Wikia

Kosova Wiki

Zef Skiroi

Talk0
22,400pages on
this wiki
25px Ky artikull flet për Zef Skiroi (1865-1927), për Zef Skiro (1690-1769) kliko këtu, për Zef Skiro Di Maxhio (1944- ) kliko këtu.


Zef Skiroi lindi më 10 gusht të vitit 1865Horën e ArbëreshëveSicili, ishte një shkrimtar i shquar shqiptar. Vdiq në Napoli më 1927.

Në moshën 9-vjeçare ai shkroi një vjershë kushtuar Skënderbeut, duke hapur kështu siparin e veprave të veta të mëvonshme. Studioi në seminarin italo-arbëresh në Palermo, ku u formua me traditën e kulturës shqiptare si dhe të asaj klasike (Dante, Servantesi, Gëte, Shileri, etj.). Më 1887 së bashku me Françesk Petën themeluan në Palermo revistën Arbri i ri si dhe botoi përmbledhjen e parë me vjersha. Skiroi mbaroi studimet për drejtësi më 1890 dhe po këtë vit u emërua docent i letërsisë antike në Liceun Garibaldi të Palermos. Kur ishte vetëm 35 vjeç arriti të merrte vendin e titullarit të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, të hapur pranë Institutit Mbretëror Oriental të Napolit. Më pas ai vazhdoi veprimtarinë albanologjike në Napoli me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Jeta e tij do të rëndohej shumë nga vitet e fundit, veçanërisht me vrasjen tragjike të djalit të tij, Minos, si viktimë e një intrige politike më 1920. Më 1925 mbajti një konferencë për të nderuar kujtimin e mikut të vet Luigj Gurakuqi, që u vra atë vit në Bari.

Vdiq në Napoli më 1927, i nderuar dhe i respektuar si personalitet i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. Në historinë e letërsisë shqiptare Zef Skiroi është shquar si poet, prozator, dramaturg, folklorist e studiues. Veprat kryesore të tij mbeten Mili e Hajdhia, Te dheu i huaj dhe Mino Poema Mili e Hajdhia është këngë subjektive e Skiroit; aty autori derdhi emocionet djaloshare, të cilat mbetën esenciale edhe në botimet e mëvonshme, duke qenë vepra më e mirë e rinisë së tij.

Kjo vepër bashkë me Këngët e MilosaosJeronim de Radës e Kangën e sprasme BalësDarës, përbëjnë treshen e poemave romantike arbëreshe të papërsëritshme në letërsinë romantike shqiptare. Vepra më e madhe poetike e Zef Skiroit, Te dheu i huaj u botua në dy varianta, më, më 1900 dhe më 1940. Eqrem Çabej më 1936 e quajti “kryevepra e Xhuzepe Skiroit dhe nderi i literaturës shqipe”. Po ky më 1945 shtoi: “është në një farë mënyre epi nacional i shqiptarëve të Italisë”, apo “vepra e jetës së tij”.

Titujt e vepraveEdit

  • Fiamuri i Arbërit, përmbledhje me vjersha, 1885
  • Rapsodie Albanese, përmbledhje këngësh, Palermo, 1887
  • Mili e Hajdhia, poemë, 1890
  • Te dheu i huaj, poemë historike, Palermo, 1891
  • Kënkat e luftës, poezi, 1897
  • Mino, poemë, Palermo, 1921

Përmbledhje folkloriEdit

  • Këngë tradicionale të kolonive arbëreshe në Sicili, 1890
  • Këngë popullore shqiptare, 1901
  • Këngë të përshpirtshme të kolonive arbëreshe në Sicili, 1907
  • Këngë të përshpirtshme të kolonive arbëreshe të Sicilisë, 1907
  • Këngë tradicionale dhe sprova të tjera të kolonive arbëreshe të Sicilisë, 1923

Burimi i të dhënaveEdit

en:Zef Skiroi it:Zef Skiroi sv:Zef Skiroi

Around Wikia's network

Random Wiki