Wikia

Kosova Wiki

Republika e Maqedonisë

Talk0
22,400pages on
this wiki

Template:KUTIAMaqedonia Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (emri i brendshëm: Republika e Maqedonisë) është një shtet që shtrihet në pjesën juglindore të Europës (koordinatat gjeografike 41°50' V, 22°00' L). Ajo kufizohet në lindje me Bullgarinë (gjatësia e vijës kufitare 148 km), në jug me Greqinë (246 km), në perëndim me Shqipërinë (151 km), dhe në veri me Kosovën dhe me Serbinë.

HistoriaEdit

Për historinë e Maqedonisë antike shiko Iliria, Greqia Antike dhe Maqedonia Antike

Artikulli kryesor Historia e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Maqedonisë nga Jugosllavia1991 është kundërshtuar nga Greqia për shkak të flamurit dhe emrit Maqedoni (të konsideruara si simbole të Helenëve). Marrëdhëniet me Greqinë përfundimisht u normalizuan në vitin 1995, por problemet me emrin e Maqedonisë akoma ekzistojnë. Ndryshimi i statusit politik të Kosovës, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit - që shënoi fundin e kryengritjes së armatosur të shqiptarëve në 2001 - si dhe zhvillimi i ulët ekonomik vazhdojnë të jenë çështje diskutimi për Maqedoninë.

PolitikaEdit

Artikulli kryesor Sistemi shtetëror

Njësitë administrativeEdit

Artikulli kryesor : Njësitë administrative të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë

IRJ e Maqedonisë është e ndarë në 84 Komuna dhe qytetin e Shkupit, si komunë e veçantë e qeverisjes lokale.

GjeografiaEdit

Artikulli kryesor Gjeografia e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Maqedonisë është 25,333 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 41 50 V, 22 00 Ldhe 24,856 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 477 km2 ujë.

Vija kufitare e Maqedonisë është 25,333 km ndërsa vij bregdeare nuk ka.

Klima e Maqedonisë është klimë e ngjashme me të Mesdheut e nxehtë me vera të thata e dimra të ftohta me reshje dëbore të mëdha.

Pjesa më e madhe e relievit të Maqedonisë është terren i vrazhdë, përpos luginës së Vardarit këtë e zbusin edhe rrethina e liqeneve të mëdha. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Vardar (50m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,764 metrave në vendin e quajtur Maja e Korabit (maq.: Golem Korab).

EkonomiaEdit

Artikulli kryesor Ekonomia e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë

BVP: $14.4 miliard ( 2004)
BVP - shkalla reale e rritjes: 1.3% (2004)
BVP për banorë: $7,100 (2004)
BVP - i ndarë sipas sektorëve: bujqësia: 11.2%, industria: 26%, shërbime: 62.8% (2004) Fuqia punëtore: 855,000 (2004)
Niveli i papunësisë: 37.7% (katërmujori i 3-të, 2004)
Popullsia nën moshën për punë: 30.2% (2003 llog.)
Niveli i inflacionit (çmimi konsumatorë): 0.4% (2004 llog.)
Investime (rritja fikse): 17.5% e BVP (2004 llog.)
Buxheti:të ardhura : $1.198 miliard, shpenzime: $1.245 miliard, përfshirë dhe investimet $114 miliard(v. (2004)
Borxhi publik: 20% nga BVP
Elektriciteti - prodhim: 6.273 miliard kWh (2003), harxhim: 7.216 miliard kWh (2003), eksport: 0 kWh (2003), import: 953 miliard kWh (2003)
Nafta - prodhimi: 0 fuçi/ditë (2003 llog.), konsumi: 22,000 fuçi/ditë (2003)
Bilanci i tanishëm kontabël: $-311 million (2004) nga të cilat - Exporte: $1.629 billion f.o.b. (2004), Exporte - mallëra: ushqim, cigare, hekur, çelik ... , Eksportet në : Serbi dhe Mal të Zi 31.4%, Gjermani 19.9%, Greqi 8.9%, Kroaci 6.9%, ShBA 4.9% (2004) Importe: $2.677 miliard f.o.b. (2004)

DemografiaEdit

Artikulli kryesor Demografia e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Maqedoni jetojnë:

  • Sllavo-Maqedonë 1.297.981 (55,18 %)
  • Shqiptarë 750.121 (39,17 %)
  • Turq 77.959 (3,85 %)
  • Romë 53.879 (2,66 %)
  • Serbë 35.939 (1,78 %)
  • Boshnjakë 17.018 (0,84 %)
  • Arumunë 9.695 (0,48 %)
  • Të tjerë 20.993 (1,04 %)

KulturaEdit

Artikulli kryesor Kultura e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë

Të tjeraEdit

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Mbrojtja
  • Turizmi

Shih edhe këtë Edit

Lidhje të jashtmeEdit

x16px|alt=|link=|Commons Commons: Republika e Maqedonisë – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
x16px|alt=|link=|Commons Commons: Republika e Maqedonisë – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale



Around Wikia's network

Random Wiki