhe koha puthiten ashtu si duhet. Kështu "vrima e krimbit" mund të ishte aq e madhe dhe të rrinte e hapur aq gjatë sa të përdorej nga njerëzit për transport.

Një krimbvrimë e tillë nuk mund të krijohet akoma me teknologjinë e sotme.

Sidoqoftë, ka mundësi që krimbvrima të tilla të mund të kenë mbetur që nga koha e Bumit të Madh (Big Bang) dhe nëse do të gjehej një e tillë do të bënte të mundur udhëtimin ndëryjor.

ShënimEdit

Shkrimi fillestar është përgatitur për Rruzull.net nga Alvin Ekmekçiu dhe mund të lexohet këtu Përmes Gjithësisë me shpejtësi më të madhe se të dritës.

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.