FANDOM


Tahir Meha (10 tetor 1943Prekazë/Prizren - 13 maj 1981) aktivist politik, kundërshtarë i regjismit nga Kosova

Tahiri vije nga një familje e aktivistëve që kishin ndikim edhe jashtë rrethit ku banonin. Familja e tyre ishte e njohur për ativitete politike kundër sistemit të regjimit, dukuri jo e rrallë në Prekazë të Drenicës. Familja e tyre ishte e njohur për kullën e Mehajve, e të atit Nebihut.

Tahiri ju kundërvye edhe me forcë sistemit pushtues jugosllavë dhe më 13 maj 1981 si rezulltat i kësaj kundërvënje vritet nga forcat policore jugosllave.Tahir Meha në këtë përleshje sipas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serb. Për aktivitetet e tija kundër pushtuesit shpeshë nga adhuruesit e rrugës së tij thirret me titullin popullorë "Burri i dheut"[1]

Gjyshi i Tahirit, Emin Lati, ishte pjesëtar i Lëvizjes Kombë­ta­re Ka­ça­ke të Kosovës, bashkëluftëtar i Azem Bejtës. Nga bashkëluftëtaret shihej si burrë i vendit e i kuvendit, symprehti i Çetës. Pas vrasjes së Azem Bejtes, më 14 qershor 1924, Emini e ruajti pushkën e Azemit me admirim e me krenari dhe, më 1941, ia dorëzoi të birit, Nebihut, që ky ta ndero­nte shqiptarinë në Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës në Sanxhakun, pjesë historike të Shqi­përisë. Pushka e Azem Bejtes në dorën e Nebi­hut shkëlqeu edhe në Luftën e Drenicës nën udhëheqjen e Shaban Pa­llu­zhës dhe në Luf­tën e Tahir Mehës.


Burimi i të dhënaveEdit

  1. Muhamet Pirraku : Pushka e Tahir Mehës i hapi shteg Lirisë - postim në rrjetë si punim i M.P, 13.05.2007 00:52

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.