Wikia

Kosova Wiki

Presheva

Talk0
22,399pages on
this wiki
  1. REDIRECT Stampa:Për përmirësim
Ky artikull ose seksion nuk ka mjaft ose nuk ka asnjë referencë dhe mund të mos jetë i saktë .(24 Prill 2008)
Jeni të lutur të ndihmoni këtë artikull duke shtuar referenca dhe duke korrigjuar informacionet.


Presheva
280px|Qendra e qytetit
Statistika
Popullsia
-dendësia
34 904 banorë
132/km² banorë/km²
Sipërfaqja 264 km² km²
Administrata
Shteti Serbia
Qarku Pçinja
Adresa e kuvendit Marshali Tito, 26
Kodi postal 17523
Prefiksi telefonik +381 17
Faqe zyrtare Kuvendi Komunal
Politika
Kryetar Nadër Sadiku
Partia udhëheqëse PVD+PDSH
--


Presheva, (pa shquar: Preshevë, serbisht: Прешево ose Preševo, lexo: Preshevo) është qytet në pjesën më Lindore të Kosovës.

Komuna dhe qyteti me popullsi shumicë shqiptare në luginën me të njëjtin emër në jugun e Serbisë. Komuna e Preshevës ka pozitë strategjike në trekëndëshin kufitar Serbi-Maqedoni-Kosovë

FDH nuk ka mundur të arrijë deri te të dhënat e sakta mbi numrin e tanishëm dhe strukturën etnike të popullatës, prandaj ka qenë i drejtuar në konkluzione indirekte. Regjistrimi i popullsisë i vitit 1981, të cilën e bëri enti për statistikë në territorin e tërë ish-Jugosllavisë, ishte i fundit i cili i solli të dhënat e sakta mbi numrin e banorëve në Serbi.

Komuna e Preshevës ka pasur 33.948 banorë. Shumica, mbi 95% (30.961), ishin Shqiptarë, mbi 12% (2.204) Serbë dhe mbi 1% (333) Romë. Nga 35 vendbanime në këtë komunë gjashtë (në mesin e tyre edhe Presheva) ishin etnikisht të përziera, por Shqiptarët ishin shumicë në mbi 82% prej tyre. Katër vendbanime ishin të banuara vetëm me popullatë serbe, ndërsa 25 me popullatë shqiptare.

Konflikti i vitit 2001 solli zhvendosje të popullsisë drejt Kosovës.

HistoriaEdit

Artikulli kryesor: Historia e Preshevës

Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjat dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t'u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin kalaja e preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjat kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rrezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga azia. Presheva, emrin që ka edhe sot, ka nga fjala latine që d.m.th. PRESH-Purri dhe EVA-fushë, pra Preshevë d.m.th FUSHA E PURRINJËVE.

Rilindja Kombëtare

Gjat Rilindjes Kombëtare Presheva dhe preshevarët kanë qenë mjaft aktiv për çlirimin Kombëtar Shqiptarë. S'bashku me bashkëkombasit e vet anëembanë trojeve shqiptare, i kundërshtuan me forcë çdo ligj të dhunshëm të imponuar nga armiqt e sidomos Reformat e Tanzimatit të vitit 1939, deri më vitin 1912, pastaj pjesmarrës në luftërat dhe kryengritjet e ndryshme si atë të Lidhjes së Prizrenit (1878), Lidhja e Pejës (1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të viteve 1908, 1910, 1912 etj.

Arkeologji

Meqë Presheva nuk ka patur mundësi të krojojë instuticione të veta të pavaruara kombëtare, gjithëherë kanë shfrytëzuar format prej më të ndryshme për t'i ruajtur vlerat kulturore-kombëtare dhe etnicitetin e vet kombëtar. Kështu një ndër këto me vlerë jashtëzakonisht të madhe është edhe muzeu i shkollës në Preshevë. Në këtë muze gjendet një numër i konsiderueshëm i eksponateve që flasin për kulturën dhe të kaluarën e shqiptarëve të këtyre viseve. Aty gjenden eksponate që i takojnë kohërave të lashta parahistorike, në keramikë, armë, filigranologji etj. Prej armëve janë gjetur eksponate të cilat i takojnë viteve 30 të e.s. në katundin e Ilincës (Malësia e Preshevës). Unaza dhe stoli tjera nga filigranologjia janë gjetur në katundin e Zhunicës e që i takojnë viteve 35-ta, më qartë në kohën e Oktavian Augustit. Në Zhunicë dhe Preshevë janë gjetur edhe monedha të po kësaj kohe (vitet e 35-ta). Nga keramika janë zbuluar objekte apo pajisje të ndryshme që i takojnë periudhave të lashta parahistorike rreth 3500 vjet p.e.s

Presheva nën sundimin Osman

Presheva gjat kohës së sundimit Osman në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjat shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë. P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer, malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët e fshatit Depce (malësi) poashtu vijnë nga rrethina e Leskovcit.

Nga zullumet e turqve që i bënin shqiptarëve të këtyre viseve, çonin drej përleshjeve dhe kryengritjeve të kohëpaskohëshme të shqiptarëve kundër turqve. Kështu psh. Më vitin 1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës , Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën udhëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen Pashës. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqt e vet në Pçinjë ku atje edhe vdiq.

Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në përgjithsi ku si pjesmarrës të rregullt ishin edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjes.

PolitikaEdit

Si në tërë teritorin e ish Jugosllavisë pas viteve '90, edhe në Preshevë lulëzoi një farë demokracie e brishtë, dhe lulëzoi pluralizmi Politik... (nuk ka te dhena).
Pas luftimeve mes UÇPMB-së dhe forcave serbe te sigurise në vitin 2001, u nënshkrua marrëveshja për demilitarizim në ndërmjetësimin e Piter Faith.Në vitin 2002 u riorganizuan zgjedhjet Lokale per komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovci.
Në keto zgjedhje garuan 3 parti shqiptare, Partia per Veprim Demokratik (PVD) e udhëhequr nga Riza Halimi, Partia e Bashkuar Demokratike Shqiptare (PDSH) e udhëhequr nga Zeqirja Fazliu dhe Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) e udhëhequr nga Jonuz Musliu (ndërsa në Preshevë udhëhiqej nga Orhan Rexhepi, ish ushtarak i UÇPMB-së).
Zgjedhjet i fitoi PVD me 50 % (19 nga 38 këshilltarë), e dyta doli PBDSH me 29 % (11 nga 38 këshilltarë) dhe LPD me 13 % (5 nga 38) ndërsa koalicioni i partive serbe (SPS/SRS) fituan 8 % (3 nga 38).
Me marreveshje midis PVD te Riza Halimit dhe Nebojsha Çoviqit u konstitua Kuvendi Komunal i Preshevës, në partenritet mes PVD dhe koalicionit te partive serbe(SPS dhe SRS).
Kryetar i Kuvendit u zgjodh Skender Destani, ndërsa për Kryetarin e Komunës së Preshevës, per herë të parë u votua drejtëpërdrejtë nga elektorati. Ne kandidim ishin Riza Halimi (PVD) Rahmi Zylfiu (PBDSH) dhe Abedin Selimi (LPD). Në raundin e dytë dolën vetëm Riza Halimi dhe Rahmi Zylfiu. Rezultet përfundimtre treguan se Riza Halimi fiton bindshem ndaj rivalit dhe zyrtarisht merr postin e Kryetarit.
Pas ngatërresave brendapartiake të PVD, dhe pamundësisë për të vazhduar normalisht rrjedha e seancave të Kuvendit Komunal, mbahen zgjedhjet e parakohshme në Preshevë.
Zgjedhjet u caktuan për datën 19.Shtator.2004. Në këto zgjedhje konkuruan 4 arti shqiptare: PVD, PDSH, LPD dhe BDL. Në këto zgjedhje PDSH doli me 15 këshilltarë ose 39 % të elektoratit, PVD me 12 ose 31.5 %, BDL me 5 këshilltarë ose 13.2 %, LPD gjithashtu me 5 ose 13.2 % dhe Koalicioni Serb me 1 këshilltarë ose 2.6 %.
Pushtetin Lokal e themeluan koalicioni PDSH, LPD dhe BDL ndërsa PVD dhe këshillëtari serb mbeten në opozitë. Kjo ishte hera e parë që nga themelimi i saj kur partia e Riza Halimit ishte në opozitë, megjithëse vetë Riza Halimi iahte ende Kryetar i Komunës së Preshevës.
Në vitin 2005, me iniciativën e Kuvendit të Komunës, Riza Halimi u revokua nga posti i Prefektit, dhe u zëvendësua nga Ragmi Mustafa.

GjeografiaEdit

EkonomiaEdit

DemografiaEdit

Përbërja Etnike
Viti Serb  % Shqiptar  % Total
1961 6,741 25.21% 18,229 68.18% 26,738
1971 5,777 19.22% 23,625 78.60% 30,057
1981 4,204 12.38% 28,961 85.31% 33,948
1991 3,206 8.23% 34,992 89.85% 38,943
2002 2,984 8.55% 31,098 89.10% 34,904

Komuna e Preshevës ka një popullsi shumicë shqiptar që flasin dialekin Gegë dhe popullsinë serbe pakicë që flasin dialektin Torlak. Përqindja e popullsisë shqiptare në Preshevë ëeshtë mbi 96 % që njëherit e bën qyetetin me më shumë shqiptarë në Serbi.

Shumica ShqiptareEdit

Shumica e fshatrave janë me shumicë shqiptare përveç fshatrave: Lanik, Svinjishtë, Sllavujevc, Cakanoc dhe Mamic ku serbet janë shumicë.

File:Presevo Presheva Serbie.jpg

Gjithashtu, shumë fshatra kanë përbërje prej 99 % shqiptarë si: Rahovicë, Miratoc, Gerajt... etj dhe fshatrat që janë etnikisht të përziera si: Bushtran, Golemioll, Leran, Strezoc, Tërnavë, Çukarkë, dhe vetë qyteti Preshevë.

Presheva, Medvegja dhe Bujanovci përbejnë treshen e mbeteur jashtë territorit kulturor të Shqiptarëve.

KulturaEdit

Shiko edhe Edit

Burim i të dhënaveEdit

Lidhje të jashtmeEdit

Literature Edit

20px Wiki Libri: Medvegja në ditët tonabg:Прешево de:Preševo en:Preševo fr:Preševo it:Preševo ja:プレシェヴォ nl:Preševo pl:Preševo sh:Preševo sr:Прешево sv:Preševo

Around Wikia's network

Random Wiki