Fandom

Kosova Wiki

THRRAKIA

22,418pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

ETHYMOLOGJIA E EMRIT – THRRAKIA
Nezir Myrta

(ABSTAKTI)
Kush ishin vërtet – thrrakët dhe Thrrakia? A ishin thrrakët – dakë, sipas studjuesit Groznjat dhe tjetrit Dr. Saveskut, ku thohet se thrrakët e dakët ishin i njejti popull? Cili ishte njeri prej fiseve më të mëdha thrrakase, që sipas Herodotit, Strabonit, Plinit, Cezarit, Ciceronit – thirrej fisi Bessoi, Bessi, i cili fis lidhet direkt me fjalën shqipe – Besa (Bessoi), si Besa shqiptare, sipas studimeve të sotme të onomastikës thrrakase?
A është i përcaktuar shkencërisht emri - thrrak ? Disa popuj të sotëm sllav, e konsiderojnë veten e tyre me prejardhje thrrakase dhe gjuhët e tyre i njohin si gjuhë thrrakase, që në gjuhët sllave thirrën – gjuhë trake nga trakishtja dhe vet e njohin origjinën e tyre sllave, si trake. – Tash shtrohet pyetja, si mundet të jetë një konkluzion i tillë, i bullgarëve, rumunëve, panonëve, molldavëve të sotëm, (mbase janë sllavizuar) kur ata vet nuk mund ta theksojnë tingullin e dyfishtë – th, as tingullin – rr, nuk e kanë në alfabetet e tyre e nuk mundën të thonë në origjinal – etnonomi thrrak, thrrakët, thrrakasit, gjuha thrrake (thrrakase), origjina thrrake, toponomi Thrrakia - por, i thonë, trak, trakët (traki, sll.), gjuha trake (trakski, sll.), origjina trake (od traka, sll.), e toponomi – Trakia?
Si ka mundësi ata popuj të sotëm që e mendojne vetveten e tyre si thrrakas dhe guhët e tyre si thrrake – e të mos mundë ta theksojnë drejtë emrin e paraardhësve të tyre, duke mos ua qitë goja tingullin – th? A janë vërtet, këta sllav me origjinë thrrake? Dhe kush ishin thrrakasit e vërtetë?
Linguistët dhe historianët e derisotëm në bazë të studimeve të tyre kanë hasë në vështirësi absolute, lidhur me emrin – thrrak dhe me etnonomin - thrrak, respektivisht, lidhur me historikun thrrakas, të cilët vetëm njohin historikisht, si një lidhje thrrako-illire (trako-ilire), kurse disa studjues tjerë, pretendojnë se thrrakasit ishin një etnitet në vete, që nuk kanë të bëjnë asgjë me illirët, bile disa i quajnë thrrakasit me ekzistencë më të hershme para-illire (sipas linguistëve sllav).
Duke gjurmuar historikun e shqipes dhe shqiptarëve, disa nga studjuesit sllav të derisotëm, shqipen e mendojnë si të prejardhur nga thrrakishtja, sepse shohin elemente të thrrakishtes në shqipen, sidomos në sufiksat e emrave gjeografik, në fushën toponomastike (– ov – ova – av – ava ) shohin afërsi fonomorfologjike e sintaktike si ngjashmëri e veçantë dhe poashtu ata disa studjues edhe e shohin prejardhjen e shqiptarëve nga thrrakasit, poashtu duke e mohuar prejardhjen shqiptare nga illirët. Kjo formë studimi, dha disa hipotheza të njëpasnjëshme, mbase në shqipen shohin rrënje të lashta të thrrakishte; ashtu sikurse janë edhe rrënjet illire dhe illirishtja në bijën e saj të drejtpërdrejtë – shqipen e vjetër.
Përderisa, thrrakishtja e lashtë bën pjesë në grupin satem të gjuhëve i.e. dhe ngjashmëria e shqipes me atë, diftonte se edhe shqipja sipas natyrës së saj linguistike, duhej të ishte në grupin satem lindor, por, edhe ngjashmëria e shqipes me gjuhët e grupit kentuum perëndimor, e bënte edhe më shumë obskurante linguistikën i.e. Me këto hipotheza të studjuesve të sllavistikës e romanistikës, përfundimi absolut shkencor mbeti fundimisht i pazgjidhur, e shqipja mbeti me elemente të saja, në të dy grupet e gjuhëve – satem e kentuum. Dhe derisot, nuk mundën ta përcaktojnë shqipen në asnjerin nga ato grupe gjuhësh i.e., lindor as perëndimor, sikur shqipja dhe shqiptarët, të kishin zbritur nga një planet tjetër!
Sipas analizave shkencore të deritashme, është nxierrë një konkluzion i saktë, lidhur me shqipen me elemente që i ka të padiskutueshme origjinalisht, në dy grupet e gjuhëve indo-europiane, do të thotë se shqipja është pjestare në satem e kentum - edhe e mbetur e ndame nga të dy grupet, e papërcaktuar as në satem as në kentuum? Kjo pyetje, ka një përgjegje madhore. Përderisa, shqipja po u gjindëka me elemente në dy grupet e gjuhëve i.e. satem e kentuum, atëherë, vjen përfundimi konkret, se vërtet illirishtja është ama e shqipes, si gjuhë pellgazgjike dhe të dy grupet e gjuhëve satem e kentuum, janë me prejardhje nga illiro-pellgasishtja dhe thrrakasit ishin një fis i hershëm illiro-pellgazgjik.
THRRAKËT ISHIN DAKËT
THRRAKËT ISHIN VETËM NJË FIS ILLIRO-PELLGAZGJIK
Ndarja linguistike e Ballkanit illirik, në dy pjesë, si gjuhë - thrrakishtja dhe illirishtja, apo në kuptimin historik, paraqitja e dy fiseve – illirët e thrrakët, si etnomomi – illir dhe etnonomi – thrrak, e deri tek toponomet – Illiria e Thrrakia, sipas konkluzioneve të nëntekstit të gjurmimeve të sotme, na del se, kjo ndarje është e panevojshme e për qëllime të caktuara, të mbulohen gjurmët e burimit të përbashkët të gjuhëve i.e. që janë në illirishten e lashtë. Kjo ndarje linguistike, sot është e paqendrueshme, nga se vet fjalët – illir e thrrak, janë të një gjuhe të lashtë, të cilat shpjegohen vetëm përmes bijës së illirishtes – shqipes së vjetër dhe vet këta sllavët e sotëm ballkanik, nuk mund ta theksojnë në origjinal as vet emrin - thrrak.
Kjo ndarje linguistike ballkanike, u bë vetëm të dallohen sllavët, që erdhën e morën pjesën lindore ballkanike, duke sllavizuar shumë fise illire, për tu harruar etnogjeneza e atyre popujve të sotëm (thrrakët, dakët, panonët, skordistët, arianitët, delmatët, liburnët, histrët – me pushtimet sllave edhe në pjesën veri-perëndimore ballkanike ) – sepse në realitetin historiko-linguistik, tregon se Ballkani ishte krejt illirik, deri në fillin e epokës së re!
Ky përvehtësim i termit – thrrak, u bë jovetëm me qëllim të mbulimit të historisë së vërtetë ballkanike (illirike), por, edhe për tu ndarë Ballkani në dy regjione edhe linguistike, për tu forcuar ardhja sllave, duke e ndarë një tërësi linguistike, ashtu sikur u nda një tërësi territoriale, duke zhdukur gjithçka illiro-pellgazgjike, apo thjeshtë duke e çthurur vet historinë ballkanike!
Thrrakët, Dakët, Molldakët, Paeonët, ishin fise illire, që janë sllavizuar: thrrakët (bullgarët e sotëm), dakët (rumunët e sotëm), molldakët (Molldavia e sotme), paeonët (panonët e sotëm, Panonia), ashtu sikurse ishin dhe mbetën edhe dardhanët, skordistët, delmatët, e fiset tjera më të afërta etnogjenetikisht illiro-pellgazgjike. Vet emërtimet si etnonome: thrrak, dak, molldak (molldav - Molldavia), janë të një gjuhe illiro-pellgazgjike.
E vërteta është se thrrakasit ishin një fis illir i hershëm dhe illirishtja ishte gjuha e tyre amtare, e mu për atë sot lindet kontesti linguistik, që thrrakishtja ka elemente në shqipen dhe anasjelltas, mbase, me sllavizimin e grupeve fisnore të hershme thrrake, si asimilim i plotë i tyre, duket sikur janë larguar nga trungu illirian, me rënien e perandorisë madhore illire të kohës dhe u ndryshua gjithçka historiografike thrrako-illire, ashtu sikurse sot na duken dy emra të ndryshëm. Kjo u bë për të humbur gjurmët illire tek thrrakët, që nuk mund të zhduken assesi, ngase ishte e njejta gjuhë illirishtja e mu për atë edhe sot duken elementet thrrakishte në shqipen sotme.
Është e pakontestueshme theza shkencore, se illirët ishin shumë më të hershëm se thrrakasit, qe nga Hillioni e Babilloni, që shpjegohet shqip – baba illi, baba illi joni, Babilloni, na emri shqip – babë- dhe emri illir – illoni, emrin e të cilit e kanë deformuar, si Babiloni, për tu larguar nga ethymologjia illire pellgazgjike.
Në këtë kontekst , sipas kërkimeve më të reja historiko-linguistike, sot na dalin shumë dyshime shkencore të vet studjuesve sllav, sikur dojnë të ofrohen origjinës etnogjenetike të përbashkët, kur thonë se “thrrakët ishin dakët” sipas studjuesit rumun, dr. Saveskut, sikurse shpjegohet lidhja gjenetike e origjinës së Trajanit (perandorit romak) me dakët e Dakisë illire të romanizuar, me emërtimin Rumania (Romania). E ky emërtim kaloi nga emri – Dakia, nëpër dy faza: prej romanizimit linguistik të emërtimit, nga lidhja etnogjenetike illire dhe tëvona të sllavizimit onomasiologjik, të antroponomisë e toponomastikës dake - ku edhe Dio Cassius thoshte se “le të mos harrojmë se Trajani ka qenë vërtet, i lindur – Thrrakas”. Vet emri Trajan, lidhet ethymologjikisht me emrin Trojan, i Trojës, që ishte me origjinë illire ashtu si të gjithë perandorët tjerë romak.
Herodoti (425 p.e.r.) shkroi “populli thrrakas është i shumtë numerikisht në botë; thrrakasit kanë emra të veçantë, në krahasim me regjionet e tyre specifike, por banimet e tyre janë shumë ose pak të ngjajshme” (Pagëzimet, I, 65). Sipas studimeve të sotme rumune, thezat hulumtuese, se thrrakët janë dakët, e pezullon theorinë etnogjenetike, të sllavëve me prejardhje thrrakase, sepse dakët janë pasqyra më e afërt historike illire, në përmasat kryesore onmastike.
ETNONOMI – THRRAK
Besët – fisi më i hershëm thrrakas.
Sipas authorëve antik, fisi më i hershëm thrrakas ishte – Bessoi - Bessi, pra besët, që shpjegohet emri i tyre, si kuptim i lidhjes së ngushtë në mes të njerëzve, lidhje e marrëveshtjes besnike, dhënie e fjalës si ligj që duhet mbajtur, të cilin nuk mund ta thejë as vetëm vdekja, ashtu si ishte edhe vet karakteri i besëve, ku Herodoti i thotë – Bessoi, Dio Cassius, Straboni, Livi, Plini i thonin – apo i thrrisnin – Bessi, studjuesi Groznijate thotë realisht, si shpjegim nga indieuropianishtja (IE) *bhendh-so, si formë besimi, kontrate me gojë, lidhje e ngushtë premtuese “dhe është e thënë e lidhur me fjalën shqipe – besë, si traditë shqiptare”. Nga fisi i besëve illirian, rrodhen thrrakasit, ku ethymologjinë e fjalës – besë, studjuesit thonë se nuk kanë mund ta gjejnë në gjuhët sllave as ato romane, për arsye se shpjegimi është në gjuhën shqipe. Por, që në vijim të studimit ethymologjik të fjalës – besë-besa, thonë se “ethymologjia duket e errtë, por atë duhet mbrojtur me paralele semantike, të cilat deritash nuk janë gjetë. Prveçëse, duke e ndjekur tokzanoren – n, para asaj – s, para tokzanoreve tjera fricative, definitivisht nuk ka mund të përcaktohet në Thrrakishten”. Këtu, sudjuesi mendon nga fjala IE *bhend-so, (që nuk kuptohet nga studjuesit e huaj), se grupi – nd, i illirishtes, ishte vetëm një tingull – nd=n , e dyfishtë shqipe e vjetër (nder, ndera, ndue, ndashtë, ndoshta, ndij, perëndij, ndukë-nduke=heke=nxerre etj.), ku nga indo-europianishtja (lexo: illirishtja e vjetër) kjo fjalë - *bhend-so, ka mbetë në shqipen – beso, me shëmangien e tokzanores – h, dhe rënies vokale të grupit – nd – b(h)e(nd)-so = beso, që vetëm shqipja e vjetër mund ta shpjegojë dhe asnjë gjuhë tjetër indo-europiane, as nuk mund ta përkthejë, si kuriozitet leksikologjik. Fjala – Besë-Besa është vetëm në shqipen, që vetëm përafërsisht mund të thohet në gjuhët tjera i.e. Tëvona, pas besëve, si fis i parë, vijnë fiset tjera thrrake, sikurse janë fisi: Edoni, Mykdoni, Panai, Odrysi (Odrysa), Apsynthi, Bebryki, Bithyni, Bisnai, Kikoni, Skai, Satrai e Thrrausi. Këta emra janë emërtimet fisnore të familjeve illire, si emra të zotshpijve illirian – që tëvona, si trashigimi e brezave të ardhshëm, mbetën mbiemra të fiseve të ardhshme (Edonët, Mykdonët, Panajët -Paeonët-Panonët, Odrysët, Apsynthët, Bebrykët, Bithynët, Bysnajët, Kikonët, Skajët, Satrajët e Thrrausët) – e që përfundimisht me mbizotërimin e fisit të Thrrausëve (Thrrausi) edhe iu mbeti emërtimi i përbashkët i këtyre fiseve illire të ndara dhe u formua fisi i përbashkët – Thrrausët – Thrrakasit-Thrrakët, si etnonom gjeneral – thrrak. Si dialekt i illirishtes mbeti gjuha thrrake, kurse si toponom – Thrrakia, pothuajse në gjithë pjesën lindore të gadishullit illirik, që sot thirret – gadishulli ballkanik – Ballkani, si emërtim gjeneral thrrako-ilirian pellgazgjik.
Ethymologjia e të gjitha këtyre fiseve illire (të cilat mbetën si fise thrrakase), deri përfundimisht me ndarjen e tyre nga illirët dhe me formimin e një fisi të vetëm – thrrak, është ethymologji shqipe, ku mund të shpjegohen në mënyrë të pakontestueshme, të gjithë këta emra të mësipërm vetëm përmes shqipes së vjetër.
Fjala – edon, ka kuptimin e dashjes, që e don, si familje e dashur me të gjithë, e afërt, e hapur, e çeltë, dashamirëse, mikpritëse etj. Dhe mbeti emri i fisit thrrako- illirian – Edon, edonët dhe toponomi - Edonia.
Fjala – Mykdon, shpjegohet përmes shqipes, e cila përbëhet nga dy fjalë shqipe-illire – myk + don, që fjala e parë – myk, myku, është fjalë shqipe, me kuptimin – mykan, i mykët, e mykët (mykejkë, për rastin e gjinisë femnore, fëmër e mykët, e ndylltë, e papastër), kurse për gjininë mashkullore – mykan, i myktë (mykët), I ndyllavtë. Kurse fjala e dytë e kompozitës – myk + don, pjesa – don, vie nga emërtimi i Edonëve, pra, këtu është fjala për edonët e mykët – mykdonët (mykanët), e cila fjalë vie nga emërtimi I mykënëve, mykenas-mykenasit – Mykena (myk kena – myk kemi – kemi myk, jemi mykur, të mykët. – Ashtu sikurse fisi pellgaz – Dorikët – dorë ik – ik dorë, hjek dorë – largohu, si fis i sertë përnga karakteri i njeriut (Mykënasit e Dorikët Pellgazgjikë).
Fjala shqipe – myk (trajta e pashquar e emrit), myku (trajta e shquar e emrit) është edhe në shumë shprehje shqipe të vjetra: çka je mykë ashtu bre mykan (je bërë i palarë, i papastër),/ myku I bukës, buka e mykët (buka e prishur kur pasi të bëhet bajat, që rrin shumë kohë e nxën myk, prishet, / sana e mykët, mu ka mykë sana në lame (lama, vendi ku ndohet sana, mullarët e sanës-barit të thatë), myku I sanës (barit të thatë si ushqim I kafsëve shtëpiake), kur nxën myk nga lagështia, prishet si ushqim kafshësh, / bari i mykun, / djathi i mykun, mykët djathi, prishet, / tlyni i mykun, / kosi I mykun, maza e mykun(kajmaku i mykun, kur rrin shumë kohë e prishet, nxën myk), këto si ushqime njerëzish nga prodhimet e tamblit (qumështit), bylmete, / uh, mu a mykë shpija (shtë bërë pa pastruar shumë kohë), / ik mykan bre, largohu o mykani I keq! (shprehje ironike, qortuese për një njeri të çoroditur) e shumë fjalëformime e shprehje tjera shqipe. Kështuqë, nga dy fjalët – myk + don, u formua kompozita – mykdon dhe vet emërtimi I fisit – mykdon, mykdonët (si pjesa e fisit të Edonëve) dhe poashtu toponomi - Mykdonia. Këtu është fjala për ato familje të cilat nuk janë të pastra higjienikisht dhe nuk janë të kujdesshme për punën e tyre.

Panai – fjalë e lashtë shqipe, si kuptim i një pjese, pjesë e fisit thrrakas, që lidhet me fjalën – të pashëm, të hijshëm, të bukur, njerëz simpatik, njerëz të rritshëm përkah hipofiza e trupit, të dokshëm. Tëvona kemi lëvizjet e panajëve (paeonëve, panonëve) deri në pjesën veriore ballkanike, mbi Donao (Danubi, lumë), ku sot është toponomi – Panonia (Fusha e Panonisë), Vojvodina, e cila mori ndryshimin e emrit që ia dhanë sllavët, nga fjala sllave – vojvoda = ushtari prijës, vend ushtarak, poashtu edhe emri prijës = vojvoda (sllavisht), duke u ndryshuar toponomi – Panonia.

Tek fjala – odrys, Odrysi, ku merret emërtimi i fisit thrrakas – Odrysët, të cilin e përmendin Herodoti e Thukiditi – Odrysai; tëvona , e përmendin, Livi, si Odrysae; Taciti – Odrysae, Odrysa e deri edhe Stefan Bizantini, e thirrë – Odrysia, (sipas Georgievit), ishte vendi i fisit të odrisëve. Kjo fjalë – odris, vie nga IE *udr-us, e cila lidhet me indishten e vjetër – udra-h, me kuptimin – shtazë uji, e ujit, e deri tek greqishtja e vjetër – hydros=ujë, gjermanshtja e vjetër – ottar, lithuanishtja – udra (me - u – të zëshme) dhe bullgarishtja – vidra.

Fjala – odrys, e cila formoi toponomin – Odrysia (Odrysa) si qytet dhe e cila ishte në thrrakishte, vie nga IE (indo-europianishtja) * udr-us, e që lidhet me shqipen, sipas origjinës së tingujve e deri në formimin e diftongut – dr, që mund të shpjegohet me shprehjen shqipe të vjetër - u^dr-u^, ku fillesa e illirishtes së vjetër – u^ (u hundore) është vetori i shqipes së vjetër, si trajtë e shkurtë e përemrit – u^ (u^=unë) dhe diftongu (dif+ton, toni që difton, tregon) – dr, që ka kuptimin – dridhje, lëvizje, ai që dridhet, lëvizë, pra uji dridhet, derdhet, valon, rrjedhë, lëvizë si materje e langët, respektivisht, me zanoren hundore të dytë, përsëri si trajtë e shkurtë e vetorit të shqipes së vjetër – u^ (unë), rrodhi – u^*dr-u^- si kuptim i shprehes – u^ dru^j, si formë e lashtë e illirishes së vjetër, e cila kaloi në bijën e saj shqipen në fjalën – droj(ë), pra nga – dru-j, në – drojë-droja, si formë refleksive e drujtjës-drojës së njeriut nga uji dhe mori formën illirishte IE *udr-us, e cila edhe formoi në sllavishten e vjetër, kuptimin për fjalën – ramje (rënie), bjeri = udri, udriti, sll. = me i ra dikujt. Këtu përsëri në këtë fjalë thrrakishte – Odrysia Odrysa, e kemi zanoren – y, përveç, tokzanores dytingullore illirishte – th, të cilat nuk janë në alfabetet sllave, as nuk mund ua qet goja këta dy tinguj vet sllavëve dhe pikërisht i marrin në origjinal, duke e justifikuar tingullin – y, në – u dhe në - i, me formimin e alfabeteve sllave.
Fjala IE *udr-us, me sufiksin illir – us, difton se është illire dhe vet indo-europianishtja, është illirishtja e lashtë, që në greqishten e vjetër doli vetëm me një sufiks tjetër të panëvojshëm – udr-us-oi. Ndërsa, Pellgasishtja është gjuha kuniforme e përbashkët botërore, (Cuneiform Language), si rrënja e trungut të përgjithshëm, e Pellgasistika, është shkenca mundshme, si bazamenti i Linguistikes Gjenerale.
Koncepti – indo-europianishtja, i formuar si shkencë linguistike – indo-europianistika (që arrijtën edhe gjërmanët ta thirrin – indo-germanistika), është një koncept i pakapshëm as logjikisht, as shkencërisht, në baza linguistike, sepse i takon konceptit – illiristika, si shkencë që duhet fuqizuar në përmasa indo-europianistike.
Për ethymologjinë e emrit të Bebrykëve, i cili vie nga IE *bhebru-s, që ka kuptimin e shtazës – kastori dhe si veshje e njerëzve – gëzof kastori (gëzofi), mund të shikojmë në gjuhët i.e. – bebrus (prusishtja e vj.), bibar (gjerm. e vj.), bebrus (lithuanisht, me theksim të zanores - e), që vet kuptimi i fjalës – Lituani-a, është - Lithuani-a, lidhet me shqipen me ethymologji me kuptimin – Lidhje, Lidhuania-Lithuania; bebre (bullg.) me zanoren e fundit – e, e pazëshme); Bebrovo (emër katundi, në bullgarishte) etj.
Për ethymologjinë e fjalës – Bysnai (greq. Bysnaios) si emërtim fisi i ndarë, (Bysnajët, si pjesë e fisit të Bebrykëve), kuptohet fjala - bysë, bysa, që kuptohet emri i kafshës – dhii, dhija (dhitë), që kuptimi i fjalës – bysë-bysa, është emërtimi i kafshës me bisht përpjetë (me bythë jashtë, rrodhi fjala – bysë-bysa = bythë-bytha e dhisë jashtë, ku tingulli- th, është zëvëndësuar me atë – s, në pamundësi theksimi nga sllavët), e kjo ka të bëjë me profesionin e njerëzve blegëtorë dhishë, që rrodhën tëvona fisi i bythinëve). E këtu kemi një ngjajshmëri të shprehjes shqipe të vjetër:’ndaji dhët prej dhive’ (ndaje të mirën nga e keqja), po dajmë dhan dhishë; nuk po dajmë dhan dhishë’ (gege-shqipe)etj., ku është kuptimi i veçimit zakonoro-juridik, në kuptimin – ndamja e dhënve prej dhive, si kuptim i qërimit të hesapeve në mes dy a më shumë njerëzve në një konflikt (qetash i dajmë dhat (dhët) dhishë!), sikurse është shprehja e re – ndaje shapin prej sheqerit.
ETHYMOLOGJIA SHQIPE E FJALËS – THRRAK
Më sa posedojmë me studime të derisotme të theorikëve e shkenctarëve linguistë, nuk kemi ndonjë shpjegim, apo përcaktim shkencor të emrit të thrrakasëve (si paraardhësit e sllavëve dhe të thrrakishtes, si paraardhëse e sllavishtes së vjetër), çka do të thotë, se emri – thrrak, derisot është i papërcaktuar shkencërisht, vetëm i bazuar në emrin e Thrrausit . Këtë fjalë – thrrak, mund ta shpjegojmë edhe sipas origjinës së tingujve përmes shqipes së vjetër, në detalje fonetike, ku mund të shihet kjartë prejardhja reale e saj, duke veçuar semantikën historike, me fakte të mundshme dhe mund të vie përfundimi se e kujt ishte kjo fjalë dhe si etnonom – thrrak, që formohet theza e vërtetë,se kush ishin njëmend – thrrakët, thrakasit dhe çka kanë të bëjnë sllavët e sotëm me ta!
Tingulli dhëmbzor (dentali) i fonetikës shqipe-illire – th, është domëthënia e kuptimit të thënies, (them-unë, thua-ti, thotë-ai,ajo – thomë-na, thoni-ju, thonë-ata,ato), si fillesa e të thënurit diçka, si përcaktim i përsosur i gjuhës, e deri tek kuptimi i besimit të njeriut në Fuqinë Mbinatyrore, me shprehjet: Tha Ai dhe u bë gjithçka! Tha Thoti (Zoti- Zoni i Zotit). Tingulli – th, është boshti tingullor i fillit të njohjes së njeriut me natyrën dhe kuptimi i natyrës si mësuesja e njeriut dhe gjallesave, ku gjuha e natyrës krijoi gjuhën e njeriut! Tingujt natyror, krijuan tingujt e abeceve (alfabeteve të gjuhës) dhe forma audio-vizuale e objekteve dhe subjekteve natyrore, e fenomeneve natyrore etj.,krijuan tingujt, diftongjet e rrokjet e fjalëve, të gjuhës së njeriut edhe shprehja e tingujve natyror në diftongje tingujsh të artikulluar dhe të paartikulluar, krijuan shprehjen e gjuhës – të shprehurit e njeriut, gjuha si mjet komunikimi në mes të njerëzve.
Tingulli – th, është origjinali linguistik i shqipes, i cili nuk mund të theksohet në disa gjuhë i.e., që përbëhet fonetikisht, prej tingullit dhëmbëzor (dentalit) – t – në bashkëdyzim zanor me tingullin – h, t+h=th, si një tingull i veçanët, ku në rrjedhë të tingullit – rr – dhe me fuqizim fonetik të zanores – a, formoi rrokjen – thrra – (thrras), e cila është kuptimi i thirrjes, e pikërisht, ai fis illir, që e kishte të natyrshme - thirrjen me njeritjetrin, si formë bashkëpunimi e lidhje fisnore, e si shprehi e njeriut – iu dha emërtimi – thrrak, me kuptimin – ai që thrret, thrraku thrret, thrret thrrakasi, ku tingulli fundor – k, nga fjala – thrrak – rrodhi si përkufizim emërtimi (thrra-k). Pra, sipas origjinës së tingujve (th+rr+a+k=thrrak), tingulli përcaktues – k, është përcaktim i emrave edhe të sotëm të shqipes (herak-i hershëm, verak, dimrak-i dimrit, butë-butak, dhelpër-dhelparak-dhelpnak, qen-qenak, fushor-fusharak, lulë-lulak, ardhës-ardhacak, pluhur-pluhurak-pluhnak, bardh-bardhak, vjeshtë-vjeshtak, agrak, bonjak, leshtak, etj.).

Rrokja – thrra, është edhe përceptim onomatopeik i krramës (krrokamës) së korbit – krra (me zanoren e theksuar – a), si formë e thirrjes – krraaa. Poashtu, në shqipen, kemi fjalën – krramzë, krramza (krramëza, zani me krramë), që kuptohet, gërrhatja e njeriut në gjumë, gjithashtu kemi shprehjen shqipe – krramza e dekës (krramëza e vdekjes, gërrhatja e njeriut kur jep shpirt, me gojë hapur) etj.

Po ta dëshifrojmë në tinguj sipas shqipes, fjalën – thrrak, do të rrjedhë kuptimi i secilit tingulli të saj, deri tek formimi I diftongut apo rrokjes – thrra, e edhe kuptimi i shpjegar më lartë i përcaktuesit tingullor (fonetik) – k, me këtë shpjegim ethymologjik:

TH - kuptimi i thënies, këtu kuptimi i thënis së thirrjes – thrras

RR - rrjedha e thirrjes rrotulluese të tingullit, rrjedha e thirrjës

A - fuqizimi tingullor i thirrjës në infinit – a, zanorja e thekshme

K - përcaktimi i atij që thrret – thrret thrraku, emërtimi - thrrak
Ky shpjegim fonetik shqip, besojmë se do ta plotësojë përcaktimin e emrit – thrrak dhe duke mos i kontestuar gjurmimet tjera, sepse udha është e hapur për të gjitha gjuhët i.e., ashtu posaçërisht, për ato sllave, që sot merren si gjuhë thrrakase. Thashë, udha është e hapur!
Kuptimi socio-historik i emrit – thrrak, qëndron në përhapjet e fiseve illiro-pellgazgjike nëpër europën lindore dhe formimi i bashkësive malore dhe fushore, në trevat e reja, si toka të reja të pabanueshme, ose me pak fise autoktone dhe të popujve aziatik. Këtu mënyra e jetesës së re, qëndron faktikisht ndryshimi sociologjik i formacioneve thrrakase, nga ai illirian pellgazgjik i popullit të lashtë të bregujërave e mesdhetarë në kulturën paksa më të zhvilluar, si popuj me zhvillim më të hershëm mediterran. Ky zgjërim i fisit illirian, thrrak, hasi në frymë të kulturave tjera, herë duke i përvehtësuar, si ‘pushtum i ftoftë’ e më shumë përmes luftërave, për tu bërë një nga popujt më të mëdhënj euro-lindorë. Por, kjo periudhë historike është aqë e hershme, sa ata thrrakë, nuk kanë të bëjnë asgjë me këta sllavët e sotëm. Shtrohet pyetja: pse deshten aqë shumë të largohen edhe socio-historikisht, pikërist këta sllavët, nga rrethi illiro-pellgazgjik, kurdihet se as kët nuk erdhen nga qielli, por, si illirian të hershëm të ndryshuar e të adaptuar kushteve të ekzistencës së tyre. Këtu është fjala për periudhat historike, që me disa qëllime, i thonë koha para erës së re. Këtu flasim për periudhën kohore para lindjeve të religjioneve, feve të Treshit Fetar, sepse me lindjen e feve, krahas tyre u linden edhe konflikte të reja, që jovetëm demoluan Botën Illire, por, por e ndanë në tresh botën, e që nuk kishte ndonjë botë tjetër, përveç kësaj që është sot përkah madhësia.
Gjuha edhepse i ndau njerëzit si formacione sociologjike, nuk mundi ta bëjë atë ndarje edhe shpirtërore në mes të shoqërive njerëzore, sa fetë, të cilat i politizuan popujt, ë emër të besimit, se kush do të ofrohet më afër zotit...
Kuptimi psikologjik i emrit – thrrak, qëndron në faktin se, prirjet natyrore të njerëzve, u shfaqen në formë shprehie të thirrjes më ton të lartë, në mjediset malore e fushore, si formë komunikimi nga largësia, maleve e fushave, që iu diktoi pikërisht profesioni i hershëm thrrakas i blegtorisë e bujqësisë. Ajo shprehi, ves e karakter i njeriut, u rreflektua në fiset tjera illire dhe ndoshta pikërisht, duke i ndëgjuar ashtu në thirrje të vazhdueshme, edhe i quajtën – thrrak (thrrakas), ashtu sikur i thirrën – galë (galët) andej adriatikut, ngase ishin të zeshkët në përzierjen e racës së tyre me popujt afrikano-veriorë, sidomos pas pushtimeve në luftërat romako-karthagjenase. Gjithmonë, emërtimet u bënë në saje të disa tipareve, karakteristikave themelore të njeriut dhe të shoqërisë, të mishëruara me profesionet e ngjajshmëritë e rretheve natyrore ku jetuan. Natyra diktoi në emërtime dhe tok me natyrën e njeriut, formuan një pagëzim, qoftë si ndonjë epitet, etiketim, apo edhe në bazë të vlerave të dukshme të kulturave profesioale e njerëzore. Kuptohet se pati vetemërtime, si të vetthirrur (vetquajtur), e pati edhe emërtime popujsh edhe nga tjerët, pra nga bota. Emërtime të tilla, të të dy natyrave linguistike, pati në të gjithë popujt e botës. Shumëherë, vetemërtimet e popujve, nuk qëndruan, përderisa, nuk qëndroi vlera historiko-shoqërore e kulturore e tyre si trashigimia etnogjenetike e tyre dhe në ato udhëkryqe linduistiko-historike, vendosi bota në rregullimet shoqërore të vazhdueshme. Sepse nuk qëndron theoria pas konkluzionit të praktikës etnologjike e toponomastike, ashtu sikur grekët, që duan ta kenë të njohur toponomin Hellenika, albanët atë Shqipëria, sepse këtu ka diçka historiografike, që nuk bën të anashkalohet, sepse Ballkani ka një histori krejt tjetër nga kjo e sotmja e shkruar! I thonë Ballkani illirik!

Nëqoftëse, e shikojmë emrin – thrrak, në prizmin linguistik, të gramatikës shqipe, mendojmë se vie nga folja – thrras, prej foljes me thirrë (për të thirrur), si ethymologji e mundshme e ndoshta edhe e pakontestueshme shkencërisht, në përcaktimin e emrit në fjalë. Ky shpjegim gramatik shqip, ka domethënien – thrret thrraku, thrret thrrakasi, apo ai që thrret, thirret thrrak, apo thrrak i thirrur nga tjerët përrreth. Zgjedhimi i kësaj folje – thrras, nëpër vetat e vetorit në shqipen thirrët kështu:
THRRAS - Folje shqipe - koha e tashme – mënyra dëftore
Numri njëjës Numri shumës .

Thrras (unë) thrrasim (na)
Thrret (ti) thrrisni (ju)
Thrret (ai, ajo) thrrasin (ata, ato)


Këtu në emërtimin thrrak, mud të kemi disa variante si shprehje të jashtme të fiseve tjera illire: mbase po thirrë, të thirri thrrak; po thrret thrraku, po thrrasin thrrakasit; ju që thrrisni, po ju thrrasim – thrrakas, (ju quajmë – thrrakas) dhe ajo tokë, vend, thirret – Thrrakia. Këto lloj mundësi emërtimesh për trakët, mund të jenë bërë, gjatë shkëmbimeve ekonomiko-kulturore, por edhe gjatë luftimeve, pushtimeve, si emërtime të përsëritura nëpër kohëra dhe të mbetura përnjëmend historikisht. Kemi në këtë konekst emërtimesh, ku janë emërtuar edhe familjet nga tjerët përrreth kështu: Long-u, Longët (sepse ishin fukara, e hajshin bukën vetëm me lëng djathi, e si për shpoti u përsërit emërtimi dhe mbeti soteasajdite), si dhe emërtimet – Pula, Kënduesi, Bakalli, Gali, Galica, Qorrajt, Qorri, Qela, Tërrnaku, Mazrreku, Pela, Radogoshi, Prrokshi, Çefa, Qafa, Shpuza, Pepshi, Paçarrizi, Kaçaku, Gërmiza, Kalluli, Kadare, Qosi, Qafoku, Kodra, Gjeloshi, Xhambazi, Kolludra etj., (emërtime familjare shqiptare, si antroponome shqipe ku secili ka domethënien e vet të veçantë). Ndërsa toponome shpotitëse shqipe, të mbetura: Muçivërc, Muçibabë, (Vuçitërn sll.), Baballoç, Babajbokës, Mazniku, Gajre etj. Pra, ashtu sikur iu dhanë emërtimet: gal, rom, thrrak, rus, polak, kurd, hun, grk, çek, pers, turk, çeçen, serv, avar etj., ku secili emërtim e ka shpjegimin e vet ethymologjik.

Lidhur me etnonomin – thrrak, linguisti Thunmann-i, në veprën e tij ‘Untersuchungen’ – 253 (gjurmime), shpjegoi praninë e elementit thrrak edhe në Ballkanin perëndimor, duke i spjeguar disa emra toponome: Thermidava (afër Shkodrës), Qiumedava (në Dardhani), i cili shenon se, fundesa emërtuese – dava, apo deva, është me origjinë thrrakase, që ka kuptimin – qytet, duke shtuar se disa emra qytetesh me këtë element formues kishte në: Daki, Mezii e Thrraki, por, sado që janë munduar të ndryshojnë format e emërtimeve me sufiksalet thrrake, nuk e luajnë rrënjen illirishte, e cila mbetet originale në pjesën më të madhe të toponomeve ballkanike.
Sikur të paraqitej në origjinal sot thrrakishtja e vjetër, do të delte vetëm një e folme illirishte, me të gjitha rrënjet e fjalëve, vetëm që mund të ndryshojnë prefikset e sufikset e emërtimeve onomasiologjike, vetëm sa për tu dalluar nga etnitetet tjera, që bazat fono-morfologjike në gjurmime ethymologjike padyshim janë nga antroponomia e toponomastika pellgazgjike të cilat shqipja e vjetër përmes rrënjeve të saja i spjegon.

Also on Fandom

Random Wiki