FANDOM


Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.
Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.

Valeria Drenova ka qënë një nga koncertmaestrot më të njohura të Teatrit të Operës dhe Baletit. Valeria Luixhi Drenova ka lindur në Itali në vitin 1914. Ka studiuar për 10 vjetë në Konservatorin “A Boito” në Parma me pedagogë të njohur si Rio Nardi, Nino Rossi, etj. Gjatë viteve 1937-1940, ajo punon si pedagoge pranë Institutit Femëror “Fraskani Signorini” në Firence, ndërsa gjatë viteve të para të ardhjes në Shqipëri në Institutin Femëror “Nëna Mbretneshë”. Për vite me radhë ka punuar pranë Radio Tiranës dhe në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Me krijimin e Filarmonisë së Shtetit, ajo do të jetë një nga pianistet kryesore të saj. Po kështu edhe pas themelimit të Teatrit të Operës dhe Baletit, madje ajo ka punuar edhe 10 vjet të tjera, pas daljes në pension. Gjatë viteve që ajo ka punuar pranë TOB, në duart e saj kanë kaluar vepra të tilla, si “Rusallka”, “Mrika”, “Traviata”, “Berberi i Seviljes”, “Baterfly”, etj. Për merita të veçanta në fushën e muzikës, ajo mban titullin e lartë “Naim Frashëri”.

Pianistja Valeria Drenova ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.