Wikia

Kosova Wiki

PrizrenStreets/ArgentiEncylopedia

Talk0
22,400pages on
this wiki

< PrizrenStreets

Msource : http://argjenti.com/modules.php?name=Encyclopedia

Lista e Enciklopedive në dispozicion tek argjenti.com:


· Realpolitika e Ibrahim Rugovës 1 » Realpolitika e Ibrahim Rugovës

- „Rendi demokratik“ i Rugovës nën pushtimin klasik!
- Rugova me çdo kusht kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve!
- Cili ishte mesazhi i Ibrahim Rugovës drejtuar popullit për zgjedhjet e 22 marsit 1998?!
- A kishin “rëndësi të veçantë historike, kombëtare e shtetërore” zgjedhjet e 22 marsit?!
- Kush ishte kryetar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve të 22 marsit 1998?!
- Kush mori pjesë në zgjedhjet e 22 marsit 1998? Lista e kandidatëve;
- Çka shkruajti QIK-u për bojkotuesit e zgjedhjeve të 22 marsit 1998?!
- Fitorja gati qind për qind e Ibrahim Rugovës në zgjedhjet e 22 marsit!


  • Loja e Ibrahim Rugovës me zgjedhje të „lira e demokratike”nën pushtimin e regjimit të Millosheviqit!


Shkruan: Sheradin BERISHA „Rendi demokratik“ i Rugovës nën pushtimin klasik!

Dihet mirëfilli se, më 24 maj 1992 në Kosovë u mbajtën për herë të parë të ashtuquajturat “zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale“, ku u zgjodhën 130 deputet për Parlamentin e Kosovës, ndërsa Kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova u zgjodhë kryetar i Republikës së Kosovës. Parlamenti i dalë nga këto zgjedhje nuk u konstituua asnjëherë, ndonëse është bërë një përpjekje pas disa javësh, që të mblidhet Kuvendi në Medresen “Alaudin” në Prishtinë. Në të vërtet ka pasur zëra nga radhët e deputetëve të Partisë Parlamentare të Kosovës për ta konstituuar Kuvendin, por kryetari Ibrahim Rugova i ka mbytur këto zëra të arsyeshëm. Rugova gjatë gjithë kohës, në mënyrë konstante ka mbajtur qëndrim oportunist për këtë çështje, duke u arsyetuar se Parlamenti po e bën punën e vet, përmes komisioneve parlamentare! Për më tepër ky „president“ i zgjedhur nga vota e „lirë“ e shqiptarëve, shpeshherë për të arsyetuar mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në konferencat e xhumave me gazetarë, përsëriste slloganin: “Kuvendi nuk po konstituohet, sepse në Kosovë gjendja e sigurisë është e keqe,…. prandaj kemi krijuar një rend demokratik, dhe nuk dëshirojmë që situata të dalë jashtë kontrollit.“!

- A ishte real dhe i qëndrueshëm ky arsyetim i Ibrahim Rugovës?!
- Gjithësesi jo!

- Sepse, Ibrahim Rugova, vetëm një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, ato zgjedhje i kishte cilësuar si “zgjedhje të lira dhe demokratike”, përkundër faktit, që Kosova ishte vën nën pushtimin klasik nga regjimi fashist i Sllobodan Millosheviqit?!


Në fillim të majit 1998, gjatë një vizite që i bëra Mr.Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, pata zhvilluar një bisedë të gjatë me te, të cilën më pastaj e botova në revistën “Gurra” Nr. 2 viti I, Maj 1992, faqe 7 - 9.

Në pyetjen time: “LDK-ja ka paralajmëruar se deri në fund të majit do të organizohen zgjedhjet e lira në Kosovë. A do të jenë të suksesshme këto zgjedhje?
Mr.Ukshin Hoti, përgjigjet (citoj): ”Varet nga përmbajtja e tyre, rezultati dhe nga ajo se çka dëshirohet të arrihet me to. Në qoftë se synohet rregullimi i çështjeve të brendshme ende të parregulluara në favor të Republikës, në mënyrë të sinqertë, atëherë mund të kenë sukses. Por, nëse synohet avancimi i interesave partikulare të grupeve brenda partive apo partive në llogari të partive tjera, atëherë s´do të arrihet asgjë.” Zhvillimet e mëvonshme në arealin politik të Kosovës, në krye me Ibrahim Rugovën, dëshmuan se Baci Ukë kishte të drejt.

Në prag të përfundimit të mandatit të këtij Kuvendi të pambledhur asnjëherë, kishte edhe ide tjera, veçanërisht nga Partia Parlamentare e Kosovës. PPK vazhdimisht ka insistuar në konstituimin e Parlamentit, në mënyrë që të ndërpritet improvizimi i politikës shqiptare; të ndërpritet politika fisnore e vendosjes në grupacione, klane, apo edhe parti në emër të Kosovës e të popullit; kjo parti ka insistuar që të krijohet institucioni që do ta baraspeshonte forcën e partive politike në Kosovë, dhe ky institucion do të ishte garanti më i mirë i unitetit të politikës shqiptare, me faktin se këtu do të krijohej ajo që quhet “politikë zyrtare e Kosovës“, pavarësisht nga dallimet partiake a klanore.

PPK, madje jo vetëm që ka insistuar, por ka pranuar dy herë ta marrë përgjegjësinë edhe për konstituimin e Parlamentit:

- në vitin 1996, për këtë qëllim deputetët e PPK-së i kanë shkruar një letër Ibrahim Rugovës, dhe
- më 1997, kanë përgatitur një peticion me 57 nënshkrime të deputetëve (kryesisht të nënshkruar nga ish-të burgosurit politikë edhe nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës) për thirrjen e mbledhjes konstituive të Parlamentit.

Por, çka ndodhi?

Njëshi i “institucioneve”, i ashtuquajturi “president” i Republikës së Kosovës - Ibrahim Rugova, për t´i mbrojtur interesat “partikulare të grupit të tij brenda partisë” - siç ka vlerësuar Mr.Ukshin Hoti, i sfidoi të gjitha këto nisma e përpjekje të deputetëve.

Për ta mbajtur rrejshëm frymën institucionale, apo thënë më qartë, për të manipuluar me popullin Shqiptar, se gjoja kemi institucione shtetërore, Ibrahim Rugova, (në vitet 1996/97) tashmë me mandat të skaduar të presidentit, pa u konsultuar me partitë tjera parlamentare i shtynë dy herë zgjedhjet dhe dy herë të tjera ua zgjatë mandatet (në maj e dhjetor 1997) kuvendarëve të pa kuvend të Republikës së Kosovës, dhe përfundimisht më 23 dhjetor 1997 i shpallë zgjedhjet e reja ”parlamentare dhe presidenciale” për datën 22 mars 1998.

Përse ky njeri diletant në politik, shpallë zgjedhje të reja, pa u mbledhur asnjëherë Parlamenti, i dalë nga zgjedhjet e 24 majit 1998? Nëse 130 deputetë të përbërjes ekzistuese s´kanë mundur të konstituojnë Parlamentin, pse do të mund ta bëjnë këtë punë 130 deputetë të rinj…?!

Kjo duket të jetë shumë e qartë!

Ibrahim Rugova nuk kishte për qëllim ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të mirëfillta shtetërore, thjesht ai synonte legjitimimin e mandatit të tij si “president” i Republikës së Kosovës, përmes improvizimit të këtyre “institucioneve” në emër të “votës së lirë” të shqiptarëve me zgjedhje gjithashtu të improvizuara, sepse s´mund të kishte zgjedhje të lira e demokratike, nën pushtimin klasik të Kosovës nga Serbia!!!

Rugova me çdo kusht kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve!

Dalja publikisht e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës më 28 Nëntor 1997 në Llaushë të Drenicës (me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci) ka bërë kthesë historike në vetëdijsimin e popullit, në kuptimin, se UÇK-ja ekziston dhe si e tillë nuk ishte krijesë e “shërbimeve sekrete serbe”,… siç e ka cilësuar shumë herë “presidenti historik” Ibrahim Rugova. Pra, ndodhi vetëdijsimi në popull, por jo edhe te “institucionet e Republikës së Kosovës” që drejtoheshin nga ky njeri i papërgjegjshëm.

Pas daljes publike të UÇK-së, në fillim të vitit 1998 Millosheviqi intensifikojë operacionet policore-ushtarake kundër UÇK-së. Më 22 janar 1998 ndodhi sulmi i parë i forcave serbe në familjen e Shaban Jasharit në Prekaz, ndërsa një muaj më vonë, pikërisht më 28 shkurt, forcat policore - ushtarake serbe sulmojnë fshatrat Qirez dhe Likoshan të Drenicës, me ç´rast u vranë e u masakruan barbarisht dhjetra shqiptarë ta pafajshëm, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, pleq dhe gra shtatzëna, siç ishte rasti me gruan Rukie Nebihu. Vetëm një javë më vonë nga kjo masakër mizore, saktësisht më 5, 6 e 7 mars 1998, forcat militare e paramilitare serbe me gjithë arsenalin ushtarak (tanke, topa, mitralozë të rëndë etj) rrethuan Prekazin dhe sulmuan për herë të dytë familjen e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, dhe gjatë këtyre tri ditëve (sa zgjatën luftimet), barbarët serbë, në format më mizore vranë e masakruan rreth 50 anëtarë të familjes Jashari.

Në këto rrethana lufte, Partia Parlamentare e Kosovës në krye me Adem Demaçin, kërkojë nga institucionet e Kosovës që drejtoheshin nga Ibrahim Rugova, që të mos i shikojnë këto ngjarje me indiferentizëm mohues, por të unifikojnë faktorin politikë Shqiptar, për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme. Me këtë rast PPK dhe disa parti të tjera, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, kërkuan që zgjedhjet e caktuara për 22 mars 1998 të anulohen dhe të shtyhen për më vonë. “Presidenti” Ibrahim Rugova, në vend se ta shqyrtojë këtë kërkesë të arsyeshme dhe t´i çaset punës për unifikimin e faktorit politik e ushtarak shqiptarë, ai bëri të kundërtën. Pa i përfillur partitë tjera e vazhdoi fushatën parazgjedhore, sikur në Kosovë të mos ketë ndodhur asgjë e jashtëzakonshme.

Pra, Ibrahim Rugova, edhe në këtë situate të rëndë, nëpër të cilën po kalonte Kosova dhe populli shqiptar, me çdo kusht kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve, për t´u rimandatuar si “president”, dhe kështu, në vend se ta nxirrte popullin nga amullia, e futi atë edhe me tepër në mjegull.

Në kohën kur akoma kufomat e masakruara të familjes legjendare Jashari ishin pa u varrosur, në kohën kur mblidheshin para për të blerë arkivole për burrat, gratë, pleqtë dhe fëmijët e masakruar, më 5, 6 e 7 mars, nga forcat kriminale të Millosheviqit, në kohën kur fshatrat e Drenicës dhe të Dukagjinit mbaheshin të rrethuar nga njësitë kriminale serbe, LDK-ja me partitë satelite të saj, pa u penguar seriozisht nga regjimi pushtues serb, bënin fushatë parazgjedhore. Ndërkaq, Partia Parlamentare e Kosovës, së bashku me UNIKOMB-in, PSDK-në (krahu i Luljeta Pulës - Beqirit), Partia Liberale Shqiptare, Këshilli Koordinues i degëve të LDK-së në Prishtinë, Unioni i Pavarur i Studentëve të UP-së, Shoqata e të Burgosurve Politikë, Forumi i Intelektualëve Shqiptarë etj., vendosën që t´i bojkotojnë këto zgjedhje.

Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve edhe Shtabi Kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes komunikatës nr. 46, u shpreh kundër këtyre zgjedhjeve, duke i ftuar partitë politike që zgjedhjet e 22 marsit të anuloheshin, ndërsa ftoi popullin t´i bojkotonte ato.

Cili ishte mesazhi i Ibrahim Rugovës drejtuar popullit për zgjedhjet e 22 marsit 1998?!

Në vazhdën e fushatës parazgjedhore, të enjten më 19 mars 1998, Ibrahim Rugova i bëri apel popullit të dalin masovikisht në zgjedhjet parlamentare e presidenciale më 22 mars. Në apelin e Ibrahim Rugovës thuhet:

Zonja dhe zotërinj,

Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës. Zgjedhjet Parlamentare dhe presidenciale të 22 marsit në Republikën e Kosovës janë me rëndësi të veçantë historike, kombëtare e shtetërore. Me këto zgjedhje mbahet dhe forcohet rendi demokratik në Kosovë, duke u afirmuar vota e lirë e qytetarëve. Me këto zgjedhje forcohet legjitimiteti i udhëheqjes dhe institucioneve të Kosovës, krijohen mundësi më të mëdha të ndërtimit të shoqërisë dhe të shtetit civil.

Me këto zgjedhje forcohen më shumë lidhjet e Kosovës me miqtë e saj të shumtë në botë, sidomos me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Këto zgjedhje kanë përkrahje ndërkombëtare, sidomos të SHBA-ve, të BE-së, të vendeve të tjera evropiane, të OKB-së, të OSBE-së dhe të shumë institucioneve dhe asociacioneve ndërkombëtare.

Në cilësinë e Kryetarit të Republikës së Kosovës, ftoj të gjithë qytetarët që të dalin në votime. Nga institucionet republikane e lokale kërkoj të bëhen përgatitjet e duhura për realizimin me sukses të zgjedhjeve të 22 marsit.

I ftojë qytetarët të votojnë për kandidatët parlamentarë e presidencial të subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhje, sidomos të LDK-së, dhe të partive tjera që kanë punuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe pavarësisë së tij.

Zonja dhe zotërinj, qytetarë të nderuar,

Me fat zgjedhjet e dyta parlamentare e presidenciale në Republikën e Kosovës dhe presim që ato kosovarët t´i mbajnë, siç tha këto ditë miku amerikan Tallbot, në dritën e diellit, të këtij simboli të Zotit, të njerëzimit e të popullit të lirë shqiptar.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj të qëndrueshëm.
Dr. Ibrahim Rugova, Kryetari i Republikës së Kosovës

Prishtinë, 19 mars 1998

Më 19 mars edhe Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një kumtese, fton anëtarësinë e vet dhe mbarë zgjedhësit në Republikën e Kosovës, që të dalin në votimet e 22 marsit për zgjedhjen e kryetarit të Republikës së Kosovës dhe të deputetëve për Kuvendin republikan. Në kumtesë LDK-ja, thekson se këto zgjedhje “kanë vlerën e një referendumi për pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ndërsa “Të gjithë ata që pengojnë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, nga motive të rivaliteteve ose të komplekseve grupore a partiake, sikundër bën Partia Parlamentare e Kosovës dhe repartet e saj parapolitike, marrin një barrë të rëndë të përgjegjësisë para popullit të Kosovës.”-thuhet në kumtesën e kësaj partie.

A kishin “rëndësi të veçantë historike, kombëtare e shtetërore” zgjedhjet e 22 marsit?!

Ibrahim Rugova, në apelin e 19 marsit, duke i ftuar qytetarët të dalin në votime, ua bën me dije, se këto zgjedhje kanë “rëndësi të veçantë historike, kombëtare e shtetërore”, sepse kështu “forcohet legjitimiteti i udhëheqjes dhe institucioneve të Kosovës”, se “me këto zgjedhje mbahet dhe forcohet rendi demokratik në Kosovë…” dhe se “këto zgjedhje kanë përkrahje ndërkombëtare…” (!!!)

A ishte këshu siç ka thënë Rugova?

Zhvillimet politike (në vitin 1998) në Kosovë dhe rreth Kosovës, katërçipërisht kanë dëshmuar se këto zgjedhje nuk e luajtën rolin historik, kombëtar e shtetëror, as nuk e forcuan legjitimitetin e lidershipit politik e institucional, për shkak të sjelljeve diletante të Ibrahim Rugovës, përkundrazi thelluan përçarjen e faktorit shqiptarë dhe si të tilla prodhuan situata antihistorike, antikombëtare e antishtetërore. Për më tepër, s´kishte asnjë mundësi reale që të forcohet rendi i proklamuar demokratik nga Ibrahim Rugova, në Kosovën e përgjakur nga regjimi pushtues i Millosheviqit. Dhe, përfundimisht mënyra se si i është çasur diplomacia ndërkombëtare zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ka treguar se, këto zgjedhje, nuk e kishin përkrahjen e “SHBA-ve, të BE-së, të vendeve të tjera evropiane, të OKB-së, të OSBE-së dhe të shumë institucioneve dhe asociacioneve ndërkombëtare…”, për faktin se këto qendra të vendosjes ndërkombëtare( siç do të ndodhë gjatë mujve të verës deri në dhjetor 1998) përmes të ashtuquajturës “diplomaci fluturuese” dhe takimeve të drejtpërdrejta Prishtinë - Beograd, pikërisht përmes Ibrahim Rugovës do t´i zhvlerësojnë, insitucionet e dala nga këto zgjedhje, me improvizimin e ekipeve të ndryshme negociatore si, “G15”, “G4” etj.

Kush ishte kryetar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve të 22 marsit 1998?!

Kryetar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të 22 Marsit 1998, ishte caktuar gjykatësi famëkeq Tadej Rodiqi, i njohur ky për gjykimin e qindra intelektualëve shqiptarë, gjatë viteve të 70-ta deri në virin 1990. Sipas KQZ, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 22 marsit 1998 do të zhvillohen në 29 zona - njësi zgjedhore, për tu zgjedhur presidenti dhe 130 deputetë, 100 prej të cilëve dalin në zgjedhje të drejtpërdrejta, kurse 30 vendet tjera shpërndahen sipas proporcionit. Në këto zgjedhje, sipas KQZ-së, morën pjesë dhjetë parti politike, tre asociacione, Shoqata e Juristëve të Pavarur, Lëvizja e të Gjelbërve e Kosovës dhe Lidhja e Qytetarëve e Kosovës, dhe tre kandidatë të pavarur për deputet, dy nga Deçani dhe një nga Dragashi.

Tadej Rodiqi si kryetar i KQZ, për t´i dhënë legjitimitet shtetëror zgjedhjeve në Kosovë, mori vendim që në diasporë të mos mbahen këto zgjedhje! “Komisioni Republikan e mori këtë vendim për shkak të pamundësisë së organizimit dhe të mbajtjes së rregullt të zgjedhjeve në diasporë dhe me pëlqimin e degëve të partive politike në diasporë”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Kryetari i KQZ-së Tadej Rodiqi. Me këtë rast Kryetari i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së Hafiz Gagica mbështeti vendimin që të mos mbahen zgjedhje në diasporë, ndërkohë që ai u bëri thirrje shqiptarëve në diasporë të kthehen në vendlindje për të dhënë votën e vet, për të zgjedhur përfaqësuesit e vet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Kryetarin e Republikës. (!!!) Çdo koment ëshët i tepërt.

Kush mori pjesë në zgjedhjet e 22 marsit 1998?

L I S T A
E PËRBASHKËT E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË SIPAS ZONAVE NË NJËSITË ZGJEDHORE

Nr.ren. - emri e mbiemri - Përkatësia partiake – Zona zgjedhore


PRISHTINË

Njësia zgjedh. PRISHTINË - Zona nr.1

1. Mehmet Reçica PSHDK
2. Behxhet Shala PRK
3. Sabahudin Komoni PNDSH
4. Selim Ismaili PLK
5. Afrim Berisha PNDSHK
6. Adil Pireva LDK

Njësia zgjedh. - PRISHTINË - Zona r.2

1. Veli Bytyqi PSHDK
2. Agim Konjusha PRK
3. Prof.dr.Zekiria Cana PNDSH
4. Dr.Skënder R.Baca PSDK
5. Ahmet Jahiri PLK
6. Ali Bajgora PNDSHK
7. Mr.Blerim Reka Shoqata e Juristëve të Kosovës
8. Ismet Beqiri LDK

Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.3

1. Frok Kristaj PSHDK
2. Rexhep Abdullahu PNDSH
3. Mustafë Rusinovci PSDK
4. Dr.Hysen Hyseni PRK
5. Behxhet Brajshori LDK

Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.4

1. Mustafë Halili PSHDK
2. Baki Statovci PNDSH
3. Iljaz Kurteshi PSDK
4. Skënder Sopi PLK
5. Besim Dumnica PNDSHK
6. Dr.Bardhyl Çaushi Shoqata e Juristëve të Kosovës
7. Shefki Uka LDK
8. Mr.Ilir Hoxha LGJK

Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.5

1. Ak.Mark Krasniqi PSHDK
2. Sabrije Prekaj - Gashi PNDSH
3. Ak.Rexhep Ferri PSDK
4. Feti Limani PLK
5. Osman Krasniqi PNDSHK
6. Sali Kelmendi LDK

Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.6

1. Prof.dr.Kajmak Gazideda PSHDK
2. Mumin Murturi PNDSH
3. Dr.Sadik Rashiti PSDK
4. Halim Mjeku PLK
5. Bardhyl Nushi PNDSHK
6. Haxhi Kelmendi Shoqata e Juristëve të Kosovës
7. Dr.Sali Gashi LDK
8. Dr.Faik Çitaku LGJK

Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.7

1. Greta Kaçinari PSHDK
2. Prof.dr.Zenel Kabashi PNDSH
3. Palok Berishaj PSDK
4. Gjergj Dedaj PLK - LDK (koalicion)
5. Prof.dr.Arsim Bajrami Shoqata e Juristëve të Kosovës

Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.8

1. Ing.Abdullah Mehmeti PSHDK
2. Prof.dr.Skënder Berisha PNDSH
3. Dr.Fehmi Ahmeti PSDK
4. Sejdi Demolli PDK
5. Prof.dr.Riza Smaka Shoqata e Juristëve të Kosovës
6. Prof.dr.Alush Gashi LDK

Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.9

1. Marte Palokaj PSHDK
2. Shemsi Perani PNDSH
3. Prof.Ramush Mavriqi PSDK
4. Muharrem Ahmeti PLK
5. Sabedin Prekazi PNDSHK
6. Arsim Janova Shoqata e Juristëve të Kosovës
7. Prof.dr.Esat Dauti LDK

Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.10

1. Mr.Kadri Sopi PPSHK
2. Albert Mirëdita PSHDK
3. Feti Grapci PRK
4. Pashk Staka PNDSH
5. Bashkim Bokshi PSDK
6. Hysnije Geci-Demi PLK
7. Zymber Krasniqi PNDSHK
8. Kero Bardhaj Shoqata e Juristëve të Kosovës
9. Ak.Nexhat Daci LDK

Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.11

1. Ahmet Pllana PPSHK
2. Sanije Selimi PSHDK
3. Nevruz Musa PNDSH
4. Prof.dr.Agim Hyseni PSDK
5. Mikel Demaj PLK
6. Shpëtim Vokshi PNDSHK
7. Shefki Syla Shoqata e Juristëve të Kosovës
8. Ak.Fehmi Agani LDK
9. Prof.Bajram Bujupi LGJK

Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.12

1. Mark Nikaj PSHDK
2. Ali Berisha PRK
3. Nexhip Morina PNDSH
4. Dr.Rexhep Gashi PSDK
5. Halim Osmani PLK
6. Ak.Idriz Ajeti LDK

PRIZREN
Njësia zgjedh.- PRIZREN - Zona nr.1

1. Bernard T.Oroshi PSHDK
2. Ibish Gashi PNDSH
3. Ndrec Qollaku PLK
4. Urim Ukimeri LDK

Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.2

1. Agron Lajçi PNDSH
2. Pashk Radi PLK
3. Raif Kryeziu PNDSHK
4. Shemsedin Horosani LDK
5. Turhan Pishmish Partia Popullore Turke

Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.3

1. Tahir Krasniqi PNDSH
2. Viktor Gjera PLK
3. Osman Goranci PNDSHK
4. Dr.Nurishahe Hulaj LDK
5. Zija Kasemlar Partia Popullore Turke

Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.4

1. Marjan Domgjoni PSHDK
2. Daver Haskuka PNDSH
3. Zef Noshi PLK
4. Semahate Mashkulli LDK
5. Zijadin Sakman Partia Popullore Turke

Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.5

1. Mujë Krasniqi PRK
2. Mark Spaqi PNDSH
3. Metë Shatri LDK

Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.6

1. Agim Llugagjiu PRK
2. Rushit Kushaj PNDSH
3. Fadil Kryeziu LDK

Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.7

1. David Kqira PSHDK
2. Bekir Kabashi PNDSH
3. Edita Tahiri LDK
3. Dr.Fahredin Hoti LGJK

Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.8

1. Kujtim Çarkaxhiu PNDSH
2. Fatmir Çollaku PSDK
3. Sylë Hoxha LDK

Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.9

1. Mr.Mahmut Gërmizaj PSDK
2. Njazi Ademaj LDK

GJAKOVË
Njësia zgjedh.-GJAKOVË - Zona nr.1

1. Skënder Barani PSHDK
2. Dr.Gani Efendia PNDSH
3. Behije Dashi PSDK
4. Lulzim Vokshi PLK
5. Dr.Elhami Goranci PNDSHK
6. Mevlude Saraqi LDK
7. Mr.Zeki Vula LGJK

Njësia zgjedh.-GJAKOVË - Zona nr.2

1. Simon Dedaj PSHDK
2. Fatlik Lila PNDSH
3. Xhelal Zherka PSDK
4. Arben Gexha PLK
5. Ahmet Mulliqi PNDSHK
6. Aqif Shehu LDK

Njësia zgjedh.-GJAKOVË - Zona nr.3

1. Prof.dr.Ymer Jaka PSHDK
2. Flamur Gojani PNDSH
3. Zejnel Bardhi PSDK
4. Veton G.Vula PLK
5. Gjon Marku PNDSHK
6. Dr.Fehmi Vula LDK
7. Teki Shehu LGJK

Njësia zgjedh.-GJAKOVË - Zona nr.4

1. Ndrecë Doda PSHDK
2. Kastriot Buza PNDSH
3. Jusuf Jusufi PSDK
4. Pal Prendi PLK
5. Gjergj Sokoli LDK

Njësia zgjedh.-GJAKOVË - Zona nr.5

1. Ing.Zef Morina PSHDK
2. Skënder Tullumi PNDSH
3. Gazmend Hoxha PSDK
4. Kristë Ndrecaj PLK
5. Besim Muhadri LDK

Njësia zgjedh.-GJAKOVË - Zona nr.6

1. Luz Muça PSHDK
2. Ardian Gjini PNDSH
3. Valon Vula PSDK
4. Gjon Luli PLK
5. Tomë Hajdari LDK

PEJË
Njësia zgjedh.-PEJË - Zona nr.1

1. Fuat Kryeziu PSHDK
2. Mehdi Bajri PSDK
3. Feriz Ferizi PLK
4. Qerim Ujkani PNDSHK
5. Shaban Shala Shoqata e Jurtistëve të Kosovës
6. Rashit Gorani LDK
7. Muhamet Dreshaj Lidhja Qytetare

Njësia zgjedh.- PEJË - Zona nr.2

1. Anton Gashi PSHDK
2. Zuhdi Myderizi PSDK
3. Mahir Muhaxheri PLK
4. Zamfir Kryeziu PNDSHK
5. Hamijete Miftari Shoqata e Juristëve të Kosovës
6. Hazbije Krasniqi LDK
7. Riza Sapunxhiu Lidhja Qytetare

Njësia zgjedh.- PEJË - Zona nr.3

1. Ali Kryeziu PSHDK
2. Dr.Jahja Drançolli PSDK
3. Zyhdi Belegu PLK
4. Osman Kollqaku Shoqata e Juristëve të Kosovës
5. Dr.Mahir Morina LDK
6. Mahir Muhaxheri Lidhja Qytetare

Njësia zgjedh. - PEJË - Zona nr.4

1. Lumturije Krasniqi PSHDK
2. Zekë H.Çeku PSDK
3. Mentor Morina PLK
4. Ali Lajçi LDK

Njësia zgjedh. - PEJË - Zona nr.5

1. Halit Mehmeti PSHDK
2. Muhamet Berisha PSDK
3. Qazim Gashi PLK
4. Bekë Lajçi Shoqata e Juristëve të Kosovës
5. Agim Bërdynaj LDK
6. Bekë Zeka Lidhja Qytetare

Njësia zgjedh. - PEJË - Zona nr.6

1. Idriz Qelaj PSHDK
2. Murat Tigani PSDK
3. Kristë Bardheci PLK
4. Ukë Kelmendi Shoqata e Juristëve të Kosovës
5. Nezir Gashi LDK
6. Haxhi Arifi Lidhja Qytetare

Njësia zgjedh. - PEJË - Zona nr.7

1. Angjelina Krasniqi PSHDK
2. Qun A.Lajçi PSDK
3. Metë Krasniqi PLK
4. Sadri Qosaj Shoqata e Juristëve të Kosovës
5. Avdi Kelmendi LDK
6. Bexhet Rushiti Lidhja Qytetare

Njësia zgjedh. - PEJË - Zona nr.8

1. Rrok Berisha PSHDK
2. Dr.Riza Brada PSDK
3. Musë Krasniqi PLK
4. Selim Berisha Shoqata e Juristëve të Kosovës
5. Numan Baliq PAD - LDK (koalicion)

FERIZAJ
Njësia zgjedh.- FERIZAJ - Zona nr.1

1. Simon Augustini PSHDK
2. Adem Metushi PNDSH
3. Ismail Hasani PSDK
4. Njazi Ismaili PLK
5. Hasan Abazi LDK

Njësia zgjedh.- FERIZAJ - Zona nr.2

1. Mr.Qibrije Demiri PSHDK
2. Remzi Goga PNDSH
3. Kaqusha Jashari PSDK
4. Nehat Baftiu PLK
5. Sabri Berisha LDK

Njësia zgjedh. - FERIZAJ - Zona nr.3

1. Zeqir Syla PSHDK
2. Raif Halimi PNDSH
3. Qamil Bytyqi PSDK
4. Remzi Jashari PLK
5. Adem Salihaj LDK

Njësia zgjedh. - FERIZAJ - Zona nr.4

1. Sadri Aliu PSHDK
2. Muhamet Kilaj PNDSH
3. Dr.Sylejman Topalli PSDK
4. Bardh Frangu PLK
5. Sylejman Bytyqi LDK

Njësia zgjedh. - FERIZAJ - Zona nr.5

1. Rizah Reshani PSHDK
2. Shaban Ajvazi PNDSH
3. Halil Ilazi PSDK
4. Fatmir Sylejmani PLK
5. Rrustem Sefedini LDK

GJILAN
Njësia zgjedh. - GJILAN - Zona nr.1

1. Nexhat Zeqiri PSHDK
2. Hetem Bajrami PNDSH
3. Shaban Myrtaj PSDK
4. Dr.Ilaz Poroshtica PLK
5. Osman Arifi Shoqata e Juristëve të Kosovës
6. Dr.Xhavit Hajdari LDK

Njësia zgjedh. - GJILAN - Zona nr.2

1. Mehmet Kurteshi PSHDK - LDK (koalicion)
2. Islam Demiri PNDSH
3. Ibrahim Morina PSDK
4. Dr.Rabit Sadiku PLK
5. Ismet Ukshini Shoqata e Juristëve të Kosovës
6. Prof.Halim Vranoci LGJK

Njësia zgjedh. - GJILAN - Zona nr.3

1. Kurtesh Devaja PSHDK
2. Agron Alidemi PNDSH
3. Mr.Aliriza Selmani PSDK
4. Salih Salihu PLK
5. Agim Mustafa Shoqata e Juristëve të Kosovës
6. Dr.Fehmi Rexhepi LDK
7. Mr.Sabri Tahiri LGJK

Njësia zgjedh. - GJILAN - Zona nr.4

1. Xhemajl Xhemajli PSHDK
2. Hajrush Krasniqi PNDSH
3. Gjangyle Jashari - Iliazi PSDK
4. Luljeta Sylejmani PLK
5. Esmer Ajeti Shoqata e Juristëve të Kosovës
6. Ibrahim Kadriu LDK
7. Dr.Januz Cana LGJK

Njësia zgjedh. - GJILAN - Zona nr.5

1. Besim Ahmeti PSHDK
2. Sabit Kurteshi PNDSH
3. Ramadan Myrtaj PSDK
4. Dr.Naser Aliu PLK
5. Vjollca Jonuzi Shoqata e Juristëve të Kosovës
6. Mr.Abdyl Hoxha LDK

VUSHTRRI
Njësia zgjedh.-VUSHTRRI - Zona nr.1

1. Gani Kadriu PSDK
2. Fehmi Zabërgja PLK
3. Hajzer Krasniqi LDK
4. Salih Gjushinca LGJK

Njësia zgjedh.-VUSHTRRI - Zona nr.2

1. Qerim Pllana PPSHK
2. Shaban Gërguri PSDK
3. Sali Surdulli PLK
4. Bajram Kollari PNDSHK
5. Dr.Zenun Gjocaj LDK

Njësia zgjedhore - Vushtrri - Zona nr. 3

1. Fadil Haxhaj PSDK
2. Hilmi Caka PLK
3. Bajram Mulaku LDK

Njësia zgjedhore - Vushtrri - Zona nr. 4

1. Shefqet Maloku PSDK
2. Afrim Zabërgja PLK
3. Bedri Zaiti PNDSHK
4. Ibush Jonuzi LDK

ISTOG
Njësia zgjedh.- ISTOG - Zona nr.1

1. Dr.Anton Gegaj PSHDK
2. Dr.Kadri Metaj PSKD
3. Ismet Haxhijaj Shoqata e Juristëve të Kosovës
4. Mr.Haki Shatri LDK

Njësia zgjedh. - ISTOG - Zona nr.2

1. Prof.dr.Mustafë Bacaj PSHDK
2. Sylë Sutaj PSDK
3. Sokol Blakaj PLK
4. Halit Ymeri PNDSHK
5. Adem Avdijaj Shoqata e Juristëve të Kosovës
6. Ferat Hajzeraj LDK

SUHAREKË
Njësia zgjedh.-SUHAREKË-Zona nr.1

1. Jashar Bajraktari PNDSH
2. Liman Morina PLK
3. Dr.Musli Bajraktai LDK
4. Ruzhdi Kuqi LGJK

Njësia zgjedh.- SUHAREKË - Zona nr.2

1. Haxhi Z.Bajraktari PNDSH
2. Ukë Bytyqi LDK

Njësia zgjedh. - SUHAREKË - Zona nr.3

1. Skënder Jemini PNDSH
2. Ajet Maksutaj PLK
3. Mr.Abdyl Ramaj LDK

FUSHË KOSOVË
Njësia zgjedh.- F.KOSOVË - Zona nr.1

1. Asllan Qyqalla PSHDK
2. Demush Amagjekaj PRK
3. Dr.Adem Haziri PLK
4. Xhevat Berisha PNDSHK
5. Melihate Tërmkolli LDK

Njësia zgjedh.-F.KOSOVË - Zona nr.2

1. Ing.Halil Xhemnica PSHDK
2. Avdi Avdiu PRK
3. Shahin Idrizi PLK
4. Rexhep Osmani LDK

DEÇAN
Njësia zgjedh.- DEÇAN - Zona nr.1

1. Lulzim Gjonaj PSHDK
2. Rrustem Tetaj PRK
3. Jusuf Ferizi PSDK
4. Fanë Qorraj PLK
5. Zekë Sinanaj Shoqata e Juristëve të Kosovës
6. Dr.Blerim Ramosaj LDK

Njësia zgjedh.-DEÇAN - Zona nr.2

1. Musë Berisha PSHDK
2. Ramë Zemaj PRK
3. Nezir Istrefaj PSD
4. Shpresa Mulliqi PLK
5. Avdullah Mehmeti PNDSHK
6. Feriz Gërvalla Shoqata e Juristëve të Kosovës
7. Mr.Demë Fetaj LDK
8. Mr.Murteza Osdautaj Kandidat i pavarur

Njësia zgjedh.-DEÇAN - Zona nr.3

1. Sadik Miroci PSHDK
2. Zeqë Hasi PRK
3. Sadri Hadërgjonaj PSDK
4. Zejnije Lokaj PLK
5. Zeqë Shehu LDK
6. Shefqet Hadërgjonaj Kandidat i pavarur

SHTIMJE
Njësia zgjedh. - SHTIMJE - Zona nr.1

1. Sherife Qarri PSDK
2. Islam Bajrami PLK
3. Fadil Hysaj LDK

Njësia zgjedh. - SHTIMJE - Zona nr.2

1. Habib Qerimi PSHDK
2. Ali Sadriu LDK
3. Rexhep Dauti LGJK

RAHOVEC
Njësia zgjedh.-RAHOVEC - Zona nr.1

1. Xhemajl Hajrullaga PSDK
2. Shani Mullabazi PLK
3. Dr.Sabahedin Cena LDK

Njësia zgjedh.-RAHOVEC - Zona nr.2

1. Hasan Dulaj PSHDK
2. Nexhat Duraku PSDK
3. Hysni Thaqi LDK

Njësia zgjedh.-RAHOVEC - Zona nr.3

1. Muharrem Sopaj PSDK
2. Hashim Rexhepi PLK
3. Ibrahim Kryeziu LDK

MALISHEVË
Njësia zgjedh.-MALISHEVË-Zona nr.1

1. Ymer Krasniqi PSHDK
2. Mustafë Gashi PNDSH
3. Jusuf Vranezi PLK
4. Behram Hoti PNDSHK
5. Dr.Isuf Telaku LDK

Njësia zgjedh.-MALISHEVË-Zona nr.2

1. Mustafë Krasniqi PNDSH
2. Hafir Shala PLK
3. Agim Krasniqi LDK

DRAGASH
Njësia zgjedh.- DRAGASH - Zona nr.1

1. Muzafer Qaflleshi PSHDK
2. Ruzhdi Berisha LDK
3. Lulzim Firaj Kandidat i pavarur

PODUJEVË
Njësia zgjedh.- PODUJEVË - Zona nr.1

1. Enver Ajeti PSHDK
2. Ali Podvorica PNDSH
3. Hamit Osmani PSDK
4. Haqif Mulliqi PLK
5. Isak Mavriqi PNDSHK
6. Mr.Sahit Sylejmani Shoqata e Juristëve të Kosovës
7. Agim Veliu LDK

Njësia zgjedh. - PODUJEVË - Zona nr.2

1. Nexhmi Rudari PSHDK
2. Abdulla Hoti PNDSH
3. Mr.Fadil Maloku PSDK
4. Zylë Ademi PLK
5. Shemsije Sheholli PNDSHK
6. Shaban Ganiu Shoqata e Juristëve të Kosovës
7. Mr.Fatmir Sejdiu LDK

Njësia zgjedh. - PODUJEVË - Zona nr.3

1. Nazmi Halimi PSHDK
2. Afrim Shala PSDK
3. Sabit Zeneli PLK
4. Ismet Maloku PNDSHK
5. Sylejman Blaku Shoqata e Juristëve të Kosovës
6. Dr.Rexhep Gjergji LDK

Njësia zgjedh. - PODUJEVË - Zona nr.4

1. Shaban Bajoku PSHDK
2. Rifat Kosumi PSDK
3. Nazmi Osmani PLK
4. Njazi Vokrri PNDSHK
5. Hasan Përvetica Shoqata e Juristëve të Kosovës
6. Dr.Sabri Hamiti LDK

Njësia zgjedh. - PODUJEVË - Zona nr.5

1. Isuf Kamerolli PSHDK
2. Shaban Krasniqi PSDK
3. Gafurr Podvorica PLK
4. Isak Maloku PNDSHK
5. Naip Zeka LDK

MITROVICË
Njësia zgjedh. - MITROVICË - Zona nr.1

1. Skënder M.Hoti PRSH
2. Shasivar Bega PSHDK
3. Dr.Bajram Preteni PSDK
4. Shaqir Gashi PLK
5. Selman Mehaj PNDSHK
6. Sadri Ferati LDK

Njësia zgjedh. - MITROVICË - Zona nr.2

1. Shahin Bajgora PRSH
2. Jusuf Xhosha PSDK
3. Bajram Voca PLK
4. Murat Çitaku PNDSHK
5. Afrim Koliqi LDK

Njësia zgjedh - MITROVICË - Zona nr.3

1. Zeqir R.Maxhuni PRSH
2. Dr.Nexhmedin Zeqiri PRK
3. Faik Morina PSDK
4. Bedri Barku PLK
5. Fisnik Gjinaj PNDSHK
6. Dr.Mustafë Pllana LDK

Njësia zgjedh. - MITROVICË - Zona nr.4

1. Ismet R.Pestova PRSH
2. Faik Hasani PSDK
3. Rrahim Peci PLK
4. Hadije Hoxha - Kukleci PNDSHK
5. Prof.Latif Berisha LDK

Njësia zgjedh. - MITROVICË - Zona nr.5

1. Artim Jashari PRSH
2. Agron Balaj PRK
3. Avdi Uka PSDK
4. Hudaverde Gashi PLK
5. Shemsedin Koshi PNDSHK
6. Muhamet Hajrizi LDK

Njësia zgjedh. - MITROVICË - Zona nr.6

1. Nexhmedin Mustafa PRSH
2. Vjollca Z.Krasniqi PSDK
3. Shefik Mehmeti PLK
4. Ismail Hajdari PNDSHK
5. Ilmi Ahmeti LDK

KAMENICË
Njësia zgjedh. - KAMENICË - Zona nr.1

1. Ferat Morina PSHDK
2. Mr.Hafiz Leka PSDK
3. Fatmir Redenica PLK
4. Emin Krasniqi LDK

Njësia zgjedh. - KAMENICË - Zona nr.2

1. Refik Latifi PSHDK
2. Sulejman Ajvazi PSDK
3. Skënder Kastrati PLK
4. Dr.Rashit Maliqi LDK

LIPJAN
Njësia zgjedh. - LIPJAN - Zona nr.1

1. Bekim Gashi PSHDK
2. Asllan Zymberi PRK
3. Jusuf Kelmendi PNDSH
4. Shemsi Thaqi PSDK
5. Rexhep Jusufi PLK
6. Rrahman Ratkoceri Shoqata e Juristëve të Kosovës
7. Ismail Gashi LDK

Njësia zgjedh. - LIPJAN - Zona nr.2

1. Sami Luma PRK
2. Abedin Hajrollaj PNDSH
3. Ibrahim Zogjani PSDK
4. Nexhet Haziri PLK
5. Ejup Bytyqi Shoqata e Juristëve të Kosovës
6. Naser Osmani LDK

KAÇANIK
Njësia zgjedh. - KAÇANIK - Zona nr.1

1. Ekrem Guri PSDK
2. Fatmir Shehu PLK
3. Rexhep Bunjaku PNDSHK
4. Salih Bajra LDK

Njësia zgjedh. - KAÇANIK - Zona nr.2

1. Sabit Jaha PSHDK
2. Deli Krivenjeva PRK
3. Dërgut Quni PLK
4. Hebib Shehu LDK

Njësia zgjedh. - KAÇANIK - Zona nr.3

1. Blerim Dema PLK
2. Mazllom Çajani LDK

LEPOSAVIQ

Njësia zgjedh. - LEPOSAVIQ - Zona nr.1

1. Jakup Ceraja PLK
2. Haki Ymeri LDK

VITI
Njësia zgjedh. - VITI - Zona nr.1

1. Prof.dr.Engjëll Sedaj PSHDK
2. Kadrush Murtezi PRK
3. Esat Kamberi PSDK
4. Dr.Ismail Bekteshi PLK
5. Jakup Jahiri LDK

Njësia zgjedh. - VITI - Zona nr.2

1. Refik Halili PSHDK
2. Abdullah Ymeri PRK
3. Zija Aliu PSDK
4. Refik Ahmeti PLK
5. Samet Dalipi LDK

NOVO BËRDË
Njësia zgjedh. - NOVO BËRDË - Zona nr.1

1. Zef Gashi PSHDK
2. Faik Novobërdaliu LDK

ZUBIN POTOK
Njësia zgjedh.- ZUBIN POTOK - ÇABËR-Zona nr.1

1. Osman Rama LDK

SHTËRPCË
Njësia zgjedh.- SHTËRPCË-FIRAJË - Zona nr.1

1. Hamdi Haliti LDK

OBILIQ
Njësia zgjedh. - OBILIQ - Zona nr.1

1. Nazmi A.Gashi PSHDK
2. Nexhmedin Hashani PSDK
3. Naim Jerliu LDK

Çka shkruajti QIK-u për bojkotuesit e zgjedhjeve të 22 marsit 1998?!

Në informatorin ditor nr.2005-E, të ditës së diel, 22 mars 1998, edicioni i pestë (ora 14:30) të Qendrës për Informim të Kosovës (QIK), akoma pa përfunduar votimet, publikohet informacioni me titull:” Disfatë e plotë e thirrjeve për bojkot”.

Ja se çka thuhet në informatën e QIK-ut për ato subjekte që i bojkotuan këto zgjedhje.

Disfatë e plotë e thirrjeve për bojkot
“Prishtinë, 22 mars 1998 (QIK)

Korrespondentët shqiptarë të disa radiostacioneve të huaja, gazeta "Koha ditore" dhe programi i RTSH-së, si edhe disa mediume serbe kanë pohuar dje dhe sot se zgjedhjet për Kryetar të Republikës së Kosovës dhe për deputetë të Kuvendit po i bojkotojnë shtatë parti politike. E vërtetë është se katër parti të vogla: Partia Parlamentare e Kosovës (PPK) (kryetar Adem Demaçi), Partia e Unitetit Kombëtar (UNIKOMB - me nënkryetar Afrim Morinën), Partia Socialdemokrate e Kosovës (krahu i Luljeta Pulës - Beqirit), Partia Liberale Shqiptare (kryetar Gjergj Rrapi) dhe Këshilli Koordinues i degëve të partive politike në Prishtinë kanë bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve.

Është e vërtetë se thirrje për të mos dalë në zgjedhje kanë bërë edhe drejtuesit e tri shoqatave të politizuara tejmase: udhëheqësit e Unionit të Pavarur të Studentëve (UPS) të Universitetit të Prishtinës (UP - me kryetar Bujar Dugollin), Shoqata e të Burgosurve Politikë (SHBP - me kryetar Berat Luzhën) dhe Forumi i Intelektualëve Shqiptarë (kryetar Rexhep Qosja) si edhe kryetari i BSPK-së.

Mirëpo edhe publikisht është thënë se studentët nuk e kanë përkrahur thirrjen e udhëheqësve të UPS të UP-së, ndërsa në të gjitha vendvotimet e Kosovës të rinjtë, pra edhe studentët, kanë votuar masovikisht.

Është kumtuar po ashtu publikisht se anëtarësia e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës nuk e ka përkrahur thirrjen e nënshkruar nga kryetari i BSPK-së Hajrullah Gorani, ose nënkryetari i tij Berat Luzha. Në të gjitha vendvotimet e Kosovës anëtarët e BSPK-së kanë dalë sot masovikisht në votime.

Në të gjitha vendvotimet e Kosovës ka qenë e dukshme pjesëmarrja e intelektualëve të mirëfilltë shqiptarë nga Kosova. Ndërsa mospjesëmarrja e disa dhjetëra "intelektualëve" anëtarë të forumit të Qosjes u pa se nuk ka farë rëndësie as për votimet, as për politikën e Kosovës. Me një fjalë, thirrjet për bojkot pësuan disfatë të plotë.

Në vendvotimet e Prishtinës qytetarët kanë marrë pjesë që nga orët e hershme të mëngjesit në votime, prandaj dolën të sakta pohimet se kumtesën në emër të Këshillit Koordinues të degëve të partive politike në Prishtinë për të mos dalë në zgjedhje e kishin nënshkruar vetëm Isa Kastrati dhe Fehmi Baftiu (që të dy kryetar të dy degëve të LDK-së) dhe kryetarët e degëve të partive të vogla si PPK-ja, UNIKOMB-i, PSDK-ja e PLSH-ja.

Madje edhe anëtarët e deridjeshëm të PPK-së në Fushë Kosovë, përshembull, kanë marrë pjesë në votime. Ndërsa kur është fjala për ish-të burgosurit politikë, do theksuar se në Kosovë ka dhjetëra mijëra ish-të burgosur, shumica absolute e të cilëve dolën në zgjedhje. Me një fjalë, thirrjet për bojkot, ashtu edhe siç është pritur, pësuan disfatë të plotë.” – thuhet në informatën e QIK-ut. (!!!)

Fitorja gati qind për qind e Ibrahim Rugovës në zgjedhjet e 22 marsit!

Më 23 mars 1998, të gjitha gazetat ditore publikuan informatën e QIK-ut ku thuhet, se “Dr. Ibrahim Rugova është zgjedhur Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 22 marsit. Mbështetja e elektoratit gati qind për qind për kandidaturën e Ibrahim Rugovës në të vërtetë është shpallje e besimit dhe e mbështetjes së popullit të Kosovës për udhëheqësin e vet dhe për politikën e tij paqësore e demokratike. Votimet e djeshme në Kosovë dhe zgjedhja e dr. Ibrahim Rugovës kryetar i Republikës së Kosovës forcojnë figurën e tij të bashkuesit të vullnetit politik të popullit të Kosovës dhe konfirmojnë vendosmërinë e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në planin ndërkombëtar, zgjedhja e dr. Rugovës për kryetar të Republikës legjitimon dhe forcon pozicionin e udhëheqësit të popullit të Kosovës në negociatat që pritet të zhvillohen lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.“ thuhet në shënimin e zëdhënses mediale të LDK-së, QIK.

“Presidenti” i zgjedhur Ibrahim Rugova, në konferencën e parë me gazetarë më 24 mars 1998 deklaron( citoi) “Pas rezultateve definitive të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, të cilat do t’i shpallë Komisioni zgjedhor Republikan, do të bëhet konstituimi i Parlamentit dhe do të zgjedhet një qeveri efektive në Kosovë” -përfundon citati.

A ka ndodhur konstituimi i parlamentit dhe zgjedhja e qeverisë së Kosovës, nga rezultatet e dala në zgjedhjet 22 marsit 1998 ?!

Faktet historike thonë JO!

Në të vërtet deputetët e mandatuar në zgjedhjet e 22 marsit, janë tubuar një herë në ambientet e selisë së LDK-së, pas afër katër muajve nga mbajtja e zgjedhjeve, pikërisht më 16 korrik 1998, jo për të unifikuar dhe funksionalizuar politikën shqiptare, por për të degraduar e shkatërruar skajshmërisht çdo përpjekje për unifikim të faktorit politikë e ushtarak shqiptar. Ibrahim Rugova, pas këtyre zgedhjeve nuk formoi as qevei të Kosovës, ndërsa e kishte sa për sy e faqe qeverinë e Bukoshit në Exil, e cila në emër të Drenicës dhe të Pavarësisë së Kosovës, (gjatë verës 1998) mblodhi miliona Dm, Fr, $ etj. (!!!)

Për të argumentuar këtë degradim total të faktorit shqiptar nga “presidenti” Ibrahim Rugova, kërkohet një analizë e zhvillimeve politike para dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të 22 marsit 1998.

Dhe për këtë çështje duhet filluar me:

- Kuvendin e tretë të LDK-së, të mbajtur më 25 shkurt 1998, ku Ibrahim Rugova bëri spastrime gjithëpërfshirëse (largoi ish të burgosurit politik) dhe mori kontrollin total mbi të gjitha organet e partisë!
- Reflektimi negativ i spastrimeve në LDK, në radhët e degës së kësaj partie në Zvicër…;
- Improvizimi i grupeve-ekipeve negociatore nga Ibrahim Rugova, për të dialoguar me Beogradin, pa u konsultuar me faktorë tjerë shqiptarë;
- Përpjekjet e vazhdueshme të Ibrahim Rugovës për injorimin, defaktorizimin dhe satanizimin e UÇK-së, në kohën kur kjo ushtri bënte luftë çlirimitare, duke u vënë në mbrojtje të popullatës shqiptare gjatë operacionet shfarosëse të militarëve dhe paramilitarëve serbënë verën e vitit 1998;
- Takimi i Ibrahim Rugovës më Millosheviqin në Beograd, më 15 maj 1998, pa u konsultuar paraprakisht me ekipin “G15”, të cilin krejt formalisht e cilësonte si ekip konsultativ të vetin… etj.


( Vijon )

· Realpolitika e Ibrahim Rugovës 3 Realpolitika e Ibrahim Rugovës

- “Dora e fortë” e Ibrahim Rugovës!
- Kush ishte ndëmjetësues i marrëveshjes Millosheviq-Rugova për arsim?
- Për çka janë marrë vesh Millosheviqi me Rugovën?!
- Pse aq lehtë Ibrahim Rugova e shkeli vullnetin e popullit?
- Nënshkrimi i marrëveshjes hap kapitullues për Ibrahim Rugovën?
- Përpjekjet e Vincenzo Paglias për realizimin e marrëveshjes Millosheviq - Rugova!
- Çka përmbanë aneks-dokumenti ”Masa të akorduara për zbatimin e marrëveshjes për arsim, të 01.09. 1996, të nënshkruar më 23.03.´98”?!

“Dora e fortë” e Ibrahim Rugovës dhe dogovori “historik”
Millosheviq-Rugova!


Shkruan: Sheradin BERISHA

“Dora e fortë” e Ibrahim Rugovës!

Dihet mirëfilli se, deri në fillim të vitit 1998 në “teatrin” e hapur politikë të Kosovës së pushtuar nga regjimi fashist i Millosheviqit, përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, aktronin edhe disa parti simotra të saj, si: Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Liberale e Kosovës, Partia Socialdemokrate e Kosovës, Partia Republikane, Partia Liberale Shqiptare, Partia Fshatare e Kosovës, pastaj Partia Parlamentare e Kosovës, Partia e Unitetit Kombëtar (si opozitë) etj., ekzistonin dy kuvende: Kuvendi i nomenklaturës ish-komuniste në krye me Iljaz Ramajlin dhe Kuvendi i pakonstituuar i Republikës së Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e “lira dhe demokratike” të 24 majit 1992; “vepronin” dy këshilla koordinues të partive politike shqiptare, Qeveria e Bujar Bukoshit në exil etj. etj., pastaj botoheshin dhjetra gazeta ditore, revista… e kështu me radhë.

Nga ky pasqyrim, krijohet përshtypja sikur në Kosovë ka dominuar një demokraci e mirëfillt pluraliste, ani pse Kosova dhe populli shqiptar jetonte nën pushtimin klasik, me kërbaçin e shkaut në çdo moment mbi kokë!

Duke pasur parasysh këtë gjendje, natyrshëm shtrohet pyetja:

- kush e ka menagjuar në këtë periudhë “pluralizmin politikë e medial” në Kosovën e robëruar?!

Të gjitha argumentet e shkruara, elektronike, arkivore…, flasin qartë se zhvillimet legale politike në Kosovë, pothuajse në mënyrë absolute ishin nën kontroll të “presidentit” të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova dhe të shërbimeve sekrete serbe! Në këtë kontekst, për dominimin e “dorës së fortë” të Ibrahim Rugovës në skenën politike shqiptare, kanë ndikuar edhe qarqe të caktuara politike jashtë Kosovës.

Ibrahim Rugova duke qenë në majën e politikbërjes , atëherë vetë vendoste, e vetë vuloste për çdo gjë në Kosovë, madje pa i përfillur as ekspoziturat e oborrit „politikë e institucionalë“, siç ishin: kryesia e LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Kuvendit i pakonstituuar i Kosovës, Qeveria e Bukoshit etj.

Këto veprime të Ibrahim Rugovës sipërfaqësonin dukshëm profilin e një politikani të mveshur me “pushtet” të paprekshëm (nën pushtimin serbë!), që zakonisht i kanë vetëm politikanët autokrat, të cilët ushtrojnë pushtetin absolut apo ata autoritar, që kërkojnë nënshtrim të verbër e pa kundërshtim ndaj autoritetit të tij absolut (!!!) Situatë absurde kjo apo? Vetëm në Kosovë ka ndodhë kjo, askund tjetër në botë!

Kush ishte ndëmjetësues i marrëveshjes Millosheviq-Rugova për arsim?

Për të argumentuar këtë gjë, me këtë rast po i referohem Marrëveshjes - Dogovorit Millosheviq-Rugova për arsimin shqip ( për lirimin e objekteve të pushtuara shkollore dhe kthimin e nxënësve, të studentëve dhe të arsimtarëve shqiptar në shkolla e në universitet), të nënshkruar më 1 shtator 1996!

Ndonëse Ibrahim Rugova në konferencat e të premteve me gazetarë e ripërsëriste shpesh slloganin, se: “Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet vetëm me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si e vetmja garancë e sigurt”, negociatat për arritjen e kësaj marrëveshjeje me Millosheviqin i kishte nisur e bitisur nën monitorimin e misionarit të Shoqatës kishtare italiane ”Shën Exhidio” Monsignor Vicenzo Paglia, i njohur ky prej kohësh si mik i Millosheviqit…!

Pra, “i plotëfuqishmi” Ibrahim Rugova (edhe pse nuk ishte konsultuar me faktorët tjerë politik shqiptarë) pa ndërmjetësimin e faktorit relevant politikë ndërkombëtar, pranon të nënshkruaj marrëveshjen, me ndërmjetësimin e një kishtari që përfaqësonte një shoqatë humanitare, e cila si e tillë ( përveç autoritetit moral) nuk kishte kurrfarë mekanizmi ndikues në realizimin e kësaj marrëveshjeje të nënshkruar.

Edhe pse kjo marrëveshje në esencë antihistorike u nënshkrua nga Ibrahim Rugova, ajo, kurrë nuk u implementua në praktik. Nuk u implementua kjo marrëveshje për faktin, sepse krimineli Millosheviq nuk e kishte bërë këtëgjë, për të mirën e shqiptarëve. Jo! Këtë marrëveshje, kryebarabari serb, e bëri me Rugovën, vetëm sa për t´i treguar bashkësisë ndërkombëtare se Serbia me shqiptarët po bënë dialog, dhe se problemet e tyre po zgjidhen hap pas hapi. Dhe, kjo marrëveshje i tregoi rezultatet e veta në një planë tjetër, e shpëtoi Serbinë nga sanksionet e reja dhe iu zbut muri i jashtëm i sanksioneve që ishte vënë më herët nga SHBA-të (!!!) dhe zatën ky ishte synimi kryesor i varrmihësit të shqiptarëve - Sllobodan Millosheviq!

Për çka janë marrë vesh Millosheviqi me Rugovën?!

Në marrëveshjen (dogovorin) Millosheviq-Rugova të datës 1 shtator 1996 shkruan:


M A R R Ë V E S H J E

Tash disa vjet mbarë sistemi edukativo-arsimor në Kosovë prej atij fillor e deri në atë universitar nuk funksionon normalisht. Në bazë të marrëveshjes së përbashkët, të nënshkruarit më poshtë, Kryetari i Republikës së Serbisë Slobodan Milosheviq dhe dr. Ibrahim Rugova arritën marrëveshjen për të filluar normalizimin e sistemit edukativo-arsimor për nxënësit, për studentët dhe për të rinjtë e Kosovës.

Kjo Marrëveshje parasheh kthimin e nxënësve, të studentëve dhe të arsimtarëve në shkolla e në universitet. Për arsye të rëndësisë shoqërore dhe humanitare, kjo marrveshje është jashtë çdo debati politik. Kujdesi për ardhmërinë e nxënësve dhe të studentëve që ndiejnë nënshkruesit, i udhëhoqi ata për të nënshkruar këtë Marrëveshje.

Ata po ashtu i falënderojnë miqtë e përbashkët nga Komuniteti Shën Exhidio për ndihmën dhe për përkrahjen që dhanë për realizimin e këtyre negociatave.

Nënshkruesit janë të bindur për gatishmërinë e të gjithëve që janë të obliguar ta zbatojnë Marrëveshjen për normalizimin e sistemit edukativo-arsimor. Për realizimin e kësaj marrveshje do të formohet grupi i përbashkët (3+3).

Duke iu qasur me seriozitet ngritjes së tyre arsimore dhe kulturore, të rinjtë bëhen qytetarë përgjegjës, kështu fiton qytetërimi, e jo njëra palë mbi tjetrën.


Prishtinë, më 01. 09. 1996 Beograd, më 01. 09. 1996

(Nënshkrimi) (Nënshkrimi)

Dr.Ibrahim Rugova Kryetari i Republikës së Serbisë

Sllobodan Milosheviq


Marëveshja Millosheviq-Rugova në anglisht:

01/09/1996
STATEMENT

Since some years now, the educational system of Kosovo - from elementary schooling to university - does not work in a normal way.

By mutual consent the undersigned, Mr. Slobodan Milosevic, President of the Republic of Serbia and Dr. Ibrahim Rugova have decided to proceed to the normalisation of the educational system of Kosovo for Albanian youth (at all levels).

On this line the agreement reached foresees the retum of the Albanian students and teachers back to schools (and Faculties).

The present agreement, because of its social and humanitarian value, takes its place bey'ond political debate. Thc concern for the future of the Albanian youth of Kosovo, a concern that both undersigned feel very strongly, has lead them to reach such an agreement.

Both undersigned thank their joint friends of the Community of S. Egidio for the generous commitment and the valid help and support they have given to dialogue.

Both undersigned are furthermore certain about the commitment of all those who are in charge in the implementation of the agreement for the normalisation of the educa- tional system. There wil1 be a mixed group (3+3) established for the realisation of this agreement.

When young people do commit themselves with serenity to their cu1tural formation so to become responsible citizens, we face a victory of civilisation itself, not the victory of one side on the other.

Prishtina, September 1, 1996
Dr. Ibrahim Rugova
Belgrade, September 1, 1996
Mr. Slobodan Milosevic
President of the Republic of Serbia


Siç vihet në dukje, “humanistët” Millosheviq - Rugova në këtë marrëveshje, shprehin në mënyrë të veçantë kujdesin për ardhmërinë e nxënësve dhe të studentëve, dhe theksojnë se: ”Për arsye të rëndësisë shoqërore dhe humanitare, kjo marrveshje është jashtë çdo debati politik.” ndërkaq dihet mirëfilli se, shkollat shqipe u mbyllën dhe nxënësit e studentët shqiptarë u flakën në rrugë, pikërisht me dhunë e diktat politik nga Krimineli Millosheviq.

Kjo marrëveshje e binomit Millosheviq - Rugova, sikur ta kujton deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vlladan Gjorgjeviq, menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, dhënë vëzhguesve ndërkombëtarë në Kosovë, përkitazi me ekspeditat e dhunshme serbe mbi popullatën shqiptare në Drenicë. Shovenisti Gjorgjeviq me këtë rast thotë, se: “Serbia e bën pacifizimin e këtij regjioni, sepse shqiptarët janë popull i egër, me bisht dhe ky pacifizim bëhet për qëllime humanitare dhe civilizuese”. (!!!)

Pse aq lehtë Ibrahim Rugova e shkeli vullnetin e popullit?

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, mediat e shkruara që ishin nën kontroll të LDK-së këtë akt e cilësuan „historik“, ndërsa „vizionarit“ Ibrahim Rugova i arrinin telegrame urimi nga partitë simotra, degët dhe degëzat e LDK-së në Kosovë dhe gjithandej ku shtriheshin nëpër botë.

Për këtë marrëveshjen të turpit “Millosheviq - Rugova", pati edhe reagime kunërshtuese, largpamëse e dinjitoze.

Në një prononcim për “Zërin e Amerikës“ më 2 shtator 1996 (vetëm një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes) Akademik Rexhep Qosja lidhur me marëveshjen Millosheviq-Rugova, deklaron( citoj):

„Gjatë tërë ditës më 2 shtator 1996, në TV të Beogradit është dhënë në tërësi (fotografuar me kamera) teksti i marrëveshjes, si thuhet në të, për normalizimin e sistemit të arsimit për fëmijët dhe rininë shqiptare dhe janë treguar emrat e nënshkruesve të saj. E kanë botuar në tërësi atë tekst edhe shumica e gazetave në gjuhën shqipe. Pse? Sigurisht për t´u treguar shikuesve dhe lexuesve se nënshkrues të tij janë: Sllobodan Milosheviçi dhe një qytetar i Kosovës, i nënshkruar si person pa kurrëfarë funksioni politik. Jo rastësisht gazetat tona të përditshme edhe nuk e kanë botuar këtë tekst, por e kanë komentuar kryesisht sipas qefit dhe si ta botojnë atë tekstin e pajtimit me kapitullimin. Shqiptarët që e kanë kokën për të menduar lirisht domosdo shtrojnë pyetjen: Pse me një nënshkrim u hoq dorë prej qëllimit të shpallur. Pse aq lehtë u shkel vullneti i popullit?”- përfundon citati.

Nënshkrimi i marrëveshjes hap kapitullues për Ibrahim Rugovën?

Për marrëveshjen “Millosheviç-Rugova”, prononcohet edhe Adem Demaçi në të përjavshmen ”Zëri”. Demaçi me këtë rast thotë (citoj):

“Kështu si u bë dhe si doli, kjo nuk është kurrëfarë marrëveshje, por është vetëm një leje e Milosheviçit që shqiptarët mund të kthehen në godinat e veta shkollore, varësisht nga tempoja e rrëshqitjes së tyre drejt autonomisë kulturore. Kështu si u bë dhe si doli, ky nuk ishte një dokument për normalizimin e arsimit në gjuhën shqipe, por ky është një dokument politik me të cilin Dr.Rugova në mënyrën më të mirë bëri hapin e vet fatal kapitullues përpara regjimit hegjemonist dhe policor të Beogradit. Të merremi vesh, s´ka njeri që s´e di se as Rugova, as Millosheviçi kur e nënshkruan dokumentin nuk ishin udhëheqës të arsimit, por ishin udhëheqësit më të lartë të dy kombeve që janë në ngatërresa serioze dhe dramatike tash e një shekull.

-Dhe ç´ndodhi?

-Ndërsa Milosheviçi dokumentin në fjalë e nënshkroi në cilësinë e Kryetarit të Republikës së Serbisë, Rugova dokumentin e nënshkroi në cilësinë e një qytetari me doktoratë (...) Ai që nuk linte konferencë për shtyp dhe emision televiziv pa theksuar deri në gërdi se si ”Kosova e ka presidentin e vet”, se si ”vetëm ai ka të drejtë dhe është i autorizuar që të përfaqësojë shqiptarët në bisedimet me të tjerët”, se si ”vetëm ai ka mandatin e popullit për të zhvilluar negociata me të tjerët”, pikërisht ky njeri, i cili me aq arrogancë sa e sa herë na përbuzi të gjithëve, pikërisht ky njeri, ku nuk ishte as koha as vendi, kur as nuk priste as nuk dëshironte askush nga shqiptarët ky njeri me dorën e vet, me nënshkrimin e vet, hoqi dorë nga mandati i popullit, mohoi se është president dhe rrjedhimisht mohoi se Kosova është Republikë, mohoi zgjedhjet e 1992-tës, hodhi poshtë vendimin e popullit të shtatorit 1991 për pavarësi, dhe përsëri po ia mban nderi që disfatën e tij politike ta shesë si sukses.”- përfundon Adem Demaçi.

Përpjekjet e Vincenzo Paglias për realizimin e marrëveshjes Millosheviq – Rugova!

Në marrëveshjen Millosheviq-Rugova të datës 1 shtator 1996, thuhet, se (citoi): “Për realizimin e kësaj marrveshje do të formohet grupi i përbashkët (3+3).” Dhe grupi i përbashkët 3+3 është formuar nga palët respektive Millosheviq-Rugova, me të cilët ka vazhduar punën “garantuesi” i marrëveshjes Monsignor Vicenzo Paglia.

Me këtë rast (pa u futur në angazhimet intensive të këtij grupi implementues, në periudhën shtator 1996 - shkurt 1998), vë në pah finalizimin e një dokumenti të grupit 3+3, i quajtur si “aneks” për realizimin e marrëveshjes së 1 shtatorit 1996 Millosheviq-Rugova, i cili asnjëherë nuk u implementua në praktik, sepse kjo është parë qartë, ishte një lojë e Millosheviqit dhe e miqëve të tij italian…!

Kur u nënshkrua ky aneks?

Më 23 mars 1998, grupi 3 + 3 me ndëmjetësimin e Vincenzo Paglias, në Prishtinë nënshkruan aneksin për realizimin e marrëveshjes për arsim, të arritur më 1 shtator 1996 në mes Millosheviqit dhe Rugovës.

Vini re!

Ky aneks u nënshkrua më 23 mars 1998, vetëm një ditë pas mbajtjes së “zgjedhjeve të lira e demokratike” në Republikën Kosovës (zgjedhjet u mbajtën më 22 mars 1998) të organizuara nga “presidenti” i Republikës Ibrahim Rugova.

Pra, derisa të dielën më 22 mars 1998 u mbajtën zgjedhjet e Republikës së Kosovës, ku “presidenti“ Ibrahim Rugova fitoi 99.88 % të votave, të elektoratit shqiptarë (!!!) të nesërmen, dmth të hënën më 23 mars, grupi punues prej 3 vetash, i emruar prej tij, në Prishtinë nënshkruan aneksin me Republikën e Serbisë (me një shtet tjetër) për zgjidhjen e çështjes së arsimit shqip në shtetin e Republikës e Kosovës. (!!!)

Çfarë absurdi antihistorik e antikombëtar njëkohësisht!!

Çka përmbanë aneks-dokumenti ”Masa të akorduara për
zbatimin e marrëveshjes për arsim, të 01.09. 1996, të nënshkruar më 23.03.´98”?!

Më 23 mars 1998 “Grupi 3 plus 3 dhe ndërmjetësuesi nga Shën Egjidio nënshkruan aneksin për realizimin e marrëveshjes për arsim” - kështu shkruante informatori ditor i QIK-ut, edicioni i dytë i orës 16:00, nr.206 - B datë 23 mars 1998

Në këtë informacion të QIK-ut thuhet( citoj):

“Sot në Bibliotekën Popullore dhe Universitare të Kosovës, Grupi 3 + 3 me ndërmjetësimin e palës së tretë, përfaqësuesit të bashkësisë katolike "Shën Exhidio" nga Vatikani, Vinçenc Palia nënshkroi një aneks për realizimin e marrëveshjes për arsim të nënshkruar nga presidentët Rugova e Millosheviq. Para gazetarëve këtë dokument e nënshkruan, në emër të grupit të Kosovës: prof. dr. Fehmi Agani, mr. Abdyl Rama dhe mr. Rexhep Osmani, në emër të grupit të Serbisë: Ratomir Vico, Goran Perçeviq e Dobrosav Bijeletiq dhe në emër të ndërmjetësuesit nënshkroi Vinçenc Palia. Pas nënshkrimit të aneksit, Vinçenc Palia mbajti një konferencë për gazetarë. Ky i njoftoi në italisht gazetarët me përmbajtjen e aneksit, ndërsa zëdhënësi i Shën Egjidios Mario Marazziti e lexoi dokumentin në gjuhën angleze.”- përfundon citati.

Në dokumentin me titull: “Masa të akorduara për zbatimin e marrëveshjes për arsim të 1 shtatorit 1996”, prej nëntë pikash, janë përcaktuar edhe afatet për implementimin e këtij aneks - dokumenti.

Në këtë dokument thuhet:

1. Masat e mëposhtme miratohen përkohësisht për zbatimin e marrëveshjes për arsim të nënshkruar nga Presidenti Sllobodan Millosheviq dhe Dr. Ibrahim Rugova më 1 shtator 1996.

2. Instituti Albanologjik i Prishtinës do të rihapet për shfrytëzuesit e mëparmë më 31 mars 1998.

3. Brenda datës 31 mars 1998, Komuniteti Shën Egjidio, duke marrë parasysh propozimet e paraqitura nga të dyja palët në Komisionin "3+3", do të zgjedhë tri fakultetet e para të Universitetit të Prishtinës në të cilat studentët dhe profesorët shqiptarë do të rikthen deri më 30 prill 1998. Parimisht, kushtet për rikthim do të jenë si vijon: studentët të cilët tani studiojnë normalisht në objekte dhe studentët shqiptarë do t’i shfrytëzojnë në mënyrë alternative hapësirën dhe objektet/mjediset universitare, sipas sistemit të dy turneve që do të këmbehen çdo semestër. Në semestrin e parë të zbatimit të këtyre masave, studentët të cilët tani studiojnë normalisht në objekte do t’i shfrytëzojnë mjediset paradite (deri në ora 14:00) ndërsa shqiptarët pasdite. Në semestrin e dytë, turnet do të këmbehen, studentët shqiptarë do të jenë paradite ndërsa studentët të cilët tani ndjekin mësimet në objekte pasdite, dhe kështu me radhë në semestrat vijues. Përveç përdorimit të dhomave të mësimit për ligjërata, studentët dhe profesorët shqiptarë do t’i kenë në dispozicion mjedise/objekte përkatëse në secilin Fakultet për funksione administrative dhe trupin e mësimdhënësve (nëse kjo nuk është e mundshme, do të gjinden zgjidhje të tjera).

4. Brenda datës 30 prill 1998, Komuniteti Shën Egjidio, duke marrë parasysh propozimet e paraqitura nga të dyja palët në Komisionin "3+3", do të zgjedhë tri fakultete të tjera të Universitetit të Prishtinës në të cilat studentët dhe profesorët shqiptarë do të rikthehen deri më 31 maj. Kushtet për këtë rikthim do të jenë të njëjta si ato për fakultetet në pikën pararendëse.

5. Studentët dhe profesorët e tjerë shqiptarë të shtatë fakulteteve të tjera do të mund të kthehen në mjediset/objektet e Universitetit të Prishtinës deri më 30 qershor 1998, simbas kushteve të njëjta për fakultetet pararendëse, që shtrohen në pikën 3 dhe 4. Brenda datës 30 shtator 1998, studentët dhe profesorët shqiptarë do të mund të përdorin në mënyrë adekuate mjediset universitare (mensat, bibliotekat, konviktet, etj.). Komuniteti i Shën Egjidios do të ofrojë zgjidhje, pasi të ketë dëgjuar propozimet e të dyja palëve, për problemet që mund të dalin eventualisht. Sidoqoftë, viti akademik duhet patjetër të fillojë normalisht më 1 tetor 1998.

6. Brenda datës 30 qershor 1998, studentët dhe profesorët shqiptarë do të mund të përdorin mjediset e shtatë shkollave të larta pedagogjike, ekonomike dhe teknike, në Prishtinë dhe në qytetet e tjera të Kosovës. Përdorimi i tyre do të bëhet simbas kushteve për ripërdorim të objekteve/mjediseve universitare, sikur në pikën 3, po qe se këto shkolla përdoren.

7. Komisioni "3+3", i ndihmuar nga Komuniteti Shën Egjidio, nënvizon domosdonë e sigurimit të fondeve për ndërtim të shpejtë të objekteve / mjediseve të reja, me qëllim të shtimit të hapësirës për mësimdhënie, për kërkime dhe për administratë, që do të jenë në dispozicion të të gjithëve. Ndërtesa të reja universitare, që do të mund të ndërtoheshin shpejt, do të mund të strehojnë, në kushte të barabarta, …(…)…

Lexoni këtë dokument në anglisht:

TEXT OF AGREED MEASURES
FOR THE IMPLEMENTATION
OF THE AGREEMENT ON EDUCATION

1. The following measures have been temporarily adopted to enable the implementation of the Agreement on Education signed on September 1 by President Slobodan Milosevic and Dr. Ibrahim Rugova.

2. The Institute for Albanology in Pristina will be open for its previous users on March 31.

3. By March 31, the St. Egidio Community will, in view of the proposals submitted by the two sides in the 3+3 Committee, determine the first three faculties of the Pristina University where the Albanian students and professors will be reintegrated by April 30, 1998. In principle, the following is a condition for reintegration: students currently normally conducting their studies at the University and the Albanian students will use the University facilities and equipment alternately, through a system of double shifts which will change every semester. During the first semester of the application of these measures, students currently normally studying in the University facilities will use them in the morning (until 2 p.m.), and the Albanian students in the afternoon; in the second semester, the shifts will change and the Albanian students will be in the morning and the students now studying in the University facilities in the afternoon, and this order will change in the following semesters. Apart from using facilities for holding classes, Albanian students and professors will also have at their disposal the corresponding space at each faculty for administrative functions and the teaching staff (if this is not possible, another solution will be found).

4. By April 30, 1998, the St. Egidio Community will, taking into consideration proposals submitted by the two sides in the 3+3 Committee, determine the next three faculties of the Pristina University where the Albanian students and professors will be reintegrated by May 31, 1998. The conditions for this will be the same as for the faculties in point 3.

5. Albanian students and professors of the remaining seven faculties will be able to re-enter the facilities of the Pristina University by June 30, 1998 according to the same conditions as the faculties in points 3 and 4. By September 30, 1998, Albanian students and professors will be able to use University facilities (cafeterias, libraries, student dormitories, etc.) in the corresponding way. The St. Egidio Community will, after hearing the proposals of both sides, reach a solution for possible problems which could occur. In any case, the school year must start normally on October 1, 1998.

6. By June 30, 1998, Albanian students and professors will be able to use the facilities of seven schools of higher learning in Pristina and other cities in Kosovo which are specialized for teaching, economic and technical subjects. Their use will be regulated in keeping with the conditions for the renewed use of University facilities, as in point 3, if these schools are to be used.

7. The 3+3 Committee, with the support of St. Egidio, underlines the need for securing funds for the faster construction of new facilities in order to make more space for holding classes, research and administration, and which will be at the disposal of all. New University buildings, which can be built speedily, will be able to accommodate, under equal conditions, all structures of the University. This will be the subject of a special program, which will contain deadlines and the financing of its realization in keeping with real needs and material capabilities.

8. Similarly, by March 31, 1998, Albanian pupils of elementary and high schools will be able to return to elementary and high schools which are currently not is use, in keeping with a list to be prepared by the 3+3 Committee. St. Egidio will find a solution for possible problems which could emerge. Albanian pupils of elementary and high schools will return to those elementary and high school building which are partially in use by April 30, 1998. Their use will be regulated in keeping with the conditions for the renewed use of University facilities mentioned in point 3, or in another mutually acceptable way.

9. The 3+3 Committee, assisted by St. Egidio, will meet by March 30 at the latest to guarantee the implementation of the transitional normalization measures. The 3+3 Committee will immediately set up working groups for each faculty. The 3+3 Committee will examine the remaining problems which are concerned with the normalization of the education system (funding, administration, languages, programs, diplomas, status questions of employees).

In Pristina, March 23, 1998

Fehmi Agani
Abdulj Rama
Redzep Osmani
Ratomir Vico
Goran Percevic
Dobrosav Bjeletic

In the presence of the members of the St. Egidio Community

Monsignor Vicenzo Paglia
Prof. Roberto Morozzo della Rocca
Dr. Mario Giro

„Dialogu“ serbo-shqiptar sipas marrëveshjes Millosheviq-Rugova nuk përfundon këtu, ai vazhdon edhe mëtutje me takimet tjera madje të mbajtura edhe larg syrit të opinionit !!!

( Vijon )


· Realpolitika e Ibrahim Rugovës 2 Takimet sekrete Prishtinë - Beograd
(1994 - 1997)


Shkruan: Sheradin BERISHA

Sa takime të fshehta janë mbajtur në mes Beogradit dhe

Prishtinës gjatë viteve 1994 – 1997?!

Dihet mirëfilli se, më 1 shtator 1996 u nënshkrua marrëveshja për arsim ( për lirimin e objekteve shkollore dhe kthimin e nxënësve, të studentëve dhe të arsimtarëve shqiptar në shkolla e në universitet), në mes të Kryetarit të Republikës së Serbisë Sllobodan Millosheviq dhe Ibrahim Rugovës si individ (pa pozitën e Kryetarit të Republikës së Kosovës), por, ajo që nuk është ditur asokohe, është mbajtja e negociatave sekrete, në mes të ekipit negociator të Rugovës dhe qeverisë së Serbisë, gjoja në funksion të gjetjes së zgjidhjes politike të çështjes së Kosovës.

Se ka pasur bisedime të tilla, para dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes famoze për arsim (më 1 shtatorit 1996), këtë fakt për opinion e ka bërë të ditur, ish-zëdhënësi i partisë serbe “Nova Demokratija”, Radomir Taniç, i cili ishte i përfshirë drejtpërdrejtë në këto bisedime, ngase partia e tij gjatë viteve të 90-ta ishte pjesë e koalicionit në qeverinë e Serbisë, të përbërë nga,

- Partia Socialiste e Serbisë (SPS),
- E majta Jugosllave - JUL e gruas së Millosheviqit, dhe
- Nova Demokratija.

Radomir Taniç, në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë (Radio Free Europe), shpalon detaje të panjohura nga këto bisedime të fshehta, të cilat ai i cilëson si biseda “diskrete”. Taniç bënë të ditur se, gjatë periudhës 1994 - 1997 janë mbajtur “diku rreth 50 takime diskrete në qytete të ndryshme prej Prishtinës, dhe Beogradit, deri në Romë, Vatikan dhe Nju Jork.” me përfaqësuesit e Rugovës.

“Pasi bisedimet zhvilloheshin hap pas hapi, hapi parë ishte angazhimi dhe aprovimi i një varg masash për formimin dhe forcimin e besimit. Një nga këto masa ishte edhe marrëveshja për arsim.” thotë ish-negociatori serb Radomir Taniç. Taniç thotë se në vazhdën e këtyre negociatave sekrete/diskrete, “u definua një pako masash për krijimin dhe forcimin e besimit. Kjo pako masash konsistonte në laminë e arsimit, shëndetësisë, në media, kulturë dhe, në fund, përfshinte masat e sigurimit.”

Radomir Taniq

Cila ishte kjo “pako masash” e definuar nga z.Taniç?!

Ishin pikërisht ato masa për të cilat kryetari “historik” Ibrahim Rugova vazhdimisht dërdëlliste në konferencat me gazetarë (1994-1998), se, Kosova ka ndërtuar tashmë instiucione të qëndrueshme paralele në: arsim, kulturë, shëndetësi, sport, media ...(!!!), që duket qartazi, se kanë qenë të limituara në ato përmasa që i ka përcaktuar qeveria e Serbisë! (Për këtë fakt lexo shtypin e kohës: Bujku, Rilindja, Bota Sot, QIK-un etj., të viteve 1993-1998)

Për çka janë marrë vesh nergociatorët e Rugovës dhe të Millosheviqit?

Në vazhdim, Radomir Taniç thekson: “Në princip u morëm vesh për zgjidhje politike të tërësishme për Kosovën, me të cilën shmangej konflikti dhe lufta.” Dhe sipas tij “kjo zgjidhje, praktikisht, ishte e definuar.” - “…fjala ishte për të ashtuquajturën Autonomi të gjerë të Kosovës ose, nëse doni, për Vetëçeverisje lokale të shqiptarëve të Kosovës, që është përafërsisht e njejtë.” - ka thënë z.Taniç.

“Në këto marrëveshje morën pjesë edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”- kujton Taniç, dhe konstaton: ”Gjatë këtyre takimeve, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare ishin kundër çdo ideje për secesionin dhe pavarësinë e Kosovës. Kur përfaqësuesit shqiptarë vërejtën se bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah secesionin, heshturazi i çuan duart nga një ide e tillë, duke gjetur një formulë të lumtur për pavarësinë e Kosovës si qëllim afatgjatë, për të cilin duhet të bijnë dakord të gjitha palët, edhe Beogradi, edhe bashkësia ndërkombëtare, e që praktikisht, do të thoshte kurrë, sepse një gjë e tillë ishte e papranueshme dhe në heshtje u tërhoqën përgjithmonë nga kërkesa për pavarësi.” (!!!)

Ish-negociatori serb Taniç, me këtë rast zbardh edhe një detal të panjohur për opinionin shqiptar. Ai, thotë se:

“Pjesa më e madhe e rezultatit të marrëveshjes që e kemi filluar kah fundi i vitit 1994, deri në mes të vitit 1997, me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, ka qenë e përfshirë në marrëveshjen ndërmjet Millosheviqit dhe Hollbrukut, të nënshkruar më 13 tetor 1998” për një “Autonomi të gjerë” ku decidivisht thuhet: “Që shqiptarët të kenë vetëqeverisje dhe të munden të formojnë institucione të pushtetit lokal, policinë lokale, të kenë zgjedhje korrekte dhe të lira, nga të cilat do t´i zgjedhin përfaqësuesit e vet në Kosovë dhe që të dy palët të përmbahen nga dhuna dhe, si një nga masat për krijimin e mirëbesimit, të formohen efektivat e përbashkëta të sigurisë.”

Në të vërtet në shtator-dhjetor 1998, ky definim që shpërfaq z.Taniç, është thënë se ka dalë si rezultat i bisedave maratonike që i zhvilloi ambasadori Hollbruk me Millosheviqin (ku u përftuan katër drafte për arritjen e ashtuquajtur të “marrëveshjes klamitare” për Kosovën), ndërsa tani del se kjo çështje është kristalizuar gjatë bisedimeve sekrete ( 1994-1997) në mes Rugovës dhe Millosheviqit!

Ajo që dihet me siguri të plotë, është fakti se, kryetari i shumëfisht Ibrahim Rugova, pas nënshkrimit të marrëveshjes Hollbruk-Millosheviq më 13 tetor 1998( ku parashihej që Kosova të jetë pjesë e Serbisë, dhe si e tillë do t´í kishte 20 deputet në Kuvendin e Serbisë dhe përfaqësues në qeverinë federale dhe republikane etj.), ka përkrahur këtë marrëveshje kalimtare për Kosovën, dhe në këtë sens ka afirmuar formimin e policisë lokale në Kosovë, pikërisht atëkohë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte në fazën e konsolidimit politik e ushtarak të saj, në teren! (Për këtë fakt lexo shtypin e kohës tetor-dhjetor 1998)

Në vazhdim lexoni të plotë intervistën e z.Radomir Taniç.

Intervistë ekskluzive e Radomir Taniçit (zëdhënës i partisë Nova Demokratija) dhënë Radios Evropa e Lirë

Gjatë viteve 1994 – 1997 u mbajtën rreth 50 takime diskrete!

Radio Free Europe: Z. Taniç, pak dihet lidhur me atë se në kohën e pushtetit të Millosheviqit kishte bisedime ndërmjet Serbisë zyrtare dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës. Bisedimet e vetme për të cilat opinioni publikisht ishte i informuar, ishin ato lidhur me rikthimin e nxënësve dhe studentëve shqiptarë në shkolla, që i ndërmjetësoi bashkësia katolike “Shën Exhidio”. Thuhet se bisedimet dhe marrëveshjet e fshehta ekzistonin qysh nga koha e krijimit të krizës në Kosovë. A është kjo e vërtet?

Taniç: Kjo është plotësisht e vërtet. Vetëm se unë këto kontakte do t´í përshkruaja si diskrete, sepse fjala “kontakte të fshehta” tingëllon pak më ashpër. Pati procese diskrete ndërmjet Beogradit zyrtar, në të vërtet, të koalicionit treanëtarësh të Millosheviqit dhe të përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Kosovës, që nga fundi i vitit 1994 e deri në verën e vitit 1997. U mbajtën diku rreth 50 (pesëdhjetë) takime diskrete në qytete të ndryshme prej Prishtinës, dhe Beogradit, deri në Romë, Vatikan dhe Nju Jork.

Radio Free Europe: Kush ishte në ekipin negociator nga pala shqiptare?

Taniç: Në procesin negociator, nga pala serbe morën pjesë përfaqësuesit e koalicionit qeveritar në Serbi, SPS, JUL dhe Nova Demokratija, ndërsa nga pala shqiptare përfaqësuesit e Rugovës, sepse Millosheviqi ishte shumë i qartë dhe Rugovën e konsideronte si përfaqësues zyrtar të shqiptarëve të Kosovës. Përfaqësuesi kryesor i shqiptarëve ishte Fehmi Agani. Një ekip solid i ekspertëve e përbënte ekipin negociues të Rugovës.

Radio Free Europe: A mund të na i thoni emrat e palës serbe që morën pjesë në negociata?

Taniç: Më së tepërmi ishin të angazhuar:

- Ratko Markoviq,
- Dojçillo Maslovariç,
- Ratomir Vico,
- unë (Ratomir Taniç),
- kohë pas kohe Dushan Mihajlloviq dhe
- Vuk Drashkoviq, pa marrë parasysh se ky nuk i takonte koalicionit qeveritar, si dhe një grup i ekspertëve me në krye Predrag Simiqin.

Radio Free Europe: Cili ishte roli juaj në këtë grup, që të mos them në këtë ekip negociues?

Taniç: Thjesht, u morëm vesh që SPS, JUL dhe Nova Demokratija, si anëtarë të koalicionit në pushtet, të punojnë në përgatitjen e zgjidhjes politike për Kosovën. Të bëhem tërësisht preciz, këto negociata ishin në funksion të përgatitjes së zgjidhjes politike të çështjes së Kosovës. Çdo palë në ekipin negociues kishte nga një ose dy përfaqësues. Në këtë grup nuk kishte përfaqësues kryesorë ose sekondarë. Përgatitjet për marrëveshje filluan kah fundi i vitit 1994, ndërsa më 1995 bisedimet u zhvilluan me hov të madh. Në atë kohë përgatitej marrëveshja paqësore e Dejtonit. Ishte qartë se në Dejton problemi i Kosovës nuk do të vendoset në rend të ditës. Kjo iu la palës serbe dhe asaj shqiptare që ndërmjet tyre ta zgjidhin këtë çështje. Ndërsa, marrëveshja për arsim, ishte vetëm rezultat i atyre bisedimeve. Pasi bisedimet zhvilloheshin hap pas hapi, hapi parë ishte angazhimi dhe aprovimi i një varg masash për formimin dhe forcimin e besimit. Një nga këto masa ishte edhe marrëveshja për arsim.

Radio Free Europe: Sa e di unë, marrëveshja për kthimin e nxënësve dhe studentëve shqiptarë në shkolla, ishte nënshkruar më 1 shtator 1996, por kjo marrëveshje kurrë nuk u implementua. Pse?

Taniç: Nuk është e vërtet se nuk u implementua. Implementimi i saj filloi, por, pastaj u krijuan disa obstruksione të ndryshme. Në ndërkohë, Millosheviqi vendosi që t´i asgjësoi rezultatet e marrëveshjes, kështu që për të nuk ishte e rëndësishme që kjo marrëveshje të realizohet.

Radio Free Europe: Çka u arrit në negociata ose, siç thoni ju, në kontakte diskrete?

Taniç: U definua një pako masash për krijimin dhe forcimin e besimit. Kjo pako masash konsistonte në laminë e arsimit, shëndetësisë, në media, kulturë dhe, në fund, përfshinte masat e sigurimit. Të theksoj, në princip u morëm vesh për zgjidhje politike të tërësishme për Kosovën, me të cilën shmangej konflikti dhe lufta. Për opinionin e gjerë kjo zgjidhje u paraqit më vonë, në mënyra dhe forma të ndryshme. Fjala ishte për të ashtuquajturën AUTONOMI TË GJERË TË KOSOVËS ose, nëse doni, për VETËQEVERISJE LOKALE TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS, që është përafërsisht e njejtë. Pos kësaj, këto marrëveshje mbanin nivelin e ulët të tensionit, kështu që, në atë kohë, kishte shumë pak incidente në krahasim me periudhën pas hedhjes poshtë të marrëveshjes nga ana e Millosheviqit. Ajo që u arrit me marrëveshje ishte mëse e mjaftueshme për ta evituar luftën dhe që ndërmjet Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës të gjendej një zgjidhje paqësore për çështjen e Kosovës. Kjo zgjidhje, praktikisht, ishte e definuar. Në këto marrëveshje morën pjesë edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Natyrisht, në mënyrë diskrete, gjë që do të thotë se nuk ishin vetëm takime bipatrite në mes të palës serbe dhe asaj shqiptare, por marrëveshje tripatrite, në të cilat morën pjesë edhe përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit si dhe organizata të ndryshme joqeveritare, të cilat përfaqësonin në formë jozyrtare diplomacitë e vendeve të tyre. Gjatë këtyre takimeve, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare ishin kundër çdo ideje për secesionin dhe pavarësinë e Kosovës. Kur përfaqësuesit shqiptarë vërejtën se bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah secesionin, heshturazi i çuan duart nga një ide e tillë, duke gjetur një formulë të lumtur për pavarësinë e Kosovës si qëllim afatgjatë, për të cilin duhet të bijnë dakord të gjitha palët, edhe Beogradi, edhe bashkësia ndërkombëtare, e që praktikisht, do të thoshte kurrë, sepse një gjë e tillë ishte e papranueshme dhe në heshtje u tërhoqën përgjithmonë nga kërkesa për pavarësi.

Radio Free Europe: Çka nënkuptohej me autonominë e gjerë?

Taniç: Autonomia e gjerë, praktikisht nënkuptonte atë që më 13 tetor 1998 u nënshkrua ndërmjet Millosheviqit dhe Hollbrukut, të cilën do ta citoj decidivisht: “Që shqiptarët të kenë vetëqeverisje dhe të munden të formojnë institucione të pushtetit lokal, policinë lokale, të kenë zgjedhje korrekte dhe të lira, nga të cilat do t´i zgjedhin përfaqësuesit e vet në Kosovë dhe që të dy palët të përmbahen nga dhuna dhe, si një nga masat për krijimin e mirëbesimit, të formohen efektivat e përbashkëta të sigurisë.”

Radio Free Europe: Kjo ishte përmbajtja e marrëveshjes Millosheviq – Hollbruk?

Taniç: Pjesa më e madhe e rezultatit të marrëveshjes që e kemi filluar kah fundi i vitit 1994, deri në mes të vitit 1997, me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, ka qenë e përfshirë në marrëveshjen ndërmjet Millosheviqit dhe Hollbrukut, të nënshkruar më 13 tetor 1998, mendoj në pjesën politike të marrëveshjes, e jo në atë pjesë që ka të bëjë me verifikuesit ( e OSBE-së). Në atë pjesë politike të marrëveshjes, Millosheviqi është zotuar që zgjidhja e përkohshme për Kosovën do të arrihet më së largu deri më 2 nëntor 1998. Mirëpo, ai kurrë nuk i realizoi dhe as që kishte ndërmend t´i aprovonte ato, sepse kishte shkelur mbi rezultatet e marrëveshjes dyvjeçare. Kjo ishte vetëm taktikë manovruese për të përfituar në kohë.

Radio Free Europe: Thoni se Millosheviqi i refuzoi rezultatet e fshehta ose, siç thoni ju, rezultatet e negociatave diskrete. A u bënë këto negociata me njohuri të plotë të Millosheviqit dhe a konsultohej ai për të gjitha?

Taniç: Apsolutisht. Për këtë nuk ka kurrfarë diskutimi.

Radio Free Europe: Pse, atëherë, i ka zhvlerësuar rezultatet e marrëveshjes?

Taniç: Millosheviqi, gjithmonë e ka aplikuar taktikën e nxitjes së konfliktit. Së pari krijon konfliktin etnik, pastaj paraqet qëllimet pseudopatriotike, që i shërbejnë për mbajtjen e pushtetit. Ju e dini se pas Dejtonit, një vitë e gjysmë situata ka qenë e qetë. Millosheviqi luajti rolin e faktorit të paqes dhe Serbia hyri në periudhën e qetësisë relative. Mirëpo, atëherë u parashtrua pyetja e legjitimitetit të qeverisë së tij dhe përgjithësisht qëllimet e kësaj qeverie, sepse në kohë të paqes u vërejt se qeverisja e Millosheviqit është historikisht e shpenzuar. Millosheviqi, gjatë demonstratave, në dhjetor të vitit 1996, tentoi të nxisë turbullira qytetare në Beograd. Kjo nuk i shkoi për dore, sepse e penguan gjenerali Perishiq dhe armata, Nebojsha Çoviq dhe policia e Beogradit. Kur vërejti se nga kjo nuk ka asgjë, atëherë iu kujtue çështja e Kosovës, si burim i konfliktit të ri. Anuloi të gjitha rezultatet e marrëveshjes, sepse ju nevojit një luftë e re dhe që me vlera pseudopatriotike të luajë rolin e mbrojtësit të serbëve.

( Radio Evropa e Lirë / Radio Free Europe, datë 27 shkurt 2001)

Në vitin 2003 gazeta “Epoka e re” ka publikuar dokumente të LDK-së (pjesë të procesverbaleve, vendimin e Ibrahim Rugovës për hulumtimin e krimeve të kryera në Kosovë etj) si dhe ka bërë të njohur fakte, të cilat sipërfaqësojnë bashkëpunimin e fshehtë të Ibrahim Rugovës me Beogradin.

Ta zëmë, në një shkrim të kësaj gazete, me titull: “Rugova do të ketë telashe me faktet - Këto janë thënë në LDK…dhe janë bërë nga LDK“, thuhet (citoi): “Mendon Rugova se nuk e dimë sa herë ka fjetur në shtëpinë e Millosheviqit? Mendon Rugova se shoqëruesit e tij (njëri i vrarë gjatë luftës, tjetri pas luftës, tjetri largë tij…) nuk kanë lënë asnjë gjurmë për vozitjet që ia bënin për në Beograd, ndërsa në Kurshumli ata mbeteshin e tutje vazhdonte rrugën me policinë serbe për Dedinje? Mos t´ia hajë mendja! Ne, dimë se është financuar nga Millosheviqi në aferën e telekomit serb. Paratë kanë përfunduar në Dardania Bankë, në fund.” ( Lexo më gjerësisht gazetën “Epoka e re”, ditë e enjte, datë 27 shkurt 2003, faqe.11.)

Cila ishte afera e telekomit serb?

“Ibrahim Rugova është financuar nga Millosheviqi në aferën e telekomit serb” dhe këto para “kanë përfunduar në Dardania Bankë…”,- shkruan “Epoka e re”. Sa për dijeni, Dardania Bankë, ishte hapur në Tiranë, dhe kontrollohej nga institucionet fiktive të Republikës së Kosovës. Pas luftës kjo bankë heshtazi është mbyllur. Për të verifikuar se a ka pas të hyra në llogarinë e Dardania Bankës nga afera e telekomit serb, mund të shikohen dokumentet e kësaj banke, të cilat duhet të jenë në duart e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi.

Kush ishte ndërmjetësues në aferën e telekomit, nga pala serbe?

Gazeta italiane “La Repubblica” spikatë emrin e Dojçilo Maslovariçit.

Kush është Dojçilo Maslovariçi?

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë z. Radomir Taniç, deklaron se, Dojçilo Maslovariçi, ishte pjesëmarrës aktiv në takimet e fshehta me ekipin negociator të Ibrahim Rugovës. z. Maslovariç gjatë viteve të 90-ta ishte ambasador i Serbisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, dhe duke qenë pjesë e palës serbe në bisedimet e fshehta, së bashku me shefin e shoqatës “Shën Exhidio” Monsinjor Vicenzo Paglia, përgatiti takimet me palën shqiptare të Kosovës në Romë dhe në Vatikan.

Pas luftës në Kosovë, gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica” (shkurt 2001) ka publikuar një shkrim lidhur me aferën e Telecom-it serb dhe implikimin e zyrtarëve italian në këtë aferë, në të cilin përfshihet edhe z. Dojçilo Maslovariç. “La Repubblica” ka shkruar se: ”Dojçilo Maslovariç ishte mik personal i Sllobodan Millosheviqit dhe kanali sekret i komunikimit midis Romës dhe Beogradit para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë si dhe në periudhën e aferës së Telecomit serb me atë italian”.

Dojçilo Maslovariç, ndonëse kishte lidhje me Giulio Andreottin, në saje të tij takohet me presidentin e Bankës së Romës, Cesare Geroncin të cilin më 13 qershor 1996 do ta shoqëronte në një takim ceremonial që pati me Sllobodan Millosheviçin në Beograd. Më 10 qershor 1997 Telecomi italian, kishte firmosur hyrjen e tij tek Telecom-i i Serbisë me 29% duke e blerë me 893 milionë Marka gjermane, ndërsa grekët kishin blerë 20% të Telecom-it serb me vlerën 624 milionë marka gjermane dhe 52 milionë tjera për telefoninë mobile. Pra 29% Telecom-i i Italisë dhe 20 % Telecom-i Ote i Greqisë derdhën në kontot e Millosheviqit saktësisht 1 miliardë e 517 milion maraka gjermane.

Kjo aferë është kryer përmes bankës angleze “Natwest” me ndërmjetësimin e ish-Ministrit të Jashtëm britanik Douglas Hurd dhe ish-drejtorit të tij në zyrën politike të Foreing Office-it Pauline Neville Jones, që të dy miq të Serbisë në kohën kur diplomacia evropiane kishte marëdhënie të mirë me Beogradin.” – ka shkruar “La Repubblica”.Me këto para partia Socialiste e Millosheviqit dhe partia JUL e Mira Markoviqit do t´i fitonin zgjedhjet e shtatorit 1997, pa çarë kryet për protestat disa muajshe që mbaheshin nëpër Serbi. Me këto para Millosheviqi arriti të paguante pensionet dhe rrogat e shtetit. Për më tepër me këto para krimineli Millosheviç shtoi armatimin e ushtrisë dhe të policisë që e kishte dislokuar në Kosovë, ku gjatë luftës 1998 - 1999 kreu krimet më të tmerrshme kundër popullit shqiptar.

Në këtë aferë të Telecomit serb ishin të implikuar zyrtarët me të lartë të shtetit italian si Lamberto Dini etj., prandaj nuk është i rastësishëm( thotë në një intervistë për “La Repubblica”- ish-zëdhënësi i departamentit të shtetit të SHBA-ve James Rubin) propozimi i Dinit që bëri në Rambuje (shkurt 1999), “se nuk ishte e nevojshme që për vendosjen e paqes në Kosovë, t´u imponoheshin serbëve me praninë e trupave të NATO-s”. Për më tepër “Propozimi i Lamberto Dinit ishte rezultati i një këmbimi hartash me Milutinoviçin, të cilit Italia i kishte treguar paraprakisht pozicionet e NATO-s,...dhe “veçanërisht përmes Lamberto Dinit, qeveria italiane, bëri presione të dukshme për një armëpushim të bombardimeve kundër Serbisë gjatë periudhës që koincidonte me Pashkët e 1999.” – ka thënë diplomati amerikan James Rubin.

Gjatë bombardimeve të NATO-s (mars-qershor 1999), miku i Millosheviqit, Dojçilo Maslovariç (ambasador në Selinë e Shejntë) ishte në kontakt të vazhdueshëm me Lamberto Dinin, dhe “ai ka pasur të gjitha privilegjet dhe kudo dyert e hapura.” - shkruan “La Repubblica”. Në kuadër të këtij bashkëpunimi z. Maslovariç kishte organizuar dy takime të fshehta në një apartament të Romës midis Lamberto Dinit dhe Milan Milutinoviqit, pikërisht gjatë periudhës së fushatës ajrore të NATO-s, ndërsa prej pistave të Avianos ngriheshin dhe uleshin pandërprerë avionët B52, Awacs dhe F16 që bombardonin caqet serbe në Kosovë dhe në Serbi. Duke qenë përkrahës i Serbisë, Lamberto Dini më 8 prill 1999 në Luksemburg do të deklaronte se “Italia është për solucion me negociata për zgjidhjen e krizës të Kosovës.”

Dhe këtë deklaratë Dini e mështeste në saje të takimeve që i zhvillonte Qeveria e Serbisë dhe vetë Sllobodan Millosheviqi me Ibrahim Rugovën, gjatë muajit prill 1999 në Prishtinë dhe në Beograd, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me negociata. Në kuadër të kontakteve Beograd-Romë, ka rezultuar edhe marrëveshja për “lirimin” dhe udhëtimin e Ibrahim Rugovës nga Beogradi, me aeroplan special (të dërguar nga qeveria italiane) për në Itali, e cila realizohet në fund të javës së parë të muajit maj 1999.

Rugova dhe D'Alema në Romë

Se, si është arritur kjo marrëveshje, kush kanë qenë ndërmjetësues në këtë punë, dhe cili ishte qëllimi i “lirimit” të Ibrahim Rugovës dhe shkuarja e tij në Itali, do të bëjmë fjalë në një analizë të veçantë !?!


· Realpolitika e Ibrahim Rugovës 4

Ibrahim Rugova minues i unifikimit të shqiptarëve në kohë të vështira


Shkruan: Sheradin BERISHA

Ibrahim Rugova në vazhdimësi ka refuzuar të pranojë UÇK-në

Milazim Krasniqi, shkrimtar dhe publicist i shquar, dhe njëri nga themeluesit e LDK-së, i pakënaqur me politikën diletante të Ibrahim Rugovës, në qershor 2000 largohet nga LDK-ja. Shkaqet e tërheqjes nga LDK-ja z. Krasniqi i bën të njohura në një konferencë me gazetarë më 16 qershor 2000. Ai para gazetarëve vuri në pah se “njëra nga çështjet, e cila ka filluar dhe po përfundon kontestin ndërmjet nesh, është çështja e vlerësimit të UÇK-së, kontributet e saj për çlirimin e Kosovës, për dimensionin dhe rolin historik që ka pasur UÇK-ja për çlirimin e vendit dhe për historinë më të re të Kosovës” - ka thënë Milazim Krasniqi.

“Siç e dini, Ibrahim Rugova në vazhdimësi ka refuzuar të pranojë edhe ekzistencën e kësaj Ushtrie, madje edhe pasi që është transformuar dhe demilitarizuar ajo, ai nuk ka pranuar t'ia shqiptojë as emrin e plotë, por ka vazhduar në mënyrë fanatike t‘i quajë grupe të armatosura ose grupe të frustruara”. - thekson bindshëm Milazim Krasniqi. Sipas tij, ky qëndrim fanatik i Ibrahim Rugovës, është edhe njëri nga shkaqet kryesore të tensionimeve të tashme në skenën politike të Kosovës.

“Nëse një parti, e cila për dhjetë vjet ka qenë partia më e madhe, e cila ka pasur edhe mandatin që të udhëheqë popullin, nuk pranon se në Kosovë kanë rënë mijëra dëshmorë në mbrojtje të atdheut, atëherë shtrohet dimensioni moral se a ia vlen të angazhohesh dhe të punosh në një parti të tillë siç është LDK-ja”, thotë z. Krasniqi.

Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova!

Sipas Milazimit, mospajtimet e tij me Rugovën, kishin filluar, atëherë kur ai ishte përpjekur të ndikoi në ndryshimin e qëndrimit të mbrapshtë të Ibrahim Rugovës për UÇK-në.“Gjatë kohës së luftës, unë kam marrë njëherë një gjysmë miratimi për të kontaktuar me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Kam qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që kam shkuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe jam përpjekur për të vënë një kontakt, që të bëjmë një proces unifikimi dhe e them me përgjegjësi se fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova. Këtë e them jo se e kam dëgjuar, por e them se kam qenë palë në mes”, thotë para gazetarëve z. Krasniqi. Milazim Krasniqi theksoi po ashtu se ka qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që ka reaguar ndaj takimit të Rugovës me Millosheviqin pa prani ndërkombëtare më 15 maj të vitit 1998.

Ibrahim Rugova njeriu që minoi formimin e
qeverisë së përbashkët

Në konferencën me gazetarë Krasniqi shpërfaq edhe veprimet e dëmshme të Rugovës gjatë vitit 1998, kur improvizonte lloj-lloj grupe negociatorësh për dialog me Serbinë duke shpërfillur kështu rolin e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me kët rast z. Krasniqi iu drejtohet gazetarëve, si vijon:“E dini se çfarë përpjekjesh janë bërë nga faktorët ndërkombëtarë veçanërisht nga diplomacia amerikane, për të formuar një grup negociatorësh të shqiptarëve. E dini se çfarë improvizimesh banale bënte Ibrahim Rugova me lloj-lloj grupesh në kohën kur faktori që determinonte jetën dhe realitetin në Kosovë ishte UÇK-ja. Fatmirësisht u arrit me presione politike të faktorëve ndërkombëtarë të aleatëve, tani që të formohet një delegacion shqiptar dhe aty u arrit edhe një marrëveshje për formimin e një qeverie të përbashkët (në krye me Mehmet Hajrizin - Sh.B), e cila do të ishte shpëtimi i vetëm i Kosovës në kohën e luftës dhe pas saj, mirëpo përsëri ishte Ibrahim Rugova njeriu që minoi formimin e asaj qeverie”.

LDK-ja, parti private e Rugovës, e cila punon me programin e vitit 1990!

Milazim Krasniqi, më pastaj pasqyroj me argumente edhe gabimet e Ibrahim Rugovës në planin partiak: “Në planin e brendshëm partiak z. Rugova ka bërë privatizimin e plotë të Partisë deri në masën sa sinqerisht po ju them, ajo mund të quhet parti private e Rugovës”.
Sipas Krasniqit, Ibrahim Rugova nuk është duke lejuar që të bëhen ndryshime në program dhe statut të partisë, duke rikujtuar se“statuti i vjetër i Partisë, neni 24, kryetarit të Partisë i jep të drejtën të propozojë 55 kandidatë për Këshill të Përgjithshëm, ndërsa Kuvendit, i cili është organi më i lartë i Partisë, i jep të drejtën që t’i propozojë vetëm 20 kandidatë. Kjo, vlerësoi Krasniqi, e vë kryetarin e LDK-së mbi Partinë”.


Ai po ashtu tërhoqi vërejtjen para gazetarëve duke e bërë të ditur “se LDK-ja ende punon me programin e vitit 1990”, nga i cili program citoi një fjali, “LDK-ja angazhohet për Jugosllavi federative, ose konfederative dhe për reformën e këtij sistemi politik në këtë drejtim”, dhe më pastaj theksoi “se ky është programi zyrtar i LDK-së”.

Po ashtu në këtë rast ai shprehu edhe pakënaqësinë e tij me politikën e kuadrove në parti, anëtar i së cilës ishte edhe vetë. “Ekziston vetëm një klan rreth zotëri Rugovës, i cili harton lista, dërgon njerëz nëpër departamente, krijon borde dhe asnjë zgjidhje nuk bëhet në organet drejtuese të Partisë, të cilat kanë mandat statutor për të marrë vendime”.

Smirëziu Ibrahim Rugova!

Në vazhdim z. Krasniqi pa hamendje vuri në pah edhe faktin se ,në ditën e çlirimit të Prishtinës, Ibrahim Rugova u ka dhënë urdhër aktivistëve të LDK-së, që të mos dalin në qytet as për ta përshëndetur marshimin e TMK-së dhe as për të marrë pjesë në gëzimin për ditën e çlirimit të vendit, vetëm për shkak të faktit se këto manifestime ishin organizuar nga faktorë të tjerë, sipas tij.
Ndërsa përpjekjen e dështuar të LDK-së, për të organizuar një kremte të 12 qershorit në Prishtinë, e quajti disfatë totale. Milazim Krasniqi, gjithashtu fajëson z. Rugova edhe për një deklaratë të papërgjegjshme të tij, ku thotë se “ka informata të sigurta se të burgosurit shqiptarë do ta kremtojnë ditën e çlirimit në burgjet e Serbisë. Për një njeri normal kjo është një deklaratë e pakuptueshme dhe e pamoralshme, sepse sipas kësaj deklarate të z. Rugova del se burgjet serbe janë aq humane sa lejojnë edhe kremtimin e ditës kur ata kanë kapitulluar”- përfundon Milazim Krasniqi, njëri nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rugova nuk njeh këshillë që i vjen në gjuhën shqipe!

“Sekreti i parë për të ditur me folë në shoqëri, qëndron në të diturit për të dëgjuar” - thotë H.G. Watson.

Duke u bazuar në këtë thënie, për temën që po shtjelloj, shtrohet pyetja:

- A ka ditur, dhe a ka dashur Ibrahim Rugova t´i dëgjoi deri në fund, kur i flisnin njerëzit e oborrit të tij?!

Bashkëpunëtorët e tij të brendshëm thonë JO, katërcipërisht JO! Për të argumentuar këtë JO, po marrë një shembull konkret.

Regjisori i njohur Fadil Hysaj, njëri nga bashkëpunëtorët shumëvjeçarë i „presidentit historik“ Ibrahim Rugova, në një intervistë dhënë revistës “Kombi“, flet shumanshëm për politikbërjen e Rugovës, gjatë viteve kur ishte pjesë e oborrit të tij politikë.


Në pyetjen e gazetarit :

- “Kuluareve politike flitet se Rugova në fakt nuk ka këshilltarë të mirë dhe se as që di çfarë ndodh rreth tij. A mendoni se është e vërtetë kjo?”
Fadil Hysaj përgjigjet (citoj):
“Rugova nuk njeh këshillë që i vjen në gjuhën shqipe. Ai nuk njeh këshillë që i flitet në shqip. Është kjo një sindromë e çuditshme. Ai të njëjtën këshillë mbase mund të dëgjojë nga dikush i cili nuk i flet shqip, por shqip jo. Ai nuk ka sens, nuk ka nerv dhe nuk mund të të dëgjojë që t´ia thuash mendimin deri në fund nëse i flet shqip. Unë e kam këtë përvojë të komunikimit me të. Ai bëhet nervoz kur të dëgjon sepse i flet shqip. Në të njëjtën kohë e kam dëgjuar se kur t´i vijë një administrator i huaj dhe ky ka pasur durim që ta dëgjojë me orë të tëra, edhe pse nuk ka thënë asgjë, ka folur bosh. Ndërsa nga ana tjetër edhe sikur Robert Doll t´i fliste shqip, Rugova kurrë nuk do ta dëgjonte. Unë pandeh se këtu ekziston një kompleks historik. Ai nuk e beson se ekziston shqiptar në rruzull që do të dinte këtij t´i jepte këshilla. Sepse ai mendon se është i vetmi shqiptar që di. Por, për të qenë fatkeqësia më e madhe, ka edhe mjaft shqiptarë që mendojnë se ky është shqiptari që di ndërsa shqiptarët tjerë nuk dinë asgjë. Kjo do të thotë se ne jemi viktimë e një koncepti injorant në politikë, të një mazohizmi në këtë plan, sepse ne mendojmë se jemi të mjerë dhe dikush tjetër duhet të na lëkundë e të na rrisë si jetimë. Pra, është ky kompleksi i jetimit”. - përfundon citati. (Burimi: revista “Kombi”, Viti IV Nr. 29, datë 05. 08. 2000, faqe 30). Mos t´ju vjen çudi, ky është Ibrahim Rugova i vërtet, sipas bashkëpunëtorëve të tij më të afërt !


Realpolitika e Ibrahim Rugovës

( 11 )

Cila ishte aftësia e panjohur e Ibrahim Rugovës në komunikim më të huajt ?!

Kryetari “historik” i Kosovës Ibrahim Rugova do të mbahet në mend si politikan, që ka folur relativisht pak, shumë pak në karrierën e tij politike. Po t´i radhisim, (pa i ripërsëritur) të thënat e tij në intervista, kumtesa, deklarata…apo edhe në konferencat e të premteve me gazetarë, ato do të mund të përmblidheshin jo në më shumë se tri faqe gazete.

Ibrahim Rugova edhe në takimet me përfaqësues dhe zyrtarë të huaj, ishte fjalë pakë, i paqartë e si i tillë reprodukues i fjalëve të njejta. Këtë sens politikë të z.Rugova, më së miri e sipërfaqëson Shkëlzen Maliqi, një mik i hershëm i tij, gjatë një turneje politike nëpër disa shtete perëndimore.


Shkëlzen Maliqi

Sh.Maliqi për herë të parë (gjatë këtij itinerari politik) ka zbuluar disa aftësi të panjohura të Ibrahim Rugovës. Gjatë takimeve thotë Maliqi:” Ajo që më ka befasuar më së shumti në profilin e politikanit që përfaqësonte Rugova, të cilin e njihja mirë, ishte një aftësi e tij deri atëherë e panjohur për mua e përsëritjes deri në përpikëri të „tregimit“ të njëjtë politik. Në çdo takim që mbajtëm, e ne i kishim rreth 60 (takime) ato ditë, ai i fliste gjërat e njëjta, me të dhëna, konstatime e kërkesa të njëjta, madje krijohej bindja se edhe akcentet gjenerale dhe intonimet brenda fjalive i kishte të njëjta. Dhe e gjithë kjo përsëritje, që mua më duket pak e bezdisshme, kishte diçka prej përsëritjes automatike të gramafonit në të cilin sillet vazhdimisht e njëjta pllakë, ku mekanizmi kujdeset që pllaka, sapo të përfundojë një takim, të rikurdisej nga filllimi për takimin tjetër. Ndodhte shpesh që Rugova as që i dëgjonte me vëmendje pyetjet, por ia niste aty ku ishte i kurdisur...”, konstaton Maliqi. (Për më tepër lexo te revista „Zëri shqiptar“ nr. 5-6 Viti 53, 22 qershor 1997, faqe 5).

Dhe, gjatë krejt karierës politike, pak gjëra kanë ndryshuar në atë pllakën monotone të Ibrahim Rugovës. Në të vërtet, kohë pas kohe në diskursin e tij janë bërë ca ndryshime dhe stërhollime të vogla, ku në disa raste janë futur edhe nocione të reja. Dhe kjo mbetje në formulimet në dukje të ngurtësuara, e kombinuar me strategjinë e pritjes dhe të mosveprimit, ka qenë gjithnjë një moment iritues jo vetëm për kundërshtarët dhe rivalët e tij politik, por shpeshherë edhe për vetë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Ata, nuk e kishin të qartë se cila ishte porosia e kësaj përsëritjeje, e këtij emitimi të vazhdueshëm monoton, sikurse ajo pllaka e gramafonit. S´ka dyshim se ky “ritual magjik” i Rugovës pasqyronte plotësisht pafuqinë dhe kotësinë e strategjisë politike që proklamonte në opinion.

“Edhe kur Rugova heshtte, heshtja e tij fliste...!” - thonë kasnecët e LDK-së!

Artikulimi i porosive (qëndrimeve politike) të z.Rugova, shpesh herë me fjalë gjysmake, e të palidhura mirë, janë përpunuar dhe konkretizuar nga bashkëpunëtorët e tij të afërt, dhe këto qëndrime pastaj janë interpretuar në format më të pranueshme tek anëtarësia e gjerë e LDK-së. Në të vërtet, zëdhënësit / kasnecët e LDK-së i kanë interpretuar në bazë, ato qëndrime politike që z.Rugova i ka ripërsëritur shumë herë, duke ia përshtatur vullnetit të tyre (bazës). Sakaq, në shumë tubime me anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së, zëdhënësit e Rugovës, konkludonin duke thënë, se „ka disa gjëra që kryetari s´mund t´i thotë dot publikisht dhe ato që s´mund t´i thoshte hapur i thotë me heshtje“ (!!!) Pra, sipas kësaj logjike “edhe kur Rugova heshtte, heshtja e tij fliste“ (!!!! Ky sllogan magjeps e stereotip, nga anëtarësia e LDK-së…do të përceptohet si vlerë e veçantë e kryetarit Rugova.

Edhe përfaqësuesit e LDK-së në shtetet perëndimore, heshtjen e kryetarit të tyre e interpretojnë si cilësi të rrallë që rrallë kush prej politikanëve dhe diplomatëve mund ta ketë në botë. Këtë cilësi të Rugovës, zhurmaxhinjtë e LDK-së e arsyetonin me të folurit e tij të butë, të qetë, të ngadalshëm, me zë të ulët, pa nervoz etj etj. Në këtë kuptim, përquesit e mesazhit politikë të Rugovës, për të sforcuar bindjen e anëtarësisë së LDK-së, se kryetari është melaqja e zotit, shpesh herë do të përsërisnin edhe sollganin, se: “Presidenti Ibrahim Rugova edhe kur është kritikuar apo akuzuar nga kundërshtarët e tij pa të drejtë, ai asnjëherë nuk i është përgjigjur kritikave dhe akuzave, por veç ka shikuar punën e vetë.“ (!!!)

Ky sllogan, thënë realisht sikur i ka parapëlqyer anëtarësisë së gjerë të LDK-së..., të cilët për një decenie rresht jetuan edhe me iluzionin e mbjellur pikërisht nga z. Rugova, se “lirinë dhe pavarësinë do ta fitojmë me durim, duke ndenjur urtë, pa e provokuar situatën, që të mos dalë nga kontrolli,..,, apo, se në “Evropë do të hyjmë me laps në dorë” etj, ndërsa dihej mirëfilli se, po të mos ishte sakrifica sublime e luftëtarëve të UÇK-së dhe gjaku i mijëra dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë, me politikën e „durimit e të mosveprimit“ të kryetarit „historik“ Ibrahim Rugova, Serbinë me tërë aparatin pushtues shetëror të saj do ta kishim edhe sot e kësaj dite këmbë kryq në Kosovë.

Nëse të folurit e kryetarit Ibrahim Rugova, si cilësi, do të shpërfaqte profilin e tij prej demokrati, sikur heshtja e tij të ishte tregues i demokracisë, atëherë kongresmenët dhe senatorët amerikanë, parlamentarët anglezë, francezë, gjermanë, që kanë traditë të gjatë demokratike, nuk do të ishin aspak demokratë, sepse shpeshherë ata dinë të flasin me zë të lartë, të kritikojnë oponentët politikë me ashpërsi, madje, madje të tillët ndonjëherë dinë edhe ta grushtojnë tavolinën !!!

Prandaj të folurit dhe heshtja e Ibrahim Rugovës si „cilësi“, s´ka lidhje me demokracinë dhe si të tilla ato s´mund të jenë përcaktues që do ta bënin atë demokratë.

Këto formula duket se janë përdorur më shumë, si përpjekje për t´i diciplinuar shqiptarët, dhe për të krijuar kështu një „kulturë të ashtuquajtur demokratike“ që do t´ia zgjaste jetën „sundimit“ absurd - kësaj klase të papërgjegjshme politike, edhe përkundër dhunës, burgosjeve, vrasjeve etj., të shqiptarëve që organizoheshin në forma të ndryshme aktive deri në luftë të armatosur, për tu çliruar nga regjimi pushtues i Sllobodan Millosheviqit.


(vijon)


· Realpolitika e Ibrahim Rugovës 5 Babaxhani Ibrahim Rugova - kryetar i pesë organeve politike…dhe injoranca e tij!!!
Shkruan: Sheradin BERISHA

Sa funksione politike kishte Ibrahim Rugova

Siç kam vu në pah edhe një herë tjetër më lartë, Ibrahim Rugova ka ushtruar disa funksione politike.

Ka qenë:

- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Republikës së Kosovës;
- Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës;
- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Kosovë;
- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi;

Pra, z. Ibrahim Rugova siç duket kudo ka qenë “koka” e piramidës politike ! “Një kumulim i tillë postesh njihet vetëm në sistemet diktatoriale, mirëpo z.Ibrahim Rugova nuk e ka as pamjen e diktatorit, as zemrën e diktatorit, as shpirtin e diktatorit. Ai është njeri i butë, më i butë se pambuku; ai deri më sot, askujt as “dreq” me gojë nuk i ka thënë! Ai është aq i butë sa që ka pranuar t´ia ngarkojnë të gjitha përgjegjësitë mbi shpatulla, si Krishtit kryqin dhe të gjitha ky i bart pa fjalë, duke mos pasur kohë as që të kujtohet se si pat pësuar Krishti në kohën e vet.” – ka thënë Adem Demaçi, në një intervistë “Mungesë serioziteti, apo vetmashtrim” Zëri Shqiptar, Nr. 11, 17 tetor 1995, fq.16.

Lidhur me këtë çështje edhe kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama ka bërë një konstatim gjenial për Ibrahim Rugovën. Kur ishte në Prishtinë (pas luftës) e takoi edhe Rugovën, dhe më pas pat deklaruar: “Shyqyr Zotit që nuk jeton në Shqipëri, se do të ishte kryetar derisa të merrte frymë. Jo pse ky njeri di diçka, por është babaxhan ashtu si shqiptarët e donë. Ky do të vdes si kryetar.“ ( !!! )

Sa ishin funksionale, funksionet politike të “kokës” Ibram Rugova?!

Ibrahim Rugova ishte kryetar i shumë organeve, por, shtrohet pyetja sa kanë qenë funksionale këto organe të “Kokës” Ibrahim Rugova? Koha ka dëshmuar tashmë se nuk ishin qenë aspak funksionale.

Për të argumentuar këtë gjë, po i analizojmë dy funksionet e fundit të tij., që kishin karakterë gjithëpërfshirës.

Më 22 korrik 1991, u formua Këshilli Kordinues i Partive Politike shqiptare të Kosovës i përbërë nga:

- Lidhja Demokratike e Kosovës,
- Partia Parlamentare e Kosovës,
- Partia Fshatare e Kosovës,
- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës,
- Partia Socialdemokrate e Kosovës dhe
- Partia Republikane e Kosovës dhe

kryetar i këtij këshilli u zgjodh Ibrahim Rugova.

Ndërkohë themelohet edhe Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare në ish- Jugosllavi, dhe përfshiheshin:

- Lidhja Demokratike e Kosovës,
- Partia e Prosperitetit Demokratik,
- Lidhja Demokratike në Mal te Zi,
- Partia për Veprim Demokratik,
- Partia Fshatare e Kosovës,
- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës,
- Partia Parlamentare e Kosovës,
- Partia Socialdemokratike e Kosovës,
- Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar,
- Partia Popullore Shqiptare, dhe
- Partia Demokratike Shqiptare dhe

kryetar i këtij këshilli zgjidhet kush tjetër pos Ibrahim Rugovës.

Formimi i këtyre dy këshillave politikë gjithëshqiptarë u prit me entuziazëm në popull, sepse u mendua se tashmë do të punohet bashkarisht për ndërtimin e një platforme të qartë, për çlirim nga pushtuesit sllavë. Por, duket se ky entuziazëm nuk zgjati shumë kohë.

Injoranca e Ibrahim Rugovës!

Në fillim u mbajtën disa mbledhje, por, në ato mbledhje nuk u vendos asgjë, sepse kryetari Rugova as rregullore apo programe të punës nuk kishte hartuar dot. Me kalimin e kohës Rugova i rralloi takimet, madje edhe kur partit tjera kërkonin që të takoheshin, ai ju thoshte së shpejti do të mblidhemi dhe kështu i shtynte ose i sabotonte ato, pra, nuk shkonte fare në takim. Dhe, me kalimin e kohës vetevetiu këto dy këshilla, ndonëse ishin jofunksional gjatë gjithë kohës, u amortizuan, për të mos thënë u shuan plotësisht, sepse në letër ato vazhdonin të ekzistonin si organe mashtruese për popullin në duar të kokës „piramidale“ Ibrahim Rugova.

Një shembull: Në janar të vitit 1995 personalitete të ndryshme politike, së bashku me intelektualë të shquar patën shkuar te Ibrahim Rugova për t‘u takuar me të (në selinë e LDK-së), me qëllim të konsultimit dhe gjetjes së rrugëve të përbashkëta politike, në një kohë kur Kosova dhe populli shqiptarë po përjetonte ditët më të rënda nën pushtimin serbë. Mirëpo, për fat të keq „koka“ – Ibrahim Rugova nuk mori pjesë, i injoroi të gjithë…!

Po kështu edhe me rastin e organizimit të protestave paqësore nga ana e studentëve, një delegacion studentësh shkuan së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës, dr. Ejup Statovci për tu takuar me Rugovën, por edhe kësaj radhe, Rugova nuk ishte i gatshëm t´i takonte ata, me arsyetimin se „nuk ka kohë“, ndërkohë që gjente kohë t´i takonte grupet joformale të studentëve në krye me të afërmin e tij Naser Rugova. Madje ai gjente kohë për tu takuar edhe me sportistë, këngëtarë etj., por nuk gjente dot kohë t´i takonte përfaqësuesit legjitimë të studentëve, udhëheqësit e Unionit të Pavarur të Studentëve të UP-së!

A e meriton selia - Baraka e LDK-së të jetë “shtëpi e pavarësisë”?

!Ndër funksionet e lartëpërmendura të Ibrahim Rugovës radhitet edhe funksioni i Kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ibrahim Rugova duke e shfrytëzuar këtë pozitë jopolitike (nga viti 1988), pasi zgjidhet Kryetar i LDK-së në Kuvendin themelues, më 23 dhjetor 1989, i cili u mbajt në ambientet e selisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, shtëpinë e shkrimtarëve e shndërron në shtëpi të LDK-së. Dhe, për çudi pasardhësi i Ibrahim Rugovës, kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, më 23 dhjetor 2007 me rastin e 18 vjetorit të themelimit të LDK-së, me një vendim të veçantë presidencial, këtë shtëpi të partisë e shpalli në “Shtëpi të Pavarësisë”.

Nuk e di se çfarë kriteresh ka përdorë z.Sejdiu kur e ka marrë këtë vendim „historik“, për ta shpallur selinë e LDK-së si „shtëpi të pavarësisë“ por, dihet mirëfilli , se nga kjo seli e LDK-së ka dalë:

- marrëveshja e famshme për arsim e nënshkruar në mes Rugovës dhe Millosheviqit,

- në këtë „shtëpi të pavarësisë“, vetëm shtatë ditë pas takimit Millosheviq-Rugova më 15 maj 1998 në Beograd, saktësisht më 22 maj 1998 është mbajtur takimi i negociatorëve shqiptaro-serbë për çështjen e arsimit etj., ku nga pala serbe ishin: Nikolla Shainoviq - nënkryetar i Qeverisë së RFJ-së, Ratko Markoviq - nënkryetari i qeverisë së Serbisë ( të cilët aktualisht po gjykohen në Hag për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë), pastaj ishte Tomisllav Nikoliq, nënkryetar i Partisë Radikale të Sheshelit, i cili gjithashtu në Hag po gjykohet për krimet e kryera në Kosovë nga njësitë çetnike të kësaj partie etj.

- Në këtë „shtëpi të pavarësisë“, janë bojkotuar shumë takime që kishin për qëllim unifikimin e faktorit politik shqiptarë, madje janë bojkotuar edhe takimet konsultative të kërkuara nga Unioni i Studentëve të UP-së për organizimin e protestave paqësore kundër pushtimit klasik të objekteve shkollore-univerzitare etj,

- nga kjo barakë kanë marrë udhë qindra deklarata akuzuese në adresë të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bartësve të kësaj lufte, madje

- në këtë „shtëpi pavarësie“ janë shkruar edhe vendime për kriminalizimin e UÇK-së, siç është vendimi i 19 nëntorit 1998 i nënshkruar nga Ibrahim Rugova, për formimin e “Komisionit për hulumtimin e krimeve të luftës”, etj etj.

Sa për ilustrim: lexoni e shikoni disa foto + dokumente:


Marrëveshja (Dogovori) Millosheviq-Rugova, për arsim!




( Ndërkaq për të gjitha këto foto-dokumente më gjerësisht do të
shkruaj në kapitujt e mëposhtëm)

Se ka pasur deklarata akzuese në adresë të UÇK-së që kanë dalë nga kjo shtëpi, këtë fakt e pohon edhe Adnan Merovci, ish - shefi për protokoll dhe Siguri i Ibrahim Rugovës. “Pas intensifikimit të veprimeve të UÇK-së 1995 -1997”, - thotë z. Merovci “ Me prononcimet e shumta, me paraqitjet publike që kanë qenë nga ajo shtëpi aty, shpeshherë është thënë që nuk duhet përjashtuar mundësia e improvizimeve të rasteve nga shërbimet serbe, për shkak të krijimit të një alibie që të komprometohen shqiptarët dhe rruga e tyre paqësore…Më vonë kur filluan të dalin komunikatat e para (të UÇK-së), gjërat nisën të sqarohen”, por edhe atëhere ”politikanët e kohës mendoj se nuk ishin në nivel të detyrës për t´i shpjeguar dhe për t´ia plasuar këto gjëra, si popullatës ashtu edhe diplomacisë ndërkombëtare” - përfundon Adnan Merovci.
(Lexo librin “Pa protokoll”, Zëri, Prishtinë 2003 , fq.73)

Kjo është “shtëpia e pavarësisë” së shpallur nga pasardhësi i Ibrahim Rugovës, z.Fatmir Sejdiu.


Realpolitika e Ibrahim Rugovës

( 9 )

Pse u themelua LDK në perëndim, si u shantazhua dr.Hajrullah Gorani nga kjo parti dhe cili ishte konflikti midis binomit Rugova-Bukoshi!

Cili ishte qëllimi i themelimit të LDK-së në
shtetet perëndimore?

Në vitin 1990, pas shtrirjes dhe strukturimit të LDK-së me degë e nëndegëza gjithandej nëpër Kosovë, kryesia e LDK-së gjegjësisht kryetari “historik” i saj Ibrahim Rugova, merrë vendim që kjo parti të formohet edhe në shtetet perëndimore. Me këtë rast si përgjegjës për formimin e Degëve të LDK-së në Evropë, SHBA, Australi e gjetiu, është caktuar anëtari i kryesisë qëndrore të LDK-së Ali Aliu. Është ky Ali Aliu, ai i cili në vitin 1959 ishte njëri nga denoncuesit e Adem Demaçit në UDB dhe po i njejti që “falas” iu ka shitur shërbimit sekret serbë në kohën e udbashëve Xhevdet Hamza, Selim Brosha, Mehmet Maliqi, Rrahman Morina etj.
Ali Aliu

Adresa e parë e Ali Aliut në perëndim ishte Gjermania. Pas disa kontakteve dhe konsultimeve paraprake me mërgimtarët tanë në Gjermani, formon një këshillë nismëtarë për themlimin e LDK-së në Gjermani. Ky këshillë ndërkohë pasi i bënë përgatitjet e nevojshme, më 1 shtator 1990 në Frankfurt mban Kuvendin e parë të LDK-së për Gjermani, ku për kryetar do të zgjidhet Hafiz Gagica. Dega e LDK-së në Gjermani fillimisht ishte selia e LDK-së jashtë Kosovës, por, shumë shpejt ajo do të shndërrohet në epiqendër të LDK-së për të gjitha shtetet perëndimore. Dhe, prandaj Hafiz Gagica përveçse ishte kryetar i Degës për Gjermani, ai u zgjodh edhe kryetar i të ashtuquajturit „Kolegjium i degëve të LDK-së për Evropë, SHBA, Kanada e Australi”.

Ndonëse qëllimi parësor për formimin e LDK-së në Gjermani ishte çështja financiare, pra, grumbullimi i parave nga mërgimtarët tanë atje, atëherë qysh në kuvendin nismëtar të Frankfurtit u hodhën bazat për hapjen e një fondi në qytetin Achen, që shumë shpejt do të njihet si ”Fond i Achenit”. Në të vërtet ky fond më 8 tetor 1990 u zyrtarizua edhe pranë autoriteteve gjermane si “Fond humanitar për Kosovën”, dhe përgjegjës të këtij fondi u caktuan kryetari Hafiz Gagica, Marjan Tunaj e të tjerë. Fondi i Achenit, edhe pse ishte themeluar për qëllime humanitare, (për t´i ndihmuar, punëtorët e larguar me dhunë nga puna si dhe një armatë të tërë nevojtarësh në Kosovë), drejtuesit e tij shumë shpejt e specifikuan destinimin e këtyre mjeteve, vetëm për nevojat financiare të kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova dhe të strukturave të partisë.

Greva e 3 shtatorit 1990 dhe antigrevistët!

Në fillim të viteve të 90-ta kur regjimi pushtues serbë i Millosheviqit, i largoi me dhunë qindra mijëra punëtorë shqiptarë nga vendet e tyre të punës, ishte imperativ i kohës themelimi i një organizate sindikale pa ngjyrime partiake, që do t´i mbronte interesat e punëtorëve shqiptar dhe kështu do t´i ndihmonte në aspektin financiar. Dhe, më 31 qershor 1990 pas shumë konsultimesh paraprake, në Gjakovë u mbajt Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ku kryetar zgjidhet Dr.Hajrullah Gorani, një punëtor i shquar i shkencave ekonomike dhe ligjerues i lëndës „teoria dhe analiza e bilancit“ në Fakultetin Ekonomik të UP-së. Kryetari Dr.Hajrullah Gorani, pikërisht kur Kongresi po i fillonte punimet, merret nga policia( e cila e kishte bllokuar vendin ku mbahej kongresi) dhe ata kërkonin që ky tubim i madh i punëtorëve shqiptar të mos quhet kongres, por Dr.Gorani, nuk e pranoi këtë kërkesë, me arsyetim se nivelin dhe emërtimin e një tubimi nuk mund ta përcaktojë SPB-jë(sigurimi shtetëror serb). Përkundër presionit nga regjimi pushtues serb, Kongresi pas një shtyerje i zhvilloi punimet deri në fund.

BSPK-ja si organizatë sindikale që në fillim u zotua se do të punoi guximshëm në drejtim të realizimit të kërkesave të punëtorve shqiptarë, që ishin larguar me dhunë nga vendet e tyre të punës. Dhe, ky zotim u mbajt me organizimin e grevës një orëshe gjatë javës së fundit të gushtit, e cila kulmoi me grevën e përgjithshme më 3 shtator 1990 në gjithë Kosovën. Grevës së përgjithshme ju përgjigj në mënyrë plebishitare i gjithë populli, por jo edhe kreu i “alternativës kosovare” Ibrahim Rugova, i cili në forma të ndryshme u përpoq ta pengonte mbajtjen e kësaj greve, ashtu sikurse ka bërë në të gjitha rastet tjera kur organizonin protesta, studentët, punëtorët e arsimit etj.

Për ç´arsye LDK-ja zhvilloi fushatë të egër, ndaj kryetarit të BSPK-së Prof.Dr.Hajrullah Goranit?!

Pas daljes nga burgu dr. Hajrullah Gorani nuk ndejti duarkryq. Meqë punëtorët e larguar nga puna jetonin në gjendje të mjerueshme, BSPK-ja duke kërkuar rrugë për t´i ndihmuar ata, vendosi të organizohet edhe në shtetet perëndimore. Në nëntor 1990 Dr.Gorani vizitoi mërgimtarët tanë në Zvicër dhe më 17 nëntor 1990 (pas një sërë tubimesh) në Surse themeloi BSPK për Zvicër. Gjatë kësaj kohe ai bëri përpjekje që aktivitetin e BSPK-së ta shtrijë edhe në Gjermani.

Mirëpo, çka ndodhi?!

Që në nismë të këtij misioni humanitar e kombëtar, dr. Hajrullah Gorani me bashkëpunëtorët e tij u pengua në forma të ndryshme nga degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në të vërtet aktivistët e LDK-së për të shantazhuar punën e BSPK-së, në teren filluan të përhapin lloj-lloj shpifjesh me karakter denigrues në adresë të dr. Hajrullah Goranit. Madje nga 7 dhjetori i vitit 1990 në emër të Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Ibrahim Rugova, aktivistët e degëve të LDK-së në Gjermani e Zvicër kanë vu në qarkullim një Komunikatë, në të cilën kontestohet organizimi i BSPK-së në perëndim. Në komunikatë, kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, tërheq vërejtjen se formimi i degëve të BSPK-së në shtetet e Evropës ka shkaktuar „probleme dhe konfuzione“ dhe me këtë rast z. Gorani i përkujtohet se: „Organizimi i Sindikatave të Kosovës në formën e tillë në Perëndim është në kundërshtim me normat sindikale dhe ligjore të atyre shteteve dhe të konventave ndërkombëtare…“, ndërsa, „Për këtë është tërhequr vërejtja edhe nga disa unione sindikale të shteteve të Evropës Perëndimore, pasi që punëtorët shqiptarë ashtu vehen në pozitë të vështirë për realizirnin e të drejtave sindikale në vendet ku jetojnë.“(!!!) – thuhet ndër të tjera në komunikatën e kryetarit Ibrahim Rugova.

Ibrahim Rugova e kunërshton katërcipërisht organizimin e BSPK-së jashtë Kosovës, sepse sipas tij, ky organizim na qenka „në kundërshtim me normat sindikale dhe ligjore të atyre shteteve dhe të konventave ndërkombëtare…“(!!!) Si rrjedhim i këtij konstatimi, shtrohet pyetja: Poo, mbi cilat norma ligjore është themeluar partia e tij LDK, në të gjitha shtetet perëndimore, kur dihet mirëfilli se partit politike të një vendi janë të ndaluara të funksionojnë si të tilla në një vend tjetër?!

Më gjerësisht në këtë komunikatë kryetari Ibrahim Rugova shkruan:

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVË – PRISHTINË

K O M U N I K A T Ë

Sipas informatave të vërtetuara, formimi dhe veprimi i degëve të Sindikatës së Pavarur të Kosovës në disa shtete të Evropës Perërndimore ka shkaktuar probleme dhe konfuzione, për të cilat kemi tërhequr vërejtjen me kohë. Organizimi i Sindikatave të Kosovës në formën e tillë në Perëndim është në kundërshtim me normat sindikale dhe ligjore të atyre shteteve dhe të konventave ndërkombëtare. Për këtë është tërhequr vërejtja edhe nga disa unione sindikale të shteteve të Evropës Perëndimore, pasi që punëtorët shqiptarë ashtu vehen në pozitë të vështirë për realizirnin e të drejtave sindikale në vendet ku jetojnë.

Lidhur me manipulimet e ndryshme dhe me prezentimin nga njerëzit e painformuar të Hajrullah Goranit si anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratke të Kosovës dhe si bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës, njoftojmë antarësinë dhe opinionin se Harjullah Gorani as ka qenë ndonjëherë dhe as nuk është anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Në afatin më të shkurtër Kryesia e LDK-së do të bisedojë me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Kosovës lidhur me sqarimin definitiv të paqartësive që po krijohen me organizimin sindikal të punëtorëve tanë në Perëndim.

Ftojmë anëtarësinë tonë që të mos përzihet në organizimet e tilla të Sindikatës së Pavarur të Kosovës, në mënyrë që të mos krijohen përçarje, të cilat nuk do të ishin në të mirë të LDK-së, të Sindikatës, të Kosovës dhe të mbarë popullit tonë.

Lidhur me emisarët e shumtë që pa kurrfarë autorizimesh të LDK-së veprojnë në mesin e mërgimtarëve tanë në Evropën Perëndimore, duke kërkuar ndihma, duke krijuar shpenzime të panevojshme, bëjmë me dije se të tillët këtë e bëjnë krye në vete dhe për levërdi personale. Kjo i bën dëm të madh autoritetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të gjitha grupacioneve opozitare në Kosovë, që synojnë sigurimin e ndihmave në mënyrë të organizuar për familjet e rrezikuara. Emisarëve të tillë nuk duhet besuar dhe nuk duhet ofruar mikpritje.

Prishtinë, më 7 dhjetor 1990

KRYESIA E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Kryetari,
Dr. Ibrahim RUGOVA


Kjo komunikatë asokohe ka nxitur përçarje dhe indinjatë të thellë në mesin e mërgimtarëve tanë, për faktin se BSPK-ja dhe vetë dr.Hajrulla Gorani nuk e kishin nisur këtë aktivitet për të shkaktuar probleme dhe konfuzione në mesin e bashkëatdhetarëve tanë, apo për të fituar gjë personalisht.

Dihet mirëfilli se, plaku i urtë dr.Hajrullah Gorani, tërë jetën kishte punuar me nderë dhe si i tillë nuk i ka takuar asnjëherë klaneve të ndryshme apo elitës intelektuale shqiptare pro-titiste që ishte vënë prej kohësh në shërbim të regjimit komunist. Përkundrazi, Prof.Gorani i takonte radhëve të intelektualëve të persekutuar po nga ky regjim antishqiptar. Prof.Hajrullah Gorani, qysh në moshën rinore (19 vjeç) u rreshtua në radhët e organizatës patriotike „Bashkimi Shqiptar“ dhe pas aktivitetit një vjeçar, më 19 shkurt 1950 arrestohet dhe për shtatë muaj rresht torturohet mizorisht në kthinat e errëta të UDB-së famëkeqe titiste-rankoviçiste.

Më 18 shtator 1950, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë filloi procesi gjyqësor kundër organizatës “Bashkimi Kombëtar”, nga trupi gjykues: Arif Korapi si kryetar i kolegjit dhe gjyqtarët porotë: Ali Abdullahu e Ismail Xhemaili ( si anëtarë të kolegjit), e me pjesëmarrjen edhe të procesmbajtësit Abdyl Doda. Pas pesë seancave gjyqësore, më 3 nëntor 1950, trupi gjykues në bazë të aktgjykimit K.149/50 në “emër të popullit” Hajrullah Goranin e dënoi me 6 vjet burg të rëndë.

Duke u nisur nga këto fakte historike, mund të thuhet se, derisa komunisti Ibrahim Rugova i gëzonte të gjitha privilegjet nga regjimi i Titos, Hajrullah Gorani dergjej nëpër burgjet e po këtij regjimi antishqiptar, derisa Hajrullah Gorani ishte rreshtuar në radhët e klasës intelektuale – patriotike shqiptare, Ibrahim Rugova ishte rreshtuar në radhët e elitës intelektuale që ishte vënë në çdo aspekt në shërbim të regjimit komunist jugosllavë!

A kishte konflikte interesi midis binomit
Rugova-Bukoshi ?!

Më 19 tetor 1991, u themelua „Qeveria e Republikës së Kosovës“ dhe kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, për kryetar të saj emroi mjekun Bujar Bukoshi. Kjo “qeveri” në vend se të veprojë në Kosovë, ajo mori ikën dhe u përqëndrua në Gjermani e Zvicër. Kryeministri i ekziluar Bujar Bukoshi, pas vendosjes në qytetin Ulm të Gjermanisë nis punën për themelimin e të ashtuquajturit ”Fondi i Republikës së Kosovës”, që shpesh herë quhej si “Fondi i 3 %”, apo edhe si ”Fondi i Bukoshit”. Xhirollogaria e parë e këtij fondi do të hapet më 26 nëntor 1991 në Gjenevë nga z.Xhafer Shatri ish-ministër për informim në qeverinë Bukoshi, për të vazhduar pastaj në Gjermani – Ulm e në vendet tjera të Evropës, në SHBA e gjetiu.


Fillimisht kontribut të veçantë në formimin dhe forcimin e këtij fondi dhanë degët e LDK-së në Gjermani, Zvicër, Austri, shtetet e Beneluksit etj, mirëpo nga viti 1995 kur plasi konflikti për shkaqe interesi politik e financiar në mes Rugovës dhe Bukoshit, shumica e degëve të LDK-së të prirë nga dega e Gjermanisë, filluan ta bojkotojnë këtë fond. Deri sa mbretëronte kjo gjendje konfliktuoze (kjo zgjati deri 1998), Dega e LDK-së në Gjermani, do t´ju bëj thirrje mërgimtarëve që mjetet e grumbulluara me destinim për Fondin e Qeverisë së Kosovës, të derdhen në “Fondin e Achenit“, i cili administrohej plotësisht nga LDK-ja.

Bujar Bukoshi: Shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova!

Qeveria e Kosovës në exil edhe pse ishte formuar nga „presidenti historik“ i Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova, ky i fundit shpeshherë nuk hezitonte të thoshte se kjo qeveri “është një qeveri sa për sy e faqe”. Gjatë viteve 1995-1997 marrëdhëniet ndërmjet „presidentit“ Rugova në Prishtinë dhe „kryeministrit“ Bukoshi në Ulm të Gjermanisë (aty e kishte selinë Bukoshi) u acaruan në përmasa shqetësuese, për shkak të mosrespektimit dhe injorimit të Qeverisë nga ana e Rugovës dhe degëve të LDK-së në Gjermani etj. Në të vërtet epiqendra e konfliktit Rugova-Bukoshi ishte çëshjta e parave (financave). Bujar Bukoshi duke qenë i injoruar nga Prishtina, një kohë ia bllokoi të gjitha mjetet financiare „presidentit“ Rugova dhe tarafit të tij politikë, i cili abuzonte tmerrshëm me paratë e mërgimtarëve, që i grumbullonin tagrambledhësit e Bukoshit në perëndim.

Në këtë periudhë konflikti në realcionin: „president“ – „kryeministër“, Bujar Bukoshi i zemruar, shfaq edhe publikisht qëndrimet e tij kundër Ibrahim Rugovës, për monopolin e krijuar politik…, dhe dëmet që po ia shkaktonte jetësimit praktik të pavarësisë së Kosovës etj, në një komunikim të hapur me lexuesit e revistës javore „Zëri shqiptar“.

- Në pyetjen e lexuesit I.S nga Gjilani:

”Sa e ndien veten fajtor kryeministri Bukoshi dhe qeveria të cilin ai e drejton për gjendjen e krijuar në Kosovë?”
- Bujar Bukoshi përgjigjet (citoj):
“Ndihem fajtor se shumë më herët do të duhej të kisha deklaruar se shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova. Ndihem fajtor se shumë më herët do të duhej të isha shumë më kritik ndaj monopolizimit total të jetës sonë politike dhe kombëtare nga ana e një personi; të isha kritik edhe për efektet negative, ndoshta katastrofale të një dukurie të tillë. Por, duke qenë koshient për mungesën e traditës demokratike, kam hezituar ta bëjë këtë, me qëllim që kjo të mos interpretohet si krijim i një tereni për përçarje. Tashmë shihet çartë se përçarjet ekzistojnë vetëm midis atyre që në Kosovë të vazhdojë sundimi serb dhe atyre që luftojnë për Kosovën e lirë.”- përfundon citati.

- Në pyetjen e I.M me qëndrim në Zvicër:

”Duke e ditur rëndësinë e institucioneve shtetërore dhe duke qenë i bindur për angazhimin tuaj, ju pyes se kush janë ata që pengojnë forcimin e këtyre institucioneve?”
- Bukoshi pa hezitim përgjigjet:
“IBRAHIM RUGOVA, me disa servilë rreth tij. Nuk është gabim shtypi: Ibrahim Rugova me disa servilë rreth tij. Ai ka refuzuar dhe refuzon të institucionalizojë Kosovën dhe në këtë mënyrë është njëri nga shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje në të cilën jemi. Ai në mënyrë të çuditshme shkatërroi komunikimin me Qeverinë dhe jo vetëm me të: ai nuk komunikon as në Prishtinë si duhet me të tjerët. Në interpretimin tim janë disa faktorë dhe veti të Rugovës që sollën një gjendje të këtillë:

- deliri i tij i madhështisë që ndeshet me inkompetencën e tij, me deficitin intelektual dhe moral, me frikën e tij;
- mungesa e koordinimit të politikës dhe moskokëçarja ndaj zhvillimeve;
- dyshimi mbi njerëzit që sinqerisht kanë menduar dhe mendojnë të angazhohen për çështjen tonë, por edhe dyshimi edhe mbi vet çështjen;
- aventurat politike për të hyrë në marrëveshje diletante si ajo e arsimit;
- papërgjegjësia për të mbrojtur qytetarët e Kosovës të cilët, ndryshe nga ai angazhohen dhe flijohen për pavarësi të saj. Kështu mund të vazhdohet gjatë dhe shumë prej këtyre aspekteve janë të njohura fare mirë.” - përfundon citati.

- Ndërkaq në një pyetje të V.A – në Zvicër:

“A mendoni se me qëndrimet tuaja karshi presidentit Rugova e keni dëmtuar çështjen kombëtare?”
- Bujar Bukoshi do të përgjigjet:
“Jo, aspak nuk mendoj ashtu, bile mendoj të kundërtën. Mos bëni gabim të identifikoni presidentin Rugova me çështjen kombëtare, sepse këto janë dy gjëra të ndryshme. E kundërta është e vërtetë: qëndrimi injorues i z.Rugova ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës e ka dëmtuar çështjen.” - përfundon citati.

· Burimi: Revista avore “Zëri shqiptar“ Nr. 5 – 6 Viti 53/22 qershor 1997.

(vijon)


· Realpolitika e Ibrahim Rugovës 5 Babaxhani Ibrahim Rugova - kryetar i pesë organeve politike…dhe injoranca e tij!!!
Shkruan: Sheradin BERISHA

Sa funksione politike kishte Ibrahim Rugova

Siç kam vu në pah edhe një herë tjetër më lartë, Ibrahim Rugova ka ushtruar disa funksione politike.

Ka qenë:

- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Republikës së Kosovës;
- Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës;
- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Kosovë;
- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi;

Pra, z. Ibrahim Rugova siç duket kudo ka qenë “koka” e piramidës politike ! “Një kumulim i tillë postesh njihet vetëm në sistemet diktatoriale, mirëpo z.Ibrahim Rugova nuk e ka as pamjen e diktatorit, as zemrën e diktatorit, as shpirtin e diktatorit. Ai është njeri i butë, më i butë se pambuku; ai deri më sot, askujt as “dreq” me gojë nuk i ka thënë! Ai është aq i butë sa që ka pranuar t´ia ngarkojnë të gjitha përgjegjësitë mbi shpatulla, si Krishtit kryqin dhe të gjitha ky i bart pa fjalë, duke mos pasur kohë as që të kujtohet se si pat pësuar Krishti në kohën e vet.” – ka thënë Adem Demaçi, në një intervistë “Mungesë serioziteti, apo vetmashtrim” Zëri Shqiptar, Nr. 11, 17 tetor 1995, fq.16.

Lidhur me këtë çështje edhe kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama ka bërë një konstatim gjenial për Ibrahim Rugovën. Kur ishte në Prishtinë (pas luftës) e takoi edhe Rugovën, dhe më pas pat deklaruar: “Shyqyr Zotit që nuk jeton në Shqipëri, se do të ishte kryetar derisa të merrte frymë. Jo pse ky njeri di diçka, por është babaxhan ashtu si shqiptarët e donë. Ky do të vdes si kryetar.“ ( !!! )

Sa ishin funksionale, funksionet politike të “kokës” Ibram Rugova?!

Ibrahim Rugova ishte kryetar i shumë organeve, por, shtrohet pyetja sa kanë qenë funksionale këto organe të “Kokës” Ibrahim Rugova? Koha ka dëshmuar tashmë se nuk ishin qenë aspak funksionale.

Për të argumentuar këtë gjë, po i analizojmë dy funksionet e fundit të tij., që kishin karakterë gjithëpërfshirës.

Më 22 korrik 1991, u formua Këshilli Kordinues i Partive Politike shqiptare të Kosovës i përbërë nga:

- Lidhja Demokratike e Kosovës,
- Partia Parlamentare e Kosovës,
- Partia Fshatare e Kosovës,
- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës,
- Partia Socialdemokrate e Kosovës dhe
- Partia Republikane e Kosovës dhe

kryetar i këtij këshilli u zgjodh Ibrahim Rugova.

Ndërkohë themelohet edhe Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare në ish- Jugosllavi, dhe përfshiheshin:

- Lidhja Demokratike e Kosovës,
- Partia e Prosperitetit Demokratik,
- Lidhja Demokratike në Mal te Zi,
- Partia për Veprim Demokratik,
- Partia Fshatare e Kosovës,
- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës,
- Partia Parlamentare e Kosovës,
- Partia Socialdemokratike e Kosovës,
- Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar,
- Partia Popullore Shqiptare, dhe
- Partia Demokratike Shqiptare dhe

kryetar i këtij këshilli zgjidhet kush tjetër pos Ibrahim Rugovës.

Formimi i këtyre dy këshillave politikë gjithëshqiptarë u prit me entuziazëm në popull, sepse u mendua se tashmë do të punohet bashkarisht për ndërtimin e një platforme të qartë, për çlirim nga pushtuesit sllavë. Por, duket se ky entuziazëm nuk zgjati shumë kohë.

Injoranca e Ibrahim Rugovës!

Në fillim u mbajtën disa mbledhje, por, në ato mbledhje nuk u vendos asgjë, sepse kryetari Rugova as rregullore apo programe të punës nuk kishte hartuar dot. Me kalimin e kohës Rugova i rralloi takimet, madje edhe kur partit tjera kërkonin që të takoheshin, ai ju thoshte së shpejti do të mblidhemi dhe kështu i shtynte ose i sabotonte ato, pra, nuk shkonte fare në takim. Dhe, me kalimin e kohës vetevetiu këto dy këshilla, ndonëse ishin jofunksional gjatë gjithë kohës, u amortizuan, për të mos thënë u shuan plotësisht, sepse në letër ato vazhdonin të ekzistonin si organe mashtruese për popullin në duar të kokës „piramidale“ Ibrahim Rugova.

Një shembull: Në janar të vitit 1995 personalitete të ndryshme politike, së bashku me intelektualë të shquar patën shkuar te Ibrahim Rugova për t‘u takuar me të (në selinë e LDK-së), me qëllim të konsultimit dhe gjetjes së rrugëve të përbashkëta politike, në një kohë kur Kosova dhe populli shqiptarë po përjetonte ditët më të rënda nën pushtimin serbë. Mirëpo, për fat të keq „koka“ – Ibrahim Rugova nuk mori pjesë, i injoroi të gjithë…!

Po kështu edhe me rastin e organizimit të protestave paqësore nga ana e studentëve, një delegacion studentësh shkuan së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës, dr. Ejup Statovci për tu takuar me Rugovën, por edhe kësaj radhe, Rugova nuk ishte i gatshëm t´i takonte ata, me arsyetimin se „nuk ka kohë“, ndërkohë që gjente kohë t´i takonte grupet joformale të studentëve në krye me të afërmin e tij Naser Rugova. Madje ai gjente kohë për tu takuar edhe me sportistë, këngëtarë etj., por nuk gjente dot kohë t´i takonte përfaqësuesit legjitimë të studentëve, udhëheqësit e Unionit të Pavarur të Studentëve të UP-së!

A e meriton selia - Baraka e LDK-së të jetë “shtëpi e pavarësisë”?

!Ndër funksionet e lartëpërmendura të Ibrahim Rugovës radhitet edhe funksioni i Kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ibrahim Rugova duke e shfrytëzuar këtë pozitë jopolitike (nga viti 1988), pasi zgjidhet Kryetar i LDK-së në Kuvendin themelues, më 23 dhjetor 1989, i cili u mbajt në ambientet e selisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, shtëpinë e shkrimtarëve e shndërron në shtëpi të LDK-së. Dhe, për çudi pasardhësi i Ibrahim Rugovës, kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, më 23 dhjetor 2007 me rastin e 18 vjetorit të themelimit të LDK-së, me një vendim të veçantë presidencial, këtë shtëpi të partisë e shpalli në “Shtëpi të Pavarësisë”.

Nuk e di se çfarë kriteresh ka përdorë z.Sejdiu kur e ka marrë këtë vendim „historik“, për ta shpallur selinë e LDK-së si „shtëpi të pavarësisë“ por, dihet mirëfilli , se nga kjo seli e LDK-së ka dalë:

- marrëveshja e famshme për arsim e nënshkruar në mes Rugovës dhe Millosheviqit,

- në këtë „shtëpi të pavarësisë“, vetëm shtatë ditë pas takimit Millosheviq-Rugova më 15 maj 1998 në Beograd, saktësisht më 22 maj 1998 është mbajtur takimi i negociatorëve shqiptaro-serbë për çështjen e arsimit etj., ku nga pala serbe ishin: Nikolla Shainoviq - nënkryetar i Qeverisë së RFJ-së, Ratko Markoviq - nënkryetari i qeverisë së Serbisë ( të cilët aktualisht po gjykohen në Hag për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë), pastaj ishte Tomisllav Nikoliq, nënkryetar i Partisë Radikale të Sheshelit, i cili gjithashtu në Hag po gjykohet për krimet e kryera në Kosovë nga njësitë çetnike të kësaj partie etj.

- Në këtë „shtëpi të pavarësisë“, janë bojkotuar shumë takime që kishin për qëllim unifikimin e faktorit politik shqiptarë, madje janë bojkotuar edhe takimet konsultative të kërkuara nga Unioni i Studentëve të UP-së për organizimin e protestave paqësore kundër pushtimit klasik të objekteve shkollore-univerzitare etj,

- nga kjo barakë kanë marrë udhë qindra deklarata akuzuese në adresë të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bartësve të kësaj lufte, madje

- në këtë „shtëpi pavarësie“ janë shkruar edhe vendime për kriminalizimin e UÇK-së, siç është vendimi i 19 nëntorit 1998 i nënshkruar nga Ibrahim Rugova, për formimin e “Komisionit për hulumtimin e krimeve të luftës”, etj etj.

Sa për ilustrim: lexoni e shikoni disa foto + dokumente:


Marrëveshja (Dogovori) Millosheviq-Rugova, për arsim!




( Ndërkaq për të gjitha këto foto-dokumente më gjerësisht do të
shkruaj në kapitujt e mëposhtëm)

Se ka pasur deklarata akzuese në adresë të UÇK-së që kanë dalë nga kjo shtëpi, këtë fakt e pohon edhe Adnan Merovci, ish - shefi për protokoll dhe Siguri i Ibrahim Rugovës. “Pas intensifikimit të veprimeve të UÇK-së 1995 -1997”, - thotë z. Merovci “ Me prononcimet e shumta, me paraqitjet publike që kanë qenë nga ajo shtëpi aty, shpeshherë është thënë që nuk duhet përjashtuar mundësia e improvizimeve të rasteve nga shërbimet serbe, për shkak të krijimit të një alibie që të komprometohen shqiptarët dhe rruga e tyre paqësore…Më vonë kur filluan të dalin komunikatat e para (të UÇK-së), gjërat nisën të sqarohen”, por edhe atëhere ”politikanët e kohës mendoj se nuk ishin në nivel të detyrës për t´i shpjeguar dhe për t´ia plasuar këto gjëra, si popullatës ashtu edhe diplomacisë ndërkombëtare” - përfundon Adnan Merovci.
(Lexo librin “Pa protokoll”, Zëri, Prishtinë 2003 , fq.73)

Kjo është “shtëpia e pavarësisë” së shpallur nga pasardhësi i Ibrahim Rugovës, z.Fatmir Sejdiu.


Realpolitika e Ibrahim Rugovës

( 9 )

Pse u themelua LDK në perëndim, si u shantazhua dr.Hajrullah Gorani nga kjo parti dhe cili ishte konflikti midis binomit Rugova-Bukoshi!

Cili ishte qëllimi i themelimit të LDK-së në
shtetet perëndimore?

Në vitin 1990, pas shtrirjes dhe strukturimit të LDK-së me degë e nëndegëza gjithandej nëpër Kosovë, kryesia e LDK-së gjegjësisht kryetari “historik” i saj Ibrahim Rugova, merrë vendim që kjo parti të formohet edhe në shtetet perëndimore. Me këtë rast si përgjegjës për formimin e Degëve të LDK-së në Evropë, SHBA, Australi e gjetiu, është caktuar anëtari i kryesisë qëndrore të LDK-së Ali Aliu. Është ky Ali Aliu, ai i cili në vitin 1959 ishte njëri nga denoncuesit e Adem Demaçit në UDB dhe po i njejti që “falas” iu ka shitur shërbimit sekret serbë në kohën e udbashëve Xhevdet Hamza, Selim Brosha, Mehmet Maliqi, Rrahman Morina etj.
Ali Aliu

Adresa e parë e Ali Aliut në perëndim ishte Gjermania. Pas disa kontakteve dhe konsultimeve paraprake me mërgimtarët tanë në Gjermani, formon një këshillë nismëtarë për themlimin e LDK-së në Gjermani. Ky këshillë ndërkohë pasi i bënë përgatitjet e nevojshme, më 1 shtator 1990 në Frankfurt mban Kuvendin e parë të LDK-së për Gjermani, ku për kryetar do të zgjidhet Hafiz Gagica. Dega e LDK-së në Gjermani fillimisht ishte selia e LDK-së jashtë Kosovës, por, shumë shpejt ajo do të shndërrohet në epiqendër të LDK-së për të gjitha shtetet perëndimore. Dhe, prandaj Hafiz Gagica përveçse ishte kryetar i Degës për Gjermani, ai u zgjodh edhe kryetar i të ashtuquajturit „Kolegjium i degëve të LDK-së për Evropë, SHBA, Kanada e Australi”.

Ndonëse qëllimi parësor për formimin e LDK-së në Gjermani ishte çështja financiare, pra, grumbullimi i parave nga mërgimtarët tanë atje, atëherë qysh në kuvendin nismëtar të Frankfurtit u hodhën bazat për hapjen e një fondi në qytetin Achen, që shumë shpejt do të njihet si ”Fond i Achenit”. Në të vërtet ky fond më 8 tetor 1990 u zyrtarizua edhe pranë autoriteteve gjermane si “Fond humanitar për Kosovën”, dhe përgjegjës të këtij fondi u caktuan kryetari Hafiz Gagica, Marjan Tunaj e të tjerë. Fondi i Achenit, edhe pse ishte themeluar për qëllime humanitare, (për t´i ndihmuar, punëtorët e larguar me dhunë nga puna si dhe një armatë të tërë nevojtarësh në Kosovë), drejtuesit e tij shumë shpejt e specifikuan destinimin e këtyre mjeteve, vetëm për nevojat financiare të kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova dhe të strukturave të partisë.

Greva e 3 shtatorit 1990 dhe antigrevistët!

Në fillim të viteve të 90-ta kur regjimi pushtues serbë i Millosheviqit, i largoi me dhunë qindra mijëra punëtorë shqiptarë nga vendet e tyre të punës, ishte imperativ i kohës themelimi i një organizate sindikale pa ngjyrime partiake, që do t´i mbronte interesat e punëtorëve shqiptar dhe kështu do t´i ndihmonte në aspektin financiar. Dhe, më 31 qershor 1990 pas shumë konsultimesh paraprake, në Gjakovë u mbajt Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ku kryetar zgjidhet Dr.Hajrullah Gorani, një punëtor i shquar i shkencave ekonomike dhe ligjerues i lëndës „teoria dhe analiza e bilancit“ në Fakultetin Ekonomik të UP-së. Kryetari Dr.Hajrullah Gorani, pikërisht kur Kongresi po i fillonte punimet, merret nga policia( e cila e kishte bllokuar vendin ku mbahej kongresi) dhe ata kërkonin që ky tubim i madh i punëtorëve shqiptar të mos quhet kongres, por Dr.Gorani, nuk e pranoi këtë kërkesë, me arsyetim se nivelin dhe emërtimin e një tubimi nuk mund ta përcaktojë SPB-jë(sigurimi shtetëror serb). Përkundër presionit nga regjimi pushtues serb, Kongresi pas një shtyerje i zhvilloi punimet deri në fund.

BSPK-ja si organizatë sindikale që në fillim u zotua se do të punoi guximshëm në drejtim të realizimit të kërkesave të punëtorve shqiptarë, që ishin larguar me dhunë nga vendet e tyre të punës. Dhe, ky zotim u mbajt me organizimin e grevës një orëshe gjatë javës së fundit të gushtit, e cila kulmoi me grevën e përgjithshme më 3 shtator 1990 në gjithë Kosovën. Grevës së përgjithshme ju përgjigj në mënyrë plebishitare i gjithë populli, por jo edhe kreu i “alternativës kosovare” Ibrahim Rugova, i cili në forma të ndryshme u përpoq ta pengonte mbajtjen e kësaj greve, ashtu sikurse ka bërë në të gjitha rastet tjera kur organizonin protesta, studentët, punëtorët e arsimit etj.

Për ç´arsye LDK-ja zhvilloi fushatë të egër, ndaj kryetarit të BSPK-së Prof.Dr.Hajrullah Goranit?!

Pas daljes nga burgu dr. Hajrullah Gorani nuk ndejti duarkryq. Meqë punëtorët e larguar nga puna jetonin në gjendje të mjerueshme, BSPK-ja duke kërkuar rrugë për t´i ndihmuar ata, vendosi të organizohet edhe në shtetet perëndimore. Në nëntor 1990 Dr.Gorani vizitoi mërgimtarët tanë në Zvicër dhe më 17 nëntor 1990 (pas një sërë tubimesh) në Surse themeloi BSPK për Zvicër. Gjatë kësaj kohe ai bëri përpjekje që aktivitetin e BSPK-së ta shtrijë edhe në Gjermani.

Mirëpo, çka ndodhi?!

Që në nismë të këtij misioni humanitar e kombëtar, dr. Hajrullah Gorani me bashkëpunëtorët e tij u pengua në forma të ndryshme nga degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në të vërtet aktivistët e LDK-së për të shantazhuar punën e BSPK-së, në teren filluan të përhapin lloj-lloj shpifjesh me karakter denigrues në adresë të dr. Hajrullah Goranit. Madje nga 7 dhjetori i vitit 1990 në emër të Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Ibrahim Rugova, aktivistët e degëve të LDK-së në Gjermani e Zvicër kanë vu në qarkullim një Komunikatë, në të cilën kontestohet organizimi i BSPK-së në perëndim. Në komunikatë, kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, tërheq vërejtjen se formimi i degëve të BSPK-së në shtetet e Evropës ka shkaktuar „probleme dhe konfuzione“ dhe me këtë rast z. Gorani i përkujtohet se: „Organizimi i Sindikatave të Kosovës në formën e tillë në Perëndim është në kundërshtim me normat sindikale dhe ligjore të atyre shteteve dhe të konventave ndërkombëtare…“, ndërsa, „Për këtë është tërhequr vërejtja edhe nga disa unione sindikale të shteteve të Evropës Perëndimore, pasi që punëtorët shqiptarë ashtu vehen në pozitë të vështirë për realizirnin e të drejtave sindikale në vendet ku jetojnë.“(!!!) – thuhet ndër të tjera në komunikatën e kryetarit Ibrahim Rugova.

Ibrahim Rugova e kunërshton katërcipërisht organizimin e BSPK-së jashtë Kosovës, sepse sipas tij, ky organizim na qenka „në kundërshtim me normat sindikale dhe ligjore të atyre shteteve dhe të konventave ndërkombëtare…“(!!!) Si rrjedhim i këtij konstatimi, shtrohet pyetja: Poo, mbi cilat norma ligjore është themeluar partia e tij LDK, në të gjitha shtetet perëndimore, kur dihet mirëfilli se partit politike të një vendi janë të ndaluara të funksionojnë si të tilla në një vend tjetër?!

Më gjerësisht në këtë komunikatë kryetari Ibrahim Rugova shkruan:

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVË – PRISHTINË

K O M U N I K A T Ë

Sipas informatave të vërtetuara, formimi dhe veprimi i degëve të Sindikatës së Pavarur të Kosovës në disa shtete të Evropës Perërndimore ka shkaktuar probleme dhe konfuzione, për të cilat kemi tërhequr vërejtjen me kohë. Organizimi i Sindikatave të Kosovës në formën e tillë në Perëndim është në kundërshtim me normat sindikale dhe ligjore të atyre shteteve dhe të konventave ndërkombëtare. Për këtë është tërhequr vërejtja edhe nga disa unione sindikale të shteteve të Evropës Perëndimore, pasi që punëtorët shqiptarë ashtu vehen në pozitë të vështirë për realizirnin e të drejtave sindikale në vendet ku jetojnë.

Lidhur me manipulimet e ndryshme dhe me prezentimin nga njerëzit e painformuar të Hajrullah Goranit si anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratke të Kosovës dhe si bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës, njoftojmë antarësinë dhe opinionin se Harjullah Gorani as ka qenë ndonjëherë dhe as nuk është anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Në afatin më të shkurtër Kryesia e LDK-së do të bisedojë me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Kosovës lidhur me sqarimin definitiv të paqartësive që po krijohen me organizimin sindikal të punëtorëve tanë në Perëndim.

Ftojmë anëtarësinë tonë që të mos përzihet në organizimet e tilla të Sindikatës së Pavarur të Kosovës, në mënyrë që të mos krijohen përçarje, të cilat nuk do të ishin në të mirë të LDK-së, të Sindikatës, të Kosovës dhe të mbarë popullit tonë.

Lidhur me emisarët e shumtë që pa kurrfarë autorizimesh të LDK-së veprojnë në mesin e mërgimtarëve tanë në Evropën Perëndimore, duke kërkuar ndihma, duke krijuar shpenzime të panevojshme, bëjmë me dije se të tillët këtë e bëjnë krye në vete dhe për levërdi personale. Kjo i bën dëm të madh autoritetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të gjitha grupacioneve opozitare në Kosovë, që synojnë sigurimin e ndihmave në mënyrë të organizuar për familjet e rrezikuara. Emisarëve të tillë nuk duhet besuar dhe nuk duhet ofruar mikpritje.

Prishtinë, më 7 dhjetor 1990

KRYESIA E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Kryetari,
Dr. Ibrahim RUGOVA


Kjo komunikatë asokohe ka nxitur përçarje dhe indinjatë të thellë në mesin e mërgimtarëve tanë, për faktin se BSPK-ja dhe vetë dr.Hajrulla Gorani nuk e kishin nisur këtë aktivitet për të shkaktuar probleme dhe konfuzione në mesin e bashkëatdhetarëve tanë, apo për të fituar gjë personalisht.

Dihet mirëfilli se, plaku i urtë dr.Hajrullah Gorani, tërë jetën kishte punuar me nderë dhe si i tillë nuk i ka takuar asnjëherë klaneve të ndryshme apo elitës intelektuale shqiptare pro-titiste që ishte vënë prej kohësh në shërbim të regjimit komunist. Përkundrazi, Prof.Gorani i takonte radhëve të intelektualëve të persekutuar po nga ky regjim antishqiptar. Prof.Hajrullah Gorani, qysh në moshën rinore (19 vjeç) u rreshtua në radhët e organizatës patriotike „Bashkimi Shqiptar“ dhe pas aktivitetit një vjeçar, më 19 shkurt 1950 arrestohet dhe për shtatë muaj rresht torturohet mizorisht në kthinat e errëta të UDB-së famëkeqe titiste-rankoviçiste.

Më 18 shtator 1950, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë filloi procesi gjyqësor kundër organizatës “Bashkimi Kombëtar”, nga trupi gjykues: Arif Korapi si kryetar i kolegjit dhe gjyqtarët porotë: Ali Abdullahu e Ismail Xhemaili ( si anëtarë të kolegjit), e me pjesëmarrjen edhe të procesmbajtësit Abdyl Doda. Pas pesë seancave gjyqësore, më 3 nëntor 1950, trupi gjykues në bazë të aktgjykimit K.149/50 në “emër të popullit” Hajrullah Goranin e dënoi me 6 vjet burg të rëndë.

Duke u nisur nga këto fakte historike, mund të thuhet se, derisa komunisti Ibrahim Rugova i gëzonte të gjitha privilegjet nga regjimi i Titos, Hajrullah Gorani dergjej nëpër burgjet e po këtij regjimi antishqiptar, derisa Hajrullah Gorani ishte rreshtuar në radhët e klasës intelektuale – patriotike shqiptare, Ibrahim Rugova ishte rreshtuar në radhët e elitës intelektuale që ishte vënë në çdo aspekt në shërbim të regjimit komunist jugosllavë!

A kishte konflikte interesi midis binomit
Rugova-Bukoshi ?!

Më 19 tetor 1991, u themelua „Qeveria e Republikës së Kosovës“ dhe kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, për kryetar të saj emroi mjekun Bujar Bukoshi. Kjo “qeveri” në vend se të veprojë në Kosovë, ajo mori ikën dhe u përqëndrua në Gjermani e Zvicër. Kryeministri i ekziluar Bujar Bukoshi, pas vendosjes në qytetin Ulm të Gjermanisë nis punën për themelimin e të ashtuquajturit ”Fondi i Republikës së Kosovës”, që shpesh herë quhej si “Fondi i 3 %”, apo edhe si ”Fondi i Bukoshit”. Xhirollogaria e parë e këtij fondi do të hapet më 26 nëntor 1991 në Gjenevë nga z.Xhafer Shatri ish-ministër për informim në qeverinë Bukoshi, për të vazhduar pastaj në Gjermani – Ulm e në vendet tjera të Evropës, në SHBA e gjetiu.


Fillimisht kontribut të veçantë në formimin dhe forcimin e këtij fondi dhanë degët e LDK-së në Gjermani, Zvicër, Austri, shtetet e Beneluksit etj, mirëpo nga viti 1995 kur plasi konflikti për shkaqe interesi politik e financiar në mes Rugovës dhe Bukoshit, shumica e degëve të LDK-së të prirë nga dega e Gjermanisë, filluan ta bojkotojnë këtë fond. Deri sa mbretëronte kjo gjendje konfliktuoze (kjo zgjati deri 1998), Dega e LDK-së në Gjermani, do t´ju bëj thirrje mërgimtarëve që mjetet e grumbulluara me destinim për Fondin e Qeverisë së Kosovës, të derdhen në “Fondin e Achenit“, i cili administrohej plotësisht nga LDK-ja.

Bujar Bukoshi: Shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova!

Qeveria e Kosovës në exil edhe pse ishte formuar nga „presidenti historik“ i Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova, ky i fundit shpeshherë nuk hezitonte të thoshte se kjo qeveri “është një qeveri sa për sy e faqe”. Gjatë viteve 1995-1997 marrëdhëniet ndërmjet „presidentit“ Rugova në Prishtinë dhe „kryeministrit“ Bukoshi në Ulm të Gjermanisë (aty e kishte selinë Bukoshi) u acaruan në përmasa shqetësuese, për shkak të mosrespektimit dhe injorimit të Qeverisë nga ana e Rugovës dhe degëve të LDK-së në Gjermani etj. Në të vërtet epiqendra e konfliktit Rugova-Bukoshi ishte çëshjta e parave (financave). Bujar Bukoshi duke qenë i injoruar nga Prishtina, një kohë ia bllokoi të gjitha mjetet financiare „presidentit“ Rugova dhe tarafit të tij politikë, i cili abuzonte tmerrshëm me paratë e mërgimtarëve, që i grumbullonin tagrambledhësit e Bukoshit në perëndim.

Në këtë periudhë konflikti në realcionin: „president“ – „kryeministër“, Bujar Bukoshi i zemruar, shfaq edhe publikisht qëndrimet e tij kundër Ibrahim Rugovës, për monopolin e krijuar politik…, dhe dëmet që po ia shkaktonte jetësimit praktik të pavarësisë së Kosovës etj, në një komunikim të hapur me lexuesit e revistës javore „Zëri shqiptar“.

- Në pyetjen e lexuesit I.S nga Gjilani:

”Sa e ndien veten fajtor kryeministri Bukoshi dhe qeveria të cilin ai e drejton për gjendjen e krijuar në Kosovë?”
- Bujar Bukoshi përgjigjet (citoj):
“Ndihem fajtor se shumë më herët do të duhej të kisha deklaruar se shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova. Ndihem fajtor se shumë më herët do të duhej të isha shumë më kritik ndaj monopolizimit total të jetës sonë politike dhe kombëtare nga ana e një personi; të isha kritik edhe për efektet negative, ndoshta katastrofale të një dukurie të tillë. Por, duke qenë koshient për mungesën e traditës demokratike, kam hezituar ta bëjë këtë, me qëllim që kjo të mos interpretohet si krijim i një tereni për përçarje. Tashmë shihet çartë se përçarjet ekzistojnë vetëm midis atyre që në Kosovë të vazhdojë sundimi serb dhe atyre që luftojnë për Kosovën e lirë.”- përfundon citati.

- Në pyetjen e I.M me qëndrim në Zvicër:

”Duke e ditur rëndësinë e institucioneve shtetërore dhe duke qenë i bindur për angazhimin tuaj, ju pyes se kush janë ata që pengojnë forcimin e këtyre institucioneve?”
- Bukoshi pa hezitim përgjigjet:
“IBRAHIM RUGOVA, me disa servilë rreth tij. Nuk është gabim shtypi: Ibrahim Rugova me disa servilë rreth tij. Ai ka refuzuar dhe refuzon të institucionalizojë Kosovën dhe në këtë mënyrë është njëri nga shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje në të cilën jemi. Ai në mënyrë të çuditshme shkatërroi komunikimin me Qeverinë dhe jo vetëm me të: ai nuk komunikon as në Prishtinë si duhet me të tjerët. Në interpretimin tim janë disa faktorë dhe veti të Rugovës që sollën një gjendje të këtillë:

- deliri i tij i madhështisë që ndeshet me inkompetencën e tij, me deficitin intelektual dhe moral, me frikën e tij;
- mungesa e koordinimit të politikës dhe moskokëçarja ndaj zhvillimeve;
- dyshimi mbi njerëzit që sinqerisht kanë menduar dhe mendojnë të angazhohen për çështjen tonë, por edhe dyshimi edhe mbi vet çështjen;
- aventurat politike për të hyrë në marrëveshje diletante si ajo e arsimit;
- papërgjegjësia për të mbrojtur qytetarët e Kosovës të cilët, ndryshe nga ai angazhohen dhe flijohen për pavarësi të saj. Kështu mund të vazhdohet gjatë dhe shumë prej këtyre aspekteve janë të njohura fare mirë.” - përfundon citati.

- Ndërkaq në një pyetje të V.A – në Zvicër:

“A mendoni se me qëndrimet tuaja karshi presidentit Rugova e keni dëmtuar çështjen kombëtare?”
- Bujar Bukoshi do të përgjigjet:
“Jo, aspak nuk mendoj ashtu, bile mendoj të kundërtën. Mos bëni gabim të identifikoni presidentin Rugova me çështjen kombëtare, sepse këto janë dy gjëra të ndryshme. E kundërta është e vërtetë: qëndrimi injorues i z.Rugova ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës e ka dëmtuar çështjen.” - përfundon citati.

· Burimi: Revista avore “Zëri shqiptar“ Nr. 5 – 6 Viti 53/22 qershor 1997.

(vijon)


· Realpolitika e Ibrahim Rugovës 6
- Pse Rugova, LDK-në e quante Shoqatë politike - kulturore?!
- Ibrahim Rugova ishte kundër protestave paqësore!
- Beograd 1991 / Ibrahim Rugova diplomatit gjerman i thotë: „Ne duam të qëndrojmë brendapërbrenda shtetit serbë. Ne duam vetëm të na rikthehet autonomia…“
- A ka udhëtuar Rugova edhe herë të tjera në Beograd, gjatë viteve të 90-ta?
- A ishte Ibrahim Rugova nismëtar i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, i Kushtetutës së Kaçanikut dhe i mbajtjes së Referendumit të vitit 1991?!


Shkruan: Sheradin BERISHA

Pse Rugova, LDK-në e quante Shoqatë politike - kulturore dhe ishte kundër protestave paqësore?!

Qysh në ditët e para, pas themelimit të LDK-së, kryetari Ibrahim Rugova, dëshmon qartë zotimin e vet se, do t'i kryej me përpikëri detyrat që dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Më 30 dhjetor 1989, në një intervistë telefonike dhënë “Zërit të Amerikës”, z. Rugova ka deklaruar si vijon:“Ne para disa ditësh (23.12.1989-vërejtja ime) themeluam Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo është momentalisht shoqatë politike dhe kulturore. Në të ardhmen do të shikojmë se, kur të legalizohen me ligj këtu në Jugosllavi këto çështje të pluralizmit politik, ajo edhe mund të jetë edhe parti politike, kulturore etj. Megjithatë, kjo është organizatë e Prishtinës, mandej do të formojë degët e saj edhe në qendrat e tjera të Kosovës dhe të Jugosllavisë. Anëtarë të Lidhjes mund të jenë pjesëtarë, që pranojnë programin tonë. Programi i Lidhjes është mjaftë i gjerë. Ai përfshin të gjitha problemet që rëndojnë në momentin e tanishëm në Kosovë dhe në Jugosllavi. Për shembull kemi programin për çështjet sociale, për punësimin dhe zhvillimin ekonomik, pastaj për lirinë e shtypit dhe të të drejtave të njeriut, të kulturës, pastaj për pastërtinë e mjedisit dhe për çështje të tjera që janë aktuale në Kosovë, si dhe, natyrisht, qëndrimet tona politike, siç janë ato për demokraci, për zgjedhje të lira, të drejtpërdrejta. Ne konsiderojmë se Jugosllavia duhet të jetë Federatë Demokratike e kombeve dhe e kombësive, që duhet të ketë organizimin shtetëror të republikave dhe krahinave, pra, edhe Kosova të ketë vendin e vetë të barabartë në federatën e Jugosllavisë.”- përfundon citati.

Siç vihet në dukje, për Ibrahim Rugovën, LDK-ja fillimisht nuk ishte parti, por një shoqatë politike dhe kulturore, për të cilën thotë se, në të ardhmen me ligjet e Jugosllavisë mund të jetë edhe parti politike, kulturore etj (!!!) Për më tepër, kryetari Rugova, LDK-në, këtë shoqatë kulturore dhe politike, e cilëson si organizatë të Prishtinës, me synim të shtrirjes së saj jo vetëm në Kosovë, por edhe në qendrat tjera të Jugosllavisë, ashtu siç ishte e organizuar Lidhja Komuniste e Jugosllavisë, e cila në fillim të vitit 1990 ishte futur në fazën e shpërbërjes së saj.

„Programi i Lidhjes është mjaftë i gjerë“ dhe „përfshin të gjitha problemet që rëndojnë në momentin e tanishëm në Kosovë dhe në Jugosllavi“, konstaton politikani realist Ibrahim Rugova. Ai, fillimisht ka vu në spikamë programin „për çështjet sociale, për punësimin dhe zhvillimin ekonomik“, pastaj „për lirinë e shtypit dhe të të drejtave të njeriut, të kulturës, për pastërtinë e mjedisit…“, ndërsa qëndrimi i tij politik, është „për demokraci, për zgjedhje të lira, të drejtpërdrejta“, pa e thënë qartë statusin politik të Kosovës. Në të vërtet, Ibrahimi, ishte për një federatë demokratike jugosllave të kombeve dhe kombësive, me një organizim shtetëror të republikave dhe krahinave…“, ashtu siç ishin të definuara në Kushtetutën e RFJ-së, atë të Republikës së Serbisë dhe në Kushtetutën e KSA të Kosovës.

Pra, Ibrahim Rugova, edhe pas protestave gjithëpopullore të vitit 1988 - 1989 kur kërkohej avansimi i statusit politik të Kosovës, duket sheshazi se, Kosovën e konsideronte akoma si “krahinë”, ndërsa popullin shqiptar si „kombësi“. E, dihet mirëfilli se, me Kushtetutën në fuqi „kombësit“ trajtoheshin si pakica, përkundër faktit që shqiptarët ishin populli i tretë shumicë, pas serbëve dhe kroatëve!

Ibrahim Rugova ishte kundër protestave paqësore!

Në kohën e kthesave të mëdha në Kosovë 1988-1990, populli shqiptar nëpërmjet demonstratave kundërshtoi pushtimin klasik të Kosovës nga Serbia, u zgjua i madh e i vogël në këmbë, jo për ta mbrojtur “autonominë e suprimuar” më 23 mars 1989, por për ta mbrojtur në radhë të parë dinjitetin e nëpërkëmbur kombëtar dhe avansimin e statusit të Kosovës në Republikë, qoftë edhe me sakrifikimin e jetës së tyre.

Derisa, në dimrin e acartë të vitit 1990, populli protestonte nëpër rrugët e Kosovës, kundër regjimit pushtues serbë të Millosheviqit, kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, doli kundër këtyre protestave. Kështu, më 31 janar 1990, nëpërmjet një deklarate të bërë në RTP (ku drejtor ishte Agim Mala), Ibrahim Rugova i bënte thirrje popullatës “që të hiqte dorë nga grumbullimet”, duke theksuar se: “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e përkrah këtë formë të veprimit”.

Këto deklarata Ibrahim Rugova i përsëriste shpesh, shumë shpesh edhe në mediat e shkruara. Ai, madje përmes deklaratave i bënte thirrje popullit që të mos dalë në rrugë dhe t´i ndërpresin demonstratat, ndërsa shfajsonte veten dhe LDK-në se nuk janë organizatorë të demonstratave. P.sh. më 3 shkurt 1990 në gazetën “Vjesnik“ të Zagrebit, lidhur me demonstratat deklaron (po citoj):„Pas grumbullimeve dhe demonstratave të shqiptarëve përpara ndërtesës së Komitetit Krahinor, më 23 janar (1990), pasoi një ortek i vërtet dënimesh dhe diskreditimesh politike dhe të gjitha këto në fillim që alternativat, në radhë të parë LDK-ja, e cila ka më shumë anëtarë se sa Lidhja e Komunistëve të Kosovës, të eliminohet nga skena politike. Prandaj u bënë përpjekje që ta shpallin atë (LDK) si organizatore të këtyre demonstratave. Ne u përpoqëm, me anën e njoftimeve dhe thirrjeve, drejtuar opinionit publik, që qytetarët t´i ndërpresin demonstratat” (!!!)

Kjo nuk është as hera e parë as e fundit, që z.Rugova ishte kundër protestave të qeta dhe luante rolin e shuarjes së ndjenjës tek shqiptarët për t´u çliruar një herë e mirë nga sundimi shekullor serbë.

Ibrahim Rugova gjatë gjithë karierës së tij politike ka dëshmuar se është kundër organizimit të demonstratave paqësore, ndërsa ndiqte dhe propagandonte me fanatizëm një politikë krejtsisht pasive, madje shpesh herë në konferenca me gazetarë bënte thirrje, “për durim, që të mos tensionohet situata dhe të dalë nga kontrolli, sepse kemi ndërtuar tashmë një rend demokratik”, atë rend demokratik nën sundimin klasik të Kosovës nga regjimi policor-ushtarak i Millosheviqit (!!!)

Pra, kjo ishte realpolitika e Ibrahim Rugovës, e ndërtuar mbi bazën programit të LDK-së…

Beograd 1991 / Ibrahim Rugova diplomatit gjerman i thotë:

„Ne duam të qëndrojmë brendapërbrenda shtetit serbë.
Ne duam vetëm të na rikthehet autonomia…“

Ibrahim Rugova gjatë periudhës sa ishte shef i Institutit Albanologjik dhe sekretar i OTH të LKJ-së në këtë institut dhe së fundi Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ( nga 1987), shpesh ka udhëtuar për në Beograd. Udhëtimin e fundit e ka bërë në verën e vitit 1988, në cilësin e kryetarit të SHSHK-së në kuadër të një takimi që u mbajt në Beograd, në mes të shkrimtarëve serbë e shqiptarë.

Ka të dhëna që tregojnë se, Ibrahim Rugova edhe gjatë viteve të 90-ta ka udhëtuar për në Beograd, tani jo më në cilësinë intektualit- shkrimtarit, por në cilësinë e polikanit.

Sipas një dokumenti të Bundestagut gjermanë, në vitin 1991 Kryetari i Ibrahim Rugova, gjatë qëndrimit në Beograd ( në kuadër të disa takimeve) ka pasur një takim të veçantë edhe me diplomatë gjermanë.

Në pyetjen e diplomatit gjerman Leni Fischer, se: a mendoni, që dikur Kosova t´i bashkohet Shqipërisë, me kusht që situata e atëhershme në shqipëri të përmirësohet? Ibrahim Rugova përgjigjet:„ Jo, ne nuk mendojmë në përgjithësi për këtë. Ne duam të qëndrojmë brendapërbrenda shtetit serbë. Ne duam vetëm të na rikthehet autonomia. Ne duam, që të na respektojnë si njerëz dhe pakicë kombëtare. Ne duam që të na mundësohet ta flasim gjuhën tonë, të botojmë dhe lexojmë gazetat tona etj.“

Saktësisht në dokumentin origjinal të shkëputur nga libri zyrtar i Bundestagut gjermanë, lidhur me këtë takim thuhet si vijon:

“Als wir im Jahre 1991 in Belgrad mit Herrn Rugova gesprochen haben, habe ich ihm die Frage gestellt:

Denken sie daran, irgendwann den Anschluß des Kosovo an Albanien zu fordern, vorausgesetzt daß - aus damaliger Sicht – sish die Situation in Albanien verbessert? - Das war vorübergehend ja der Fall, - Darauf hat er gesagt: „Nein, wir denken überhaupt nicht daran. Wir wollen innerhalb des serbischen Staatenverbundes bleiben.

(Beifall der Abg.Leni Fischer (Unna) (CDU/CSU)

-Wir wollen nur unsere Autonomie wiederhaben. Wir wollen als Menschen und als nationale Minderheit geachtet und respektiert werden. Wir wollen uns entfalten können, unsere Sprache sprechen dürfen, unsere Zeitungen drucken und lesen dürfen usw”.

(Citat i shkëputur nga libri zyrtar i Bundestagut gjerman-Deutscher Bundestag - 13. Wahlperiode - 200. Sitzung Bonn, Donnerstag, den 30 Oktober 1997, seite 18139)
Dokument i shkëputur nga faqja zyrtare

Se kryetari LDK-së dhe përgjithësisht i „alternativës shqiptare“ Ibrahim Rugova, ishte kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ky fakt nuk ishte i panjohur, por se kërkonte, që Kosovës t´i rikthehet autonomia dhe të mbetet në kuadër të shtetit serbë, për t´i gëzuar vetëm të drejtat si pakicë kombëtare etj., edhe pas shpalljes së deklaratës së „2 korrikut“ dhe Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990, këtë fakt asokohe shumë pakë shqiptarë e kanë ditur.

A ka udhëtuar Rugova edhe herë të tjera në Beograd, gjatë viteve të 90-ta?!

Kur bëhet fjalë për shkuarjen e Ibrahim Rugovës në Beograd (edhe pas 2 korrikut e 7 shtatorit 1990), s´mund të thuhet se ky ka qenë itinerari i tij i fundit në relacionin Prishtinë - Beograd. Tashmë dihet publikisht se Ibrahim Rugova më 15 maj 1998 është takuar me Sllobodan Millosheviqin në Beograd ( në rezidencën e tij në Beli Dvor), por ekzistojnë disa fakte tjera, që hedhin dritë për kontaktet e vazhdueshme të Ibrahim Rugovës me Beogradin.

Për të dhënë një pasqyrim sipërfaqësor, me këtë rast po i referohem gazetës „Epoka e Re“. Në një shkrim të kësaj gazete me titull: “Rugova do të ketë telashe me faktet - Këto janë thënë në LDK…dhe janë bërë nga LDK“, thuhet (po citoj): “Mendon Rugova se nuk e dimë sa herë ka fjetur në shtëpinë e Millosheviqit? Mendon Rugova se shoqëruesit e tij (njëri i vrarë gjatë luftës, tjetri pas luftës, tjetri largë tij…) nuk kanë lënë asnjë gjurmë për vozitjet që ia bënin për në Beograd, ndërsa në Kurshumli ata mbeteshin e tutje vazhdonte rrugën me policinë serbe për Dedinje? Mos t´ia hajë mendja! Ne, dimë se është financuar nga Millosheviqi në aferën e telekomit serb. Paratë kanë përfunduar në Dardania Bankë, në fund.”( Burimi: gazeta “Epoka e re”, E enjte 27 shkurt 2003, fq.11.)

Ky informacion bën të kuptosh se Rugova ka pasur edhe takime të tjera me Millosheviqin dhe implikime në afera të pista. Ndërsa lidhur me takimet sekrete në mes të palës serbe dhe asaj shqiptare, të organizuara nga binomi Millosheviq - Rugova në periudhën 1994 – 1997, dhe rreth aferës së telekomit serbo-italian, do të bëjmë fjalë në një kapitull të veçantë.

A ishte Ibrahim Rugova nismëtar i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, i Kushtetutës së Kaçanikut dhe i mbajtjes së Referendumit të vitit 1991?!

Me rastin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2006, u mbajtën disa tubime përkujtimore dhe aty u ritheksuan shumë “merita” të tij.

Ta zëmë, më 23 janar 2006 në një fjalim përmortor, nënkryetar i LDK-së Kolë Berisha, (që u transmetua drejtpërdrejt në RTK), ndër të tjera thotë:“Në këtë janar, Kosova humbi nismëtarin e Deklaratës Kushtetuese të njohur si Deklarata e 2 Korrikut (1990), të Kushtetutës së Kaçanikut, të referendumit për Pavarësinë e Kosovës, organizatorin e zgjedhjeve të para nacionale dhe presidenciale, shumëpartiake, akte këto që vunë bazën e fortë formale-juridike për ndërtimin e institucioneve të para të pavarura në Kosovë dhe shënon fillimin e fundit të një regjimi satrap të fundshekullit XX”.- përfundon citati.

Sa janë të qëndrueshme këto konstatime të z.Berisha ?

Po t’i referohemi librit të Mehmet Krajës “Vitet e humbura” (njërit nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ibrahim Rugovës deri në vitin 1995, dhe pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet e LDK-së, së fundi edhe “ambasador” në Zyrën e Kosovës në Tiranë (1994), del se Ibrahim Rugova dhe LDK-ja si parti, nuk kanë marrë pjesë në asnjë mënyrë, në hartimin e “Deklaratës së 2 Korrikut”, të “Kushtetutës së Kaçanikut”! e as në aktin e shpalljes së vendimit për mbajtjen e referendimit në shtator 1991!


Mehmet Kraja

Ja se, çka shkruan M. Kraja Lidhur me këtë çështje:

“Delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallin Deklaratën Kushtetuese, teksti i së cilës është bërë i njohur që atëherë. Dy muaj më vonë, në një mbledhje të fshehtë në Kaçanik, po këta delegatë miratojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe detyrohen të dalin në ekzil. Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet edhe njërën edhe tjetrën. LDK-ja qëndron fuqimisht pas këtyre akteve. As njërin e as tjetrin nuk i ka hartuar vetë, nuk ka marrë pjesë në hartimin e tyre dhe vendimi për shpalljen e tyre, merret vesh, nuk është marrë nga LDK-ja. E di me saktësi se kryesia e LDK-së ishte e informuar pjesërisht për njërën dhe për tjetrën dhe as nuk mbajti mbledhje për këtë punë dhe as që kërkoi prej dikujt ndonjë shpjegim. Ajo kryesi, madje nuk shtroi as ndonjë pyetje të vetvetishme e as nuk bëri vërejtje, të cilat kishte arsye t´i bënte, sepse dihej që atëherë se pikërisht prej saj do të kërkohej t´i realizonte praktikisht dispozitat e po asaj Kushtetute, të miratuar pa dijen dhe pa vendimin e saj.( Lexo: M.Kraja: “Vite të humbura”, faqe 230) Pra, LDK-ja nuk e shpiku as Deklaratën Kushtetuese dhe as Kushtetutën e Kaçanikut. - thotë Mehmet Kraja.

Kjo besoj, nuk do koment tjetër!

Ibrahim Rugova nuk ka marrë pjesë në asnjë mënyrë, as në hartimin e as në marrjen e vendimit për mbajtjen e referendumit në shtator të vitit 1991. Këtë fakt e sipërfaëson dukshëm vendimi i legjslaturës së vjetër i Kuvendit të Republikës së Kosovës (01Nr. Prishtinë, më 22 shtator 1991) që kryesohej nga Ilaz Ramajli. Në këtë vendim përcaktohet qartë edhe teksti i pyetjes së Referendumit lidhur me statusin politik të Kosovës.

Në këtë vendim thuhet::

R E F E R E N D U M I

REPUBLIKA E KOSOVËS

Kuvendi i Republikës

01 Numër
Prishtinë, më 22 shtator 1991

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bazë të nenit 97 alineja 1 pika 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 22 shtator 1991, pas miratimit të Vendimit mbi mbajtjen e Referendumit në Kosovë,

P Ë R C A K T I M

Tekstin e pyetjes në Referendumin mbi Republikën e Kosovës si Shtet Sovran dhe i Pavarur, me të drejt të pjesëmarrjes konstituive në Lidhjen e shteteve - republikave sovrane (në Jugosllavi) mbi bazën e lirisë dhe të barazisë së plotë të republikave-shteteve në lidhjen e tyre.

Teksti i pyetjes që u përcaktua nga Kuvendi është përsa vijon:

NË BAZË TË DEKLARIMIT TUAJ TË LIRË, LUTENI QË TË PËRGJIGJENI (DUKE RRETHUAR FJALËN ”PO” OSE “JO”) SE A E PRANONI, SI VENDIM TË VULLNETIT TUAJ POLITIK, REZOLUTËN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MBI REPUBLIKËN E KOSOVËS SI SHTET SOVRAN DHE I PAVARUR, ME TË DREJT TË PJESEMARRJES KONSTITUIVE NË LIDHJEN E SHTETEVE-REPUBLIKAVE SOVRANE (NË JUGOSLLAVI )

PO ............................................... JO

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS,

Ilaz Ramajli, d.v


Lexo: vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, 22. 09. 1991


Realpolitika e Ibrahim Rugovës

( 7 )

A e ka ditur Rugova rrugën që të çonte kah çlirimi i Kosovës?!

Ibrahim Rugova, politikën e vet paqësore, të mosveprimit e të ndejtjes rahat, e konsideronte si të paalternativë, dhe duket se nuk ka menduar asnjëherë seriozisht në përgatitjen e popullit për çlirim edhe në rrugë tjera. Në të vërtet ai gjatë kontakteve me personalitete të huaja ka marrë edhe mendime të prera se si mund të çlirohet Kosova nga Serbia. Ta zëmë, Kristina Fon Kohl, në librin e saj ”Ballkani faktor qëndrueshmërie apo pështjellimi në Evropë” shkruan:

“Pothuajse menjëhere mbas shfuqizimit të së drejtës për autonomi, disa politikanë kosovarë, midis të cilëve dhe Ibrahim Rugova, kërkuan mendimin e ekspertit austriak të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare, Feliks Ermakora (Felix Ermacora). Ata donin të dinin se cilat ishin mundësitë në rrafshin e së drejtës ndërkombëtare për një përkrahje ndërkombëtare të "luftës" së tyre kundër pushtimit serb… Feliks Ermakora, pas një shoshitjeje të thelluar dhe shfletimit të materialeve të ndryshme, u përgjigj me keqardhje: ”Sa kohë që në Kosovë nuk do të derdhet gjaku, në rrafshin ndërkombëtar nuk do të angazhohet askush“ - përfundon citati.

Dhe kështu ka ndodhur, sepse lufta e lavdishme e UÇK-së dhe gjaku i derdhur i mijëra dëshmorëve… futi në lëvizje diplomacinë ndërkombëtare dhe forcën veriatlantike të quajtur NATO…!

Nga kjo mund të kuptojmë se Ibrahim Rugova, qysh në fillim të karierës së tij politike, si shef i LDK-së dhe i “alternativës kosovare“ e ka ditur shumë mirë, se cila ishte rruga që të çonte kah çlirimi përfundimtar i Kosovës !

Çka u bisedua në Takimin e Luganos në mes Xhavit Halitit dhe Ibrahim Rugovës ( 1991 ) ?!

Ndonëse realpolitika e Ibrahim Rugovës për “çlirimin” e Kosovës niste dhe përfundonte me konferencat e të premteve me gazetarë, kjo nënkuptonte padiskutueshëm edhe mosbashkëpunimin e Rugovës me të gjithë ata që ishin të gatshëm ta përgatisin popullin për luftë çlirimtare. Xhavit Haliti-Zeka, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri i ditës”, kujton një takim që ka pasur me Ibrahim Rugovën në vitin 1991 në Lugano të Zvicrës, ku e ka njoftuar atë lidhur me përgatitjet që po bëhen për luftë të armatosur.

Xhaviti thotë:
“Me Rugovën jemi takuar në Lugano. Kjo ishte një ndejë miqësore, në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e degëve të LDK-së. Dhe, të nesërmen, pas asaj darke shoqërore, kërkova të bisedonim veç me Rugovën. I sqarova atij se ne po përpiqemi që të bëjmë diç në këtë drejtim dhe e informova se jemi duke futur armatim në Kosovë”. Në vijim z. Haliti nënvizon: “Biseda ishte normale, pa tension, shumë miqësore. Në fund, Rugova më tha: ‘Unë nuk i futem kësaj veprimtarie. Unë s’mund t’ju pengoj, por mos i thoni kujt se jeni marrë vesh me mua, sepse unë nuk dua të kem punë me këtë çështje!”-përfundon citati.(Lexo më shumë në gazetën “Zëri i ditës”, datë 8 shkurt 2001 faqe 11)

Ibrahim Rugova ( edhe pse nuk ka dasht të merret me këtë çështje) nga ky takim ka mësuar se si po bëhen përgatitjet për luftë të armatosur, duke u futur armatimi në Kosovë. Se Ibrahim Rugova ka ditur për përgatitjet që po bëheshin për luftë të armatosur, e pohon edhe Adnan Merovci, njëri nga njerëzit më të afërt të tij për dhjet vjet rresht. z. Merovci kujton një takim që ka pasur në Tiranë me Avni Klinakun, njërin nga veprimtarët e strukturave ilegale ushtarake.

Merovci deklaron:
„Avni Klinaku “erdhi në vilën ku banonim në Shqipëri, u takuam në oborrin e vilës, bëmë një ndejë në kafene një kohë të gjatë dhe, me një besim shumë të madh, ai ma bëri me dije që ekzistojnë grupe të armatosura në Kosovë, grupe të cilat janë të gatshme për luftë. Më tha se kemi nevojë për komunikim dhe bashkëpunim. Ai më obligoi t´ia përcillja këto informata z. Rugova. Tani, thotë z.Merovci,- nuk mund të themi se nuk është ditur asgjë, sepse kemi ditur që ka pasur grupe të armatosura dhe që ka pasur armë.”-përfundon citati.
(Lexo librin “Pa protokoll”, Bisedë me Adnan Merovcin, Zëri - Prishtinë 2003, fq. 88.)



Avni Klinaku ish drejtues i LKÇK-së

Se Ibrahim Rugova ka ditur për krerët e UÇK-së dhe aksionet e kryera në Drenicë, Dukagjin, Llap etj., këtë e pohon edhe znj. Edita Tahiri njëra nga bashkëpunëtoret më të afërt e tij.

Në një intervistë të botuar në librin „Libri i lirisë“, fq.224, në pyetjen për aksionet e sinkronizuara të UÇK-së dhe se çfarë është biseduar për këtë gjë në Kryesinë e LDK-së, Edita Tahiri përgjigjet: “Ne e kemi ditur se nga vijnë këto arsione. Kemi pasur kontakte me Sali Çekun, i cili ka qenë udhëheqës i aksioneve që janë zhvilluar në pjesën e Dukagjinit. Pastaj me kontaktet e pjesëve të tjera të Kosovës, kemi qenë të njoftuar për aksionet që zhvilloheshin në Drenicë, Llap dhe në pjesë të tjera, si dhe është ditur për Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e për figura të tjera që kanë qenë bartës të këtyre aksioneve” - përfundon citati.

Nga këto fakte sa i vuna në pah, mjafton të konkludoi se Ibrahim Rugova e ka ditur saktësisht se kush qëndronte pas aksioneve të armatosura ndaj objekteve dhe forcave policore-ushtarake serbe, (gjatë viteve 1994 - 1998), dhe përkundër dijes së tij të plotë, nuk hezitonte të hidhte baltë mbi njerëzit e sakrificës, e të akuzonte UÇK-në, si: ”dorë e zgjatur e Serbisë”; ”Krijesë e shërbimit sekret serbë”, “individ të frustruar”, e çkamos tjetër.

Pavarësisht nga këto deklarime të Ibrahim Rugovës, UÇK-ja tashmë ishte realitet dhe hapi një faqe të re në arealin politik-ushtarak shqiptar, dhe këtë fakt e ka pohuar zëshëm edhe analisti i njohur anglez Tim Judah *. z. Judah në librin e tij “Kosovo – war and revange” shkruan: “Më në fund u bë e qartë për të gjithë se UÇK-ja është realitet e jo, siç insistonte Rugova, formë e vazhdimësisë konspirative të Serbisë”.

  • Tim Judah is a journalist, author, and ISN Security Watch’s senior international correspondent. Based in London, Mr. Judah continues to cover the Balkans for the Economist and the New York Review of Books and other publications. In recent years he has also reported from Iraq, Iran, Afghanistan, North Korea and Africa. He is the author of "The Serbs: History, Myth and the Destruction of Yugoslavia" and "Kosovo: War and Revenge".

Si e survejonte zyra e LDK-së në Tiranë, veprimtarinë “terroriste” të UÇK-së në Shqipëri?!

Ibrahim Rugova tashmë e ka ditur mirë se kush është Xhavit Haliti - Zeka, me çka merret ai në Zvicër dhe në Shqipëri, e ka ditur madje se në Shqipëri përfaqëson Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe se është njëri nga njerëzit më përgjegjës për fuqizimin dhe armatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës etj. Ibrahim Rugova e ka ditur edhe kush është Avni Klinaku dhe cilës organizatë ilegale i takonte. Pra, Ibrahim Rugova i ka ditur të gjitha zhvillimet rreth përgatitjeve të UÇK-së për luftë të armatosur, i ka ditur sepse për këtë punë është përkujdesur Shërbimi Informativ i LDK-së (dorë e zgjatur e UDB-së) gjithandej nëpër Kosovë, ndërsa në Shqipëri çdo gjë e ka mësuar përmes zyrës së LDK-së në Tiranë, e cila më vonë u shndërrua në Përfaqësi të Kosovës për tu mbikqyruar edhe nga “kryeministri” në exzil Bujar Bukoshi. Fillimisht shefa të kësaj zyreje ishin Ali Aliu, Mehmet Kraja, Anton Kolaj etj.

Kjo përfaqësi e Kosovës përpos punëve rutinë, në qendër të aktivitetit të saj ka pasur edhe survejimin e veprimtarisë së atyre që e quanin veten UÇK. Për të argumentuar këtë gjë, me këtë rast po i referohemi një dokumenti sekret të Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH) i cili shpalon një bisedë të inspektorit A.K të SHISH-it me shefin e përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, në periudhën kur Sali Berisha ishte president i Republikës së Shqipërisë (1996).

Në dokumentin e skeduar nën numrin AT 317/ b të datës 21 janar 1996, e të protokolluar tri ditë më vonë (24 janar ´96), lartë në cepin e majtë të tij, është vënë shënimi i zëvendësshefit të SHISH-it:“Të kalojë për informim në presidencë…” ( është fjala për presidencën në Shqipëri).

Në këtë dokument thuhet:

”Në një informacion që ka paraqitur një inspektor i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, A.K, pas bisedës në përfaqësinë e Kosovës, në Tiranë, mes të tjerave, shefi i tij ka nënvizuar:

“Mendimi i zyrtarëve të Prishtinës (Lexo: Kreut të LDK-së me Ibrahim Rugovën në krye) është se kemi të bëjmë me njerëz të organizuar mirë dhe që kanë disa baza në Shqipëri, sidomos në Tiranë, Durrës – plazh, dhe në Tropojë. Veprimet e deritanishme të saj, që e quan veten UÇK, kanë qenë të përqëndruara në Drenicë dhe në rajonin e Dukagjinit, që mund të përkufizohej në vijat Prizren – Shtimje dhe në rrugën Pejë – Mitrovicë. Tash, me aksionet që janë zhvilluar para pakë ditësh, zyrtarët e Prishtinës mendojnë se ajo po vepron në një hapësirë krejt tjetër, që është më e gjerë. Gjithnjë sipas tyre, UÇK-ja është në tri zona, mirëpo nuk kanë dijeni të sakta se cilat janë shtrirjet e zonave, vetëm se, më parë, zoti A.A (Ali Aliu), u kishte thënë se zona e dytë është në Maçedoni. Në takimin që ka pasur njeriu i tyre, R.GJ (Rexhep Gjergji), me një përfaqësues të qeverisë serbe është pasur parasysh se aksione terroriste duhen pritur edhe në të ardhmen. Mendimi i tyre ëshët se fjala vjen për disa njerëz të veçantë, që mblidhen në organizata ilegale e që duhen survejuar, sidomos në Tiranë. Disa prej tyre nuk duhen lejuar të veprojnë në Shqipëri. Pas kërkesës sime, zyra e Kosovës do na paraqes një listë të emrave të njerëzve që dyshojnë se fshihen pas kësaj organizate terroriste”.
(Burimi: B.Islami “Enigma e një vrasje të trefishtë”, Focus, Prishtinë, 2007, faqe.129)

Çdo koment rreth këtij dokumenti duket se është i tepërt.

Disa ditë pas dhënies së këtij informacioni, zyra e përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, SHISH-it ia ka dorëzuar një listë me emra të personave që mendohet se janë bartës të UÇK-së dhe që kryejnë veprimtari “ilegale subversive” në Shqipëri. Atë periudhë, disa nga të dhënat që i ishin dorëzuar SHISH-it, do të prezentoheshin edhe në një informacion të përgatitur nga ish - Shërbimi i Sigurimit ushtarak jugosllav me emrin e quajtur KOS, në të cilin janë shtuar edhe disa karakteristika të tjera, si gjendja shoqërore e atyre që e përbëjnë Grupin e Drenicës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, arsimi i tyre, vendndodhja, karakteristikat e zonës etj etj.

Këto argumente flasin qartë se njëshi i “institucioneve të Republikës së Kosovës” Ibrahim Rugova së bashku me “institucionet e Republikës së Serbisë”, e kanë përcjellur në vazhdimësi veprimtarinë e bartësve të UÇK-së në Kosovë, shqipëri dhe në vendet tjera perëndimore.

Prandaj, duke pas parasysh të gjitha këto arguente, natyrshëm mund të thuhet se Ibrahim Rugova me institucionet e tija ”fiktive”, me asnjë veprim konkret, nuk ka treguar gatishmëri se është për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Kryetari i “Republikës së Kosovës” dhe i një vargë funksioneve të tjera, Ibrahim Rugova, madje ishte edhe kundër demonstratave paqësore që i organizonin studentët e Universitetit të Prishtinës, duke u arsyetuar tashmë me slloganin e shumëfamshëm, se “duhet të jemi të kujdesshëm e të mos e tensionojmë situatën pa nevojë, në mënyrë që të mos e prishim rendin e krijuar demokratik”. (!!!) Po, për cilin rend demokratik e kishte fjalën ky gajlegji i kujdesshëm se ?! Për atë rendin demokratik të krijuar nën sundimin klasik të Kosovës nga regjimi pushtues i Millosheviqit, ku mbretëronte vetëm frika, dhuna e përditshme, ku ndodhnin tmerrshëm burgosjet, persekutimet, vrasjet e shpërnguljet masovike të shqiptarëve nga Kosova etj, ndërkohë që atij personalisht por dhe elitës së tij politike (që rrethohej) s´i hynte asnjë therrë në këmbë, për më tepër ai me shpurën e tij dilte nga Kosova, shkonte kahmos nëpër botë dhe kthehej sërish në Kosovë (pas qëndrimit në Shqipëri të presidenti Sali Berisha) pa pasur pasoja nga regjimi pushtues serb!

(vijon)


· TRINOMI: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova Analiza politike - historike

Realpolitika e Ibrahim Rugovës ( 4 )

Dr.Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.


  • A ishin: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova përgjegjës për burgosjen e parë dhe të tretë të Mr. Ukshin Hotit?!

Shkruan: Sheradin BERISHA

Pas demonstratave të mars - prillit 1981 regjimi komunist jugosllav ndërmori një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë filloi diferencimin ideo-politik në të gjitha institucionet publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore - akademike të Kosovës. Dhe, në shënjestër të këtij diferencimi gjithpërfshirës ishin padyshim dy institucionet më të rëndësishme: Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinës.


Pamje nga demonstratat e pranverës së viti 1981

Prandaj, jo rastësisht KQ i LKJ-së dhe strukturat tjera pushtetore të këtij regjimi në Kosovë, Institutin Albanologjik dhe veçanërisht Universitetin e Prishtinës e quajtën si “Bastion të nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”.

Derisa në Institutin Albanologjik në krye të komisionit për diferencim, të të gjithë intelektualëve shqiptarë që kishin dalë në mbrojtje të demonstratave studentore dhe të kërkesës “Kosova Republikë”, ishte emruar Sekretari i OTH të LKJ-së në këtë institut Ibrahim Rugova, Komiteti Krahinor, për mbikëqyrjen dhe diferencimin e profesorëve në Universitetin e Prishtinës kishte autorizuar: Azem Vllasin, Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhën, kështu thotë Shemsi Reçica në një intervistë dhënë të përditshmes “Epoka e Re” në mars të vitit 2006. Shemsi Reçica, atëkohë ishte ligjerues në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik të UP-së.


„Fillimisht kërkesat e studentëve janë përkrahur, me ndonjë përjashtim, nga të gjithë profesorët, gjatë bisedave të lira në grupe. Në ndërkohë UP - ja, përfshirë edhe Fakultetin Filozofik, u vërshua me punëtorë të sigurimit dhe aktivistë të LKJ-së dhe, në mbledhje të njëpasnjëshme, kërkohej nga ne, profesorët, që t’i pranonim vlerësimet e Komitetit Qendror të Jugosllavisë për demonstratat dhe t’i gjykonim demonstratat dhe kërkesat e tyre.”- thotë Prof. Shemsi Reçica.
Në këtë situatë ka ndryshuar qëndrimi i shumicës së profesorëve, për shkak të presionit mbi ta, nga ana e inspektorëve të UDB-së dhe aktivistëve të KK të LKJ-së dhe në fund kanë mbetur vetëm pesë profesorë që nuk i pranuan vlerësimet e KQ të LKJ-së se demonstratat kanë qenë armiqësore, nacionaliste – separatise, kundërrevolucionare etj., e ata ishin: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Muhamet Tërnava, Shaqir Shaqiri dhe Shemsi Reçica.
Shemsi Reçicës i kujtohet mirë mbledhja e mbajtur në 19 nëntor 1981 në Fakultetin Filozofik dhe diskutimi i argumentuar i Mr. Ukshin Hotit që Kosova duhet të jetë Republikë. “Kur kemi mbajtur mbledhje në Fakultetin Filozofik, kanë qenë të pranishëm Azem Vllasi, Agim Zatriqi, Hajredin Hoxha, etj. Aty ka pasur edhe kërcënime, sharje, edhe me nanë kanë sharë ata ish funksionarë duke thënë se “këtu e kanë çerdhen demonstratat”- kujton z.Reçica.

Ish ligjeruesit në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë, i kujtohen mirë veprimet antikombëtare të anëtarëve të Komitetit: Zatriqi, Vllasi e Hoxha në këtë mbledhje si dhe diskutimi i guximshëm i Prof.Ukshin Hotit në mbrojtje të studentëve dhe të kërkesës që Kosova të jetë Republikë.

„Pasi i gjykuan demonstratat, ata kërkuan fjalën e profesorëve, por rreth 20 minuta askush nga profesorët nuk e merrte fjalën. Ishin para një dileme të madhe. Kishin frikë, sepse diheshin pasojat. Pas atyre që i dënuan demonstratat fjalën e mori Ukshin Hoti, i cili tha: “Ne duhet të diskutojmë hapur për kërkesat e studentëve tanë” dhe vazhdoi diskutimin e tij. Midis të tjerave tha tekstualisht, fjalë për fjalë: “ Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet”, dhe filloi që këtë konstatim ta argumentojë nga pikëpamja e tij, nga shkencat politike. “Të gjithat shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare, tha ai, edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë...”, dhe me një tonë të lartë përfundoi: “ Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën”.

Gjatë diskutimit të Ukshinit, kujton Reçica, aktivistët e komitetit Azem Vllasi e Agim Zatriqi mbanin shenime dhe e kundërshtuan fjalimin e tij. “Më kujtohet sidomos Agim Zatriqi, të cilit, në atë qetësi të hekurt që u krijua pas fjalës së Ukshin Hotit, i kërcitnin dhëmbët nga shtrëngimi i nofullave. Pas përfundimit të mbledhjes, neve na arrestuan.”- përfundon Shemsi Reçica.

Dhe vërtet ndodhi arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reçicës, Ekrem Kryeziut etj, të cilët u denuan si “Grup i intelektualëve”. Pas tetë muajve sa zgjati procesi i hetuesisë, u ngrit aktakuza PP. nr. 281/81, datë 31. V. 1982, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ngriti një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Isak Nishevci, Ismet Emra e të tjerë, dhe në procesin gjyqësor të mbajtur më 21 korrik 1982 „në emër të popullit“ u denuan këta intelektualë:
- Halil Alidemaj me 11 vjet burg të rëndë;
- Ukshin Hoti me 9 vjet burg të rëndë;
- Ekrem Kryeziu me 8 vjet burg të rëndë;
- Mentor Kaçi me 7 vjet burg të rëndë;
- Halil Ratkoceri me 3 vjet burg të rëndë;
- Ali Kryeziu me 5 vjet burg të rëndë;
- Nezir Haliti me 2 vjet burg të rëndë;
- Shemsi Reçica me 7 vjet burg të rëndë; dhe
- Muharrem Fetiu me gjashtë muaj burg të rëndë.


Foto: Pamje nga gjykimi i grupit të intelektualëve, më 21 korrik 1982

Trupi gjykues, duke u bazuar paraprakisht në gjykimin politikë që ia kishin bërë këtij grupi intelektualësh, soji i keq Vllasi, Zatriqi, Hoxha etj., në aktgjykim ka konstatuar se ata kanë kryer vepruar “...vepra penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, thyerjen e “vëllazërim-bashkimit”, prishjen e barazisë së kombeve e të kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ-së...” (!!!) sllogane këto që përsëriteshin në të gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve që dënoheshin asokohe.

Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme del se përgjegjësit kryesor politik për linqimin dhe burgosjen e Mr.Ukshin Hotit dhe të tjerëve, në vitin 198, ishin:
- Azem Vllasi njëri nga ish-funksionarët më të lartë komunist të kohës,
- Agim Zatriqi njëri nga bashkëpunëtorët e UDB-së gjatë punës së tij në RTP, dhe anëtar i Komitetit Krahinor të LKJ-së ( Lexo këtu tekstin ku: Agim Zatriqi me sojin e tij Buxhovi, Hamiti, Kraja, Gunga, Aliu etj., ishin vënë falas në shërbim të UDB-së ). Agim Zatriqi aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së), qysh nga themelimi i këtij mediumi “100% i varur” nga UNMIK-u dhe institucionet vendore (!!!) dhe
- Hajredin Hoxha, i cili ka ikur nga kjo botë me faqe të zezë.
Pas daljes nga burgu, Mr. Ukshin Hoti kthehet në fshatin e tij të lindjes në Krushë të Madhe dhe rrethanat e kohës, atë e detyrojnë të izolohet në atë mënyrë që të mos mund të ndikojë në rrjedhat politike në Kosovë… Për nëntë vjet rresht (1985 – 1994) ndaj Mr.Ukshin Hotit, siç e thotë vet Ukshini, - është përdorur një ostracizëm … nga “elita intelektuale” shqiptare pro-titiste, e cila decenie me radhë ishte në shërbim të regjimit komunist dhe kundër intelektualëve atdhetarë që përpiqeshin të çliroheshin nga thundra e egër jugo(serbo)sllave.

Në kapërcyellin e viteve të 90-ta Mr.Ukshin Hoti ishte mjaftë aktiv në sensibilizimin e çështjes Kombëtare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti, përmes shkrimeve të tija shkencore - politike, që botoheshin në revistat e kohës ”Alternativa”, “Demokracia Autentike” etj. Mr.Ukshin Hoti në aspektin politik, fillimisht do të angazhohet në Degën e LDK-së në Rahovec, mirëpo për shkak të injorimit që i bëhet atij nga Kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, vendos të tërhiqet nga kjo parti për të gjetur forma tjera të angazhimit politik.
Në vitet 1991 - 94 Ukshini merrë pjesë në shumë takime e tryeza të mbajtura në qytete, fshatra, UP etj., (shiko një foto këtu) dhe në disa simpoziume me karakter gjithëkombëtarë që u mbajtën në Shkup, Tetovë…, dhe aty i elaboron bindshëm tezat e tij tashmë të njohura politike, duke shtuar edhe një fakt me rëndësi, se në rrethanat e reja ballkanike, kur nuk ekzistonte tashmë shteti federativ siç ishte Jugosllavia, opcioni i vetëm rreth të cilit do të duhej të koncentroheshin Shqiptarët ishte bashkimi i gjithë kombit Shqiptar në Ballkan në një shtet të vetëm. Ky bashkim sipas Ukshinit, do të duhej bërë në mënyrë demokratike dhe paqësore, sepse do të ishte në interes të të gjithë rajonit.
Foto: historike e figurës emblematike Mr.Ukshin Hoti
Meqenëse atëkohë këto teza të Ukshinit, i përfaqësonte edhe një parti legale në Kosovë, Partia e Unitetit Kombëtar të Shqiptarëve(UNIKOMB-i) atëherë me propozimin e kreut të kësaj partie Mr.Ukshin Hoti pranon të bëhet Kryetar i saj. Pa humbur kohë ai harton një deklaratë politike të UNIKOMB-it, me të cilën do t´i bëhej me dije opinionit Shqiptar dhe atij ndërkombëtar, për aktivizimin, freskimin, rigjallërimin dhe luftën politike të kësaj partie për bashkimin e kombit në një shtet të vetëm në Ballkan.

• Lexo të plotë: Deklaratën politike

Mirëpo, çka ndodhi ?
Pikërisht, në kohën kur politikani dhe filozofi i shquar Ukshin Hoti po bëhej gati ta merrte në dorë timonin e kësaj partie, më 14 maj 1994 gjatë rrugëtimit nga Prizreni për në Prishtinë arrestohet nga policia serbe, e cila, siç do të merret vesh më vonë, kishte qenë në dijeni të plotë për aktivitetin e tij gjatë atyre ditëve.

Pas katër muaj e gjysëm hetimesh, saktësisht më 28 shtator 1994, në Gjyqin e Qarkut në Prizren - Mr.Ukshin Hoti, në bazë të aktgjykimit K.br.28/94 datë 28.IX.1994, dënohet me 5 vjet burg të rëndë. Dhe, si për çudi, po të lexohet me kujdes aktgjykimi, duket qartë, se gjyqtarja Nada Haxhi-Periq këtë dënim e ka mbështetur kryesisht në pohimet e fjalës mbrojtëse të Mr.Ukshin Hotit, se sa në provat materiale që i ka përdorur trupi gjykues gjatë këtij procesi të montuar politik. Prej gjashtë faqesh e gjysëm sa ka aktgjykimi, tri faqe i ka vetëm nga fjala mbrojtëse.

• Lexo të plotë: Fjalën e mbrojtjes së Mr. Ukshin Hotit

Është interesant të thuhet se, Mr.Ukshin Hoti në fjalën e tij të mbrojtjes, para gjyqit serbë, deklaron hapur se kush e ka arrestuar-burgosur dhe cili ishte shkaku i vërtet i mbajtjes së këtij gjykimi ndaj tij.

Ai, me këtë rast ka thënë: “Më ka arrestuar policia e Republikës së Serbisë, ndoshta me kërkesën e një pjese të alternativës shqiptare të Republikës së Kosovës. Shkaku i drejtpërdrejtë i këtij arrestimi sigurisht ka qenë frika iracionale e kësaj pjese të alternativës shqiptare se me shkuarjen time në Prishtinë në krye të UNIKOMB-it pas 9 vitesh të ostracizmit dhe të izolimit, do të çrregullohej baraspesha e forcave politike dhe do të krijohej një gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe është shkaku i vërtetë i mbajtjes së këtij gjykimi për të cilin personalisht kam besuar se nuk do të ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndërsjellë të dy republikave ose të organeve të tyre përgjegjëse kompetente, gjersa shkaqet juridike që i përmban aktakuza s'mund të qëndrojnë absolutisht …" - përfundon citati.

E kreu i asaj pjese të “alternativeës shqiptare” për të cilën ka deklaruar Mr. Ukshin Hoti në mbrojtjen e tij, ishte padyshim Dr. Ibrahim Rugova.

Dr. Ibrahim Rugova në kohën e arrestimit dhe mbajtjes së procesit gjyqësor kundër Mr. Ukshin Hotit, në Prizren, ishte kryetar i “alternativës shqiptare” gjegjësisht ishte kryetar i disa “organeve me përgjegjësi politike”, përmes të cilave ka vënë nën kontroll gjithë aktivitetin e partive politike shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi e në Kosovën Lindore (Luginë të Preshevës).

Sa për ilustrim, Dr. Ibrahim Rugova ishte:

- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Republikës së Kosovës;
- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Kosovë;
- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi dhe
- Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.


Prandaj, Dr. Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.

5 Maj 2008

· Ardhacakët serb u bënë shtet në tokat shqiptare Srpski doselenici postali drzava na Albanske teritorij-
- Shkrim sipas historiografisë serbosllave- Izvori: po historiografiji serboslava.

Pjesa e dytë

-Nova Enciklopedia. A-K. V.Karagjiq Beograd 1997. Fq.481: Dardanët fis Ilir, popullonin krahinat rreth Moravës Jugore, Ibrit dhe Toplicës, nga Shkupi në jug e deri në Nishë në veri. Fq.929: Teritori i Kosovës në kohën e Dioklecianit ishte provincë e veçantë dardane. Fq.801: Në shek.VII popullimi sllav ka përfunduar, dhe vendosja e tyre në Ballkan kontriboi në forcimin e Bizantit politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Shtetet e para: Karantania, Kroacia, Zeta dhe Rashka, nën ndikimin e Bizantit pranuan krishterimin.
-Dr.Zhivadin Joviçiq, Libri(Kniga): Srbija Geografska Stvarnost i Vizija. Beograd 1992. Fq.(str.)18: Pas vdekjes së Car Dushanit më 1355 ka ardhë deri te rënia e fuqisë së mbretërisë Serbe dhe njëkohësisht vjen deri te depërtimi i turqëve në Siujëdhesen Ballkanike.
-Dr.Milovan Obradoviq, Libri(Përparimi 4) 1989 Prishtinë, Fq.445-6: Në Betejën e Kosovës udhëpërshkruesit turqë thonë se Lazarit i ndihmuan bullgarët,shqiptarët,vllehët,hungarezët,gjermanët dhe çekët....Bajaziti e përshkruan vdekjen e Muratit dhe thotë se atë e vrau me emrin Milosh Kopiliqi...nga Kosova.
-Nova Enciklopedija Jugosllavie 6 Zagreb 1965 Fq. 296: Nga Diokleciani, Nishi i takonte provincës së Dardanisë. Konstantini i Madh ishte i lindur në Nishë.
Me reformën administrative 1868 qarku i Nishit (mutesarifluk) me rrethet: e Nishit, Pirotit, Trinit, Prokuples, Kurshumlis, Leskovcit dhe i Vranjes përfshiheshin brenda vilajetit të Kosovës.Fq.363: Me hatisherifin e vitit 1833 Sërbia teritorialisht u zgjerua me 6 nahije...
-S.Stojanoviqi, Prilozi prouçavanja narodne poezie (kontribut i studimeve të poezisë popullore), Vol.7 mars 1933 shkruan: Se deri në vitin 1500 nuk ka as një gjurmë serbe në Kosovë, po në Fq.187 të nr.II. v.1938 e njejta revistë shkruan: se Ohri me rrethinë krejtësisht është i banuar me Shqiptarë.(marrë nga libri Universiteti i Prishtinës Fak. i Shkencave Matematiko-Nat.Buletini 12 Prishtinë 1998 Kosova dhe shqiptarët, Sherif Maloku, Gani Gashi).
-Vasa Çubriloviqi Politiçki uzroci seoba na Ballkanu od 1860-1880, GGD, Beograd 1930: për habi pranon se viset e Prokuples, Kurshumlisë, Leskocit deri në Nish quheshin Shqipëria në Toplicë.(Arrnautlluk u Toplici) po libri buletini 12.
-Dr.Zh.Joviçiq,Fq.16 shkruan: Sipas mendimeve të disa hulumtuesve në kohën e kryengritjes së II-ë serbe më 1815, Sërbia kishte rreth 473.000 banorë.Pas bashkangjitjes së 10 qarqeve principatës serbe më 1833, M.Obrenoviqi urdhëroi regjistrimin më 1834, ku u doli numri prej 678.192 ban.
Me hatisherifin e veçant pranohet autonomia e principatës serbe me madhësinë e teritorit prej 37.000 km.2
Më 1878 Serbia fitoi 4 qarqe të reja (të Nishit, Pirotit, Vranjës dhe Toplicës), prandaj numri i banorëve të sajë, sipas regjistrimit të vitit 1884 Sërbia kishte 1.901.736 ban.
Në Kongresin e Berlinit më 1878 Sërbisë iu dha suverniteti i plotë dhe e zgjeroi teritorin e vet në 48.000 km.2 (duke ia bashkangjitur 4 qarqet e jugut).
-Kniga (libri) Kosovo-Kosova Beograd 1973 (Grupa autora serba i albanaca-veçina serba-grup aut.serbë dhe shqiptarë shumica serbë) Str.(fq.)146-7: Turqit dhe shqiptarët filluan të shpërngulen menjëherë pas kryengritjes së I-rë serbe dhe kjo zgjati gjatë tërë kohës së sundimit të Milloshit, Milloshi u angazhua pranë autoriteteve turke qyshë në v.1820 rreth shpërnguljes se shqiptarëve nga ato 6 nahije te cilat iu aneksuan Serbisë vetëm në v.1833. Një pjesë e tyre vendoset në Kosovë....
Fq.169-170: Pas luftave 1876-8 kur valë-valë kemi shpërnguljen e shqiptarëve nga Serbia dhe vendosjen në Kosovë...Qeveria serbe, me gjithë premtimet e dhënë shqiptarëve se nuk do ti prekë,...shpërnguli me dhunë më se 30.000 shqiptarë nga Kurshumlia, Prokupla, Toplica, Leskovaci, Vranja dhe viset e afërta....Shumë vise mbetën të shkreta,...që të krijoj shtetin thjeshtë serb...lufta nën parullën
për kryq të ndershëm dhe liri të artë.
Ndërkaq para këtyre luftave, sipas burimeve, në rrethin e Prokuplës kishte 2.054 shtëpi shqiptare dhe 2.031 serbe; në rrethin e Kurshumlisë kishte 1.539 shtëpi shqiptare dhe 638 serbe, në nahinë e Leskovacit, më 1859, nga 320 fshatra 180 ishin
arnautë., në Pustarek 1530 shtëpi arnautësh, 63 serbësh dhe 60 jevgj, kurse Veternica...llogaritejse gjindet në Arnautlluk. Me vajtjen e shqiptarëve rrethi i Kurshumlisë mbeti gati pa banorë....
-Sabit Uka, Libri Shpërngulja e shqiptarëve nga Serbia Jugore 1877-8 bot.Prishinë 1991 fq.73: Identifikimi i Shqiptarëve në Turq. Popullata shqiptare dhe boshnjako-hercegovace qysh në kohën e M.Obrenoviqit u detyrua të tërhiqej nga viset e gjëra të këtyre trevave duke u përqendruar në trojet e Serbisë Jugore, kështu që disa vise, sdm. Toplica, Jabllanica etj. quheshin Arnautlluk. Këto vise Arnautlluk i quante aso kohe edhe vetë ministri i Serbisë, Jovan Ristiqi.
Dr.Sabit Uka, libri 4 Jeta dhe veprimtaria e shqiptarëve të Sangjakut të Nishit fq.90: Një shënim i Tihomir R.Gjorgjeviqit që bën fjalë për Valevën na bindë se si ndryshonte numri i banorëve të një qyteti gjatë një lufte... Valeva para Luftës Austro-Turke (1788-1791) kishte shqiptarë dhe 200 shtëoi krishtere (serbë etj.). Disa familje shqiptare janë asimiluar. Sipas shkencëtarit të njohur Bariq banorët serbë etj që mbajnë kuptimin patronimik Arnautoviq e ruajnë gjurmën e etnosit të mëparshëm.....
Fq.92 Radoshin Trbjeshanin në veprën e tij lidhur me ngjarjen e kryengritjës së parë Serbe thotë: Shumica absolute e banorëve shqiptarë shpërngulet nga qytetet përkatësisht nga qyteza të shumta si nga: Karanova, Krushevci, Paraqini, Rozhanji, Smedereva, Klladova, Beogradi, Shabaci, Aleksinci dhe nga shumë qytete e qyteza të tjera si dhe nga disa pallanka të atyre trevave....
-Sipas Tihomir Gjorgjeviqit në qytete e qytezat të Pashallëkut të Beogradit, shumica e banorëve përbëhej nga
turqit. Kjo e dhënë e tij e forcon praninë e madhe të shqiptarëve, boshnjakëve etj.
Fq.99 Dr.Radmilla Triçkoviq: Shqiptarët kryengritës i kishin pezulluar asokohe(1785) shumë rrugë të rrethines së Krushevcit, të Pustarekës, të Toplicës, të Kadillëkut, të Leskocit, të Nishit dhe të Beogradit. Pra i kishin bllokuar rrugët, të cilat shpienin për Nish, Beograd, Pirot, Vranjë, Novi-Pazar, Prishtinë etj.
Fq.89: Qytete dhe qyteza në të cilat kishte edhe shqiptarë, ishin: Beogradi, Smedereva, Klladova, Jagodina, Ada-Kala, Karanova, Poreçi, Qupria, Rudniku, Kurusheva, Aleksinci, Uzhica, Shabaci, Paraqini e Negotini. Në disa nga këto qytete si në Smederevë, Klladovë dhe Qupri kishte me shumë shqiptarë se sa serbë.
Shqiptarë kishte edhe në gjashtë nahitë tjera, të cilat Serbia më 1833 ia bashkoi Pashallëkut të Beogradit megjithë se nepër këto qytete deri në v.1867 pat boshnjakë, shqiptarë, turq etj. Këto gjashtë nahi ishin: nahia e Rozhanjit, e Krushevcit, e Timokut, e Sokolcit, e Paraqinit dhe nahia e Negotinit.
Shqiptarë kishte edhe në disa pallanka 9 qyteza si në : Teki Pallank, në Pallankën e Hasan Pashës në Lipnicë etj.
Shqiptarë kishte edhe përbri rrugës Beograd-Nish....2.000 familje shqiptare pushteti lokal osman i kishte detyruar të shpërngulen nga Beogradi dhe Vidini i Bullgarisë....
Fq.91: Largimi i parë i banorëve shqiptarë nga Pashallëku i Beogradit u bë sdm. gjatë luftës Austro-Osmanë(1788-1791) dhe gjatë periudhës 1789-1809.
Popullsia shqiptare e këtyre viseve u detyrua te ikë të shpërngulet edhe gjatë kryengritjes së parë (1804-1812) dhe të kryengritjës se dytë sërbe (1815).
Shpërngulja e etnosit shqiptarë vazhdon edhe gjatë periudhës (1815-1839) dhe (1841-1867) sdm. ajo pas vitit 1844 me hartimin e Naçertanies të Garashaninit për pastrimin e Vendit nga elementi i huaj jo serbë.
-S.Uka, libri 1, Dëbimi i shqiptarëve nga Sangjaku i Nishit, fq.185: Në Sërbinë Jugore në prag të luftrave më 1877-8 kishte më tepër se 640 fshatra të banuara me popullsi shqiptare, ku rreth 370 fshatra ishin të banuara me shumicë absolute shqiptare, kurse rreth 245 me popullsi shqiptare e serbe, me 158.968 banorë shqiptarë (në qarqet e dikurshme:Vranjë, Jabllanicë, Leskovc, Toplicë) dhe në qytetet Prokuple, Kurshumli, Leskovc, Vranjë, Nish, Pirot, Bella Pallank e qyteza të tjera) me pakicë edhe deri në Beograd e Vidin të Bullgarisë.
Fq.187: Përpjekjet e pseudoshkencëtarëve të ndryshëm serbë që shpërnguljen e shqiptarëve të viteve 1878-8 por edhe më vonë, ta minimizojnë, (kinse nuk është shqiptare por turke).... Me arsyetimin se muslimanët nuk donin të qëndronin në shtetin e ri, ku nuk përfillej si më parë feja islame....
S.Uka, në libin 5, Gjurmë mbi shqiptarët e Sangjakut të Nishit, fq.292 shkruan: Arritëm te konstatojmë se mëse 400 vendëbanime, thuajse thejshtë shqiptare dhe rreth 300 vendbanime me popullatë të përzier ; shqiptarë, serbë etj. Dhe numri i banorëve shqiptar në kohën e dëbimit të shqiptarëve 1877-8 nga viset e sipërmendura kapte më se 200.000 banorë.

-Shkrimi përfundon në pjesën e tretë.

Me nderime nga,
R.Mexhuani
Prishtinë 23.03.2008


· NË PËRVJETORIN E DEMONSTRATAVE TË 1981(I) Shkruan: ABDULLAH PRAPASHTICA

LETRA E FUNDIT DREJTUAR FADIL HOXHËS NË PRAG TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981

Ngjarjet e vitit 1981, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në lëvizjen kombëtare shqiptare u bënë temë e rëndësishme në media jo vetëm për politikanët, por edhe për gazetarët, analistët, historianët e deri tek njerëzit e rëndomtë. Inserte mbi nga këto ngjarje janë bërë publike në mjetet të ndryshme të informimit por gjithmonë të kufizuara. Një tablo më të plotë rreth tyre e ka dhënë PKMLSHJ në vitin 1981 në ato rrethana që kanë ekzistuar në atë kohë. Tashmë kur kaloi mbi një çerek shekulli nga ajo kohë janë krijuar kushtet për tu plotësuar mozaiku i tyre me dëshmi të reja që nuk janë publikuar deri me tani.

Ky shkrim i kushtohet njërës nga ngjarjeve të rëndësishme që i paraprinë demonstratave të vitit 1981. Kjo ngjarje i takon mesit të janarit të vitit 1981 kur PKMLSHJ iu drejtua Fadil Hoxhës me një letër përmes së cilës e paralajmëronte atë për shpërthimit të demonstratave me kërkesën për Republikë .

Mbi këtë Letër do të flitet këtu për herë të parë.
Demonstratat e vitit 1981 s’ishin as spontane dh as befasi për regjimin titistë

Letra drejtuar Fadil Hoxhës hynë në regjistrin e shkrimeve të dërguara institucioneve partiake e shtetërore të ish RSFJ nga ana PKMLSHJ në periudhë 1978-1981. Përmes këtyre letrave PKMLSHJ kishte kërkuar iniciativën tyre për ta shtruar kërkesën për republikë në diskutim në institucionet federale dhe për ta bërë njohjen e sajë.

Regjistri i shkrimeve të PKMLSHJ është publikuar në të gjitha mjetet e informimit në ish Jugosllavi me rastin e Përgjegjësisë të Mahmut Bakallit në lidhje me demonstratat e vitit 1981 para Komisionit të Komitetit Qendror (KQ) të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ). Ky regjistër është botuar edhe në gaztën Rilindja të datës 26.IX.1981. Ky fakt argumenton bindshëm se demonstratat e 1981 nuk ishin as të befasishme dhe as spontane si u provua të mashtrohej opinioni vite me radhë.


Regjimi i diktatorial i kohës titizmit e kishte një version të vetin të të gjykuarit të këtyre ngjarjeve. Ai organizoi një fushatë të terrorit policor, gjyqësor, propagandistik, social e politikë ndaj të gjithë atyre që organizuan dhe përkrahën kërkesën për Republikën e Kosovës. Pushtetarët e regjimit në opinion dolën aso kohe me deklarata se ishin: „… të befasuar me shpërthimin e demonstratave dhe se nuk e dinin se kush qëndron pas tyre…“! Akuzat e sajuara të tyre flisnin për ndërhyrje që nga shërbimet e huaja informative e dreri te akuza se Serbia qëndron pas këtyre demonstratave...”!

Se pse ata donin me çdo kusht të mos e thonë të vërtetën se kush i organizoi demonstratë me kërkesën për Republikën e Kosovës, ka të bëj më së shumti me frikën e tyre nga autoriteti i PKMLSHJ dhe nga frika që rreth saj do të bashkoheshin tëra forcat patriotike dhe i tërë populli! Por, shkrimet e kohës, në vet mediat e regjimit vërtetojnë të kundërtën edhe në përgjgjësin e Mahmut Bakallit edhe gjatë gjykimeve që ju bën më vonë grupeve të PKMLSHJ në krye me Regjep Maqedonicin, në krye me Mr. Halil Alidemin e Mr. Ukshin Hotin, me Kadrije Gashin, me Vahedin Azemin në krye e tj.

Cila është e vërteta?

Që nga viti 1978 PKMLSHJ i është drejtuar disa herë me shkrim vet Kryetarit Tito, Kryesisë dhe KQ të LKJ si dhe detashmenteve të tyre në Kosovë me kërkesë që çështja e krijimit të Republikës Shqiptare të Kosovës, ku do të përfshiheshin të gjitha viset shqiptare në ish RSFJ, të shtrohej për zgjedhje.
Me këtë kërkesë janë ballafaquar me shkrim personalisht edhe Fadil Hoxha, Ali Shukriu, Mahmut Bakallit, Xhevdet Hamza dhe disa politikanë të tjerë.

PKMLSHJ synonte që qëllimin për pavarësimin e Popullit Shqiptar në RSFJ të e arrinte përmes një programi politik që përbëhej nga tri faza:

1. Faza e parë ishte shtruarja e kësaj kërkese për Republikë para organeve legale dhe presioni politikë që vet institucionet në pushtet të e realizonin krijimin e Republikës së Kosovës;

2. Faza e dytë programore përbëhej nga presioni publikë për realizimin e kësaj kërkese përmes të protestave, grevave e demonstratave dhe

3. Nëse edhe atëherë kjo kërkesë nuk përmbushet dhe refuzohet atëherë të kalohej në fazën e tretë e cila parashikonte luftën e armatosur për shkëputje nga Jugosllavia dhe për bashkim me shtetin Amë Shqipërinë.

PKMLSHJ NUK ISHTE ORGANIZATE KLASIKE TRADICIONALE ILEGALE

Vetë krijimi i bazave teorike dhe organizative të PKMLSHJ filloi me vitin 1975 dhe zgjati deri me vitin 1978. PKMLSHJ nuk ishte një organizatë klasike ilegale tradicionale që vepronte vetëm jashtë sistemit, si vepronin grupimet tjera ilegale. PKMLSHJ donte të e goditët regjimin nga brenda dhe kjo ishte e mundur sepse ajo u krijua nga kuadro atdhedashëse shqiptare në ushtri, polici, politikë, ekonomi, në universitet, në shkolla e ndërmarrje, e që njiheshin mes vete sepse i takonin asaj gjenerate e cila i përjetoi demonstrata e vitit 1968 në rininë e hershme dhe që ishin të pakënaqur me pozitën e Popullit Shqiptar në RSFJ. Insistimi i PKMLSHJ ishte që të futej sa më shumë brenda strukturave shtetërore të ish RSFJ horizontalisht dhe vertikalisht! Ky ishte një kualitet i ri ilegales politike. Edhe pse fillimisht kjo punë i përngjante një fraksioni puçist i cili kërkesën për Republikën e pavarur të Kosovës e shtronte si alternativë – ose do të bëhen në rrugë paqësore ose me revolucion të armatosur, kjo organizatë filloi të zgjerohet ne të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare në atë numër dhe hapësirë që e lejonin kushtet e ilegalitetit! Ajo nuk ia arriti të bëhet shumë e madhe, por forca e saj u rrit aq sa mjaftoi që ajo ti vej masatë e popullit në lëvizje politike rreth kësaj kërkese!

Me që zbërthimi i platformës së PKMLSHJ kërkon hapësirë më të madhe se sa një shkrim, kësaj radhe do të koncentrohem në Letrën e PKMLSHJ drejtuar Fadil Hoxhës në janar 1981.

Vendimi mbi organizimin e demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës ishte marr me 10 Dhjetor 1980 ne udhëheqjen e PKMLSHJ dhe me letrën drejtuar Fadil Hoxhës në Janar 1981 u bë përpjekja e fundit që njerëzit dhe institucionet legale brenda sistemit të merrnin iniciativë vet qe të dilnin me kërkesën për Republikën e Kosovës. Me këtë akt po mbyllej faza e par e Programit të PKMLSHJ:

Në këtë letër pos tjerash i propozohej edhe një kompromis i veçanet e personal për Fadil Hoxhën ku ati i thuhej se nëse: “e merrni ju vet iniciativën me dal me kërkesën për Republikën e Kosovës para udhëheqjes jugosllave, PKMLSHJ do të ju propozon për kryetar të përjetshëm të Republikës së Kosovës. Ndryshe nëse ju nuk e bëni këtë PKMLSHJ do të organizon demonstrata me kërkesën për Republikën e Kosovës...”. PKMLSHJ kërkonte përgjigjeje nga Fadil Hoxha dhe që ajo në formë diskrete të botohet ne “RILINDJE” me datën 30 janar 1981.

SI U PËRGJEGJ FADIL HOXHA?

Fadil Hoxha u përgjigj në RILINDJEN 30 Janarit 1981 me një tekst të shkurtë ku thuhej: “... ne presim sjellje marksiste nga ju...”! Kjo fjali ishte e instaluar në fjalimin e ti me rastin e hapjes së shkollës Marksiste në Prishtinë ku ishte e pranishme edhe bashkëshortja e Eduar Kardelit! Nga kjo përgjigje dilte një porosi e qartë se Fadil Hoxha nuk e kishte ndër mend të dilte me kërkesën për Republikën e Kosovës përpara udhëheqjes jugosllave ku bënte pjesë edhe vet! Nga ana tjetër kjo përgjigjeje mund të kuptohej edhe si porosi që ne duhej të vazhdonim punën me vendosmëri drejtë realizimit të kësaj kërkese. Ky kuptim kishte domethënie se ndoshta Fadil Hoxha do të vihej në veprim dhe do të vepronte pozitivisht pas shpërthimit të demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës. PKMLSHJ priste nga Fadil Hoxha që ai t’i shfrytëzonte të gjitha mundësitë legale për ta përkrahur këtë kërkesë e cila ishte në përputhje me rendin kushtetuar të RSFJ dhe do ti mobilizonte tëra forcat për mbrojtjen e Popullit Shqiptar në RSFJ e që parashiheshin edhe në Kushtetutën e Kosovës të 1974.

Koha tregoi se një pritje e tillë nga Fadil Hoxha dhe nga strukturat e pushtetit nuk u realizua. Fadil Hoxha u soll njësoj si pas Konferencës së Bujanit ku ishte marr vendim mbi bashkimin e Kosovës me shtetin Amë Shqipërinë, ndërsa në Prizren ai votoi për bashkimin e Kosovës me Serbinë! Pas demonstratave të vitit 1981, ai së bashku me tëra institucionet e ish KSA të Kosovës si dhe jashtë saj vuan në anën e regjimit të Beogradit dhe kundër popullit të vet e kundër kërkesës së ti për Republikën e Kosovës. Pas Fadil Hoxhës u rreshtuan komplet stafi i ish Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë për Kosovën, përveç të Mustafa Hoxhës i cili i vetmuar provoi të e ndal dhunën serbe në vitin 1981!

Gjitha ato institucione që i kishte ish KSA e Kosovës u vuan në shërbim të terrorit shtetëror të regjimit të Beogradit i cili vazhdoi deri me qershor 1999 kur Serbia kapitulloi. Serbia kapitulloi para UÇK-ës, e cila luftonte ballë për ballë me ushtrinë e saj kundër ushtrisë Serb, e mbështetur nga ajri edhe nga ana forcave të NATO-s.

Se çfarë deklaroi Fadil Hoxha për demonstratat e pranverës së vitit 1981, për kërkesën për Republikën e Kosovës, për rininë studentore në konferencat e mbyllura e të hapura në Prishtinë e Beograd, në Brezovicë, në Deçan e vende tjera, nuk ka nevojë të përsëritet këtu në tërësi sepse opinionit i janë të njohura. Por, për gjeneratat e reja do ti citojmë disa thënie të Fadil Hoxhës pas demonstratave të viti 1981. Fadil Hoxha për kërkesën për Republikën e Kosovës tha: “... Kosova është një katund dhe nuk munde te bëhet Republikë...”! Për rininë shqiptare që morri pjesë në këto demonstrata ai tha se : “...kjo nuk është rinia por plehu i Kosovës...” dhe se atyre që organizuan kërkesën për Republikën e Kosovës ai u kërcënua duke than se “...për ata do të bëhet bira e miut 300 grosh...”. Pas këtyre dhe deklaratave tjera të ti filloi terrori masiv policor e gjyqësor viktima e të cilit ishte mbi gjysmë milioni shqiptar vetëm në këtë periudhë! U derdh shumë gjak, u vranë, u plagosën, u burgosën, u arratisën e u terrorizuan disa mija shqiptarë gjatë kohës derisa në krye të këtij regjimi Fadil Hoxha ishte njeriu numër 1 në krye te këtij regjimi në Kosovë dhe njeri numër 2 në ish RSFJ për shumë kohë!

Tani ata që i ishin në krye dhe që shërbyen ati regjimi antishqiptar po përpiqen që përmes të lëvdatave që i bëjnë Fadil Hoxhës se vdekur, të dalin nga varri i tradhtisë. Nëse regjimi jugosllav i mes viteve 1945-1999 ka qenë kriminel ndaj shqiptarëve, si ka mundësi që ata që kanë qen në krye të ati pushteti barbar të jenë “engjëj” e “hero”!? Por, në çdo lloj pushteti dikush është i privilegjuar dhe i përkëdhelur. Andaj ata që i kanë shërbyer me zell ati regjimi gjithmonë kanë kujtime të mira për te, sepse vet nuk kanë nda vuajtjet e popullit me popullin! Prandaj, se çfarë në të vërtetë ishte apo është një regjim diktatorial, duhet pyetur viktimat e ti e jo shërbëtorët e ati regjimi.

II
NË PËRVJETORIN E DEMONSTRATAVE TË 1981(II)

PROTESTAT QË I PARAPRINË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981

Gjendja politike, ekonomike e sociale në Federatën Jugosllave filloi të stagnonte diku nga viti 1979, kur Titoja po i numëronte ditët e fundit të jetës së tij. Kjo shprehej edhe më ashpër në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në Jugosllavi. Pas vitit 1966 e deri në vitin 1979 në Kosovë u shënuan rrjedhje pozitive që me par nuk ishin shënuar. Por, ky proces filloi të stagnonte në momentin kur burokracia politike e shtetërore filloi të shndërrohej në një shtresë parazitare e cila nuk ia dinte kufirin luksit në kurriz të shtresave popullore, gjithmonë duke u thirr në “pushtetin e klasës punëtore”. Kjo dukuri fillonte në Kryesin e RSFJ ku anëtarët e saj për çdo të fund jave shkonin me aeroplan special nga Beogradi për në kryeqytet e Republikave e Krahinave prej të cilave vinin dhe me aeroplan special ktheheshin në Beograd në çdo fillim jave. Natyrisht sy ky zinxhirë parazitar shkonte deri në nivelin e Komunave ku udhëheqësit lokal silleshin si pashallarë anadollak me pronën shoqërore. Derisa me mjerimin social luftonte shumica e popullsisë. Kjo klasë politike e “shqiptarëve të ndershëm” dhe e klaneve të korruptuara të regjimit zbatonte politikën antishqiptare me zell të madh dhe besnikëri ndaj Beogradit. Në këtë mënyrë ajo mbronte privilegjet e veta.

Në këto rrethana, pas burgosjeve masive pas vizitës së fundit të Titos në Kosovë, në vitin 1979 kemi edhe fillimin e shpërthimeve të pakënaqësisë nëpër Kosovë. Gjatë viteve 1978-1980 i kemi disa greva të minatorëve, protesta të punëtorëve për shkak të përpjekjeve për bashkimin e ndërmarrjeve të suksesshme të Kosovës me ndërmarrjet e falimentuara të Serbisë. Në këtë kohë kemi edhe një varg protestash të studentëve ne Qendrën e Studentëve në Prishtinë për shkak të kushteve të këqija dhe të parregullsive të ndryshme në Universitetin e Kosovës. PKMLSHJ e vëzhgonte rrjedhjen e këtyre ngjarjeve dhe priste momentin më të volitshëm për orientim e ndërhyrje.

Cilat ishin kërkesat e studentëve ne demonstratën e 11 Marsit 1981?


Me 11 mars 1981 shpërtheu protesta në Menzën e Studente në Prishtinë për shkak të kushteve të këqija. Në këto protesta morën pjesë edhe studentë të nacionalitete të tjera që ishin prezent dhe së bashku dolën në rrugët e Prishtinës për të kërkuar kushte më të mira të jetës dhe të mësimit. Natyrisht se aty u kyçën edhe individ e grupe të vogla të ilegales që ishin prezent dhe atyre iu bashkëngjitën edhe një ekip i PKMLSHJ i përbërë nga Adem Prapashtica, student në Fakultetin Juridik dhe Sekretar Ekzekutiv në PKLMSHJ (pas zbulimit u dënua me 11 vjet burg), Faton Topalli, nxënës dhe Sekretar Operativ i Rinisë në PKMLSHJ ( pas zbulimit u arratis nga vendi dhe e vazhdon veprimtarinë në mërgim) dhe aktivisti i PKMLSHJ Fatmir Grajqevci (pas zbulimit u burgos dhe u dënua me 7 vite burg). Pjesëtarët e këti ekipi të PKMLSHJ ishin anëtar të Shtabit për Organizimin e Demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës dhe ata kaluan menjëherë në veprim për të e bërë orientimin politikë të protestës drejtë Republikës së Kosovës. Ata nuk hasën në përkrahje të duhur me 11 mars për ta shtruar kërkesën për Republikë. Megjithatë ata ia arrin ta lansojnë kërkesën “Drejtësi – Barazi” cila u brohorit nga të gjithë të pranishmit. Drejtësia dhe barazia bashkë me kërkesën për Republikë përbënin thelbin e programit të PKMLSHJ. I pranishëm ishte edhe Sekretari Politikë i PKMLSHJ i cili e vëzhgoi zhvillimin e tyre nga afër pa ndërhyrje! Megjithatë ai ishte koordinator i një ekipi zyrtar i cili e përpilo raportin i cili u vu para Kryesisë të Komiteti Krahinor të LKJ për Kosovën me 12 Mars 1981 në bazë të cilit u bën vlerësimet politike zyrtare!

Cilat ishin kërkesat e studentëve ne demonstratën e 26 Marsit 198?

Me 25 Mars 1981 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë oficerët e Sigurimit Shtetëror nga Peja provojnë arrestimin e Ali Lajqit, të cilin e pamundëson intervenimi i një aktivisti të PKMLSHJ që në atë kohë punonte si oficer i Sigurimit Shtetëror në Prishtinë (pas zbulimit ai u detyrua të arratiset dhe e vazhdoi aktivitetin jashtë vendin – ndaj ti dështoi një atentat dhe një kidnapim i UDB në vitin 1987 në Gjermani)! Me 26 Mars 1981 studentët që banonin në Qendrën e Studentëve në Prishtinë organizuan në krye me Ali Lajçin një protestë duke u barikaduar në oborrin e kësaj Qendre me të vetmen kërkesë që autoritetet e Universitetit të Prishtinës të ndërmerrnin masa për t’i penguar organet e sigurimit shtetëror që t’i burgosnin për shkak të pjesëmarrjes në protestën e 11 Marsit të vitit 1981.

Si u shndërruan demonstratat me kërkesa studentore në demonstrata me kërkesën për Republikën e Kosovës?

Këtë ngjarje i ka vëzhguar nga afër personalisht vet Sekretari Politikë i PKMLSHJ që nga mbrëmja e 25 Marsit. Në mëngjesin e 26 Marsit të vitit 1981 ai e njoftoi me situatën dhe kërkoi nga shefi i Shtabit për organizimin e Demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës, Osman Osmani, që ishte vet student në Fakultetin Juridik dhe Sekretar Organizativ i PKMLSHJ (pas zbulimi u arratis dhe vazhdoi veprimtarinë jashtë vendit), që të ndërhyjnë në mesin e studentëve në Qendrën e Studentëve dhe të i jepte protestave kursin politik duke i shndërruar në demonstrata për Republikën e Kosovës.

Osman Osmani me një ekip të Shtabit të lartpërmendur i cili pastaj u përkrah edhe nga aktivist tjerë të PKLMSHJ shkuan dhe e realizuan këta detyrë me sukses! Dy ditë më vonë me 28 Mars 1981 Osman Osmani e mban edhe një takim me studentët në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe kërkon nga ata që të shkojnë në vendbanimet e veta dhe të fillojnë me organizimin e demonstratave në vendet e tyre me kërkesën për Republikën e Kosovës, gjë që edhe ndodhë kështu në gjithë Kosovën gjatë muajit Prill 1981. Kjo i takon pjesës organizative që është udhëhequr nga PKMLSHJ!

Por, paralelisht në këtë drejtim janë zhvilluar edhe aktivitete te grupeve të studentëve e nxënësve dhe punëtorëve që kanë vepruar aty për aty duke u udhëhequr me kursin e çart politik të kërkesës për Republikën e Kosovës. Në këto aktivitete janë kyçur edhe anëtarësia e grupeve të vogla e të mëdha ilegale që në atë kohë vepronin nga platforma e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe që gjatë vitit 1982 u bashkuan në platformën e kërkesës për Republikën e Kosovës.

TENTATIVAT PËR FALSIFIKIMIN E HISTORISË KOMBËTARE PËRMES TË GJYKIMEVE TË MONTGURA POLITIKE TË RGJIMIT TITIST

Në proceset e montuara politike gjyqësore të regjimit titistë janë dënuar edhe disa pjesëmarrës të zakonshëm të demonstratave si “organizator”. Ka pasur përpjekje që këto gjykime të montuara me fakte e dëshmi të falsifikuara të keqpërdorin për falsifikimin e historisë së këtyre ngjarjeve.


Një nga falsifikimet më të vrazhda ndeshim në librin “Shekulli i Ilegales” ku nga njëra anë mohohet veprimtaria e PKMLSHJ dhe sidomos veprimtaria e Grupit të Intelektualëve në krye me Mr. Halil Alidemni e Mr. Ukshin Hotin dhe nga ana tjetër 20 vite pas vitit 1981 në kabinetet politike ç’piket një “organizatë” me emrin FRONTI PËR REPUBLIKËLN E KSOVËS” që kurrë nuk ka ekzistuar dhe kurrë nuk ka vepruar. Kjo ç’pikje mbështet në një shkrim të shkruar 8 muaj pas demonstratave të 1981 me titull: “Tezat për frontin për republikën e Kosovës” e cila ka qen dhe ka mbet vetëm një akt teorik i cili kurrë nuk u realizua praktikisht! Fatkeqësisht autori i këti libri prezanton si anëtar të kësaj “FANTOM ORGANIZATE” shumë emra të nderuar të ilegales patriotike që kanë luajtur rol të rëndësishëm në platformën e veprimtarisë për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por me organizimin e demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës nuk kanë lidhje tjetër përveç të pjesëmarrjes ne to të disave prej tyre! Besoj se ata vet do të distancohen nga një veprim i tillë posa të e zbulojnë këtë falsifikim në emër të tyre!

Për arsye se falsifikime të tilla kanë hy edhe në historiografinë shqiptare në Republikën e Shqipërisë ku na prezantohen si “organizatorë” të kërkesës për Republikën e Kosovës edhe Fadil Hoxha e shërbëtorët tjerë të regjimit titist, e tërë kjo periudhë historike duhet ti nënshtrohet revizionit dhe spastrimit nga këto gënjeshtra e falsifikime!

Në përfundim duhet të theksohet se kjo që u tha këtu është vetëm një pjesë e mozaikut i cili duhet të plotësohet me dëshmitë e të gjithë atyre aktorëve që ishin të kyçur në këto ngjarje, gjithmonë duke ju përmbajtur vetëm të vërtetës sepse historia është shkence dhe ajo nuk duron të pa vërteta dhe trillime!

· I L I R I K U NË SHEKULLIN IV – VI DHE KOMBI SHQIPTARË SOT Shkruan: Qemal K. Musliu

Shqiptarët jetojnë në trojet e veta autoktone të rudhura kohë pas kohe, me gjenezë të lasht sa edhe vet qenja njerëzore, me emër e me gjuhë letrare nacionale, me histori, me simbole naconale. Sot popullata shqiptare në Macedonin e lasht Ilire, bashkjeton dhe mundohet të bashkë qeverisë me një popull: të pa emër nacional, pa gjuhë nacionale, pa histori nacinale, dhe pa shumë pa, pa, pa ... !!!

Dikur ishe nga deti në detë, gadi sa gjysma e Europës, ishe vet zot i të gjitha trojeve tua, deri në gjysmën e Europës e gadi në tërë gadishullit Ballkanik. Sot bijtë e TU, janë bërë lypësa nga të pa emërit, nga pushtuesit dhe nga barbarët ! Lypë liri, lypë drejtësi, lypë barazi, dhe nga kush .. .Nga Kongresi i Berlinit, u bëre fushë e eksperimenteve, fushë e plaçkave, fushë e grabitjeve, ku të tjerët vetëm të grabitin troje e e vilajete të tëra, dhe realizojnë interesat e veta megalo ruso-sllavo greke. A do të vazhdoi kjo dhimbje, kjo rudhje e pa mëshirshme edhe sot nga fqinjët grabitçar ??? Sot Serbia e kërkon Mitrovicën, dhe disa vend banime tjera nga R. Kosovës, sllavet që jetojnë sot në Maqedoni duan të i marrin edhe 2.500 hektar tokë, grekët për veç Çamëris që e kan okupuar tani duan të bëhen zot edhe në Himarre !!! Tërë këto grabitçar, harrojë se gjysma e teritorëve të shtetit të “tyre” sot janë territore të banuara edhe më me popullat autoktone dhe homogjene - shqiptare. Nesër a do të jesh kështu, apo donë e mira e Zotit të bëhesh zot i vetë vetës, zot për tërë trojet e TUA autoktone ?
Me kësi udhëheqje kujt si t`i teket nuk ka gjasa të arrihet as ndryshimet më minimale, prandaj lypset një organizim i mirëfillt duke u vuar në ballë të popullit njerëz të aft, njerëz serioz, njerëz me përgaditje shkollore, njerëz familjar.
Ky territor dikur kishte zotë të shtëpie Pellazgo - Iliro – Shqiptar, dhe nuk kishte popullatë tjtër, e as sllave, ndërsa grekët ishin në jug në skaj të gadishullit. Grekët të përkrahur nga disa shtete të Europës dhe nga Rusia, arritën të anaksojnë territor shqiptare dhe të bëjnë edhe ndryshime të fakteve historike. Pjesa e Greqisë së sotme që mbanë emrin Macedoni ishte e fiseve Iliro - Maqedono – Shqiptarë. Kjo trevë ishte deri dje e banuar me popullat shqiptare, e cila jetoi deri vonë si shqipare. Grekët “demokratë” e asimiluan popullatën vendase dhunshëm, dhe disa nga ta i dëbuan. Por, e vërteta e fakteve historike vështië se mundet të shuhet e të asimilohet.

Kjo hartë nuk do shumë komente.
Kjo hartë le ta shohë çdo kush që ka vullnet të mirë dhe sejcili ta komentoi ashtu si ka kuptim realo historikë, dhe të shohë ku ishim ne shqiptarët dhe ku jemi sot, dhe kush ku është sot. Sidomos le ta shohin mirë e hollë politikanët dhe qeveritarët e kohës së sotme, le ta shohi qetë dhe të gjikojnë pa bagazh interesash të kohes dhe të gjykojnë sidomos ata që nuk i përkasin popullit autokton Shqiptarë, ta vëjnë gishtin në kokë, apo dorën në zemër dhe të mendojnë se me kë dhe si duhet të qeverisët dhe kush duhet të repektohet si zot shtëpie.

ILIRIKU - dëshmi historike

Dihet mirë e hollë, se populli shqiptarë në Iliriidë, apo që quhet nga disa Maqedoni, ose siç quhet në fjalorin e fundit diplomatik FYROM, shqiptarët janë instrument dhe terren ku ushtrohet forca sllave, policore e ajo ushtarake, nga vitet në vit, çdo subjekt politik sllav që erdhi në qeveri, vrau, burgosi e torturoi pleq, gra dhe fëmijë. Këto forca u urdhëruan dhe u udhëheqën nga qeverit aktuale të Shkupit, pjesë së cilës botërisht dhe formalisht marrin pjesë edhe subjekti i quajtur shqiptarë. Kështu “shkathtësin” e sprovuan në komuna ku jetonë popullata autoktone shqiptare, dhe atë nga Ohri e deri në Kumanovë, si dhe nga Manastiri deri në Kodrën e Diellit, në fshatin Brodec dhe në Shipkovicë.
Shtrohet një pyetje shumë e madhe, dhe që donë një angazhim të madhe, të çdo individi, të çdo intelektuali, të subjekti politik dhe atij jo politikë, nga brënda dhe nga “jashtë” sidomos faktorit politikë në Kosovë, në Shqipëri si dhe nga viset jera shqiptare. Lypset dhënë një ndihmesë nga të katër anët, të pa kursyer në format më të ndryshme, dhe pse jo edhe me urdhër për formën e veprimit dhe hecjes së më tejmë përpara, për një zgjidhje të natyshme dhe objketve, për realizimit e aspirateve shekullore të kombit Shqiptar. Të dilet botërisht me një vendim të prerë, që do të duket në fillim i “madhë”, por, është i drejtë dhe detyrim i natyshëm, që në fakt një vendim dhe veprim i tillë, do të zgjidhë shumë telashe të gjithë popujve që jetojnë në ballkan dhe më gjërë. Me këtë do të shërohet një plagë e kahershme, njëherë e përgjithmon.
Kjo shansë historke, asnjëherë nuk ka qenë kaq i fovërshëm dhe kaq afër shuarjes së varësis së robrisë moderne dhe njëherit shuarjen e vatërës së zjarrit. Për fat të keqë, ka adhe më, shumë idhëtar nga brënda dhe jasht, që këtë vatër të zjarrit, duanë ta ruajnë për ngrojen e duarve dhe realizimin e interesve individuale e materiale të na tyrave të ndryshme, qoft edhe ato që thirrn në nacionalen.
A duhet që edhe më tej ky popull shqiptarë, të rrijë dhe të bëjë sehir dhe të presim e të shohim ç` bëjnë të tjerët për ta, dhe çfar do të japin të tjerët. Për NE është turp të rrimë kështu siç jemi, se: ne kemi identitet kombëtarë, ne kemi identitet historik këtë e dëshmon edhe harta I L I R I K U për identitet të trashigimis, Pellazgo - Iliiro – Shqiptare, ne kemi identitet gjuhësorë, ne kemi identit kulturorë, ne kemi identitet të së drejtës zakonore,. Me ne, mundet të bëhet gjithë çka, pa ne nuk mundet të bëhet asgjë. Ky popull autokton jetonë edhe sot e kësaj dite në trojet e rudhura nga pushtuesit e ndryshëm në kohëra të ndryshme.
Shkurt në votime të dilet vetëm nëse subjekti shqiptar kthjellohet dhe zgjohet nga gjumi shekullor, dhe bashkohet për një kërkesë të vetëm, për një kërkesë të shkruar e të përfolur shumë herë SHETFORMUES, Marëveshtja e Ohrit, që as sot e kësaj dite nuk u realizua dhe me te u tall subjekti sllav dhe ai shqiptarë
Popull, zgjohu, e mos u bënë edhe kësaj here urë e kalorsëve të pa mëshirshëm, zgjohu dhe vendos vetëm vetë, për fatin dhe për të ardhmën tënde, për një të nesërme më të mirë, për një të neserme të sigurtë, për të jetuar i lirë në vatrat tua.. Me TI O POPULLl është e drejta natyrore, me TI O POPULL është ZOTI, me TI O POPULL është forca më e medhe e botës demokratike

· Si u masakruan shqiptarët në komunën e Pejës, nga barbarët serbë - maj 1999?! - Si ndodhi masakra e Qyshkut?
- Kush u masakrua më 14 Maj 1999 në fshatin Qyshk të Pejës?
- Maskrat barbare serbe në fshatrat tjera të Pejës;;
- Cilat njësi kriminale sebe morën pjesë në masakrimin e shqiptarëve?!
- Dëshmitë që akuzojnë kriminelët - neglizhenca e UNMIK-ut dhe e institucioneve të Kosovës për t´i nxjerr ata përpara drejtësisë!
Shkruan: Sheradin BERISHA

Si ndodhi masakra e Qyshkut?

Më 14 maj 1999 ishte ditë e premte, kur në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe. Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht dhjetëra shqiptarë të pafajshëm.

Sipas një raporti të publikuar nga “American Radio Works” dhe organizata joqeveritare amerikane “Human Rights Watch”, ky sulm ushtarak ishte planifikuar tri ditë më herët, më 11 maj, në një takim të komandantëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Pejë.

Të mbijetuarit e masakrës së Qyshkut, për “Human Rights Watch”, kanë deklaruar se “ushtarët kishin të veshur uniforma të përziera - disa kishin uniforma policie dhe të tjerat ishin të ushtrisë jugosllave. Ata kishin fytyrat të ngjyrosura, kurse disa mbanin edhe shami për t'u maskuar”. Kur janë futur forcat serbe në fshat, disa mashkuj kishin bërë përpjekje për t´u fshehur në një mal me drunj të dendur në afërsi të fshatit, mirëpo ishin vrarë derisa orvateshin të arratiseshin, ndërsa shumica e familjeve ishin kapur nëpër shtëpitë e tyre. Me këtë rast të gjithë banorët e zënë janë dërguar pranë varrezave të fshatit, ndërkohë që forcat e shumta serbe kanë filluar t´i djegin shtëpitë e fshatit. Në këtë situatë të rëndë, gratë dhe fëmijët janë veçuar nga meshkujt, dhe pasi ata janë ndarë në tri grupe i kanë ngujuar në tri shtëpi dhe janë pushkatuar mizorisht. Pas ekzekutimit të burrave, shtëpive u është vënë zjarri, me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimit, mirëpo për çudi në secilën shtëpi i kanë shpëtuar vdekjes nga një person, dhe ata tashmë kanë rrëfyer gjithë ngjarjen e tmerrshme të ditës së 14 majit.
Skema e fshatit Qyshk: Tri shtëpitë ku u ekzekutuan dhe u dogjën banorët e këtikj fshati!

Kush u masakrua më 14 Maj 1999 në fshatin
Qyshk të Pejës?

Më 14 maj, në Qyshk janë vrarë e masakruar këta persona (civilë) të paarmatosur:

- Ramë Dervish Gashi (65),
- Xhafer Ramë Gashi (40),
- Rrahim Dervish Gashi (55),
- Rasim Hysen Ramaj (45),
- Metë Shala (55),
- Selim Maxhun Gashi (50),
- Haki N. Gashi (45), Jashar Azem Gashi (58),
- Muharrem Azem Gashi (50),
- Avni Drevish Gashi (50),
- Skënder Dervish Gashi (35),
- Musë Shaban Gashi(63),
- Ibish Kadri Gashi (55),
- Rrahim Shaban Gashi (55),
- Ahmet Rrustem Gashi (35),
- Emin Bekë Gashi (60),
- Emrush Krasniqi, mysafir nga Vranoci,
- Ismet Bajraktari, mysafir nga Raushiçi,
- Hasan Metë Hatamaj - mysafir nga Batusha,
- Gani Avdyl Hasanaj, mysafir nga Batusha,
- Hasan Ahmet Çeku (70),
- Bedri Ahmet Çeku (65),
- Isuf Shala, mysafir nga Grabofci,
- Çaush Rrustem Lushi,
- Ardian Çaushi (30),
- Ardian Çaush Lushi (20),
- Osman Haxhi Lushi (48),
- Sefedin Haxhi Lushi (44),
- Avdullah Lush Lushi (45),
- Ukë Lush Lushi (43),
- Ramiz Lush Lushi (40),
- Xhafer Lush Lushi (35),
- Skënder Lush Lushi (30),
- Nifa Din Kelmendi (55),
- Skënder Din Kelmendi (50),
- Besim Din Kelmendi (38),
- Ardian Skënder Dina (20),
- Rrahim Sylë Kelmendi (40),
- Xhemë Isuf Kelmendi (40),
- Mentor Shaban Kelmendi (22),
- Avdi Shaban Berisha (58) dhe
- Zeçir Aliaj - mysafir nga Zllopeku.

Maskrat barbare serbe në fshatrat tjera të Pejës

Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm.

Në fshatin Pavlan u ekzekutuan:

- Zymer Sadik Gashi (70),
- Agush Selman Gashi,
- Liman Hajzer Gashi,
- Haxhi Rexhë Dreshaj (41),
- Shaban Tahir Kelmendi (52),
- Zenun Shala, mysafir nga Fusha e Pejës,
- Musë Isuf Lulaj (75),
- Rrahim Salih Nikçi (55),
- Xheirane Brahim Nikçi (25),
- Hatixhe Kamer Nikçi (50),
- Ajshe Avdyli dhe
- ? Kelmendi (40).

Ndërsa në Zahaç janë ekzekutuar këta persona:

- Zenel Bekë Berisha,
- Shaban Kasem Neziraj,
- Sadri Ymer Ramaj,
- Faton Sadri Ramaj,
- Valdet Nezir Ramaj,
- Shpend Rexhë Hyseni,
- Naim Hajrullah Hyseni,
- Ismet Hajrullah Hyseni,
- Haki Hajrullah Hyseni,
- Sabit Hajrullah Hyseni,
- Bajrush Avdyl Hyseni,
- Fehmi Rashit Gjokaj,
- Hysen Rashit Gjokaj,
- Ruzhdi Halil Dobraj,
- Muhamet Halil Dobraj,
- Halil Halil Dobraj,
- Bekim Ahmet Delijaj- rom,
- Shaban Sokol Ramaj,
- Zymer Osmanaj,
- Shaban Osmanaj,
- Fakë Rexhep Murati - mysafir,
- Demë Ahmet Hatashi - nga Leshani.

Më 1 qershor 1999, njësitë kriminale serbe në Qyshk ekzekutojnë edhe 10 civilë shqiptar, këta janë:

- Ajeshe Nezir Kastrati,
- Mirjeta Nezir Kastrati,
- Haxhi Halil Dobraj,
- Xhevrije Halil Dobraj,
- Qerim Halil Kelmendi (95), nga Lutogllava dhe
- shoqja e tij, Selime Klemendi (75),
- djali i Qerim Halilit,
- Gani Kelmendi (52),
- djali i Ramadanit, 1.5 vjet.

(Të gjithë ata me mbiemrin Kelmendi i përkisnin të njejtës familje)

Në fshatin Nabërgjan janë vrare e masakruar mizorisht:´

- Jusuf Rexhep Dreshaj (49),
- Haxhi Dervishi (65),
- Beqë Nimani(70),
- mysafir nga Nakulli,
- Selman Brahim Ibërdemaj (55),
- Ukë Ademi (65) prej Malajve të Rugovës dhe
- gruaja e Ramë Berishës (50), nga Nabërgjani,
- Vesel Ramë Dreshaj (50),
- Rexhep Kuçi (45),
- Shpëtim Rexhep Kuçi (23),
- Shkurte Bërbati (60),
- gruaja e Bajram Hajdin Bërbatit (65),
- Bute Bajrtaktari (34),
- Ramë Rexha (70),
- Vulake Sadri Mujaj (75),
- Ibish Sadri Mujaj (50),
- Sulltane Ramë Lajçi (50).

Këto viktima janë gjetur rreth shkollës së Nabërgjanit dhe të gjithë janë të identifikuar.


Në fshatin Shaptej janë zhdukur këta persona:

- Hasan Lushi nga Raushiqi dhe
- Mahmut Idriz Mahmutaj nga Trubuhovci.

Personat nga fshati Trubuhovc, për të cilët mendohej se ishin të zhdukur janë:

- Nexhat Ramë Mahmutaj,
- Ahmet Binak Mahmutaj,
- Fahredin Sylë Mahmutaj,
- Bedri Binak Mahmutaj,
- Bedrije Niman Mahmutaj,
- Halil Niman Mahmutaj,
- Ervin Niman Mahmutaj,
- Merita Hamit Asllanaj,
- Bjetë Hamit Asllanaj,
- Ardita Hamit Asllanaj,
- Brahim Lushi.

Cilat njësi kriminale sebe morën pjesë në
masakrimin e shqiptarëve?!

Në ekzekutimin e këtyre shqiptarëve kanë marrë pjesë, njësitë militare e paramilitare serbe, pikërisht ato njësi që kishin masakruar edhe 42 shqiptare në fshatin Qyshk.

Ndër njësitet serbe që kanë marrë pjesë në masakrën e Qyshkut, janë:

Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq - “Frenki”, ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke” (Beretat e kuqe).

“Operativna Grupa” ose “OPG”(grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten “Magla” (mjegulla), sipas gjasës se pas aksioneve të ndërmarra nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. “OPG-ja” mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, ndër të cilat është ajo e Abrisë së Ulët, Reçakut, Pavlanit, Zahaçit etj.

Njësiti snajperist i Armatës së Tretë “Jugosllave”, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe.
Pastaj, grupet paramilitare të ashtuquajtur “Munja” (vetëtima). “Munja”, në raportin e “Human Rights Watch-it” përshkruhen se “ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”.

Udhëheqës i grupit paramilitarë “Munja” ishte krimineli famkeq

- Vladimir Shalipuri – Munja, (ky kriminelë është vrarë nga UÇK-ja), ndërsa në këtë grup bënin pjesë:
- Nebojsha Miniq - Mrtvi,
- Milan Kaljeviq i njohur me nofkën “Rambo” dhe ”Puçrrani”,
- Sreçko Popoviq,
- Sllavisha Kastratoviq,
- Zvonimir Cvetkoviq,
- Mijo Paviqeviq,
- Sasha Jaksomoviq,
- Vlladan Krstoviq - Xhuxha,
- Boro Bubanja e shumë të tjerë.





Disa foto të kriminelëve


Lokacionet e varrezave masive në Kosovë

Dëshmitë që akuzojnë kriminelët - neglizhenca e UNMIK-ut dhe e institucioneve të Kosovës për t´i nxjerr ata përpara drejtësisë!

Pas përfundimit të luftës, kur popullata kthehet në Qyshk, kanë gjetur dokumente ushtarake e madje edhe fotografi, në të cilat shihen militarët e paramilitarët serbë ( të lartpërmendur) në aksione, duke buzëqeshur mistershëm me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapluar zjarri.

Edhe pse emrat e kriminelëve që kryen masakrën në Qyshk dhe në fshatrat tjera të Pejës, janë identifikuar nga njerëzit që mbijetuan krimin, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë, (policia e UNMIK-ut, gjykatat dhe SHPK-ja…) po as institucionet tjera ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe ato vendore, nuk kanë treguar aspak interesim, për t´i arrestuar dhe sjellë ata kriminelë përpara drejtësisë.

Kjo neglizhencë e çuditshme, shumë e çuditshme (edhe pas nëntë vjetësh nga përfundimi i luftës) duket se po mbretëron edhe te i gjithë spektri i lidershipit politik – institucional (pozitë e opozitë) duke mos përjashtuar këtu as organizmat tjerë jo-qeveritare dhe shoqërinë civlie përgjithësisht.

Ndonëse shqiptarët janë dëshmitarë okularë për krimet barbare serbe të kryera në Kosovë, përveç rangut më të lartë shtetëror të Serbisë në krye me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq, për këto krime, padyshim se janë përgjegjës edhe strukturat tjera më të ulëta politike e shtetërore të saj, e veçanërisht institucionet akademike serbe, siç janë Akademia e Shkencave e Serbisë dhe përgjithësisht inteligjencia serbe.

Për më tepër, në këtë kuadër përgjegjës historik për golgotën shqiptare, është kisha serbe në krye me patriarkun Pavle, e cila në vazhdimësi ishte mbështetëse dhe promotore shpirtërore e jetësimit të projekteve antishqiptare, pushteti kriminal serbë…

Meqë ekzistojnë të gjitha dëshmitë që provojnë inkriminimin e kriminelëve serbë në vrasjen e shqiptarëve në Qyshk, Reçak, Prekaz, Lybeniq, Abri, Izbicë, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Therandë, Tusus, Rogovë, …, atëherë është imperativë i kohës ngritja e padive penale kundër qindra kriminelëve të tillë, veç e veç, në grupe apo dhe ngritja e një kallzimi penal kundër vetë shtetit serb. Nëse nuk merret një hap i tillë, jam i bindur se historia dhe gjeneratat e ardhshme do ta gjykojnë rëndë këtë klasë të papërgjegjshme politike dhe institucionale!

· VËLLAMËRITË E MARTESAT FORCONIN KOMPAKTËSINË ÇAME Sipas dokumenteve zyrtare të kohës, fillimi i shekullit të XX-të shënon një përshkallëzim tjetër të persekucionit grek ndaj popullsisë çame në trojet e veta.
Ekskluzive/ Në vazhdim, jepen pjesë nga dëshmi e dokumente arkivore të studiuesit, Hajredin Isufi, lidhur me lashtësinë e popullsisë çame në trojet e veta, zakonet, mënyra e jetesës, traditat, ndryshimi i dhunshëm i besimit fetar, toleranca fetare, shfarosja shoviniste e deri tek kalvari i largimit të dhunshëm nga tokat e tyre.

Nga Hajredin Isufi

Nga viti 1900 e më pas, për popullsinë shqiptare të Çamërisë në trojet autoktone nisin vitet e vështira të mbijetesës. Kështu që, siç del dhe nga dokumentet e shumta të arkivave vendase e të huaja, përballë këtij persekucioni, banorët u detyruan të forconin lidhjet e miqësinë, të ruanin gjuhën, traditat, të jenë më kompakt, duke filluar që nga organizimi fisnor.
"Organizimi fisnor tek shqiptarët e Shqipërisë së Poshtme, ishte i njëjtë me atë të viseve të tjera shqiptare. Pukëvili, ndarjen e shqiptarëve të Sulit në fise e vlerësonte si një traditë mbarëkombëtare. "Organizimi fisnor i çamëve është një traditë mbarëshqiptare me origjinë të vjetër (Pounqueville, "Vepra e përmbledhje", Vëll.2, faqe 211). Mendim të njëjtë me historianin francez ndanë edhe studiuesi i njohur, Milto Kurtinianni, në veprën e tij (Milto Kurtinianni, "To pasaliki tou Joaninou stin epohi tou Ali Tepelena", (1788-1822), f.112)
Remerand thotë se Çamëria, megjithëse ra nën sundimin osman, ajo nuk ndryshoi asgjë nga organizimi fisnor i saj i mëparshëm. Feudalët e rinj të islamizuar, ecën në traditën e paraardhësve të tyre të krishterë, të cilët jetonin si sovranë të vegjël e të pavarur. Ata nuk njihnin autoritetin e pashallarëve të emëruar prej Portës së Lartë, por nga ana tjetër, për sa kohë që nuk kishin prej tyre ngacmime, nuk shfaqnin ndonjë qëndresë armiqësie. Por kur pashai ngatërrohej në punët e tyre, të gjithë këta të fundit formonin një front të përbashkët kundër të njëjtit armik. Kështu formohej ajo që quhej "Lidhja Çame", (G.Remerand, "Les grandes figuresde lorient", Tom II, Paris).
Milto Kurtinianni kur ndalet tek organizimi fisnor në Çamëri, thekson se komuniteti ishte i ndarë në fise, por udhëheqësit e tyre nuk mungonin të bashkoheshin me të tjerë të jashtëm, për fuqizimin e pozitës së tyre dhe për të rritur influencën në zonën e tyre . Fiset në Çamëri, si në mbarë viset shqiptare, ishin të lidhur me njëri-tjetrin. Çdo familje mbronte shtëpinë dhe pronën e tij. "Në Paramithi, çdo fis ka juridiksionin e tij. Fiset e mëdha kanë dhe influencë më të madhe në çështjet publike, (Bartholdy, Voyage... vep.e përm., f.245).
Familja ishte baza e shoqërisë. Kryetari i familjes ishte burri. Ai drejtonte familjen e vendoste për çdo gjë. Ai mbronte jetën, nderin dhe pasurinë e familjes. Gruaja kishte pozitë inferiore. Ajo lindte fëmijë, merrej me rritjen dhe edukimin e tyre e me punët e shtëpisë. Gruaja ishte nën urdhrat e dyfishtë të burrit dhe të vjehrrës. Kjo dukuri transmetohej nga brezi në brez.

Klasat në Çamëri

Sistemi i klasave ekzistonte kudo në Shqipëri, por në Çamëri kishte dukuritë e veta karakteristike. Në Çamëri, klasa më e lartë ishte ajo e ushtarakëve dhe e pronarëve të mëdhenj të tokave, që pasuroheshin jo vetëm nga trofetë e luftërave dhe dhuratat që u ofronte Porta e Lartë, siç i vumë re edhe në kapitullin e mëparshëm, por pasurohej edhe nga pjesa që i përkiste nga prodhimet e çifligut të tij, si dhe nga shitja e prodhimeve të çifligjeve ose dhënia me qira e kullotave. Çifligarët më të mëdhenj të Çamërisë, sipas dokumenteve zyrtare të kohës, ishin Dinenjtë dhe Pronjatët e Paramithisë, Çaparenjtë e Luaratit, Dematët e Sejkatët e Filatit, Daljanenjtë e Konispolit. Pas tyre vinin pronarët e mesëm.. Në Çamëri kishte dhe pronarë të vegjël që punonin vetëm tokat tyre, ndërsa të tjerët kombinonin tregtinë me punët e bujqësisë.

Shumica e barinjve dhe e bujqve, kur i mobilizonin bejlerët e Çamërisë, ishin të prirë të linin mënjanë kërrabën e parmendën dhe të rrëmbenin pushkën e shigjetën. Kjo kategori e kësaj shtrese përbënte kontigjentet e luftëtarëve të Çaparenjve, të Dinenjve e të Daljanenjve që në çdo rast, secili prej tyre mund të vinte nën komandën e vet rreth 2000 forca të armatosura.
Arsyeja kryesore e ekzistencës së këtij dallimi të fortë klasor, ishte se pronësia në Shqipëri ishte e trashëgueshme. Djemtë e çifligarit i trashëgonin çifligjet e tyre. Në Çamëri nëse çifligari nuk kishte as djalë e as nip, atëherë i trashëgonte dhëndëri i vajzës së madhe. Në qoftë se nuk kishte as vajzë e as mbesë femër, atë e trashëgonte një mashkull i farefisit.

Lidhjet martesore
Ashtu si në viset shqiptare, edhe në Çamëri, i biri i një çifligari martohej me bijën e çifligarit. Ai kurrsesi nuk mund të martohej me bijën e një zejtari. Edhe një bari a bujk, nuk mund të martohej me bijën e një çifligari. Ky ligj, i pashkruar, ishte i prerë. Asnjë nuk mund të vepronte ndryshe. Ky ligj ishte vendosur në shekuj dhe nuk kërkonte aprovim tjetër. Po të vëmë re lidhjet martesore në Çamëri, ato bëheshin brendapërbrenda klasave që përfaqësonin. Kështu p.sh., familja e madhe çifligare e Dinenjve të Paramithisë, kanë dhënë e marrë tek familja e madhe e Dematëve në Filat. Ndërkohë Dematët krijuan lidhje martesore duke marrë tek familja e madhe e Daljanenjve të Konispolit. Lidhje martesore Dematët krijuan gjithashtu edhe me dy familje bejlerësh dhe me të Delvinës: me Kokët dhe Kallapodhët. Këto lidhje familjare mes dyerve të mëdha në Çamëri i bënin edhe më të qëndrueshme e më të forta aleancat e tyre në "Lidhjen Çame".
Vëllamëria
Në Çamëri, fisi nuk ishte krejt i mbyllur për anëtarët e fiseve të tjerë. Ata pranonin anëtarë nëpërmjet vëllamërisë. Vëllamëria, shkruan Edit`h Durham, ishte zakon shumë i vjetër i përhapur gjerësisht në Shqipërinë e Veriut e të Jugut, (E.Durham, "Brenga Ballkanike dhe vepra të tjera për Shqipërinë", Tiranë 1990, f.155) .
Vëllamëria në Çamër ishte shumë e përhapur edhe mes myslimanëve e të krishterëve çamë. Bëheshin dy vëllemër, kur kishin të njëjtën moshë, kishin qenë më parë shumë miq dhe mbi të gjitha e çmonin shumë njëri-tjetrin, (K.Kritovasili, "Souliotes kai Labides", Athinë 1905, f.11). Pasi plotësoheshin këto kushte, si dhe dëshira e të dy palëve për t'u bërë vëllemër, duhej marrë dhe miratimi i kryetarëve të familjes, plakut të shtëpisë. Kur këto formalitete mbaronin, vinte çasti i ceremonisë: Dy vëllezërit lidhnin gishtin e vogël të dorës me spango derisa të ënjtej paksa, e shponin pakëz mollëzën e gishtit, e linin të kullonte gjaku, pastaj merrnin pak sheqer, lyhej me gjakun e njërit prej vëllemërve dhe hahej me lugë kafeje. Vëllemërit, pasi merrnin pak gjak nga gishtat e njëri-tjetrit dhe e hanin me sheqer, betoheshin: "Zemra ime, është zemra jote, jeta ime, është jeta jote". Më pas përqafoheshin me njëri-tjetrin, shtrëngoheshin fort e putheshin. Edhe pjesëtarët e dy familjeve të vëllemërve, që ishin prezent, përqafoheshin dhe putheshin dhe uronin njeri-tjetrin me shtrëngime duarsh e fjalët "Për hajër na kloftë" e më pas zbraznin pushkë në ajër. Në atë ceremoni të improvizuar, vëllemërit shkëmbenin dhurata simbolike ndërmjet tyre, si çorape e triko, të punuara me mjeshtëri nga nënat e motrat e tyre. Që nga ky çast vëllemërit konsideroheshin të një gjaku dhe familjet e tyre këto lidhje të reja gjaku i festonin me këngë e vallë e mishra të pjekur, të shoqëruara me pije. Gostia mes vëllemërve e të afërmve të tyre vazhdonte tre ditë. Mes dy familjeve e fisit të vëllemërve nuk mund të bëheshin krushqi.
Vëllamëria midis myslimanëve e të krishterëve në Çamëri, shkruan Niko Zhango, ishte shumë e përhapur, (Niko G.Ziagkos, "I antistasi ton Soulioton kai o Llambro Xhavellas", Athinë, 1968, f.28). Ai tregon se një mysliman në Margëlliç, i quajtur Omer Velija, ishte vëllam me një suljot nga një fis i shquar. Në kujtesën e popullit çam ruhen lidhjet vëllamërore e pjesëtarëve të familjeve të mëdha të parisë së Çamërisë: të Pronjatëve, të Çaparenjve, Dematëve e Sejkatëve, Daljanenjve të Konispolit, Kleftateve të Varfanjit, Hidret e Gardhiqit të Paramithisë, Gërret e Vrohonjatëve, Husot, Haxhinjtë e Kasëmet e Margëlliçit dhe shumë familje të përmendura çame, që kishin vëllemërit e tyre të krishterë jo vetëm në fshatrat e qytetet e tyre, por edhe në zonat e thella, si në Sul e gjetkë. Kështu p.sh., Pantazenjtë e Sulit ishin në lidhje vëllamërie me fisin e madh të Xhematëve myslimanë në Sollopi të Filatit. Vëllamë me të krishterë ishte dhe Avdulla Kasemi nga Margëlliçi, me një të krishterë nga Shenica, Jasin Sadiku (Haxhiu) me Nikollë Manon nga fshati Rrapes, Teofik Qemali nga Karbunari, ishte vëllam me Andon Naçon, Abedin Kupe Xhemali me bashkëfshatarin e tij, Vangjel Kaçilin nga Shulashi etj. (Sp.Melas, "To lintari...", vep.e përm., f.73-97).

Çamët në beteja

Studiuesit e huaj kanë vënë re një dukuri interesante të shqiptarëve çamë në veprimet luftarake. Ishte zakon që kur shkoje në luftë kundër armikut, në më të shumtën e rasteve vihej re një grupim në bazë të lidhjeve familjare e fisnore, që qëndronin pranë njeri-tjetrit në beteja. Bartholdy është një ndër studiuesit e parë që na e përcjell të konkretizuar këtë dukuri. Ai thotë se në mbrojtjen e Artës dhe rrethinave e saj, ishte caktuar Sulejman Çapari, një burrë 85-vjeçar me shtat të lartë, gjigant, që nuk kishte asnjë shenjë tjetër të pleqërisë, veçse mjekrën e bardhë si dëbora.
Bartholdy më tej dokumenton: "Sulejman Çapari shoqërohej nga 12 djemtë e tij, që ishin nga 30 deri në 60-vjeç dhe që shquheshin të gjithë për shtatin e lartë, sikur i ati, dhe po ashtu shquheshin për kurajon dhe forcën e tyre të jashtëzakonshme. Këta, vazhdon më tej Bartholdy, në luftë qëndronin gjithnjë pranë njeri-tjetrit, zakon ky që ishte i përgjithshëm tek ky popull, me qëllim që nëse njeri prej tyre vritej, të tjerët të kishin mundësi t'ia merrnin hakun e ta tërhiqnin të mos e zinte armiku" . Ata edhe në sulm, edhe në tërheqje ishin pranë njeri-tjetrit", ( Bartholdy, vep.e përm.., f.243).
Një dukuri e tillë, si ajo që pamë tek Çaparenjtë e Luaratit, ishte e njëjtë edhe tek Daljanenjtë e Konispolit. Mehmet Bej Daljani, nga paria e Konispolit, në mbrojtjen e Prevezës nga forcat e Ali Pashës, mbështetës kryesorë të tij besnikë e që kishte vendosur në pozicionet kyçe, kishte vëllain e vet, Mehmet Bej Daljanin me njerëzit e tij .
I njëjti zakon ishte edhe tek luftëtarët shqiptarë suliotë. Historiani grek i fundit të shek.XIX, Kr.Kristovasilis në veprën e tij (K.Kristovasilis, "The Eroika thainata ton Soulioten kai Souliotidhen", London, 1887), tregon se forcat suliote sa herë që përballeshin me forcat e Ali Pashës, pjesëtarët me lidhje gjaku qëndronin pranë njëri-tjetrit. Historiani grek përshkruan një rast se si njeri nga kapedanët e Sulit, Diamanti Mallami, përzgjodhi 100 trima suliotë nga të vetët dhe i vendosi në pararojë të suliotëve, që vinin nga Parga të ngarkuar me ushqime e armatime për të siguruar mbrojtjen e tyre nga forcat e Ali Pashës, që u kishin zënë të gjitha shtigjet nga mund të hyhej në Sul".
Çamët, pas betejave të suksesshme, kishin për zakon ta festonin fitoren mbi armikun me këngë e valle. Valltar të parë, për të hedhur valle, luftëtarët përzgjidhnin më trimin. Ai jo vetëm hiqte vallen çame, por ia thoshte edhe këngës. Trimi që këndonte kishte një zë të fuqishëm si një britmë luani, e jo si zë njeriu (K.Kristovasilis).

Veshja

Kur flasim për veshjen shqiptare, thotë Faik Konica, ka aq kostume shqiptare sa ka edhe krahina. Vizitorët e huaj, që e kanë shëtitur Shqipërinë e Poshtme, kanë vërejtur se kostumet popullore shqiptare janë të bukura e befasuese. Nuk mund të flitet për kostumet shqiptare në Çamëri, pa përmendur Çajrëllin. Ai ka qenë mes çamëve të krahinës së Margelliçit, në vitin 1880. Ai përshkruan një veshje festive të çamëve, parë në një manifestim të madh popullor, që organizohej në fshatin Mazerrek. Ai në librin e tij shkruan për kostumin kombëtar çam, kontrastin e ngjyrave, që e bënte veshjen çame të bukur dhe madhështore. Lidhur me këtë Çajrëll shkruan: "Grupet piktoreske të malësorëve, kësulat e fustanellat e tyre, bënin kontrast me livadhin e gjelbër e me armët e tyre të çuditshme, që vezullonin në diell... Shqiptarët dalloheshin vetëm nga këmishat e kollarisura, nga shkëlqimi i xhaketave dhe madhështia e brezave, në të cilat kamat e pistoletat ishin të vëna në një nemur të madh, që nuk dalloheshin dot", (V.Chirol, vep.e përm., f.231-250).
Me interes është dhe përshkrimin që i bën Pukëvili veshjes çame dhe elegancën që u jep ajo banorëve të asaj krahine: "...Udhëtari që do të shikojë ata çamë, që do të kenë shpëtuar nga sundimi feudal i sovranit të Janinës dhe një rënie mortaje , do të njohë me vështirësi ata burra të bukur, me ato qëndisma të bukura lara-lara të veshur me kostume të shkëlqyer dhe të ngarkuar me ar të çmueshëm, që ngjasin sikur të ishin një koloni ushtarësh të Pirros, të pasur me plaçka të Trojës, që kanë zbarkuar sërish në Epir...", (Pouqueville, "Voyage...", vep.e përm., vëll.I, f.530).
Kostumi kombëtar çam ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të studiuesve të huaj, por edhe të historianëve grekë. Njëri prej tyre, Spiro Mela, në njërin nga librat e tij shkruan: "Çamët me rrobat e tyre elegante e luksoze, këmisha të bardha të gjata, të qëndisura anash me ar dhe fermeletë, xhamadanët të shkurtër bojë vishnje me shirita të qëndisura me ar e të përpunuar me shije të hollë, me pistoleta të lara me argjend dhe thika të ngjeshura në brez e me guna të gjata...", ( Sp.Mela, "To lintari...", vep.e përm., f.274).
Historiani çam Jani Sharra, kur flet për kostumin karakteristik çam, ndalet edhe në disa detaje më të hollësishme:
"Veshja tradicionale çame, thotë autori, ishte kostumi kombëtar: fustanellat e bardha, kalcat e bukura dyngjyrëshe lidhur me fjongo me xhufkat e mëdha me ngjyrë të zezë, me këmisha të bardha e me mëngë të gjëra, me jelek të zi ose blu... të qëndisur me gajtan, me brezin në mes, ku vendosnin edhe koburen. Në kokë mbanin feste me xhufkë...", (J.Sarras, vep.e përm.).
Përfaqësuesit e krahinës së Çamërisë e kishin për krenari të përfaqësonin atë krahinë në forumet më të larta të kohës. Kështu p.sh., dy nga figurat më të njohura të Çamërisë, Vejsel Bej Dino dhe Abedin Pashë Dino kishin shkuar në Kostandinopojë me kostumet e tyre kombëtare të qëndisur me ar .
Veshja shqiptare në Çamëri, ashtu si në mbarë viset shqiptare, nuk ishte gjithnjë një veshje uniformë. Kostumet kombëtare, që kërkonin copa të shtrenjta dhe punim të hollë artistik, për shkak të gjendjes ekonomike, ishin në gjendje t'i përballonin vetëm klasat e pasura, bejlerët dhe agallarët e Paramithisë, të Margëlliçit, të Filatit, të Luaratit, të Konispolit, Delvinës, Prevezës, Pargës etj. Shtresat e ulëta nuk mund të përballonin një veshje të kushtueshme.
Heinrri Mercey në fillim të shekullit XX (1907) vuri re në Çamëri se, në disa zona, larmia shumëngjyrëshe e veshjeve kombëtare shqiptare dalëngadalë po tjetërsohej për shkak të civilizimit. Tek banorët e Pargës, thotë ai, veshja e tyre ndryshonte nga fqinjët e tyre shqiptarë: "Veshjen pjesërisht shqiptare e ruanin gratë çame vetëm në fshatin Rrapëz dhe Aija, ndërsa fustanella shqiptare vazhdonte të ruhej vetëm tek parganjotët e pasur. Ata që e ruanin veshjen tradicionale, theksonte autori, ishin me prejardhje nga Suli, Paramithia ose Arpica, ndërsa burrat shqiptarë të shtresave të ulëta i kishin qëndruar besnikë veshjes së thjeshtë shqiptare, (Heinrry Mercy, Sohn Verlang, Pragë 1907, f.18-22).

1912. Nisin burgosjet e largimi i dhunshëm
Sipas dokumenteve zyrtare të kohës, fillimi i shekullit të XX-të shënon një përshkallëzim tjetër të persekutimit grek ndaj popullsisë çame në trojet e veta. Objekti final, siç do të realizohej disa dekada më pas, ishte shpërngulja e plotë e kësaj popullsie nga trojet e tyre. Por deri këtu (shpërngulja e dhunshme) janë përdorur metoda nga më çnjerëzoret, si taksa e papërballueshme, djegia e pronave, rrëmbimi i tyre, deri dhe dënime ekstreme pa shkak me burgime e largime të dhunshme. Dokumentet e kohës sjellin mijëra dëshmi të tilla. Ja njëra prej tyre:
"Shumë kohë kam që dua t'u lajmëroj për këto padrejtësi, të cilat janë të ditura si gjithë jetën, edhe sot, ca më shumë për popullin shqiptar në trojet e tij në Çamëri.
Kam një vit që rashë në dorë të tiranëve dhe më gjykuan në Gjykatoren e Reshadijes. Gjykatësit e Reshadijes nuk njohin gjë tjetër përveçse të rrjepin e të rrëmbejnë dhe kush ka të holla, nuk rri as njëzet e katër orë në burg, makar të ketë vrarë shtatë jo një. Po më shumë vuajnë ata që janë shqiptarë. Mjer ay atdhetar që u bie në dorë. Kështu mua më kërkuan 100 napolona pa të më shpëtonin nga burgu, po ku t'i gjeja unë i mjeri! Dhe një baçe që pata me 3.000 (tremijë) rrënjë ullinj i vunë zjarrnë e ma dogjnë nga an' e xhemjetit të ndyrë, dhe tani më dënuan për 15 vjet burg. 15 vjet të mos shoh shtëpinë dhe fëmijën time, as mos durojë i madhi Zot! E ç'e duam këtë rrojtje të zezë!".
(A.SH, Q.H.Filati, 07.11.1912, Publikuar në "Liri e Shqipërisë", Sofje, Nr.33, datë 27 gusht 1912).
Përballë këtij persekucioni ndaj një popullsie autoktone, banorëve të Çamërisë u duhej që përveç qëndresës, të organizoheshin, të forconin miqësitë me njëri-tjetrin, të ruanin zakonet, gjuhën, traditat…

Kujtim Boriçi

· NDARJA ADMINISTRATIVE DHE REGJISTRIMI I POPULLSISË NË QARKUN E PRIZRENIT NË VITIN 1919


Hyrje


Pas pushtimit të Kosovës dhe të viseve tjera etnike shqiptare nga Serbia /tetor-nëntor1912/, komanda supreme serbe, sipas vendimit të qeverisë së saj: nr. 18714 të datës 5 nëntor 1912, me shpejtësi ndërtoi një administratë ushtarake, duke e ndarë vendin në 10 qarqe, në dhjetra rrethe dhe në qindra komuna të vogla. Që në fillim të vitit 1913 qeveria e Pashiqit Kosovën e kishte copëzuar në këto, qarqe rrethe e komuna:

1. Qarku i Tetovës – kishte 4 rrethe dhe 59 komuna me 300 fshatra;

2. Qarku i Shkupit – kishte 3 rrethe dhe 61 komuna me 249 fshatra;

3. Qarku i Kumanovës – kishte 5 rrethe dhe 60 komuna me 409 fshatra;

4. Qarku i Kavadarit – kishte 3 rrethe dhe 52 komuna me 227 fshatra;

5. Qarku i Dibrës – kishte 3 rrethe (këtu është llogaritur edhe rrethi i Peshkopisë) dhe 35 komuna me 202 fshatra;

6. Qarku i Manastirit – kishte 6 rrethe dhe 116 komuna me 584 fshatra;

7. Qarku i Plevles – kishte 3 rrethe dhe 27 komuna me 122 fshatra;

8. Qarku i Novi Pazarit (Pazarit të Ri) – kishte 3 rrethe dhe 54 komuna me 571 fshatra;

9. Qarku i Prishtinës – kishte 5 rrethe (Prishtina, Gjilani, Vuçiterrna, Llapi dhe Ferizaji) dhe 72 komuna me 628 fshatra;

10. Qarku i Prizrenit – kishte 8 rrethe dhe këto rrethe ishin:


I. Rrethi i Prizrenit, i ndarë në 20 komuna me 67 fshatra;

II. Rrethi i Gjakovës, i ndarë në 16 komuna me 59 fshatra;

III. Rrethi i Gorës (Vranisht), i ndarë në 19 komuna me 54 fshatra;

IV. Rrethi i Drinit /Krasniqes (Vaspas) , i ndarë në 13 komuna me 57 fshatra;

V. Rrethi Metohisë (Istok), i ndarë në 11 komuna me 73 fshatra;

VI. Rrethi i Podrimes (Rahovec), i ndarë në 13 komuna me 83 fshatra;

VII. Rrethi i Lumës (Bicaj), i ndarë në 15 komuna me 32 fshatra dhe

VIII. Rrethi i Podgorës (Suharekë), i ndarë në 10 komuna me 38 fshatra.

Sipas një vendimi të Komandës së armatës III serbe, më 12 nëntor 1912 edhe vet qyteti i Prizrenit u nda në disa qendra - lagje, si:

1. Kuarti i mahallës së Terzinjve me lagjet: Myderrizi, Hoqa, Haxhi Kasemi, Sozi, Begzade dhe Ilaz Kuka:

2. Kuarti Arad me lagjet: Ajdi Begu, Varoshi, Sinan Pasha dhe Mahmut Pasha;

3. Kuarti Sveti Petki me lagjet: Buda Hoqa, Ahmet Begu, Çoraga (Liman Çogaxhi), Mahmuti, Haxhi Ramadani, Atiku (Xhuma Xhami) dhe Xhediti;

4. Kuarti Levishke me lagjet: Saraqhane, Katibi, Sinani, Dragodani, Kurilla, Mehmed Pasha, dhe Muhaxhiri. 1

Kryeshef i qarkut të Prizrenit fillimisht u caktua Sreten V. Kojiqi, të cilin më vonë do ta zavendësojnë Gjorgje Matiqi dhe Kataniqi, që të tre antishqiptarë të dëshmuar.


Shkruan: Sheradin BERISHA

I

Dihet mirëfilli se gjatë luftës së parë Botërore (1915-1918) , Kosova dhe viset tjera shqiptare u pushtuan nga forcat e bllokut Qëndror: Bullgaria dhe Austro-Hungaria, ndërsa ushtria serbe (pas kapitullimit në nëntor 1915), nga brigjet shqiptare, u largua me ndihmën e Francës dhe të Rusisë në Greqi. Ndonëse forcat e bllokut të Antantës: Francës, Anglisë, Italisë. . . ku bënin pjesë edhe divizionet e ushtrisë serbe, ishin përqëndruar në Selanik, më 15 shtator 1918 këto forca hapën Frontin e ashtuquajtur të Selanikut, kundër ushtrisë bullgare dhe asaj austro-hungareze. Aleanca ushtarake e Antantës gjatë marshimit në drejtim të veriut, mposhti ushtrinë bullgare duke e detyruar që të kapitulloi më 29 shtator 1918. Në këto operacione pushtuese, njësitë ushtarake franceze ishin të parat që në fillim të tetorit 1918 u futën në Kosovë dhe përgaditën terenin për rikthimin e ushtrisë serbe në tokat shqiptare. Qeveria serbe kishte për qëllim që krahas depërtimit të ushtrisë franceze, të organizonte edhe pushtetin e përkohshëm serb nëpër qendrat më të mëdha të Kosovës. . . 2 Dhe këtë e bëri me lehtësi falë ndihmës së ushtrisë franceze. Ndërkohë, sipas marrëveshjes me aleatët e vet, ushtria serbe dislokoi trupat e saj në tërë teritorin e ripushtuar. Më 1. XI. 1918 komanda e Armatës së III serbe me seli në Shkup, me një vendim të veçantë territoret shqiptare u ndau në tri zona ushtarake:

1. në zonën e Manastirit,
2. të Vardarit dhe
3. në atë të Kosovës.

Ndërkaq zona e Kosovës, me qendër në Prishtinë, ndahet në tri qarqe- (zona) ushtarake:

1. Qarku i regjimentit të Prizrenit, me shtab në këtë qytet dhe përfshinte këto rrethe: rrethin e Gorës, Sharrit, Gjakovës, Podrimës, Podgorës, Lumës dhe të Hasit.

2. Qarku i Regjimentit të Prishtinës, me shtab në Prishtinë dhe përfshinte rrethet administrative: të Llapit me një pjesë të Graçanicës, rrethit të Gjilanit dhe atë të Nerodimes me qendër në Ferizaj.

3. Qarku i Regjimentit të Novi Pazarit (Pazarit të Ri), përfshinte rrethet administrative: të Sjenicës, Dezhevës, Nivi Pazarit (Pazarit të Ri), Shtavicës, Tutinit, Mitrovicës, Vuçiterrnës, Drencës-Llaushë, Istokut, Rozhajës dhe të Pejës. 3 Kjo ndarje mbetet në fuqi deri në vitin 1920, kur Mbretëria SKS do të ndahet në krahina.

Pas dislokimit të plotë të trupave ushtarke serbe në trevat e ripushtuara shqiptare, komanda supreme serbe me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, fillon konstituimin e pushtetit ushtarako-policor në çdo vendbanim. Fillimisht trevat shqiptare ndahen në qarqe, rrethe dhe komuna të vogla, përafërsisht sipas ndarjes që ishte bërë në vitin 1913. Dhe Kosova ndahet në tri qarqe, si në:

1. Qarkun e Kosovës me katër rrethe;
2. Qarkun e Zveçanit me tri rrethe dhe në
3. Qarkun e Prizrenit me gjashtë rrethe.

Pushtuesit serb, ndërtimin e pushtetit në qarqe dhe njësi më të vogla administrative e arsyetonin, me: konfiguracionin e vështirë malor të terenit, me gjerësinë e teritorit, me mungesën e lidhjeve të komunikacionit, me mosnënshtrimin e popullsisë shqiptare etj. Për të vënë nën kontrollë të plotë gjithë hapsirën shqiptare, Qeveria serbe në krye të qarqeve emroi oficerë më aktivë dhe më energjik, në luftimin e rezistencës shqiptare.

II

Për të argumentuar ndarjen administrative dhe vënjen e pushtetit ushtarak serb në Kosovë, shembulli më ilustrativ është qarku i Prizrenit. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ndonëse forcat franceze të dislokuara në Prizren u larguan për në jug të Shqipërisë (Gjirokastër, Korçë etj), komanda e përgjithshme e ushtrisë serbe më 1 nëntor 1918, urdhëroi Batalionin e II të Regjimentit të parë të saj, që të dislokohet në Prizren.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë meqë kishte caktuar Gjorgje Matiqin për ndërtimin e pushtetit policor në Kosovë, ky antishqiptar i njohur që nga viti 1913, për kryeshef në Qarkun e Prizrenit emroi Petar Kostiqin ish-drejtor i gjimnazit, i cili më vonë do të zavendësohet nga D. O Dorontiqi. Ndërkaq gjithë kryetarët dhe shefat e policisë së rretheve emroi serb, si:

1. Për rrethin e Sharrit, kryetar emruan Cvetko Bllagojeviqin (tregtar nga Prizreni), shef të policisë Toma Jovanoviqin;

2. Për rrethin e Podrimes, kryetar Predrag Gjurgjeviqin (mësues) , shef të policisë Risto Kuzmanoviqin;

3. Për rrethin e Podgorës, kryetar Ranko Trifunoviqin, shef të policisë Milorad Protiqin;

4. Për rrethin e Gorës, kryetar Spaso Lekiqin (ish-gjykatës) , shef të policisë Branisllav Popoviqin;

5. Ndërkaq për vendosjen e pushtetit në rrethin e Lumës dhe të Hasit ishin angazhuar Shani Llausha dhe Sadik Efendiu (ish-naçallnikë të këtyre rretheve gjatë viteve 1914-1915) por megjithatë shef në rrethin e Lumës ndërkohë do të emrohet Stojan Dajiqi, kurse për shefa të policisë në rrethin e Lumës u emrua Milorad Petroviqi, ndërsa për rrethin e Hasit: Mihajllo Koviq (ish - oficer në Divizionin e Vardarit) . 4

Sipas vendimit të MPB-s serbe të datës 10 nëntor 1918, më 13 nëntor, shefi i Qarkut të Prizrenit P. Kostiq do ta konstituoi edhe administratën e pushtetit civil në Prizren. Dhe, për kryetar emron Rista Skakaleviqin, ndërsa për anëtarë:

1. Cvetko Bllagojeviqin-tregtar;
2. Ratko Zhoriqin - tregtar;
3. Risto Gjunkoviqin (kryeplak) ;
4. Jovan Gjorgjeviqin;
5. Shaqir Çavdërbashën;
6. Ramiz Korën - rentier;
7. Petar Kostiqin-sekretar i mitropolisë në pension;
8. Musa Shehzaden-rentier;
9. Vasilje Desiqin - kryetar i gjyqit të shkallës së parë në Prizren;
10. Trifun Dimitrijeviqin-profesor në pension; dhe
11. disa tregtarë e zejtarë. 5

Në Qarkun e Prizrenit, m enjëherë pas ndarjes administrativo - territoriale dhe vendosjes së pushtetit qëndror, autoritetet serbe bëjnë regjistrimin e popullsisë. Sipas një dokumenti, që deri më sot ka qenë pakë i njohur në histori, regjistrimi i popullsisë në Qarkun e Prizrenit, për herë të parë është bërë në fillim të vitit 1919. Në këtë dokument, që mbanë numrin K. P. br. 742 dhe datën, 2 shkurt 1919, të nënshkruar nga naçallniku i Qarkut të Prizrenit M. O Dorontiqi, evidentohet regjistrimi i popullsisë sipas rretheve, komunave dhe fshatrave, me të dhënat: numrin e banorëve, të shtëpive, të familjeve dhe përkatësinë e tyre fetare. Origjinali i këtij dokumenti ruhet në arkivin e fondit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Beograd-nr. 65, fasc. 28. dok. 189.

Edhe ky dokument, dëshmon se Qarku i Prizrenit ishte i ndarë në gjashtë rrethe, si në:

1. Rrethin e Sharrit - me seli në Prizren;
2. Rrethin e Podgorës - me seli në Suharekë;
3. Rrethin e Podrimës - me seli në Rahovec;
4. Rrethin e Gorës - me seli në Vranishtë;
5. Rrethin e Lumes - me seli në Bicaj dhe
6. Rrethin e Hasit - me seli në Krumë.

III

Struktura e përgjithshme, e regjistrimit të popullsisë në Qarkun e Prizrenit, sipas këtij dokumenti dukej kështu:

A) R r e th i i Sh a rr i t - ka pasur gjithsej 16 komuna si: komunën e Sredskës, Gornje Sellos, Verbiçanës, Lubinjës, Lokvicës, Lybeçevës, Hoqës së Qytetit, Zhurit, Vermicës, Vlashnjës, Manastricës, Serbicës së Epërme, Korishës, Lubizhdës, Sevcit dhe Novakës.

1. Komuna e Sredskës, përfshinte fshatin Sredskë me 144 familje ortodokse (Serbe) (1031 banorë) dhe fshatin Pllanjan 6 me 45 familje ortodokse (275 banorë) dhe 57 familje myslimane (345 banorë) .
2. Komuna e Gornjesellos, përfshinte fshatrat: Gornjeselle dhe Mushnikovë. Gornjesella kishte 97 familje ortodokse (478 banorë) dhe 19 myslimane (78 banorë) . Fshati Mushnikovë kishte 73 familje ortodokse (420 banorë) dhe 37 myslimane (203 banorë) . 7
3. Komuna e Verbiçanës, përfshinte fshatrat: Verbiçanë, Novoselle dhe Gernçar. Fshati Verbiçan kishte 32 familje ortodokse (100%) me 176 banorë; Novosella 39 familje myslimane me 226 banorë. Të dhënat e fshatit Gernçar mungojnë! 8
4. Komuna e Lubinjës, përfshinte fshatrat: Lubinja e Poshtme,9 Lubinja e Epërme dhe Drajçiqi. Lubinja e Poshtme kishte 89 familje me 562 banorë, të gjithë myslimanë; Lubinja e Epërme 83 familje me 470 banorë, poashtu të gjithë myslimanë dhe Drajçiqi 44 familje ortodokse me 334 banorë dhe 7 familje myslimane me 40 banorë.
5. Komuna e Lokvicës, përfshinte: Llokvicën, Zhivinjanin, Jabllanicën dhe Reçanin. Llokvica kishte 49 familje ortodokse me 290 banorë dhe 31 familje myslimane me 145 banorë; Zhivinjani kishte 11 familje myslimane me 70 banorë; Jabllanica 97 familje myslimane me 712 banorë; Reçani 50 familje myslimane me 381 banorë. 10
6. Komuna e Lybeçevës, 11 përfshinte fshatrat: Lybeçevë, Leskovec, Lez dhe Kushnin, me populllatë etnikisht shqiptare. Lybeçeva kishte 113 familje me 637banorë; Leskoveci 68familje me 419 banorë; Lezi 17 familje me 124 banorë dhe Kushnini gjithashtu kishte 17 familje me 112 banorë.
7. Komuna e Hoqës së Qytetit, 12 përfshinte-fshatrat: Hoqë-e-Qytetit, Billushë, Jeshkovë dhe Poslisht, të banuar me 100% shqiptarë. Hoqa e Qytetit kishte 86 familje (shtepi) me 565 banorë; Billusha kishte 104 familje (shtepi) me 574 banorë; Jeshkova 22 familje me 143 banorë dhe Poslishti kishte 11 familje me 85 banorë.
8. Komuna e Zhurit , 13 – përfshinte vetëm fshatin Zhur, i cili sipas këtij regjistrimi kishte 251 familje (shtëpi) shqiptare me 1304 banorë.
9. Komuna e Vërmicës, 14 përfshinte fshatrat: Vërmicë, Shkozë dhe Dobrusht, poashtu të banuar 100% me shqiptar. Vërmica kishte 68 shtepi me350 banorë; Shkoza 25 shtëpi me 146 banore dhe Dobrushti kishte 25 shtëpi me 69 banorë. 15
10. Komuna e - Vlashnjes, 16 përfshinte fshatrat: Vlashnje, Nashec, Atmaxhë dhe Grazhdanik. Vlashnja kishte 37 shtepi shqiptare me 310 banorë; Nasheci kishte 3 shtëpi, 1 shtëpi ortodokse sebe me 12 anëtarë dhe 2 familje shqiptare me 13 anëtarë, Atmaxha kishte 28 familje shqiptare me 155 anëtarë dhe Grazhdaniku kishte 18 shtëpi (familje) katolike shqiptare me180 anëtarë.
11. Komuna e Manastiricës, përfshinte fshatrat: Manastiricë, Struzhe dhe Nerbegosht.
Manastirica kishte 48 familje me 330 banorë myslimanë; Struzhja 60 familje shqiptare me 319 banorë dhe Nerbegoshti kishte 75 familje me 444 banorë myslimanë. 17
12. Komuna e Sërbicës së Epërme, përfshinte: Serbicën e Epërme, Sërbicën e Poshtme, Piranën dhe Trepetincën. Serbica e Epërme kishte 74 familje, prej tyre 7 familje ishin serbe me 42 banorë, 2 familje katolike shqiptare me 18 anëtarë dhe 5 familje myslimane me 58 anëtarë; Sërbica e Poshtme kishte 21 familje, prej tyre 5 familje serbe me 20 anëtarë dhe 16 familje myslimane me 88 anëtarë; Pirana kishte 62 shtëpi, prej tyre 1 familje katolike shqiptare me 5 anëtarë dhe 61 familje të tjera gjithashtu shqiptare (të konfesionit myslimanë) me 138 banorë, ndërsa Trepetinca kishte 7 familje katolike shqiptare me 61 banorë.
13. Komuna e Korishës, përfshinte fshatrat: Korishë, Lutogllavë dhe Kabash. Korisha kishte 58 familje me 497 banorë. Prej tyre 2 familje ishin ortodokse (serbe) me 14 anëtarë, 1 familje katolike shqiptare me 3 anëtarë dhe 55 familje tjera shqiptare me 480 anëtarë; Lutogllava kishte 10 familje me 92 banorë. Prej tyre ishin: 3 familje ortodokse (serbe) me 45 anëtarë, 5 familje katolike shqiptare me 39 anëtarë dhe 2 familje shqiptare me fe myslimane, me 8 anetarëdhe Kabashi kishte 64 familje shqiptare (me fe myslimane) me 508 banorë.
14. Komuna e Lubizhdës, përfshinte fshatrat: Lubizhdë, Dojnicë, dhe Skorrobisht. Lubizhda kishte 48 shtëpi-familje, prej tyre 29 familje ortodokse (serbe) me 262 anëtarë dhe 19 familje shqiptare të fes myslimane me 195 anëtarë. Fshati Dojnicë kishte 19 familje ortodokse (serbe) me 169 banorë, kurse fshati Skorrobisht kishte 93 familje myslimane me 552 anëtarë.
15. Komuna e Sevcit, përfshinte fshatrat: Jazhnicë dhe Sevc. Jazhnica kishte 80 familje ortodokse (s) me 440 banorë, kurse Sevci 130 familje ortodokse (s) me 976 banorë.
16 Komuna e Novakës, përfshinte fshatrat: Novakë, Gilancë, Caparc, Smaq, Velezhë dhe Shpenadi. Novaka kishte 31 familje, ku prej tyre 27 ishin ortodokse (s) me 130 anëtarë dhe 4 katolike shqiptare me 25 anëtarë; Gilanca kishte 22 familje, prej tyre 20 ishin katolike shqiptare me 111 banorë dhe 2 familje ortodokse (s) me 12 anëtarë; Caparci kishte 19 familje shqiptare, 10 familje të fes myslimane me 55 anëtarë dhe 9 katolike me 49 anëtarë.

Smaqi kishte 21 familje, prej tyre 12 familje shqiptare-katolike me 85 anëtarë dhe 9 familjeortodokse (s) me 89 anëtarë; Velezha kishte 17 familje shqiptare me 128 banorë.

Ku prej tyre 13 familje ishin katolike me 91 anëtarë dhe 4 familje të fes myslimane me 37 anëtarë dhe Shpenadia kishte 16 familje shqiptare, 12 katolike me 108 anëtarë dhe 4 të fes myslimane me 37 anëtarë.

Rrethi i Sharrit me 16 komunat e tij (sipas këtij regjistrimi) ka pasur gjithsejt 2894 shtëpi me 17. 874 banorë. 18

Një rëndësi të veçantë për Qarkun e Prizrenit kishte vet qyteti i Prizrenit, i cili ishte komunë në vete. Prizreni deri në shkurt 1919 kishte gjithsej 1. 810 familje (shtëpi) me 16. 100 banorë. Prej tyre 1. 500 (59, 28%) familje shqiptare (myslimanë) me 11. 475 (71, 27%) banorë; 150 (5, 92%) familje katolike shqiptare me 600 (3, 72%) banorë; 80 (31, 62%) familje ortodokse (serbe e gogë) me 3. 725 (23, 13%) banorë dhe 80 (3, 16%) familje rome me 300 (1, 86%) banorë. Numri i banorëve të Prizrenit në periudhën 1910-1920 ka ndryshuar në mënyrë drastike. Zvoglimi i popullsisë është bërë për shkak shpërnguljes me dhunë nga pushtuesit serbë. Derisa në vitin 1910 Prizreni kishte 30. 283 banorë, 3 vjet më vonë (1913) ky numër do të zvogëlohet në 18. 174, ndërsa në vitin 1919 do t´i ketë 16. 100 banorë, ndërkaq sipas regjistrimit të popullsisë ne vitin 1921 Prizreni ka pasur vetëm 16. 414 banorë. 19

IV

B) . Rr e th i i P o d g o r ë s me qendër në Suharekë kishte 10 komuna, e ato ishin: Komuna e Dvoranit, Duhleës, Leshanit, Movlanit, Mushtishtit, Semetishtit, Sallagrazh - dës, Sopisë, Studençanit dhe e Suharekës. Ky rreth kishte 38 fshatra.

1. Komuna e Dvoranit, përfshinte fshatrat: Vraniq, Dvoran, Maçitevë dhe Popvlan. Vraniqi kishte 59 shtëpi shqiptare me 522 banorë; Dvorani kishte 24 shtëpi ortodokse (S) me 262 banorë; Maçiteva 45 shtëpi shqiptare me 237 banorë dhe Popvlani kishte 13 shtëpi ortodokse me 166 banorë.
2. Komuna e Duhlës, përfshinte: Bllacën, Grejçevcin, Dragaqinën, Duhlën dhe Çadrakun.

Bllaca kishte 107 shtëpi-familje shqiptare me 619 banorë; Grejçevci 46 shtëpi shqiptare me 336 banorë; Dragaqina 8 shtëpi shqiptare me 59 banorë; Duhla kishte 41 shtëpi, prej tyre 36 shqiptare me 273 (89, 81%) banorë dhe 6 shtëpi ortodokse (s) me 31 (10, 19%) banorë dhe Çadraku kishte 20 shtëpi shqiptare me 179 banorë.
3. Komuna e Leshanit, përfshinte: Leshanin, Nepërbishtin dhe Tërnen. Leshani kishte 64 shtëpi me 417 banorë. Prej tyre 50 shtëpi ishin shqiptare me 287 (68, 82%) banorë dhe 14 të tjera serbe me 130 (31, 17%) banorë; Nëperbishti kishte 20 shtëpi shqiptare me 195 banorë, ndërsa Tërna 19 shtëpi shqiptare 184 banorë.
4. Komuna e Movlanit, përfshinte fshatrat: Budakovë me lagjen Buzhalë, Vërshevcin,

Krushicën, Movlanin, Papazin dhe Staraviqinën. Budakova me Buzhalë kishte 89 shtëpi shqiptare me 633 banorë; Vërshevci 9 shtëpi shqiptare me 71 banorë; Krushica 30 shtëpi shqiptare me 174 banorë; Movlani 28 shtëpi me 207 banorë. Prej tyre 16 shtëpi serbe me 108 (52, 17%) banorë dhe 12 shtëpi shqiptare me 99 (47, 82%) banorë; Papazi kishte 11 shtëpi shqiptare me 67 banorë dhe Staraviqina kishte 9 shtëpi shqiptare me 52 banorë.
5. Komuna e Mushtishtit, përfshinte Dellovcin dhe Mushtishtin. Dellovci kishte 46 shtëpi-familje me 386 banorë. Prej tyre 28 shtëpi ishin ortodokse (s) me 208 (54, 88%) banorë dhe 18 shtëpi shqiptare me 178 (46, 11%) banorë. Ndërkaq Mushtishti kishte 192 shtëpi me 1444 banorë, ku prej tyre 101 shtëpi ishin ortodokse (s. ) me 710 (49, 16%) banorë dhe 91 shtëpi shqiptare me 734 (50, 83%) banorë.
6. Komuna e Semetishtit, përfshinte fshatrat: Kosterc, Kravoseri, Nishor me lagjen Breshancë, Semetishtin dhe Tumiqinën. Kosterci kishte 19 familje shqiptare me 110 banorë; Kravoseria 45 familje me 276 banorë; Nishori me Breshancë 85 shtëpi me 46 banorë; Semetishti 41 shtëpi me 358 banorë dhe Tumiqina kishte 35 shtëpi me 159 banorë.
7. Komuna e Sallagrazhdës, përfshinte fshatrat Grejkovc, Gjinovc dhe Sellograzhdë. Grejkovci kishte 59 shtëpi shqiptare me 531 banorë; Gjinovci 34 shtëpi me 353 banorë dhe vetë Sallagrazhda kishte 29 shtëpi me 294 banorë dhe prej tyre 11 shtëpi shqiptare të fes myslimane me 106 (36, 05%) banorë, 10 shtëpi katolike shqiptare me 96 (32, 65%) banorë dhe 8 shtëpi ortodokse (s) me 92 (31, 29%) banorë.
8. Komuna e Sopisë, perfshinte fshatrat: Bukosh, Savrovë me lagjen Dubravë dhe Sopinë. Bukoshi kishte 24 shtëpi shqiptare me 242 banorë; Savrova me Dubravën 28 shtëpi shqiptare me 226 banorë dhe Sopia kishte 65 shtëpi me 478 banorë, prej tyre 56 ishin shqiptare me 399 (86, 47%) banorë dhe 9 shtëpi ortodokse (s. ) me 79 (16, 52%) banorë.
9. Komuna e Studençanit, përfshinte fshatrat: Dobërdelan, Rashtan dhe Studençan. Dobërdelani kishte 32 shtëpi shqiptare me 311 banorë; Reshtani 23 shtëpi shqiptare me 110 banorë dhe Studençani 114 shtëpi shqiptare me 800 banorë.
10. Komuna e Suharekës, përfshinte fshatrat: Peçan, Reçan, Sllapuzhan, dhe Suharekën.

Peçani kishte 90 shtëpi shqiptare me 648 banorë; Reçani 29 shtëpi me 244 banorë, ku prej tyre 23 ishin shqiptare me 198 (81, 14%) banorë dhe 6 ortodokse (s. ) me 46 (18, 85%) banorë. Sllapuzhani kishte 29 shtëpi shqiptare me 203 banorë dhe Suhareka kishte 109 familje me 804 banorë. Prej tyre 94 familje shqiptare (m. ) me 722 (89, 80%) banorë, 1 familje shqiptare katolike me 3 (0, 37%) banorë dhe 14 familje ortodokse (s. ) me 79 (9, 82%) banorë. Komuna e Suharekës (sipas këtij regjistrimi) ka pasur 257 shtëpi me 1899 banorë, ndërsa përgjithësisht.

Rrethi i Podgorës kishte 1. 771 shtëpi me 14. 014 banorë. 21

V

C) - Rr e th i i P o d r i m ë s - me qendër në Rahovec kishte 16 komuna si: Komunën e Rahovecit, të Hoqës së Madhe, Bellacerkës, Bratotinit, Ponorit, Grebnikut, Drenikut, Gjurgjevikut, Kijeves, Cernillugut, Zojçit, Banjës, Dragobilit, Krushës-së-Vogël, Zoçish- tit dhe Ostrozupit. Ky rrethpërfshinte 92 fshatra.

1. Komuna e Rahovecit, përfshinte këto fshatra: Rahovecin, Potoçanin e Poshtëm, Potoçanin e Epërm dhe Barnjaçën. Rahoveci kishte 611 shtëpi me 3. 478 banorë dhe prej tyre 461 shtëpi shqiptare me 2765 (79, 49%) banorë, ndërsa 150 ortodokse (s. ) me 713 (20, 50%) banorë. Potoçani i Poshtëm kishte 15 shtëpi shqiptare me 169 banorë; Potoçani i Epërm 10 shtëpi me 84 banorë ; Barnjaça 2 shtëpi shqiptare me 14 banorë dhe 3 ortodokse (s. ) me 11 banorë.
2. Komuna e Hoqës së Madhe, përfshinte fshatrat: Hoça e Madhe, Brestovc, Hoça e Vogël dhe Nagavc. Hoqa e Madhe kishte 145 shtëpi me 626 banorë. Prej tyre 127 shtëpi ortodokse (s. ) me 544 (86, 90%) banorë dhe 18 shtëpi shqiptare me 82 (13, 09%) banorë.
Brestovci kishte 37 shtëpi shqiptare me 314 banorë, Hoça e Vogël 54 shtëpi shqiptare me 297 banorë, dhe Nagavci 25 shtëpi shqiptare me 189 banorë.
3. Komuna e Bellacerkës, përfshinte fshatrat: Bellacërkë, Radostë me lagjen Gexhë, Sopiniq dhe Xërxë. Bellacërka kishte 42 shtëpi shqiptare me 326 banorë; Radosta me Gexhën 45 shtëpi shqiptare me 496 banorë; Sopniqi 28 shtëpi me 197 banorë dhe Xërxa kishte 51 shtëpi shqiptare me 261 banorë.
4. Komuna e Bratotinit, përfshinte fshatrat: Bratotin, Ratkovc, Donjane, Dobidole, Sarosh, Çifllak, Kramovik, Petkoviq, Polluzhë, Koznik, Patokoviq, Pustosello, Asanovc, Drenovc, Vranjan dhe Noshpole. Bratotini ka pasur 10 shtëpi me 97 banorë, prej tyre ishin 9 shtëpi shqiptare (m. ) me 80 (82, 47%) banorë dhe 1 ortodokse (s. ) me 17 (17, 52%) banorë; Ratkovci kishte 60 shtëpi shqiptare (m. ) me 300 banorë; Dobidoli 15 shtëpi shqiptare me 100 banorë, duke qenë 10 shtëpi shqiptare (m. ) me 80 banorë dhe 5 të tjera katolike me 20 banorë; Saroshi-8 shtëpi shqiptare me 40 banorë, 6 familje shqiptare (m. ) me 30 anëtarë dhe 2 të tjera shqiptare (k. ) me 10 anëtarë; çifllaku ka pasur 20 shtëpi shqiptare me 176 banorë, 17 shtëpi shqiptare (m. ) me 126 anëtarë dhe 3 shtëpi shqiptare (k. ) me 50 anëtarë; Kramoviki kishte 12 shtëpi shqiptare me 111 banorë, 11 familje shqiptare (m. ) me 100 anëtarë dhe 1 familje shqiptare (k. ) me 11 anetare; Petkoviqi kishte 15 shtepi shqiptare (m. ) me 120 banorë; Donjani dhe Polluzha kishin së bashku 53 shtëpi me 670 banorë; Kozniku 10 shtëpi shqiptare (m. ) me 80 banorë; Patkoviqi 4 shtëpi shqiptare (m. ) me 25 banorë; Pustosello 20 shtëpi shqiptare (m. ) me 130 banorë; Asanovci 18 shtëpi shqiptare (m. ) me 110 banorë; Drenovci 55 shtëpi shqiptare (m. ) me 400 banorë; Vranjani 12 shtëpi shqiptare (m. ) me 140 banorë dhe Noshpole kishte 4 shtëpi shqiptare (m. ) me 30 banorë.
5. Komuna e Ponorit, përfshinte fshatrat: Ponor, Llabuçevë, Buble dhe Zatriq. Ponori ka pasur 35 shtëpi shqiptare (m. ) me 152 banorë; Llabuçeva dhe Buble se bashku kishin 29 shtëpi dhe 606 banorë, kurse Zatriqi kishte 45 shtëpi shqiptare (m. ) me 316 banorë.
6. Komuna e Grobnikut, përfshinte fshatrat: Grobnik, Dollc, Vollnjakë dh Çupevë. Grobniku kishte 28 shtëpi me 325 banorë, prej tyre 21 shtëpi shqiptare (m. ) me 251 (77, 23%) banorë dhe 7 shtëpi ortodokse (s. ) me 74 (22, 76%) banorë; Dollci 32 shtëpi me 224 banorë, prej tyre 21 shtëpi ortodokse (s. ) me 132 (59, 19%) banorë, 6 shtëpi shqiptare (m. ) me 37 (16, 59%) banorë dhe 5 shtëpi shqiptare (k. ) me 54 (24, 21%) banorë; Vollnjaka kishte 13 shtëpi shqiptare (m. ) me 181 banorë dhe çupeva 10 shtëpi shqiptare me 93 banorë.
7. Komuna e Drenikut, përfshinte fshatrat: Drenik, Sverrkë dhe Përçevë. Dreniku kishte 45 shtëpi me 400 banorë dhe prej tyre 36 shtëpi ortodokse (s. ) me 314 (78, 50%) banorë, 7 shtëpi shqiptare (k. ) me 70 (17, 50%) banorë dhe 2 shtëpi shqiptare (m. ) me 16 (4, 00%) banorë, Sverrka kishte 60 shtëpi shqiptare (m. ) me 457 banorë dhe Perçeva kishte 30 shtëpi shqiptare (m. ) me 268 banorë.
8. Komuna e Gjurgjevikut, përfshinte fshatrat: Gjurgjevik, Ujëmirë dhe Pogragjë. Gjurgjeviku kishte 33 shtëpi me 428 banorë, prej tyre 29 familje shqiptare (m. ) me 355 anëtarë dhe 4 familje shqiptare (k. ) me 73 anëtarë; Ujëmiri kishte 4 shtëpi shqiptare me 78 anëtarë dhe Pogragja kishte 5 shtëpi me 26 banorë, ku prej tyre ishin 3 familje shqiptare (m. ) me 14 (53, 84%) anëtarë dhe 2 familje ortodokse (s. ) me 12 (46, 15%) anëtarë.
9. Komuna e Kijevës, përfshinte fshatrat: Kijevë, Bobovc, Llozicë, Maçan, Igllarevë, Dobridol, Zabërgjë, Çabiq, Cerovik, Plloçicë dhe Gollubovc. Kijeva kishte 52 shtëpi me 460 banorë, prej tyre 30 shtëpi shqiptare (m. ) me 243 (52, 82%) banorë dhe 22 shtëpi ortodokse (s. ) me 217 (47, 17%) banorë; Bobovci 31 shtëpi me 317 banorë, 29 shtëpi shqiptare (m. ) me306 (96, 52%) banorë dhe 2 shtëpi ortodokse (s. ) me 11 (3, 47%) banorë; Llozica 35 shtëpi shqiptare (m. ) me 303 banorë; Maçani 41 shtëpi me 239 banorë, prej tyre 34 shtëpi shqiptare (m. ) me 201 (84, 10%) banorë dhe 7 shtëpi ortodokse (s. ) me 38 (15, 98%) banorë; Igllareva 49 shtëpi shqiptare (m. ) me 406 banorë; Dobridoli 20 shtëpi me 180 banorë, prej tyre 13 shtëpi shqiptare (k. ) me113 banorë dhe 7 shtëpi shqiptare (m. ) me 67 banorë; Zabërgja 26 shtëpi shqiptare (m. ) me 180 banorë; çabiqi 22 shtëpi me 219 banorë, prej tyre 17 shtëpi shqiptare (m. ) me 155 (70, 77%) banorë, 3 shtëpi shqiptare (k. ) me 35 (15, 98%) banorë dhe 2 shtëpi ortodokse (s. ) me 29 (13, 24%) banorë; Ceroviku 36 shtëpi me 327 banorë, prej tyre 32 shtepi shqiptare (m. ) me 277 banorë dhe 4 shqiptare (k. ) me 50 banorë; Plloçica 19 Shtëpi dhe 169 banorë, prej tyre 18 shtëpi shqiptare (m. ) me 166 banorë dhe 1 shtëpi shqiptare (k. ) me 3 banorë dhe Gollubovci kishte 13 shtëpi shqiptare (m. ) me 106 banorë.
10. Komuna e Carallukës, përfshinte fshatrat: Carallukë, Damanek, Negrovc, Llapushnik, Drenovc, Arllat, Ballnicë, Skorashnik, Tërpezë dhe Vërmicë. Caralluka kishte 45 familje shqiptare (m. ) me 320 anëtarë; Damaneku 24 shtëpi me 199 banorë, prej tyre 23 shtëpi shqiptare (m. ) me 195 (97, 98%) banorë dhe 1 shtëpi ortodokse (s. ) me 4 (2, 1%) anëtarë; Negrovci 27 shtëpi shqiptare (m. ) me 300 banorë; Llapushniku 70 shtëpi shqiptare (m. ) me 480 banorë; Drenovci 78 shtepi shqiptare (m. ) me 600 banore: Arllati 70 shtepi shqiptare (m. ) me 500 banore; Ballnica 24 shtëpi shqiptare (m.) me 190 banorë; Skorashniku 20 shtëpi shqiptare (m. ) me 120 banorë; Tërpeza me 30 shtëpi shqiptare (m. ) me 300 banorë dhe Vërmica kishte 25 shtëpi shqiptare (m. ) me 190 banorë.
11. Komuna e Zojzit, përfshinte fshatrat: Zojz, Medvec dhe Mamushë. Zojzi kishte 26 shtëpi me 150 banorë, prej tyre14 shtëpi shqiptare (m. ) me 77 (51, 33%) banorë dhe 12 shtëpi ortodokse (s. ) me 73 (48, 66%) banorë; Medveci 22 shtëpi shqiptare (m. ) me 128 banorë dhe Mamusha 127 shtëpi myslimane me 805 banorë.
12. komuna e Banjës, përfshinte-fshatrat Banjë, Bellanicë, Guncat, Lladroviq, Senik, Lladrovc, Javor, Luzhnicë me Karaçicën. Banja kishte 80 shtëpi shqiptare (m. ) me 330 banorë; Bellanica 65 shtëpi shqiptare (m. ) me 391 banorë; Guncati 58 shtëpi shqiptare (m. ) 238 banorë; Lladroviqi 31 shtëpi shqiptare (m. ) me 160 banorë; Seniku 25 shtëpi shqiptare (m. ) me 145 banorë; Lladrovci 55 shtëpi shqiptare (m. ) me225 banorë; Javori 47 shtëpi shqiptare (m. ) me 215 banorë dhe Luzhnica me Karaqicën kishte 35 shtëpi shqiptare (m.) me 141 banorë.
13. Komuna e Dragobilit, përfshinte fshatrat: Dragobil, Pagarushë, Goriq, Moran dhe Malishevë. Dragobili kishte 30 shtëpi shqiptare (m. ) me 243 banorë; Pagarusha 70 shtëpi shqiptare (m. ) me 516 banorë; Goriqi 30 shtëpi shqiptare (m. ) me 200 banorë; Morani 41 shtëpi shqiptare (m. ) me 266 banorë dhe Malisheva 33 shtëpi me 257 banorë.
14. Komuna e Krushës së Vogël, përfshinte fshatrat: Krushë e Vogël, Krushë e Madhe, Randobravë dhe Celinë. Krusha e Vogël kishte 23 shtëpi me 165 banorë, prej tyre 11 shtëpi shqiptare (m. ) me 70 (42, 42%) banorë, 10 shtëpi ortodokse (s. ) me 87 (52, 72%) banorë dhe 2 shtëpi shqiptare (k. ) me 8 (4, 84%) banorë; Krusha e Madhe 83 shtëpi me 712 banorë, prej tyre 80 shtëpi shqiptare (m. ) me 700 (98, 31%) banorë dhe 3 shtëpi ortodokse (s. ) me 12 (1, 68%) banorë; Randobrava 34 shtëpi me 307 banorë, prej tyre 33 shtëpi shqiptare (m. ) me 300 (97, 71%) banorë dhe 1 shtëpi ortodokse (s. ) me 7 (2, 28%) banorë dhe Celina kishte 30 shtëpi shqiptare (m. ) me 320 banorë.
15. Komuna e Zoçishtit, përfshinte fshatrat: Zoçisht, Opterushë, Retijë dhe Samadrazhë.

Zoçishti kishte 50 shtëpi 282 banorë, prej tyre 26 shtëpi shqiptare (m. ) me 164 (38, 15%) banorë dhe 24 shtëpi artodokse (s. ) me 118 (41, 84%) banorë; Opterusha kishte 87 shtëpi me 585 banorë, prej tyre 63 shtëpi shqiptare (m. ) me 470 (80, 34%) banorë dhe 24shtëpi ortodokse (s. ) me 118 (41, 84%) banorë; Retija 50 shtëpi me 386 banorë, ku prej tyre ishin 40 shtëpi shqiptare (m. ) me 341 (88, 34%) banorë dhe 10 shtëpi ortodokse (s. ) me45 (11, 65%) banorë dhe Samadrazha ka pasur 120 shtëpi shqiptare (m. ) me 740 banorë.
16. Komuna e Ostrozubit, përfshinte fshatrat: Ostrozub, Millanoviq, Jançishtë, Cernovranë,

Turjakë, Lubizhdë dhe Mirushë me lagjen Joviq. Ostrozubi kishte 40 shtëpi me 308 banorë; Millanoviqi 57 shtëpi me 366 banorë; Jançishta 16 shtëpi me 91 banorë; Cërnovrana 40 shtëpi me 310 banorë; Turjaka 30 shtëpi me 297 banorë; Lubizhda 23 shtëpi me 198 banorë dhe Mirusha me lagjen Joviq ka pasur 32 shtëpi me 238 banorë. Banorët e të gjitha këtyre fshatrave ishin shqiptare.

Përgjithësisht rrethi i Podrimës (sipas këtij regjistrimi) del se ka pasur 3. 485 shtëpi shqiptare (m.) me 25. 272 banorë, 464 shtëpi ortodokse (s. ) me 2. 563 banorë dhe 50 shtëpi shqiptare (k. ) me 498 banorë dhe gjithsej ishin 3. 999 shtëpi me 28. 336 banorë. 23

VI

D) - Rr e th i i G o r ë s, me qendër në Vranishtë përfshinte 16 komuna, si komunëne Brodit, tëVranishtës, të Restelicës, Borjes, Krushës, Shishtavecit, Popolanit, Orgonstës Rapçës, Radeshës, Buçës, Shajnës, Kosavës, Brodosanës, Brrutit dhe të Blaçit.
1. Komuna e Brodit, përfshinte vetëm Brodin (qytezë) . Brodi kishte 347 shtëpi myslimane me 1. 260 banorë. 24
2. Komuna e Vranishtës, përfshinte fshatrat: Vranishtë, Kukolan, Mlikë, Dikancë dhe Baçkë. Vranishta kishte 95 shtëpi myslimane me 416 banorë. Kukolani kishte 45 shtëpi myslimane me 280 banorë; Mlika 49 shtëpi myslimane me 172 banorë; Dikanca 30 shtëpi myslimane me 105 banorë dhe Baçka kishte 22 shtëpi myslimane me 97 banorë. 25
3. Komuna e Restelices, përfshinte vetëm Restelicën, e cila kishte 123 shtëpi myslimane me 525 banorë. 26
4. Komuna e Borjes, përfshinte fshatrat: Borje, Cërnalevë dhe Oreshkë. Borje kishte 110 shtëpi myslimane me 391 banorë; Cërnaleva 35 shtëpi myslimane me 170 banorë dhe Oreshka kishte 10 shtëpi myslimane me 74 banorë. 27
5. Komuna e Krushes, përfshinte: Glloboçicën, Krushevën dhe Zlipotokun. Glloboçica kishte 92 shtëpi myslimane me 267 banorë; Krusheva 15 shtëpi me 87 banorë dhe Zlipotoku kishte 47 shtëpi me 210 banorë. 28
6. Komuna e Shishtavecit, përfshinte: Shishtavecin, Novosellën, Kollovozin dhe Strezhevën. Shishtaveci ka pasur 113 shtëpi myslimine me 320 banorë; Kollovozi 30 shtëpi myslimane me 134 banorë, Novosella kishte 75 shtëpi myslimane me 320 banorë dhe Strezheva kishte 22 shtëpi myslimane me 110 banorë.
7. Komuna e Popolanit, përfshinte fshatrat: Popolan, Brekinje, Xhafer, Nivçë dhe Lolma.. Popolani ka pasur 110 shtëpi myslimane me 430 banorë; Brekinje 50 shtëpi myslimane me 230 banorë; Xhaferi 25 shtëpi myslimane me 95 banorë; Nivça 35 shtëpi myslimane me 140 banorë dhe Lolma 60 shtëpi me 260 banorë myslimane. 29
8. Komuna e Orgostes, përfshinte fshatrat: Orgostë, Orçushë, Kosharishte, Zapad, Pakishtë

Arçikle dhe Bele. Fshati Orgoste ka pasur 36 shtëpi mylimane me 165 banorë; Orçusha 44 shtëpi me 177 banorë myslimane; Kosharishta 13 shtëpi me 65 banorë myslimane; Zapadi 24 shtëpi me 110 banorë myslimane; Pakisha 27 shtëpi me 131 banorë myslimane; Arçikla 13 shtëpi me 58 banorë myslimane dhe Bele ka pasur 50 shtëpi me 270 banorë mysliman. 30
9. Komuna e Rapçës, përfshinte Rapçën dhe Kërstecin. Rapça kishte 110 shtëpi me 473 banorë myslimanë dhe Kërsteci 56 shtëpi me 223 banorë myslimanë.
10. Komuna e Radeshës, përfshinte: Radeshën dhe Leshanin. Radesha kishte 58 shtëpi me 310 banorë myslimanë dhe Leshani kishte 44 shtëpi me 277 banorë myslimanë.
11. Komuna e Buçës, përfshinte Buçen, Brezen dhe Plavën. Buça kishte 39 shtaëpi me 113 banorë shqiptar (m. ) ; Brezna 104 shtëpi shqiptare (m. ) me 458 banorë dhe Plava 49 shtëpi shqiptare (m. ) me241 banorë.
12. Komuna e Shajnës, përfshinte fshatrat: Shajnë, Lubovishtë dhe Kratkovishtë. Shajna kishte 61 shtëpi shqiptare (m. ) me 414 banorë; Lubovishta 40 shtëpi myslimane me 171 banorë dhe Kratkovishta kishte 35 shtëpi myslimane me 161 banorë. 31
13. Komuna e Kosavës, përfshinte fshatrat: Kosovë, Pllajnik, Kapër, Rrenc dhe Xërxë. Kosova kishte 47 shtëpi shqiptare (m. ) me 267 banorë; Pllajniku 33 shtëpi shqiptare (m. ) me165 banorë; Kapra 18 shtëpi shqiptare (m. ) me 121 banorë; Rrenci 20 shtëpi shqiptare (m. ) me 108 banorë dhe Xërxa kishte19 shtëpi shqiptare (m. ) me 109 banorë.
14. Komuna e Brodosanës, përfshinte fshatrat: Brodosanë, Kuklibeg dhe Kuk. Brodosana kishte 133 shtëpi shqiptare (m. ) me 764 banorë; Kuklibegu 24 shtëpi shqiptare (m. ) me 145 banorë dheKuki kishte 60 shtëpi shqiptare (m. ) me347 banorë.
15. Komuna e Brrutit, përfshinte fshatrat: Brrut, Bellobrad, Zym dhe Buzez. Brruti numronte 56 shtëpi shqiptare (m. ) me261 banorë; Bellobradi 35 shtëpi shqiptare (m. ) me 221 banorë; Zymi 22 shtëpi shqiptare (m. ) me118 banorë dhe Buzezi 10 shtëpi shqiptare (m. ) me 67 banorë.
16. Komuna e Blaçit, përfshinte fshatrat: Blaç, Zgatar dhe Zaplluzhë. Blaçi kishte 43 shtëpi (m. ) me187 banorë; Zgatari 55 shtëpi shqiptare (m. ) me 319 banorë dhe Zaplluzha kishte 73 shtëpi shqiptare (m. ) me 425 banorë. Fshatrat e komunave të Buçes, Kosovës, Brodosanës, Brrutit dhe të Blaçit shtriheshin në trevën e Opojës.

Sipas këtij regjistrimi (1919) rrethi i Gorës ka pasur gjithsej 2. 987 shtëpi - familje me 14. 154 banorë. 32

VII

E) - Rr e th i i L u m ë s - me qendër në Bicaj, përfshinte 8 komuna si: Komunën e Bicajve, të Shtiqnit, Përbregut, Kolesjanit, Ujmishtit, Lusnës, Surroit dhe Vasjatit.
1. Komuna e Bicajve, përfshinte fshatrat: Bicaj dhe Nangë. Bicaj kishte 243 shtëpi shqiptare (m. ) me 1400 banorë dhe Nanga 54 shtëpi shqiptare (m. ) me 300 banorë.
2. Komuna e Shtiqnit, përfshinte: Shtiqnin, Gostilin dhe Kukësin. Shtiqni numronte 180 shtëpi shqiptare (m. ) me 1000 banorë; Gostili 30 shtëpi shqiptare (m. ) me 160 banorë dhe Kukësi kishte 30 shtëpi shqiptare (m. ) me 150 banorë.
3. Komuna e Përbregut, përfshinte fshatrat: Përbreg, Bardhoc (në dokument është i shenuar si Pardovc) dhe Gjegjen. Përbregu kishte 63 shtëpi shqiptare (m. ) me 380 banorë; Bardhoci 60 shtëpi shqiptare (m. ) me 360 banorë dhe Gjegjni kishte 40 shtëpi shqiptare (m.) me 200 banorë.
4. Komuna e Kolesjanit, përfshinte vetëm fshatin Kolesjan, i cili ka pasur 80 shtëpi shqiptare (m. ) me 500 banorë.
5. Komuna e Ujmishtit, përfshinte vetëm fshatin Ujmisht, i cili numronte 200 shtëpi shqiptare (m. ) me 1. 300 banorë.
6. Komuna e Lusnës, përfshinte fshatrat: Lusnë, Vshat, Shisnak, Matranjak dhe Buzmal.

Lusna kishte 150 shtëpi shqiptare (m. ) me 600 banorë; Vshati 50 shtëpi shqiptare (m. ) me 180 banorë; Shisnaku 33 shtëpi shqiptare (m. ) me 150 banorë; Matranjaku 40 shtëpi shqiptare (m. ) me 300 banorë dhe Buzmali numronte 40 shtëpi shqiptare (m. ) me 200 banorë.
7. Komuna e Surroit, perfshinte fshatrat: Surroi, Mamzë, Kolsh dhe Arrën. Surroi numronte 135 shtëpi shqiptare (m. ) me 700 banorë; Mamza 55 shtëpi shqiptare (m. ) me 300 banorë; Kolshi 35 shtëpi shqiptare (m. ) me 130 banorë dhe Arrni kishte 100 shtëpi shqiptare (m. ) me 500 banorë.
8. Komuna e Vasjatit, përfshinte vendbanimet: Vasjat, Bushtericë, Matrangjë, Gjegjën, Talush, Radomir, Shullan, Dodë, Kalis, Ceren, Ploshtan dhe Vilë. Vasjati kishte 20 shtëpi me 120 banorë; Bushterica 45 shtëpi me 300 banorë; Matrangja 15 shtëpi me 100 banorë; Gjegjni 23 shtëpi me 150 banorë; Talushi 25 shtëpi me 160 banorë; Radomiri 220 shtëpi me 1. 300 banorë; Shullani 15 shtëpi me 100 banorë; Doda 15 shtëpi me 80 banorë; Kalisi 240 shtëpi me 1. 400 banorë; Cereni 60 shtëpi me 300 banorë; Ploshtani 55 shtëpi me 280 banorë dhe Vila kishte 90 shtëpi me 500 banorë.

Rrethi Lumës në këto 8 komuna përfshinte 31 fshatra, që numronin 2. 441 shtëpi me 13. 600 banorë. 33

VIII

F) - Rr e th i i H a s i t - (që përbënte rrethin e fundit të Qarkut të Prizrenit) me qendër në Krumë, përbëhej prej 7 komunave e ato ishin: Komuna e Gjonajt, Zymit, Gorozhupit, Lubizhdës, Demjanit, Letajt dhe Krumës.
1. Komuna Gjonaj, përfshinte fshatrat: Gjonaj, Mazrek, Kajushë dhe Krajk, banorët e të cilave ishin shqiptare (m. ) . Gjonaj numëronte 101 shtëpi me 1. 001 banorë; Mazreku 31 shtëpi me 183 banorë; Kajusha 13 shtëpi me 83 banorë dhe Krajku kishte 39 shtëpi me 322 banorë.
2. Komuna e Zymit, përfshinte fshatrat: Zym, Karashëngjergj dhe Lukinje. Zymi ka pasur 61 shtëpi me 574 banorë, ku prej tyre ishin 54 shtëpi me 467 banorë shqiptarë (k. ) dhe 7 shtëpi me 107 banorë shqiptarë (m. ) ; Karashëngjergji kishte 46 shtëpi me 323 banorë dhe prej tyre ishin: 30 shtëpi me 211 banorë shqiptare (k. ) dhe 16 shtëpi me 112 banorë shqiptarë (m. ) dhe Lukinja ka pasur 10 shtëpi shqiptarë (m. ) me 70 banorë.
3. Komuna e Gorozhupit, përfshinte: Gorozhupin, Planenë, Milen, Kishajn, Domenin dhe Shalqinin. Keto fshatra ishin shqiptare. Gorozhupi kishte 59 shtëpi me 402 banorë; Planeja 37 shtëpi me 181 banorë; Mile 16 shtëpi me 130 banorë; Kishaj 45 shtëpi me 228 banorë; Domeni 14 shtëpi me 113 banorë dhe Shalqini kishte 9 shtëpi me 95 banorë.
4. Komuna e Lubizhdës, përfshinte: Lubizhdën, Dedajn, Kabashin dhe Romajën, të banuar vetëm me shqiptarë. Lubizhda kishte 9 shtëpi me 579 banorë; Dedaj 14 shtëpi me 111 banorë, prej tyre 12 shtëpi shqiptare (m. ) me 91 banore dhe 2 shtëpi shqiptare (k. ) me 20 banorë;
Kabashi 16 shtëpi me 121 banorë; Kushnini 46 shtëpi me 415 banorë dhe Romaja ka pasur 44 shtëpi me 380 banorë.
5. Komuna e Demjanit, përfshinte fshatrat: Demjan, Gërrçinë, Rogovë, Lipovec, Smaç, Bishtr-azhin dhe Ujzi me lagjen Fishaj, të banuar gjithashtu vetëm me shqiptarë. Demjani ka pasur 86 shtëpi me 327 banorë, prej tyre 84 shtëpi shqiptarë (m. ) me 301 banorë dhe 2 familje shqiptare (k. ) me 26 banorë; Gërrçina 37 shtëpi me (?) , Rogova 54 shtëpi me 557 banorë; Lipoveci 23 shtëpi me 233 banorë; Smaçi 19 shtëpi me 139 banorë, prej tyre 15 shtëpi shqiptare (k. ) me 115 banorë dhe 4 familje shqiptare (m. ) me 24 banorë; Bishtrazhini 19 shtëpime 128 banorë dhe Ujzi me lagjen Fishaj ka pasur 21 shtëpi me 130 banorë, prej tyre 13 shtëpi shqiptare (k. ) me 85 banorë dhe 8 shtëpi shqiptare (m. ) me 45 banorë.
6. Komuna e Letajës, përfshinte fshatrat: Zulfaj, Letajë, Zogaj, Mekorrëbarë, Kostur, Golaj, Qarr, Vlana, Nikoliq, Dobrunë, Goden, Peroll, Zheç, Peraj dhe Helshan, poashtu të banuar tërësisht me shqiptarë. Zulfaj kishte 22 shtëpi me 136 banorë; Letaja 17 shtëpi me 151 banorë; Zogaj 21 shtëpi me 153 banorë; Mekorrëbari 4 shtëpi me 22 banorë; Kosturi 30 shtëpi me 161 banorë, Golaj 33 shtëpi me 279 banorë; Qarri 8 shtëpi me 96 banorë; Vlana 60 shtëpi me 390 banorë; Nikoliqi 33 shtëpi me 272 banorë; Dobruna 13 shtëpi me 112 banorë; Godeni 8 shtëpi me 120 banorë; Perolli 12 shtëpi me 390 banorë; Zheqi 18 shtëpi me 60 banorë; Peraj 10 shtëpi me 63 banorë dhe Helshani ka pasur 49 shtëpi me 297 banorë
7. Komuna e Krumës, përfshinte fshatrat: Gjin, Kurigjon, Brrut, Miq, Zarishtë, Vranishtë, Krumë, Likenikuq dhe Trektan. -Gjini kishte 29 shtëpi me 169 banorë; Kurigjoni 21 shtëpi me 126 banorë; Brruti 21 shtëpi me 154 banorë; Miqi 14 shtëpi me 112 banorë; Zarishta 11 shtëpi me 106 banorë; Vranishti 43 shtëpi me 331 banorë; Kruma 46 banorë me 459 banorë; Likenikuq 17 shtëpi me 93 banorë dhe Trektani kishte 57 shtëpi me 370 banorë.

Rrethi i Hasit me këto 7 komuna ka pasur gjithsej 1. 547 shtëpi me 12. 033 banorë dhe prej tyre ishin: 1. 412 shtëpi shqiptare (m. ) me 10. 981 banorë dhe 135 shtëpi shqiptare (k. ) me 1. 652 banorë.

Qarku i Prizrenit ka pasur gjithsej 18. 097 shtëpi - familje me 115. 664 banorë, ku prej tyre ishin: 15. 274 shtëpi shqiptare (m. ) me 98. 889 banorë, 2. 293 shtëpi ortodokse (s. ) me 13. 491 banorë dhe 450 shtëpi shqiptare (k. ) me 2. 987 banorë. 34

Ndarja territoriale dhe administrative e Qarkut të Prizrenit dhe qarqeve tjera ku përfshiheshin trevat shqiptare, mbetën në fuqi deri më 6 janar 1929, kur shpallet Diktatura e 6 janarit 1929 . Në vjeshtën e atij viti Mbretëria SKS (tani jugosllave) bënë ndarjen territoriale në banovina. Dhe Kosova me viset tjera etnike shqiptare ndahet në tri banovina:

1. Në banovinën e Vardarit,
2. Në banovinën e Zetës dhe
3. Në banovinën e Moravës.
Prizreni me rrethinat e tij do të përfshihet në banovinën e Vardarit, me qendër në Shkup. Kjo ndarje mbetet në fuqi, deri në prill 1941, kur shpërthen Lufta e dytë botërore.

Shiko Hartën

…………………………………….

Referencat

1 L.Rushiti-Rrethanat poitiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, fq.72 /Projekti për ndarjen administrative të Qarkut të Prizrenit 1912, fq.10. /Popullsia e qarkut të Prizrenit në vitin 1919, Buletini shkencor viti I nr.1 Gjakovë 1977, fq.57.

2 Sapo kapitulloi Bullgaria në Prizren, pushteti u organizua nga paria e vendit, e këta ishin: Shani Llausha, Jahja Aga, Sherif Bajrami-Gjinovci, Brahim Haxhia, Hasan Hysen Budakova, kurse nga serbët qenë paternogiqët, kostiqët e të tjerë. Kjo pari e priti ushtrinë franceze dhe atë serbe, të cilat në Prizren depërtuan nga Tetova nëpër malet e Sharrit.

3 Dr.L.Rushiti - „Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928“, Prishtinë 1981,fq.30.

4 Buletini shkencor-Viti I nr.1 SHLP-“Bajram Curri”,Gjakovë 1977, fq.60/61; /L.Rushiti: Rregullimi administrativo-teritorial i Kosovës gjatë viteve 1918-1929, ”Kosova”, fq.247.

5 L.Rushiti: vepër e cituar, fq.248. /Popullsia e Qarkut të Prizrenit në vitin 1919, buletin i cituar, fq.61

6 Sipas regjistrimit të vitit 1971 Pllanjani kishte 910 banore, 499 (54,83%) shqiptare201(22,8%) serbe, 208 (22,85%) myslimanedhe 2(0,21%)te tjere. (Buletini nr.4/1975).

7 Sipas regjistrimit te vitit 1971 Gornjesello kishte 173(38,61%) shqiptare, 208 (46,42%) serbe, 62 (13,83%) myslimane dhe 5(1,11%)te tjere. Mushnikova kishte 703(64,79%) shqiptare, 349(32,16%) serbe, 21(1,93%) myslimane dhe 12 (1,10%)te tjere. (Këto shënime jepen në Buletinin nr. 4/1975 të Entit Krahinor të Statistikës me titull: ”Popullsia sipas përbërjes kombëtare, sipas komunave dhe sipas lokaliteteve më 1971, fq.31-32.

8 Sipas regjistrimit te vitit 1971 Verbiqani kishte 195 banore serbe, Novosella 422 banore, prej tyre 414 ose 98,10% shqiptare dhe 8 turq ose 1,89% dhe Gernqari 816 banore, prej tyre 806 ose 98,77% shqiptare,1 serb ose 0,12%,1 malazez ose 0,12% dhe 8 myslimane ose 0,98%. (Marrë nga Buletini nr.4 /1975 të Entit Krahinor të Statistikes me titull: ”Popullsia sipas perberjes kombetare, komunave… 1971, fq.31/32.)

9 Sipas regjistrimit të vitit 1971 Lubinja e Poshtme kishte 1238 banorë, prej tyre 1027 (82,95%) shqiptare, 2 (0,08%) serbe,207(16,72%)myslimane dhe 2(0,08%) te tjere.

10 Sipas regjistrimit të vitit 1971 Llokvica kishte 666 banorë, 212(31,83%)shqiptar, 175 (26,27%) serbë, 2(0,30%) malazez, 255(38,28%) myslimanë dhe 22 (3,30%) të tjerë. Zhivinjani 113 banorë serbe; Jabllanica 1518 banorë, 1488(98,02%) shqiptarë dhe 30 (1,97%)myslimanë; Reçani 725 banorë, 434(59,86%) shqiptarë, 3 (0,41%) serbë, 4(0,55%) malazez, 3(0,41) turq, 277(38,20%) myslimanë dhe 4 (0,55%) banorë të tjerë.

11 Kryetar i komunës së Lybeçevës ishte Tosun Imeri. Sipas regjistrimeve Lybeçeva në v.1948 kishte 636 banorë, në v.53-/653 b./, në v.61-/794 b./,në v.71-/1026 b./, në v.81-/1444/; Lezi në v.48-/172 b./, në v.53-/169 b./, në v.61-/206 b./, në v.71-/280/, në v.81-/373 b./; Leskoveci-në v.48-/437/,në v.53-/465/,në v.61-/518/, në v.71-/628/, në v.81-/609/; Kushnini - në v.48-/127/, në v.53-/173/, në v.61-/207/, në v.71-/243/, në v.81-/227/;

12 Kryetar i komunës së Hoqës së Qytetit fillimisht ishte Ashim Qaushi nga fshati Billushë e pas tij u emrua mulla Hasan Krasniqi. Sipas regjistrimeve Hoqa e Qytetit në v.48 kishte 740 b./, në v.53-/818 b./, në v. 61-/1083/, në v.71-/1510/, në v.81-/2127/; Billusha në v.48-/664 b./, në v.53-/728/, në v.61-/804/, në v.71-/1002/, në v.81-/1241/; Jeshkova - në v.48-/185 b./, në v.53-/202 b./, në v.61-/255/, në v.71-/347/, në v.81-/398/; Poslishti në v.48-/160 b./, në v.53-/118/, në v.61-/177/, në v.71-/333/, në v.81-/719/.

13 Kryetarë të komunës së Zhurit ishin: filimisht - Hysen Aga (Hoxha), pastaj Kasam Ademaj dhe gjatë viteve 1932-1941 ishte Brahim Ahmeti (Ademaj). Sipas regjistrimeve, Zhuri në v.48 kishte 1926 b./, në v.53-/2019 b./ ,në v.61-/2348/, në v.71-/3214/, në v.81-/4353/.

14 Kryetar i komunës së Vërmicës ishte Durmish Aga (Koçinaj). Sipas regjistrimeve Vërmica - në v.48 kishte 678 b./, në v.53-/709/, në v.61-/832/, në v.71-/1168/, në v.81-71352/; Shkoza-në v.48-/141 b./, në v.53-/170/, në v.61-/197/, në v.71-/247/, në v.81-/388/; Dobrushti-në v.48-/165 b./, në v.53-/180/, në v.61-/207/, në v.71-/244/, në v.81-/332/.

15 Në gjysmën e parë të shekullit XIX Billusha kishte 39 shtëpi, Poslishti 11, Zhuri 79, Shkoza 7, Dobrushti 5 dhe Vërmica 17 shtëpi. (Burimi: Luma në gjysmën e parë të shek. XIX, dok.73 )

16 Sipas regjistrimeve, Vlashnja në v.48 kishte 205 b/, në v.53-/241/, në v.61-/303/, në v.71-/446/, në v.81-/675/; Nasheci-në v.48-/197 b./, në v.53-/231/, në v.61-/321/, në v.71-/525/, në v.81-/833/; Atmaxha- në v.48-/295/, në v.53-/320/, në v.61-/480/, në v.71-/636/, në v.81-/946/; Grazhdaniku-në v.48-/134/, në v.53-/135 /, në v.61-/135/, në v.71-/234/, në v.81-/345/.

17 Sipas regjistrimit të vitit 1971 Manastirica kishte 1070 banorë, prej tyre 1004 (93,83%) shqiptarë, 5(0,46%) serbë, 2(0,18%) malazez, 3(0,28%) turq, 54 (5,04%) myslimanë dhe 2(0,18%) të tjerë ; Struzhja 865 shqiptare dhe Nebregoshti 858 (61,54%) shqiptare, 3(0,21%) serbe, 2(0,14%) malazez, 530(38,02%) myslimane dhe 1(0,07%) të tjerë.

18 Buletini shkencor, viti I, nr.1 /SHLP: “Bajram Curri” Gjakovë 1977, fq. 63/67.

19 M.Krasniqi: Prizreni , revista ”Përparimi”, nr.1-2/1960, Prishtinë, 1960, fq.91/92

21 Buletini shkencor, vepër e cituar, fq. 80.

22 Sipas regjistrimit të vitit 1971 Mamusha kishte 2038 banorë, ku prej tyre 1791 ishin turq, 241 shqiptarë, 3 myslimanë dhe 3 të tjerë.

23 Buletini shkencor, vepër e cituar, fq.81.

24 Sipas regjistrimit te vitit 1971 Brodi kishte 1485 banorë.Prej tyre 821 turq,552 myslimanë,25 shqiptarë,4 serbë,4 malazez dhe 79 të tjerë.(Buletini nr.4/1975 i Entit Krahinor të Statistikës së Kosovës).

25 Sipas regjistrimit te vitit 1971 Vranishta kishte 884 banorë,prej tyre 861 myslimanë,10 serbë,3 turq,2 shqiptarë,2 malazez dhe 6 të tjerë;Kukolani 605 banorë dhe prej tyre 573 myslimanë,20 turq,3 shqiptarë dhe 9 të tjerë:Mlika 455 banorë dhe prej tyre ishin:443 myslimanë,10 turq,1 shqiptarë dhe 1 të tjerë;Dikanca 392 banorë,prej tyre 378 myslimanë,5 turq,2 serbë dhe 7 të tjerë dhe Baçka kishte 311 banorë,prej tyre 310 myslimanë dhe 1 serb.(Buletini nr.4/1975 i Entit Krahinor të Statistikës së Kosovës.)

26 Sipas regjistrimit të vitit 1971 Restelica kishte 2576 banorë,prej të cilëve ishin:2.204 myslimanë,235 shqiptar, 8 serbë,4 malazez,95 turq dhe 30 të tjerë.

27 Fshatrat e komunës se Borjes pas vitit 1922 do të përfshihen nën administrimin e Shqipërisë.

28 Sipas regjistrimit të vitit 1971 Glloboçica kishte 813 banorë(663 myslimanë,3 turq dhe 147 të tjerë.) ;Krusheva 513 banorë(397 myslimanë,77 shqiptarë,8 serbë,7 malazez,7 turq dhe 17 të tjerë).

29 Fshatrat e komunës së Shishtavecit dhe Popolanit pas vitit 1922 do të përfshihen nën administrimin e Shqipërisë.

30 Fshatrat e komunës së Orgostës(përveç fshatit Orçushë)pas vitit 1922 do të pëshihen nën administrimin e Shqipërisë.Sipas regjistrimit të vitit 1971 Orçusha ka pasur 431 banorë,prej të cilëve 7 veta janë deklaruar turq dhe 424 myslimanë.

31 Fshatrat e komunave të Rapçës,Buçes dhe të Shajnes,sipas regjistrimit të vitit 1971 kishin këtë numër të banorëve:Rapça kishte 1125 banorë(978 myslimanë,52 shqiptarë,2 serbë,1 malazez,3 turq dhe 85 të tjerë);Kërsteci 562 banorë(447 myslimanë,111 turq,3 serbë dhe 1 malazez);Buçja 574 banorë(563 shqiptarë,9 serbë,1 turk dhe 1 mysliman);Brezna 1410(1404 shqiptarë,4 myslimanë dhe 2 serbë);Plava kishte 690 banorë të gjithë shqiptare.Shajna kishte 921 banorë(918 shqiptarë,3 myslimanë dhe 2 të tjerë); dhe Lubovishta 541(540 myslimanë dhe 1 të tjerë).

32 Buletini shkencor - vepër e cituar, fq.74-76.

33 Buletini shkencor, vepër e cituar,fq.76/77/81

34 Prizreni - revista “Përparimi”, nr.1-2 /1960 Prishtinë 1960, fq. 91/92.


· Letra Historike


ÇKA SHKRUAN ADEM JASHARI NË LETRËN - DËRGUAR LPK-së
NË DHJETOR 1997

Kjo letër, e dërguar nga Adem Jashari dhe e shkruar nga i vllai, Hamza, dhe e nënshkruar nga një grup luftëtarësh të Drenicës është njëri ndër mesazhet e luftës. Natyrisht, ajo nuk është shkruar me mendimin se do të botohet ndonjëherë; ajo është një letër mes shokëve të luftës, flet për realizimin e një aksioni dhe për probleme të tjera. Por, në gjithësecilin rrjesht të saj, tepër dukshëm, mund të shikosh atë që do të vinte më pas.
E shkruar thjeshtë, si gjithçka që është madhërisht e bukur, pa fjalë të mëdha dhe pa mburrje, ajo mbart në vete dëshminë
historike, jo vetëm të një beteje.

Kjo letër është shkruar në fundin e vitit 1997, më saktësisht
në dhjetor të këtij viti. Fillimisht ajo është faksuar, nga jashtë
Kosovës, sipas të dhënave nga një faks në aeroportin e Shkupit, e më pas ka ardhur edhe origjinali, pas disa ditësh, përmes kanaleve ilegale.
Letra ruhet sot në arkivën e Lëvizjes Popullore të Kosovës, ku edhe është adresuar, ndërsa një kopje e saj ruhet në Kosovë.
Ja edhe letra, thuajse e plotë:

"Të dashur shokë e vëllezër,
Disa të dhëna rreth ngjarjes në fshatin Vojnik, të ndodhur me 25 nëntor 1997 në mes forcave tona dhe të policisë sekrete të okupatorit serb.
Ngjarja fillon me lajmërimin e një automjeti civil të tipit "niva" me katër përsona civilë, i cili bënte lëvizje të dyshimta në fshat, nga lagjja në lagje. Atë e vërejtëm dhe e përcollëm deri sa erdhi tek lagjjja e Binakajve dhe pikërisht afër shtëpisë ku gjendet veprimtari ynë. Sipas rrëfimit të shokut, ky tentoi t'i identifikojë, por ata tentuan ta tradhtojnë duke u paraqitrur njëri prej tyre se "jemi shqiptarë" dhe porsa ai e mbaron fjalën, njeri prej tyre shtien disa herë me revolver, në drejtim të veprimtarit tonë.
Shkathtësia e tij e shpëtoi nga plumbat dhe me shpejtësi të madhe ky ia kthen automatikun dhe e qëllon automjetin dhe dihet se i ka qëlluar disa nga të ndodhurit brenda. Të dyshimtit largohen me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes, duke lënë në vend shenjat e xhamave të thyer dhe shenja gjaku.
Kjo ka ndodhur rreth orës 14.00. Pasi largohen të dyshimtit, ky thehet në shtëpi dhe bashkohet edhe me tre shokët e tjerë, të cilët ishin të gatshëm për ndihmë, por rreziku mendohej se kaloi. Vendosën të mos largohen nga fshati se mos ndodh ndonjë intervenim i mundshëm policor.
Ashtu edhe ndodhi.
Pas dy orësh, pra rreth orës 16.00, në fshat hyjnë dy autoblinda, të shoqëruar edhe nga një "NIVË" dhe mësyejnë lagjen e Binakajve. Këta, shokët tanë, zënë pozicionet në malin e afërt dhe në gardhiqet e afërta.
Porsa mbërrim ekspedita ndëshkuese e forcave speciale, zbresin nga blindat dhe fillojnë të shtiejnë në drejtimesh të ndryshme, për të përhapur panik. por, në atë kohë, forcat tona, të përbëra, si e thamë edhe më lart, nga katër përsona, hapin zjarr dhe e kthejnë konfliktin mes tyre dhe ekspeditës ndëshkuese serbe. Të pabarabartë në numër e në teknikë, bëhet tërheqja në
drejtim të pyllit. Forcat speciale serbe shtinin pa ndërprerje dhe filluan të afrohen, çka u detyruam të përdorim bombat, edhe pse të pakta. Atëherë, me përdorimin e bombave, serbët u tërhoqën në autoblinda dhe lufta bëhej vetëm nga autoblindat. Kjo zgjati deri rreth orës 18, por nuk mundën të na shtyejnë nga pozicioni që e zumë në pyll. Kjo i shtyri të largohen me shpejtësi të madhe nga lagjja dhe fshati.
Nga ana jonë nuk patëm viktima ose të plagosur: Kurse nga ana e armikut ka patur shenja gjaku në vendin e ngjarjes, sidomos të shumta ishin ku janë përdorë bombat.
Sa i përket organizimit të mëvonshëm dhe informimit të antarëve, ngjarja zhvillohet kështu: Në organizimin tonë ekzistojnë edhe vëzhguesit e terrenit. Njëri prej tyre vëren autoblindat duke shkuar në drejtim të Klinës apo Turiqevcit, deri sa për rastin që biseduam më lart, kishim informata. Bëhet lajmërimi i disa prej punkteve tona dhe ata bënë lajmërimin e antarëve, por vetëm të jemi të gatshëm, që porsa të marrim lajmin se çfarë po ndodh në terren, të jemi të gatshëm për ndihmë. Nata e bëri të veten dhe me vonesë u bë e ditur se ishte fshati Vojnik ku shkuan forcat policore. Edhe pse ne shpejtuam drejt Vojnikut, tërheqja e
policisë bëri që të mos konfrontohemi atë mbrëmje. U tubuam dhe konstatuam se nga forcat tona nuk kishte humbje. Vendosëm që të jemi në vëzhgim të terrenit, në të gjitha rrugët që të shpien drejt vendit të ngjarjes.
Dërguam vëzhguesit, pra edhe të tjerët, vendosëm, pasi e morëm edhe pëlqimin e shokut në ngjarje të drejtpërdrejtë që: nëse policia do të ndërmarrë ndonjë operacion ndëshkues, të bëjmë rezistencë. U vendos që para mëngjezit të zihen pikat më strategjike në rrugët që shpien drejt rajonit të rrezikuar, duke e patur parasysh se forcat mund të ndërhyjnë nga Mitrovica, Peja, por edhe nga prishtina. U caktuan grupet që do të zënë pritat, por edhe vëzhguesit për lajmërim. Çdo gjë në Drenicë dhe rreth saj ishte nën kontroll. Dëshira jonë ishte dhe luteshim, që bash në vendin ku edhe ndodhi konfrontimi, të jetë ashtu.
Pra aty e parashikonim se do të korrnim fitore. Kemi pasë mundësi edhe më heret, pra në vend tjetër t´i " shkurtojmë", por bash aty, ku edhe e dëshironim, na erdhën, ishim disa grupe, në disa prita. Kolona ishte e gjatë. Kishim lajmin nga vëzhguesit se janë të shoqëruar edhe me helikopterë.
I pritëm deri sa hynë në mesin e të gjithë grupeve nga 3 - 4 e deri në 5 veta në grup, ku numri i përgjithshëm nga ne ishte prej 23 vetash ( kuptohet prej fshatit Lludeviq deri tek vendi i quajtur "kryqat e popit"). Të tjerët ishin në vende të tjera, për të mos i përshkruar tash të gjitha.
Kolona hyri ku dëshironim. Së pari sulmuam me minahedhës, e pastaj disa me bomba e disa me armë zjarri të ndryshme, si automatikë, snajperë e mitralozë. Konfrontimi filloi rreth orës 10 ku zgjati deri rreth orës 13 -14.
Operacioni ishte shumë i vështirë, luftë e ashpër, e pandërperë, harxhuam shumë municione, sidomos në helikopterët. Disponimi në forcat tona ishte në nivel, edhe pse disa ishin të parët, përveç harxhimeve në municion, nga forcat tona nuk pati humbje e as të plagosur. Çka është më e rëndësishmja, edhe fshatarët e këtyre anëve u përgjigjen dhe u mbushen malet me luftëtarë të gatshëm, ku gjatë tërheqjes policia u sulmua nga të gjitha anët, e ku policia në panik shtiu kah mundi, në objekte civile, shkolla e xhami.
Pasi i shtymë të tërhiqen forcat speciale serbe shkuam në vendin e ngjarjes ku ishin forcat armike. Ata kishin lënë në vend shumë dëshmi që të tregojnë se kanë pasur humbje dhe se kanë qenë të hendikepuar nga paniku.
Gjetëm municion të ndryshëm të kalibrit të madh e deri tek revolverët, veshje antiplumb të përgjakura, shlema, karikatorë të ndryshëm, maska kundër gazrave, patrona lotësjellës e shumë e shumë të tjera. E gjithë rruga që nga fshati Lludeviq e deri në vendin "Kryqat e popit" ishte e mbuluar nga gëzhonjat.
Damet e pësuara nga armiku, çka na i kemi parë, janë një autoblind i kallur, një i prishur, mitralozin e shkatrruar, njërin nga " pizgauerët" e djegur e disa blinde të damtuar pjesërisht. Helikopteri dyshojmë se ka qenë i goditur, se shumë shpejt u largua dhe më nuk u duk, duke i lënë forcat e veta të vetmuara, gjysëm ore para se të tërhiqeshin.
Kemi kërkesa të mëdha për antarsim, por mungon armatimi. Shumë pak keni punuar në këtë drejtim. Prandaj shokët që veprojnë në këtë trevë të Drenicës, kërkojnë që të përfaqsohemi me nji nga shokët tonë të mëhershëm që tani e disa kohë gjendet jashtë, nën emrin e tij konspirativ "VESHI".
Në fund të këtij rrëfimi ju përshendesim përzemërsisht nga Drenica.
Lavdi të rënve për liri.
Nga një grup shokësh,
Të nënshkruar:
Rafeta,
Gipa,
Zena,
Dili,
Nura,
Dyli,
Gafurri".

Kush janë të nënshkruarit e kush është "Veshi"
Një sqarim për lexuesit:
"Rafeta" - ishte pseudonimi i Adem Jasharit,
"Gipa" - ishte Iliaz Kodra (komandant i brigadës "Fehmi Lladrovci"-
vrarë në luftë),
"Zena" - ishte Zenun Kodra,
"Dili" - ishte Fadil Kodra,
"Nura"- Nuredin Lushtaku,
"Dyli" - Hamëz Jashari,
"Gafurri" - Abedin Rexha, i njohur më vonë si "Sandakani", komandant brigade, i vrarë në luftë.
Nga shtatë të nënshkruarit, katër janë vrarë në luftë, tre të tjerët janë sot në TMK, me gradat superiore, gjeneral major e më tej.
Ndërsa "Veshi" ishte emri konspirativ i Ramiz Ladrovcit - gjatë
luftës i caktuar me detyra të një rëndësie të veçantë pranë Lëvizjes Popullore të Kosovës, si përfaqsues i saj në Shqipëri dhe pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Jam mrekulluar gjithnjë prej kësaj letre, që kur e kam pasur në duar për herë të parë, mrekullohem edhe tani. Përgjithsisht aksionet e ndryshme të UÇK-së janë informuar në Shtabin e Përgjithshëm ose në Kryesinë e Organizatës. Disa prej tyre ruhen ende. Por kjo letër, e shkruar thjeshtë, nga njëherë duke i rënë shkurt disa ngjarjeve, ajo ka në vete edhe një vlerë të madhe : Asnjëherë e askund nuk mund të gjesh mburrje, rrahje gjoksi, askund nuk gjen emra të përveçëm, se ishte ai apo isha unë, por gjithçka mbeti në emërin e shokëve dhe të luftëtarëve të lirisë.
Rreth tre muaj pas kësaj letra Adem Jashari u vra në luftë. Mirëpo kushdo që ka rastin të lexojë këto rradhë mund të kuptojë fare mirë se asgjë nuk ka qenë e rastësishme.

Around Wikia's network

Random Wiki