FANDOM


Selman Riza lindi më 21 dhjetor të vitit 1909Gjakovë, është albanolog dhe shkrimar shqiptar nga Kosova.

Selman Riza kreu mësimet fillestare në mejtepin e xhamisë së “Haxhi Ymerit” ndërsa i vazhdoi në mejtepin “Ruzhdie”.

Dëshira për t’u shkollue në gjuhën shqipe e detyroi të largohet nga Gjakova, nga Kosova, qysh në moshën 13-të vjeçare. Në vitin 1922 u nisë kambë për në Tiranë, ku menjëherë u regjistrue në shkollën plotore “Naim Frashëri”, në të cilën, në vitin 1925, u shpall nxënësi më i mirë në shkollë.

Në vitin 1925, Selman Riza i vashdon mësimet në Liceun e Korçës, që aso kohe ishte shkolla më me emër në Shqipri. Edhe në Korçë, sikur në Tiranë, Selman Riza ishte nxënësi më i dalluar, me rezultate të shkëlqyeshme.

Në vitin 1932, Ministria e Arsimit i dha një bursë Selman Rizës për të ndjekur studimet në Universitetin e Tuluzës në Francë.

Në Universitetin e Tuluzës në Francë, Selman Riza brenda tri vjetësh kreu dy fakultete! Gjatë viteve 1932-1935 mbaroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Franceze dhe Fakultetin e Drejtësisë.


Lidhje të jashtmeEdit

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.