FANDOM


Festa e Vitit të Ri është mbrëmja festive e ndërrim-vitit, pra 31 dhjetor - 1 janar. Ndërrim-viti është festë mbarëbotërore, me përjashtim të disa vendeve islamike, e cila e arrin kulmin kur fillon edhe numërimi i mbarimit të vitit të vjetër dhe fillimi i vitit të ri. Sidoqoftë, në disa vende si për shembull Kina, viti i ri nuk festohet më 1 janar, por më vonë.

Fillimet e Viti të Ri Edit

Viti i ri është dita e parë e vitit, por jo të gjithë vendet e festojnë në një janar, sipas kalendarit Gregorian. Për ata që ndjekin kalendarin Julian, si disa kisha ortodokse, Viti i Ri festohet në 14 janar. Kur i ka fillimet e tij Viti i Ri? Festimi i Vitit të Ri është festa më antike. Babilonasit rreth 4000 vjet më parë festonin ditën e parë të vitit. Rreth vitit 2000 para Krishtit, vit babilonas fillonte korrespondenca e hënës së re pas ekuinoksit të pranverës. Fillimi i pranverës ishte një periudhë logjike për fillimin e vitit të ri, ishte stina e rilindjes.

Origjina dhe historia e vitit të ri Edit

Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse viti i ri festohet në dimër, në datën 1 janar? Sepse romakët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i ‘sinkronizuar’ me diellin. Kështu Jul Cezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si ‘kalendari Julian’, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në një janar. Këtë ditë romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi. Këtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethënien e fatit dhe të lumturisë. Në shumë vende evropiane, përdornin kalendarin Julian. Ndërsa të tjerët e festonin vitin e ri sipas kalendarit të tyre për shembull në 1 mars (Viti i Ri në Romën Republikane) 25 dhjetor (Krishtlindjet). Vetëm me përdorimin universal të kalendarit Gregorian (nga emri i papës Gregorio XIII, i cili e ideoi në vitin 1582), data e 1 janarit shënon fillimin e vitit të ri duke u bërë një gjë e përbashkët për të tërë.


an:Cabo d'año

ar:رأس السنة az:Yeni İl Bayramı be:Новы год be-x-old:Новы год bg:Нова година bs:Nova godina ca:Cap d'any cs:Nový rok cv:Çĕнĕ Çул (уяв) da:Nytår de:Neujahr en:New Year eo:Novjaro es:Año Nuevo et:Näärid fi:Uusivuosi fr:Jour de l'an gl:Aninovo he:תחילת שנה חדשה hi:नया साल hr:Nova godina hy:Ամանոր id:Tahun baru is:Áramót it:Capodanno ja:元日 ka:ახალი წელი kk:Жаңа Жыл ko:신정 ksh:Neujooßdaach lb:Neijoerschdag ml:പുതുവത്സരം ms:Tahun Baharu nds-nl:Nijjoar nl:Nieuwjaar nn:Nyttår no:Nyttår pdc:Neiyaahrsdaag pl:Nowy Rok ps:نوی کال pt:Ano-Novo ro:Anul Nou ru:Новый год scn:Capudannu sh:Nova godina simple:New Year sl:Novo leto sr:Нова година su:Pabaru sv:Nyår sw:Mwaka mpya tg:Соли Нав th:วันขึ้นปีใหม่ tl:Bagong Taon tr:Yılbaşı uk:Новий рік vls:Nieuwjoar wa:Novelan zh:元旦

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.